Klubi i politikanëve që thonë veç “Po!”. Ndryshimet e reja në Kryesinë e selisë blu dhe fenomeni i politikanëve që thonë vetëm “Po!”. Sepse në këtë mënyrë ngjiten shpejt shkallët e politikës.
Për ata që e kanë parë filmin “Yes Man” me protagonist Xhim Kerrin, e kanë të lehtë ta kuptojnë domethënien e titullit më lart. Ata që nuk e kanë hasur gjëkundi atë, mund t’u shpjegohet lehtë: Një burrë, të cilit i ka ecur gjithnjë ters në jetë, vendos një ditë t’i thotë, Po!, gjithçkaje. Nga ky çast jeta e tij do të ndryshojë katërcipërisht, duke i shtuar situatat komike e aventureske vetes dhe ndrequr gjithçka për mirë. Por, nëse konceptin e “Yes Man”-ëve (pra, të atyre që thonë vetëm: Po!) e huazojmë në politikën shqiptare, kuptimi i saj do të na ndryshojë paksa nga ai i Xhim Kerrit. Politika jonë është e mbushur me “Yes Man”-ë dhe këtë na e rrëfejnë çdo ditë ajo çfarë ndodh brenda selive të partive kryesore politike apo nga mënyra sesi sillen me vartësit e tyre Sali Berisha dhe Edi Rama. Ashtu si protagonistit në film, edhe politikanëve “Yes Man”-ë u ndryshon katërcipërisht jeta, nëse shqiptojnë disa herë radhazi “Po!”. E kemi parë këto 20 vjet se, nëse kthehesh në njeriun që i thua vetëm Po! kryetarit, atëherë ndryshimet e mira personale vijnë shpejt në kohë, qoftë në detyrat në parti, qoftë në ato qeveritare kur partia është në pushtet. Sepse edhe kryetarët partiakë shqiptarë kanë premisat ta pranojnë më thjesht këtë tip të formimit të një politikani, dinë ta shpërblejnë më mirë atë, dhe kështu tregojnë lehtësisht se janë ata që vendosin për të ardhmen politike të gjithsecilit dhe askush tjetër.
Shembullin më të ngjashëm të një politike “Yes Man” e dhanë zgjedhjet e fundit që u bënë për Kryesinë e re të Partisë Demokratike, e cila ende sot vijon të jetë në varësinë e plotë dhe e përqendruar rreptësisht në duart e kryetarit Berisha. Atë çfarë ka bërë me kabinetin qeveritar prej dy vitesh, ku ministrat demokratë janë të gjithë bashkëpunëtorë të vjetër ose beniaminë të tij, Berisha e ka zyrtarizuar së fundi edhe në selinë blu, duke propozuar dhe dhënë pëlqimin që në Kryesinë e re të PD-së të mbajë veç njerëzit e afërt të tij, dinosaurët e vjetër të partisë (përjashtuar ndonjë figurë si Besnik Mustafaj), por edhe figurat politike “që thonë vetëm Po!”, të cilët bëjnë pjesë në takëmin e atyre politikanëve që i ngjisin shkallët e hierarkisë thjesht pse mbajnë një qëndrim të tillë. Siç edhe në kabinetin qeveritar që drejton, kryedemokrati ka eleminuar kësaj radhe nga strukturat drejtuese të partisë të gjithë emrat që, vitet e fundit, guxuan të jenë kritikë ndaj mënyrës së udhëheqjes së PD-së. Një taktikë e përdorur edhe nga Fatos Nano kur drejtonte PS-në, por e ndjekur edhe nga Rama në kohë të ndryshme.
Problemi me PD-në është se Berisha e ka zbatuar gjithmonë këtë taktikë, e ndoshta është konfirmuar si babai ideal i saj. Duke pasur të drejtën absolute për të propozuar cilin emër të dojë për anëtar të strukturës më të lartë drejtuese të PD-së, Berisha është vet zot e vet shkop në selinë blu. Që do të thotë se, kush nuk e ka mirë me të mbetet jashtë partisë, kush luan rolin e “Yes Man”-it ka shanse t’i ngjisë shpejt shkallët e karrierës politike. Kjo i ka ndodhur ca vite më parë Spartak Ngjelës, të cilit pasi “iu ngrinë” nga funksionet e larta që mbante në PD, u vetpërjashtua për të themeluar një tjetër forcë politike derisa kaloi në opozitë. Shkopin e rëndë të Berishës e provoi më vonë edhe një nga themeluesit e PD-së dhe ish miku i ngushtë i kryetarit, Besnik Mustafaj, i cili pothuajse sot është një figurë e harruar, inekzistente, në selinë blu, ndoshta sepse refuzoi të bëhej pjesë e grupit të “Yes Men”-ëve demokratë. Ky i fundit, së bashku me ish deputetin dhe ish anëtarin e Kryesisë së PD, Aleksandër Biberaj, kanë qenë dy nga zërat më kritikë në parti, të cilët nuk kanë heshtur edhe për shkeljet statutore që janë bërë me dashje, duke shtyrë për dy vjet mbledhjen e Këshillit Kombëtar, zgjedhjen e Kryesisë së re dhe rifreskimin e strukturave të tjera dytësore.
“Selia blu ka 5 vjet që është bosh, aty nuk gjen më njeri me përjashtim të rojes”, shprehej Biberaj, në dhjetorin e 2010-ës, në një intervistë për Klan, duke ironizuar faktin se çdo gjë në selinë blu, përfshirë Kryesinë, Këshillin Kombëtar, të gjitha forumet pa përjashtim, drejtuesit dhe sekretarët, gjithkujt u kishte mbaruar mandati prej më shumë se një viti e gjysmë. Por, në mbledhjen e shumëpritur të Këshillit Kombëtar, nga ku doli Kryesia e re e PD-së, nuk u realizua ajo çfarë shumica e demokratëve prisnin të ndodhte: Analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 8 majit. Berisha u mjaftua me një fjalim të tijin, në të cilin radhiti sipas mënyrës së tij sukseset e vendoreve, vlerësoi masivitetin në këto zgjedhje si një besim të qytetarëve ndaj qeverisë, triumfoi më fitoren e dyshimtë në Tiranë, u prek me shifrat që nuk tregojnë domosdoshmërisht atë çfarë tha kryeministri, pikërisht pse vendoret nuk janë zgjedhje politike dhe…asnjë fjalë përse humbi në disa nga bashkitë tradicionale të së djathtës, pse koalicioni PD-LSI doli dhjetë vota pas PS-së në Tiranë (pa hyrë në atë çfarë ndodhi më pas në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor), çfarë çaloi dhe ç’duhej bërë më mirë, kush humbi, gaboi dhe kush triumfoi. Të gjitha këto pyetje mbetën pa përgjigje pas fjalës së Berishës të cilit i munguan kritikat e Mustafajit, Biberajt Oketës e ndonjë tjetri, por u ngroh nga duartrokitjet e “Yes Man”-ëve të futur rishtaz në Kryesinë e partisë.
Javët e fundit, media më së pari, është marrë kaq shumë e ka komentuar jo pa të drejtë, atë se çfarë po ndodh me dy figura të rëndësishme të Partisë Socialiste, siç janë Andis Harasani dhe Kastriot Islami; sot, praktikisht jashtë selisë rozë, për arsye që dihen dhe që nuk ndryshojnë shumë nga ato të cilat shtjelluam më lart mbi selinë blu. Por, nga ana tjetër, kurrkush nuk kujtohet të komentojë atë se çfarë ka ndodhur me Oketën, Biberajn, Mustafajin dhe Stringën në PD; të gjithë emra me peshë në radhët e demokratëve, dy prej të cilëve (Mustafaj dhe Oketa) kanë qenë pjesë e kabinetit Berisha me poste shumë të rëndësishme, sot janë jashtë forumeve të partisë, e ndoshta politikisht të eleminuar e pa të ardhme në selinë blu. Pas konstituimit të Kryesisë së re të PD-së, ky është një element i cili vlen të komentohet, duke qenë se partia në pushtet dhe njerëzit që drejtojnë vendin duhet të marrin vëmendjen më të madhe për çka ndodh pas kuintave.
E ardhme e ndritur në selinë blu po projektohet për Lulzim Bashën, kryebashkiakun e ri të Tiranës dhe njeriun më të votuar në PD për anëtar të Kryesisë. Fitorja në zgjedhjet e 8 majit duket se i ka dhënë atij një mbështetje të madhe, duke e renditur atë përpara figurave të vjetra e me kontribute në parti si Jozefina Topalli dhe Ridvan Bode. Shumë e shikojnë këtë ngjitje të shpejtë të Bashës në PD (është pjesë e partisë nga viti 2005) si një ogur të mirë drejt rrugës për të marrë edhe kryesimin e partisë pas Berishës. I dyti ndër më të votuarit është beniamini tjetër i kryetarit demokrat, ish kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës katër vjet më parë, Sokol Olldashi me 12 vota më pak se Basha. Topalli është renditur në vendin e pestë, ndërsa sekretari i përgjithshëm, Ridvan Bode, i nënti. Para tyre, Aldo Bumçi, i sapoemëruar ministër, Bujar Nishani e Astrit Patozi, pjesë e rrethit të ngushtë të kryetarit Berisha, të cilët ia detyrojnë pikërisht atij karrierën e deritanishme politike. Në konfigurimin e ri të Kryesisë duket qartë se Berisha ka dashur të mbajë pranë vetes njerëz më të besuar, të rinj, që i detyrohen gjithçka atij dhe që kanë kontribuar në fitoren e Bashës në kryeqytet, duke përjashtuar disa figura historike të partisë. Një tjetër figurë historike e PD-së si Leonard Demi ka mbetur jashtë forumit drejtues në të cilin bënte pjesë prej disa vitesh, madje duke marrë më pak vota se kushdo tjetër në kandidim. Jashtë ka mbetur edhe ministri Pollo apo ish kryetari i PD-së Tritan Shehu, rektori i UT-së, Dhori Kule dhe çuditërisht ish ministri Alibeaj e ministri Imami. Por, përtej çudive dhe mbetjes jashtë të këtyre figurave që prej vitesh militojnë në PD, ajo çka duket se do t’i shtohet grupit të përhershëm të “Yes Man”-ëve janë emrat e afirmuar rishtazi në selinë blu, të cilët në gjashtë vitet e qeverisjes demokrate i kanë treguar besnikëri të lartë kryetarit Berisha. Le të themi, Flamur Noka, deputet i PD-së, një nga zërat më aktivë kur vjen puna për të sulmuar opozitën, por edhe organizatori i gjithçkaje në parti; deputeti i ri, premtues i dikurshëm, Gerti Bogdani, i cili e humbi shkëlqimin si zëdhënës riprodhues; prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, një tjetër beniamin i Berishës; apo deputetet Rajmonda Bulku, Mesila Doda dhe Albana Vokshi, kur dy të fundit janë femrat më aktive në PD; deri tek ministri i sapoemëruar i Drejtësisë, Eduard Halimi, të cilët së bashku me emra si Arta Sakja, Adriana Gjoni dhe Arben Qirjako hipin për herë të parë në forumin më të lartë të PD-së.
Keqardhjen e parë për atë çfarë po ngjet aktualisht në selinë blu do ta shprehte nëpërmjet Facebook-ut vetë Mustafaj, në një deklaratë publike të tijën, ku do të kritikonte fort lënien jashtë të Gazmend Oketës. “Më vjen shumë keq që nuk u bë as edhe analiza më e vogël për zgjedhjet e porsambyllura”, – ka ndërhyrë Mustafaj, – “Gjithkush e di se analizë do të thotë debat midis anëtarëve të Këshillit Kombëtar për të nxjerrë në pah me realizëm e logjikë politike arritjet dhe dobësitë, gjë që nuk e përmbush dot një fjalim i radhës i kryetarit. Unë besoj se ne demokratët kemi shumë nevojë për një analizë të tillë serioze dhe të sinqertë”. Skenarin e përdorur në përzgjedhjen e emrave për në Kryesinë e PD-së, Berisha e ka përdorur për çdo rast edhe në formimin e kabinetit qeveritar. Emërimet e fundit, ajo e Bumçit në ministrinë e Turizmit dhe Kulturës dhe e Halimit në Drejtësi, e konfirmojnë faktin se kriteri kryesor për të qenë pjesë e kabinetit Berisha është hyrja në rrethin e ngushtë të të besuarve, e “Yes Man”-ëve. Halimi duket se e fitoi këtë status në një nga çastet më të vështira të qeverisë dhe kryeministrit Berisha, në 21 janar dhe ato çka pasuan më pas. Ai u tregua i gatshëm të merrte në duart e tij shkopin drejtues të komisionit hetimor më të pakuptimtë në historinë e parlamentarizmit në njëzet vitet e fundit, atë për ngjarjet e 21 janarit. Një detyrë e cila duket se nuk vonoi të shpërblehej në poste dhe ngjitje në hierarkinë drejtuese të selisë blu. Afërsia e Bumçit me Berishën është forcuar me kalimin e kohës, që kur ai ishte ministër i Drejtësisë e më vonë kur kryetari i besoi drejtimin e degës së PD-së në Tiranë. Ende pa u zhvilluar gara, gjatë një emisioni televiziv, kur Berisha u pyet se cilën kandidaturë të vetshpallur parapoëlqente, do të shprehej: “Ne kemi një kandidaturë të shkëlqyer si Aldo Bumçi”. U tha, u bë!
Edhe pjesa tjetër e qeverisë është e formuar mbi bazën e kësaj fryme, ku Berisha vendos për gjithçka dhe nëse nuk hyn në grupin e “Yes Man”-ëve, mund të “fluturosh” jashtë ministrisë sa hap e mbyll sytë. Një fat të tillë duhet ta pësojë pas një viti edhe Kreu i Shtetit Bamir Topi, i cili pasi u votua në vitin 2007 si President me propozim të Berishës, nuk ka për ta shijuar një mandat të dytë pikërisht pse gjatë presidencës së tij nuk ka qenë në pritshmëritë e atij që e çoi në atë detyrë. Topalli dhe Patozi janë shprehur kundër rikandidimit të Topit, çka do të thotë se edhe në PD nuk ka më vend për të. Ditët e fundit janë shtuar zërat për ndryshime të tjera në qeverinë “Berisha”, çka mund të duket si një pakënaqësi për lëvizjet e pjesshme të realizuara deri tani. Zëra të tjerë, veç atij të Mustafajit, kërkojnë bërjen e një analize sa u përket dy viteve të fundit qeverisëse, sepse përballja e 2013-tës është afër. Gjithsesi, nëse është nevoja për një analizë ose jo, këtë sigurisht e vendos Berisha. Në këto raste, “Yes Man”-ëve u mbetet veçse të thonë “Yes Sir!”.
*Revista Klan
-yes man po i thote Edi saliut–jo me anetaret e partise se tij…thuaj jo saliut po deshe,ta fut koken ne bythe,te diskrediton edhe kur te gjitha i ben vete–ta ben fytyren si kepuca dhe te quan mjerane..
–pastaj ka dhe teknika me makabre si betonim,vrasje ne gjueti apo te mbyt me duart e tij ne Dhermi.
do luftoj Edi me gjarprin ne menyre demokratike–gjarperit i priet koka dhe trupi vdes pastaj.
o prijani koken gjarprit–se kta deputetet e socialistes kane dhe leke
-ose beni kualicion me ke te mundeni dhe pastaj rrasini te gjithe ne burg me ilir e sali dhe pollo..
A e shihni se cfare shkruhet ne sfond, mbrapa shpines se malesorit nga Vucidoli: “Ju jeni te paret”, qe do te thote, juve do t’u beje nenat te pareve! Po deshet, provojeni, kritikoni, jepni sygjerime, jepni keshilla, se si Imami, Pollo, Mustafaj, Demi, Xhaferri, Biberaj, Oketa, Stringa, etj. do ta pesoni! Flisni, flisni!
Imami ishte i gatshem te hidhte ate qe ka mbetur nga ushtria kunder demostrataxhinjve por saliu e menjanoi.kurse Alibeu eshte nje kone e kurdisur.Kur i duhet saliu e ndersen dhe alibeu ben ham ham,
P.e D.errave eshte nje bande mafiozesh fashiste dhe Sali Berisha eshte Hitleri i fekonduar me Stalinin.
Si i ka mbledh , çfare enveri ai te pakten ,mbante afer o lenken o themijen,
o ramon, po ky jo ,ky eshte njishi i katunit .
Mjer shqipnija e mjer mileti çe ka ,gjet me ket klysh komunisti,mjer Albanezet
seç po heqin dhe do heqin,me ket ,Vampir ,pupupu,Zbor ,zbor i boni kombit
ky rrugaç, tamam tipik ,rrugaç se vetem qelbesiret e tipt berrisha ,bejne kshu
Manovrash, i ka ul perballe qe ti thote o rrini Urte o ju Q…ropt ku ti kini.
Goje qelburi ,i duket vetja Pasha dhe Mbret ,po do dali ndonji Djal NENE qe ta palosi
ket Tradhtare , dhe kodosh ,do dali ,Popujt nxjerrin gjithmone Djem ,te Forte dhe Trima
Ky eshte ilaçi per ket mangup e bir tradhtari ,ky duhet QERU ,nji sahat e ma pare .
Vetem kshu shpeton ,Albania ,dhe njerzija prej kesaj Bishe ,me fytyre Ujku,
Mos ja qani shume hallin pd 8 vjet ne pushtet. Po ju te ps kur do perfundoni te qenit deshtake?
nuk kam pare fytyre me antipatike dhe antinjerezore se fytyra prej miu e z.Halimi
A mundet me bo nje pyetje.Nqs shefi ju kerkon b…. ketyre yesmenve, keta me siguri thone yes, yes.
B… tek psja edit ja japin pa ia kerkuar ai. Ndonjehere ai ia kthen favorin.
jetoj ne canada prej disa viteve.kam pas raste te debatoj disa here me nje nga nipat e SALES i cili jeton ktu ne toronto.jemi shoke sepse na bashkon tifozlleku per futbollin gjerman.heren e fundit qe e kam taku dhe po debatoja me te per Salen me ka than kto fjale;Na edhe pak bahena familje mbretnore.Shpresoj se ishalla popullit shiptar i ka mbet nja dy fije mend e me hjek qafet ate fashist.duhet gykuar si Mubaraku dhe me e var ne litar tek Skenderbeu ne tirane
Krerëve tradhëtorë
Asdreni
Ju njohim cilet jini, s’esht nevoje
T’u hapet Libri i veprave te bera,
Se populli i perment papra me goje,
Me kut i mat, me syt’ i sheh te tera.
Me cfare shembelltyre t’ju perqasim,
Me c’emer botes mundim t’u tregojme,
Ne, kot si trut’ e mendjen do t’i vrasim;
Me juve, e dime, kombin turperojme!
Si ferrat jini, jeten q’e ndalojne.
C’do bim’ e lule mbytni ndene gjembat,
Sa as drite, as dielle me s’shekojne,
As gjaku s’u levrin ner dejt’ a rrembat!
Si bisha e malit, gjahut kur i derdhi,
As gjyrme me s’i mbetet ne ka rrojtur;
Meshire s’kini, drojes ju nuk mverdhi
Per shpirtet, jeten qe u a keni shojtur!
………………………………………………
Ju s’kini as shpirt, as zemer, dhembje s’ndjeni,
Perpara jush kur krah’ e duar ndehen,
Fytyren, syte me nj’ ane iua ktheni
Atyre shpreses s’uaj qe ushqehen!
…………………………………………..
Mekatet shpine, shpirtit qe i permbani,
as posht, ne Ferr pak vend s’ka qe t’i nxere,
Me ujt’e detit dot nuk i cperlani;
Mallkimi do t’ju ndjeke gjat’ e gjere!
Prej gurit zemren ju sikur e keni,
Qe as pak s’e ndjeni qarjen e renkimin;
Ju ligesit’ e fajet s’munt t’i mfshehni,
C’do e keqe ketu posht’ e ka cperblimin!
……………………………………..……….
Sot zeri i forte i luanit me s’degjohet
Qe malet i percante si gjemimi;
Por ze bretkosash posht’ prej pellgu
Si kenge zie, kenge roberimi!
…………………………………
Mjaft, mjaft! se u mbush kupa e hidherimit
Gjerprinj pushoni! helmin tej e cporrni,
Mos dalim tej kufirit te durimit:
Qe me me funt se c’mbuallt ju te korrni!
Vete Sal-iu eshte nje “Yes man”. Shikoni se si sillet me nderkombetaret dhe nuk ka me nevoje per komente te tjera.
Z.Mero ! “Yes Man” eshte dobesia ime,sepse e kam lexuar liber(Eshte shume me i bukur se filmi) dhe me vjen keq te te them (E di qe nuk do t’a pranosh dhe ndoshta dhe nuk do t’a botosh dhe kete koment)por nje rast tipik te kesaj figure une e shoh pikerisht tek ty.Sepse nuk eshte e thene qe sot te kundeshtosh Berishen dhe te jesh nje NOT Man,ashtu si dhe per vite me radhe i ke mbajtur ison per çdo gje.Yes Man eshte dhe kur kundershton nje gje dhe ju thua PO te gjithave qe jane kundra asaj qe ka shkuar kundra teje.Pershendetje