EUObserver: Ja çfarë do përmbajë raporti i KE për Shqipërinë dhe rajonin

10 Tetor 2011, 13:34Politika TEMA

Në një shkrim të saj, EUObserver zbardh një pjesë të progres-raportit të Komisionit Europian për vendet e Ballkanit. Sa i përket Shqipërisë, në raport thuhet se është bërë progres i kufizuar. Në këtë mënyrë Shqipërisë nuk do i jepet statusi i vendit kandidat. Por duke se vendimi për statusin e Serbisë do merret në çastet e fundit, pasi Gjermania kërkon që ajo të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe të heqë dorë nga mbështetja për grupet paraushtarake dhe gangsterët serbë në veri të Kosovës. Në rast se nuk vepron, Gjermania do e bllokojë nisjen e negociatave me Serbinë në dhjetor. Kroacisë do i konfirmohet se është gati për anëtarësim në vitin 2013. Mali i Zi e Maqedonia janë vendet në krye të listës sa u përket progresit.

Kurse fjalët më të rënda rezervohen për Kosovën, të cilës i kërkohet të luftojë krimin e organizuar e korrupsionin. Në raport thuhet se Brukseli i merr shumë seriozisht akuzat ndaj Hashim Thaçit për trafikun e organeve. Raporti thekson se po vazhdohet të kërcënohen dëshmitarët potencialë për këtë rast. Raporti thotë se vendi vuan nga papunësia e lartë.

 

9 komente në “EUObserver: Ja çfarë do përmbajë raporti i KE për Shqipërinë dhe rajonin”

  1. sherifi says:

    O popull shqiptare mblidheni mendjen sa te jete sali berisha ne pushtet nuk ka shanse qe vendi jone te hyj ne europe. ai ka akoma per te vrare dhe per ta vjedhur, nuk largohet pa e coptuar shqiperine.

  2. fule says:

    prof. turkofagos mund te na shpjegoni arsyen reale pse Shqiperia dhe Kosova rezultojne te fundit ne proceset evropiane ?

    1. PrapambetjetOsmane says:

      Per Shqiperine, Kosoven, Bosnjen dhe Tyrkie pritet te thuhet “jo” nga evropa. Arsyeja dihet. Turkofagos ndoshta e ben me “spec” komentin.

    2. elnik says:

      cdo te thuash qe ka gisht greqia?!

  3. h says:

    Jo vetem Sala por dhe Thaci , te dy shtetet shqiptare do te bashkohen me Kongon

  4. shkodrani says:

    sa te jete saliu ne Shqiperi dhe ashimi ne Kosove keto popuj do te vazhdojne te vuajne sistematikisht.
    Fajin gjithmone e kane Popujt e ketyre dy vendeve qe nuk ngrihen tu vene flaken ketyre plehrave qe kane kapur pushtetet.

    1. Cakalli7 says:

      populli eshte ngritur 2 here me radhe, pjesa “jeshile” e ballkanit eshte lene nen hyqmin e amerikes e cila e perdor si kundrapeshe te politikes pro-izraelite te turqise.

  5. geno says:

    Nuk thuhet nese organet e brendeshme te serbeve u servisen te kuqura apo te zjera

  6. genc says:

    Per albanistan milet,nuk ka BE per ju jo 12 pikat e BE te plotsoni (gje qe s’ndodh me ata politikane)por edhe 120 pika te kete dhe te jene realizuar shqipria nuk do pranohet se BE s’po di c’te beje me ato vende qe ka si GR, IT,IR,SP,dhe nuk i duhen me kokcarje te tjera prandaj mesohuni qe BE eshte vetem nje iluzion qe politikanet ne albanistan e perdorin per kredo politike.hajd merruni me ndonje pune e shikoni shendetin dhe familjen.kaq kisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje