Një status në Facebook mund të të shpëtojë jetën. Kjo gjë ka ndodhur me britanikun Peter Casaru, 59 vjeç, që jeton i vetëm. Një mëngjes ai është zgjuar pa patur mundësinë e lëvizjes së këmbëve, për shkak të një paralize në shpinë.
Për fatin e tij të keq, celulari nuk i punonte, për shkak se nuk kishte bateri, ndërsa të ulëriste nuk do të kishte efekt, pasi jeton në Brecon, një ishull i izoluar në Uells. E vetmja shpresë e tij: interneti.
59-vjeçari është zvarritur deri tek kompjuteri dhe ka shkruar në Facebook një status, duke kërkuar ndihmë.
“Telefononi 999 tani, kam nevojë për një ambulancë, më ka zënë paraliza në shpinë dhe jam i bllokuar. Nuk kam telefon për të lajmëruar ambulancën. Ndihmomëni, ju lutem”, ka shkruar ai në statusin e vet.
Për fat, një fqinja e tij ka parë statusin dhe ka lajmëruar ambulancën, e cila ka mbërritur dhe e ka marrë atë. 59-vjeçari ka falenderuar miqtë e tij që e ndihmuan, ndërsa ka qenë me fat që e kanë besuar statusin e tij, pasi në mjaft raste ai shkruante statuse të tilla për humor.
Po ndjej qe po me afrohet vdekja e merituar…amanet bizneset e familjes, Lul S.B.
Kesaj i thone pergjegjesi komunitare dhe virtyt qytetar…
Po ta shkruaje nje shqiptare dicka te tille ne status per ndihme,do tallnin lesht me te…..