Një mësuese matematike e depresionuar në jug të Francës i ka mbijetuar një tentative për vetëvrasje pasi i vuri vetes flakën në shkollë.
Siç raporton BBC, nxënësit e mësuesit vrapuan që të ndihmojnë mësuesen 44 vjeçare pasi ajo u lye me benzinë dhe i vuri flakën vetes gjatë pushimit të mëngjesit. Incidenti erdhi pasi ajo pati një takim tejet të tensionuar me nxënësit. Ministri i Edukimit tha se ishte i shokuar.
Prindërit dhe mësuesit thanë për AFP se ata kishin një marrëdhënie të vështirë me mësuesen- në një takim të fundit me prindërit ajo kishte qenë shumë armiqësore.
Por një takim për të sqaruar gjërat me disa nga nxënësit, u bë edhe më i zhurmshëm dhe mësuesja mori vendimin tragjik.
3 mijë nxënësit u dërguan në shtëpi pas ngjarjes dhe një njësi me ekspertë psikologë u dërgua në shkollë për të trajtuar pasojat tek nxënësit.