Nga TemA
-Pas përleshjeve me policinë, banorët e Mamzës sms Berishës: A është djali yt i implikuar…?”
-Gazetari i Shekullit kërcënohet nga perfaqësuesit e firmës me kodin e mafias: “Kështu si e ke nisur ti, do të hyjë një gjemb i fortë”
-Lajmi i orës së fundit: Policia e Kukesit ndalon viktimën dhe jo autorin. Banorët e revoltuar kërkojnë ekspertë nga Tirana
Kryetari i Komunes Kolsh, Abedin Oruçi, ka hapur zjarr me pistoletë 6 here ndaj turmes se njerezve qe protestonin per grabitjen e prones se hekur-nikelit. Oruçi eshte i njohur si person me precedente penale, i shkarkuar dy here dhe i rikthyer nga gjykata. Situata eshte tejet e tensionuar ne fshatin Mamez. Njerezit kane bllokuar gjashte gezhojat qe ka gjuajtur kryetari i komunes ndaj popullit. Drejtori i Policise, Sadri Ramçaj, thote se ka çuar forcat ne vendin e ngjarjes.
Ngjarja pason protestën e djeshme, kur nga Tirana u dërguan forca speciale në vendngjarje.
Banoret deklarojnë se kete e kanë peshqesh nga zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, si person i lidhur me firmën që po shfrytëzon token e tyre, njeherësh siç deklarojnë ata, edhe me mafian e mineraleve. Banoret janë të vendosur të mbrojnë trojet dhe tokat e trye nga shkatërrimi si pasojë e shfrytëzimit të tokës në siperfaqe, pasi janë terhequr perkohesisht pas nderhyrjes brutale të forcave speciale.
Nderkohë, është e dyta herë që drejtori i Forcave Speciale, Shemsi Prençi, është shprehur kunder dergimit të forcave pa qenë nevoja. “Nese do pyetesha une, nuk do dergoja forca speciale tek ata banorë të varfer, që s’i kanë bërë kujt gjë, madje kam kundershtuar dergimin e tyre. Nuk mbahen minierat me forca speciale, por në fakt minierat i ka marrë mafia”, deklaroi permes telefonit Shemsi Premçi, kur u pyet per aresyen e dergimit të forcave speciale në fshatin Mamez. Premçi nuk ka bërë të ditur se cili prej zv/drejtoreve të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrubullaku apo Agron Kuliçi, ka urdheruar që të terrorizojë banoret e pafajshëm, pasi drejtori i Policisë së Shtetit gjendet në SHBA.
Nderkohë, kryetari i Komisionit të Rendit dhe Sigurisë, Leonard Demi, ka pohuar permes telefonit se për kete ngjarje do i kerkoje shpjegime ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani.
Operacioni i ndeshkimit ndaj banoreve të fshatit Mamez ka filluar të pergatitej që prej një jave. Ky operacion është drejtuar nga shefi i Policisë Kriminale të Komisariatit të Kukesit. Prej një jave, ky person i sapo ardhur nga Bulqiza, ka marrë në biseda informative banoret, duke i terrorizuar ata nga ana psikologjike si në kohen e sigurimit të shtetit. Në oret e para të mengjesit, banoret janë terrorizuar nga furgonë të shumtë të policisë që janë dukur në fshat. Numri i policeve dhe forcave speciale ka qenë trefish më i madh se sa numri i banoreve që nuk lejojnë firmën që t’u shkatërrojë token e tyre.
Sapo kanë marrë vesh ardhjen e policisë, banoret e fshatit kanë shkuar tek vendi ku firma ka germuar tokën dhe kanë bërë barrikadë njerezore. Nderkohë, sapo eskavatori i firmës i është afruar banoreve, trupat speciale ju janë sulur banoreve, duke i keqtrajtuar.
Banoret e kanë parë se ishte e pamundur të perballej një arsenal kaq i madh policor dhe janë larguar perkohesisht, për të protestuar serish, pasi siç shprehen ata, beteja me mafian do të jetë e gjatë, duke qene se shteti në vend që t’i mbrojë nga mafia, behet aleat me mafian. Shumë prej banoreve janë të terrorizuar nga dhuna fizike e psikologjike e policisë. Ata kerkojnë nga shteti, shoqëria civile, opozita, që t’u dalë në mbrojtje, pasi mafia e mineraleve po u shkatërron atyre jetën. ” Jemi në tokën tonë, në punën tonë, në të drejtën tonë. Do të mbrojmë pragun e shtepisë. Nuk kemi ku shkojmë. Firma na ka shkatërruar token, kullotat, rezervuarin, rrugën automobilistike dhe nuk ka mbajtur asnjë pergjegjësi”, shprehet banori Sinan Leka.
Banoret e lagjes “Neçaj” të fshatit Mamëz, ku shteti u dergoi specialet, njihen si nder banoret më të urtë dhe shembullorë në të gjithë rrethin e Kukesit. Asnjeri prej ketyre banoreve, të paktën që pas vitit 1990, nuk është i skeduar nga policia për asnjë veper kriminale. Nderkohë që në Kukes kanë ndodhur dhjetera vepra të renda kriminale, midis tyre dhe vrasja e Remzi Veselit dhe zhdukja pa gjurmë e vajzës 7 vjeçare Bleona Mata, forcat speciale nuk janë parë në Kukes.
Perfaqësuesi i firmës kercenon gazetarin me kodin e mafias: “Keshtu si e ke nisur ti, do të hyjë një gjemb i madh”
Njeri prej perfaqësuesve të firmes ka kercenuar nje gazetar të vetëm në vendngjarje, i cili po fotografonte, me kodin e mafias: “Keshtu si e ke nisur ti do të hyjë një gjemb i madh”, i është drejtuar ai gazetarit. Nderkohë që polici i komisariatit të Kukesit, Zaim Muçmata, ka tentuar t’i rrembejë aparatin fotografik gazetarit.
Perse protestojnë banoret
Genc Ruli ka dhënë një leje shfrytezimi me 01 shtator të vitit 2009, në kundershtim me të gjitha rregullat, ku firma i ka servirur dokumenta fallso, sikur nuk ka konflikte pronesie dhe është marrë vendimi i komunitetit. Banoret e Mamëzit prej një viti kerkojnë transparencën e dhenies së kesaj leje dhe anullimin e saj, por thirrjet e tyre nuk janë degjuar dhe gjithmonë ndaj tyre është ushtruar dhunë e terror psikologjik e fizik nga ana e policisë.
Leja e shfrytezimit nga Genc Ruli i është dhënë subjektit “Nickelmine” me datë 1 shtator, vetëm një javë para marrjes së votebesimit në parlament si ministër i Bujqësisë, per një sipefaqe prej 2 kilometrash katrorë, ku banoret e këtij fshati kanë kullotat dhe pyllin. Kjo firmë ka shfrytëzuar për rreth tre muaj ketë zonë mineral mbajtese, por është pezulluar nga banoret.
Banoret e Mamëzit e akuzojnë firmen se, megjithese e kishte marrë lejen me dokumenta të fallsifikuara, ajo nuk kishte zbatuar shumicën e kritereve të përcaktuar në leje, ku nga punimet e firmes, ishin demtuar veprat ujitese, shkatërruar mjedisi, demtuar shtepitë nga shperthimet dhe të mbjellat nga pluhuri i krijuar, nderkohë që si pasojë e daljes së helmeve në siperfaqe, u kanë ngordhur bagëtia. Megjithë ankesat e banoreve në të gjitjha instancat e shtetit, firma nuk është ndeshkuar për asnjë moment dhe për kete, banoret akuzojnë zv/ministrin e Brendëshm, Ferdinand Pone, si të lidhur me subjektin në fjalë.
Gjithashtu, banoret e lagjes “Neçaj” pretendojnë pronesinë mbi token, por perfaqësuesit e shtetit u kanë thënë banoreve se nuk kanë tapi per tokën, ku në Veri të Shqipërisë, asnjë banor nuk është pajisur me tapi. Nderkohë që banorë të zonave nga ku kalon autostrada, aeroporti, apo rrugë të tjera në ndertim, kanë perfituar kompesim, megjithese nuk kanë disponuar asnjë lloj dokumenti per token.
Banoret e Mamëzit, lidhur me shqetësimet e tyre i janë drejtuar të gjitha instancave të larta qeveritare, perfshi edhe kryeministrin Sali Berisha, por nuk kanë marrë asnjë pergjigje. Ditet e fundit ata kanë zhvilluar edhe një takim me prefektin e qarkut dhe drejtorin e Policisë, ku është rënë dakort që firma të mos vazhdojë punimet pa u berë transparenca e dhenies së lejes së shfrytezimit nga ministri Genc Ruli.
Nderkaq, firma gjatë shfrytezimit tre mujor të mineralit të hekur -nikelit në fshatin Mamëz të rrethit të Kukesit, ka shkatërruar plotësisht rrugën e asfaltuar nga autostrada deri në qender të komunes, e gjatë 4 kilometër. Për asfaltimin e kësaj rruge, buxheti i shtetit shqiptar ka shpenzuar jo pak, por rreth 180 mijë euro, nderkohë që kjo rrugë tashmë është e shkatërruar gati plotësisht, pasi mbi të kanë qarkulluar trailerë me peshë deri në 80 ton, nderkohë që në bazë të projektit, kjo rrugë është një rrugë rurale dhe në të lejohen të qarkullojnë automjete deri në 6 ton, pasi edhe shtresa e asfaltit në kete rrugë ka qenë me një trashësi deri në 5 centimetër.
Lejimi i qarkullimti të automjeteve të renda në rrugën e fshatit Myç-Mamëz shkel hapur urdherin e përbashkët të ministrisë së Transporteve dhe të Ministrisë së Brendshme nr.4210 datë 07-06-2007 mbi “Krijimin e Grupit Task-Forcë me qëllim kontrollin dhe ndalimin e mjeteve me ngarkesë më të madhe se e lejuara që qarkullojnë në rrugë”. Në bazë të pikës 5 të ketij urdheri, në këtë rrugë nuk lejohen të qarkullojnë automjete me një peshë më të madhe se 6 ton. Për shkatërrimin e asfaltit, firma në fjalë nuk ka mbajtur asnjë lloj pergjegjësie, megjithese banoret janë ankuar në Keshillin e Qarkut, që ka rrugën në administrim, si dhe në policinë e qarkullimit rrugor
po çfare komenti te lemë, kur e sheh qe i gjithe shteti, e gjithe mafia po e lishur me pushtetin qendror e vendor, po luftojne me ç’kane me vete kunder fshatareve te varfer.Duket qarte ne foton pak me siper ku pamja e nje fshatari qe eshte ne moshe te thyer, perballet me nje polic “ruajtes rendi”, i cili e ka futur koken nder shalë, ndoshta edhe nga turpi qe perballet me te varferit. Ketu ska shtet, ketu ska ligje, ketu as qe behet fjale te kete burreri…….na mori lumi me keq se Libine……. NO COMENT
Pushteti ben si i do qejfi sepse opozita ben…. Editoriale ….
—-Pse te mos ngrihet ne proteste tani opozita, qe po shkaterohet jeta e njerezve
per shkak te vjedhjeve skandaloze, –por ngrihej ne proteste pse vodhi Meta ?
—-Keto shkaterrime dhe vjedhje qe i bejne pasurise se Shqiperise dhe
shkaterrimi i jetes se njerezve te thjeshte jane skandale mafioze qe ben pushteti
Jane tsmam shkak per protesta te fuqishme kunder ketij pushteti kriminal ……
kjo quhet dizinformacion total…me vjen keq kur shikoj qytetare qe mbrojne kanunin…keta fshatare nuk kane as toka as prona por kane vetem ndarje tokash sipas kanunit…keta jane bandite qe vene gjoba firmave private si ne sicili apo napoli ku firmave i kerkohet picoja…kjo eshte identike me ate qe ndodh edhe ne fushe kruje ku i viheshin bomba dhe mina rrugeve qe mos lejonin firmat private te punonin…ne kete vend duhet te funksionoje vetem ligji i shtetet. nqs nje firme fiton te drejten per te punuar nga shteti, paguan taksat perse mos te lejohet te punoje? keto gjera qe po bejne keta fshatare bandita po e bejne edhe fshatrat e tjera me firmat e tjera….edhe njerezit nuk i bien dot saliut i bijne biznesmeneve qe hedhin parate e tyre…dhe pastaj thoni pse nuk vijne investime te huaja…po ku punojne dot te huajt pa rend e me kanun.
besoj ti qenke ndonjeri prej ketyre banditave, grabites pronash e mineralesh, qe shfrytzojne pronat dhe tokat e fshatarve per t’u pasuruar.Po ik ore pjerdhu andej nga je, se na qenke bere ti te na i tregosh pronat ne, i biri don ti tregoje pronat te atit.Dhe ti qenke nje shfrytezues me liçence, po hajde dhe ti ne pronat tona kudo qe jemi nga Veriu e deri ne Konispol dhe shikoje se ka per te tu futur nje hu…….
Cfare behet keshtu mor burri dheut, kjo eshte fashizem. A ekziston me demokracia apo jo..?? Ku jane keta nderkomtaret, a shikojn keta se si po vriten njerzit sa hap e mbylle syte.
hahahaha,pune turkoshake,,,,,!!!
ty mor trap me sa shoh une te punon vetem akrepi i sekondave se te tjeret te jane bllokuar MOS JE NE PSIKIATRI se nje fjale ke mesuar per mendesh si papagall po kurou o psikopat se do maresh veten ne qafe se aty ska as kishe qe te te varosin dhe lahet nje hale.
dukesh qarte se ke probleme me veten….zgjidhjen e gjen tek 5-sa ne tirane
E njejta situate me Bulqizen !!!! Ku MAFIA(me te madhe) i jep urdher policise qe te dergoje skafandrat me shkopinj gome per te trembur dhe gjunjezuar popullin e varfer dhe ne drejtesine e vet ,pasi jane ne pronen e tyre dhe normalisht, si ne gjithe Europen e qyteteruar, aksionere ne cdo shoqeri jane pronaret, punonjesit, banoret me te afert. Ligji i xhungles,kodi i mafias,ryshfeti,kercenimi,abuzimi me unifromen e shtetit dhe “lejet minerare” po zoterojne mbi 40% te popullsise nga Kukesi,Puka,Mirdita,Bulqiza,Mati,Librazhdi,Pogradeci dhe cuditerisht nuk ka reagim,proteste,mbrojtje shteterore etj…etj. Ka nje nen ne Ligjin per policine e shtetit ku kjo organizate kundrejt nje pagese sipas kontrates, miratohet nga drejtori i pergjithshem kryerja e sherbimeve kundrejt te treteve,ne kete rast “firmat e minmeraleve”, por ne asnje nen nuk thuhet qe te mbrohen me uniforme interesat e mafias minerare !!!!!
eshte e tmerrshme qe shteti policia shtetit merren me abedin orucin,shenmsi prenci e din shume mire se cfare kan heq kuksinet e ndershem ne rrugen kukes morine 92-98 gjate luftes se bosnjes kur punonin njerzit e kukusit ne prizren duke fut gjob njerzve,oruc ,kastriot zenel ,trota me keto plehra merren rrugacet e shtetit
Me beri pershtypje nje artikull ne nje gazete (dikur e nderuar dhe sot eshte perverse) ku thuhej se salgazetari b fejziu ka marre filmimet private
te familjes enver hoxhes dhe kishte “ZBULUAR” se enveri ishte homoseksual.E
lexova kete artikull per te pare kete zbulim por e drithte duke thene se dikur kur kishte qene ne france kishte shkuar ne nje lokal dhe e kishte pare njeri e terci verci..Ne nje kohe qe shqiperia po shkon e sigurte drejt
gremines ky qelbesire merret me prapanicen e nje njeri qe ka 100 e ca vjet
qe ka vdekur.le te shkoje fashisti dhe multimiljarderi fevziu ne manez
ta provoje sa opininist i zoti eshte..
Shanci i vetem qe ju dha shqiptareve dhe e humben ishte ne vitin 97′. Tani nuk u vjen me nje shanc i tille. Por nuk ishte as faji i tyre se i zune besen Fatos Nanos qe e fali Berishen. Duhet ta kishin qeruar Berishen njehere e mire si vllai i tij shpirteror Gadafi. Tani jane te destinuar te jetojne nen diktature per vite me radhe. Mos shpresoni nga Edi Rama se nuk ka cfare te beje i vetem. Mafia qe ka zene shtetin eshte shume e forte. As pena e arte e Mero Bazes apo e Bledi Manes qe shkruajne realitetin ne Shqiperi, nuk perbejne asnje lloj rreziku per kete sistem fashist te instaluar ne Shqiperi. Edhe mbas shume vitesh kur Edi Rama te jete shkeputur nga politika duke e ditur se eshte e kote qe te merresh me kete diktature, njerezit prape do ja vene fajin atij. Sali Berisha mund te quhet pa frike si diktatori i fundit ne Europe. Mortja o popull i izoluar nga te kater anet e vendit. C’i duan vizat njerezit kur nuk kane buke te hane? Me vjen per te qare kur shikoj ate plak te pangrene qe mezi mbahet ne kembe qe perballet me policine e qelbur te ketij shteti per pronen e tij. Nuk ke cfare te shkruash me se te iken truri. Perfundimisht Shqiperine e mori perrupia.
ke te drejte ky popull po vdes , nuk eshte me zemra e eger e shqipetarit qe nuk duronte padrejtesi , tani secili shikon te shkepuse ndonje gje per vete
o te marte ty perrupia sepse plaku meqe ska force le te trruse prapanicen atje ne shtepine e tij , sepse berisha siq dhe oruci tera te mirat ja kan sjelle , por ata pleqt duan qe te ngatrrojne djemte me tokat. duan para tokash qyl. dhe nese ndodhi kjo ” protest” esht vetem sepse ato kan kkujtuar qe ” mafja ” siq e thoni do ti pagoj per tua mbyllur gojen por ” mafia ” ska pse ti pagoje sepse ate toke te mbytur me ferra po e ben me lule si pranvera dhe gjithqka qfare bejne firmat ne kolsh e bojne me ligj dhe per te zbukuruar kolshin e vrferuar . por i varferi sngopet kurr , i varfer mbetet , per sa te perket albogentilaluci , shko te edi se bythes ta trusi! ciao ciao
oh moj sara na pske mbetur neper ara…….Ku i din punet ti moj sarahoshe. shih ndonje kunj apo gardh diku ku mund te te dali….e leri keto pune te merren ata qe ju takon te merren.
o sarosh o lalosh kunjat thyfshin aty ku i kerkofsh ahahah ka e din ti qe sme takojn te merrem me kto pune???
dikur, kur ne malsi udhehiqte kanuni dhe nje prej pjestareve te komunitetit i thyente rregullat pleqesia mblidheshin dhe e denonin me prerjen e pemeve dhe perjashtim nga bashkesia…. me duket se ky kryetari ja paska bere vendin per nje mesim te mire nga bashkefshataret e tij
ke te drejte, qe kur e ka bere vendin dhe disa here ja kane treguar,por shteti i felliqur e ka rikandiduar dhe gjykatat mafioze e kane liruar nga te gjitha aktet kriminale qe ka pasur ne dosjet e drejtesise me shumice. Duhet nje revolucion per ti permbysur,ndryshe nuk paska zgjidhje, por kete e bejne vetem libianet dhe aspak shqiptaret, se qeveritaret vetem revolucionet popullore i trembin, per tjeter gje se çajne trapin fare….
duhet me provue nje here me ja ndez shpine dhe pastaj e sheh se si i vijn mend
Nuk ka si behet me keq.Ndaj ketyre maskarenjve me e madhja meshire eshte te jeshe i pameshirshem.
Nuk ka dite qe nuk po shohim vatra te ndryshme konfliktesh mes shtetit mafioz dhe banoreve te varfer.Te tjeret po bejne sehire deri diten kur dhe atyre do u duhet te perballen me kete pushtet mafioz.
Konflikti mbarekombetar ka per tu ndezur,kjo eshte e sigurte sepse mafiozat nuk kane te ndalur ne babezine e tyre,por mendoj se duhet ndalur dora e tyre sa seshte vone sepse pasojat do jene te pallogaritshme.
Me durimin e nje populli nuk eshte mire te lozesh sepse edhe libianet e duruan diktatorin per mbi 40 vjet por ama para vendosmerise popullore ata te pamposhturit ne thonjeza perfunduan si dordolece dhe iu dhane denimin e merituar ashtu pa gjyq siq e meritojne diktatoret.
kjo eshte diktatura berishiane .. ngrihuni o popull se ska rruge tjeter …
I ziu gazetar i ” Shekullit”. Ka 8 muaj pa u paguar nga Koco Kokedhima dhe shkon e behet hasem me banditet. Po ti kishin thyer koken ata ku do ti gjente parate per ilace ose per spitale?
pse ka njerez te tille si puna jote,burrece,prandaj eshte katandisur shqiperia,koshe plehrash,,,,,eshte fatale,qe ti i ben hije tokes!!!
mir qe te ka ty greqia se na cave trapin o vemje.
po ti korrak shqipfoles si mbive ketu!!!!!
cfare jane keta kafshe qe sulmpjne fshataret e gjore dhe te shkrete…ah popull cohu ti vrasim keta kriminele dhe mos te guxojne askush me
Ky gazetari ben nji paralele te gabume, kur thot se policia i terrorizoj fshataret, si sigurimi shtetit,nuk kemi nigju noj her, dyzet vjet, me u rraf njerzit per interesa individesh,mos ja put kot mer mik se po jeton kohen e alkapones, jo te Enver hoxhes,ket qeveri mollem,dajakun po korrim.na boft mir.
Mos e boj publike me mir se e thonmia ime nuk ka me rregullu gjo,por shkruj me vra kohen,se nuk kom çfar me bo per momentin.
Pse vetem ne jug tu vidhen njerezve tokat? Sal shpellari po u vihet kunder njerezve te tij tani se ne jug i shkatrroi te gjitha. Ja ku e keni kriminelin qe ju keni votuar per kaq kohe. Mbase zini mend kesaj rradhe, apo 2kg miell para votimeve ju nderron mendjen?
Abedin Oruçi eshte veçse nje kriminel ordiner, hajdut dhe vrases. Ai eshte marre me trafik prostitucioni dhe eshte liruar nga gjykata e Prizrenit pasi ka paguar nen dore 100 mije Euro. Kete ma ka thene avokati Ethem Rogova qe mbronte ortakun e tij ne prostitucion. Nderkohe qe e ka ktheyr ne pune gjykata kushtetuese pasi e shkarkoi Berisha duke paguar edhe 100 mije Euro te tjera kushtetueses. Perseri u shkarkua nga Berisha per mos deklarim pasurie dhe perseri gjykata e ktheu ne detyre. Ky eshte edhe trafikant droge dhe armesh, por nuk ka njeri ta hetoje. Ka nje komune ne Kolsh me 300 votues qe ky person i blen votat me para. Komunen e don per imunitet per t’u mbrojtur nga krimet e shumta qe ka bere dhe vazhdon te beje. Por edhe ketij do i vije dita dhe partite politike do te thone se u vra kryekomunari per aresye poltike…? hahaha
Eshte e vertete kjo qe thua lumjan dhe nese Abedin Oruci qe aktualisht eshte perfaqesues i PS-se ne Kolsh gjendet i vrare me ndonje plumb pas veshit, do te thosha me bindje se nuk do jete vrasje politike, por vrasje per konflikt interesash. Abedin Oruci eshte nje gangster fshati qe i fiton zgjedhjet gjithmone pavaresisht se perfaqesuesi i kujt partie eshte. PS-ja u tregua pragmatiste duke vendosur Orucin si kandidat per te ngjyrosur sado pak roze veriun e vendit, por ai plehre e ka vendin ne burg.
Kush je ti gjykoke njerzet me qen kshu zotnija juaj nuk jeni mas nje kompjuteri por atje ne gjykate duke hetuar qeshtje, mos harxho koh kote po shko neper stan
ti mun te jesh gjithqka pervec se lumjan zemer
hajt mer cuna mos u merzisni se kukesi dibra dhe zona te tjera te veriut , e dun me u a bo pak me keq se aq , se e kan bo sali berishen ma keq se enverin , skan pas guxim asnjehere te votojne kunder , she shperblimin po e marrin , mire behet dhe nja 20 vjet te jete ne pushtet berisha , qe te thone njerezit , e shikon kete vendin ketu ? ka qene dibra ketu por nuk eshte me , se kane ngordhur per buke , po them per dibren 20 vjet , se bulqiza nuk i mban me dot as dy vjet ne kete gjendje , une nga veriu jam , por hallall ju qofte cunave te jugut , se ne veri cunat vertete jane trima , te marrin gjak ne vetull , por nuk jane per keto pune , akoma mendojne per ideal te partise , ja ku po ju them qe shqiptaret nuk kane bythe me te ngrihen , se jane ndare pd-ps , dhe duhet me u vra me njeritjetrin , kena mar fund , por qeveria jone po na nderon , se po mendon per popullin , do sjelli plehra qe te ken ca te hane shqipetaret , cohu o popull , veri gishtin kokes , ajo qe po ndodh ne manez , shum shejt do i ndodhi te gjith shqipetareve nese rrime aq urte , me falni nese kam folur keq , por jam shum i revoltuar , qe nje popull si ne qe po ecim para kudo qe shkojme ne bote , ne shqiperi po na shtypin nje grusht njerez , qe mbahen me voten tone
Eshte per t’a vajtue me gra Reci poziten mjerane ne te cilen eshte katandise Kukesi. Kot nuk thone cfare te mbjellesh do te korresh!Me brockulla dhe pallavra si puna e “Shqiperise dixhitale”perpiqen te mbulojne maskarallekun me pasoje keqmenaxhimin e fateve dhe shanceve te ketij vendi.
Kukesi eshte i rrethuar nga gangstere qe tash po permjerin edhe zyrat e shtetit.Ne hyrje dhe ne dalje te qytetit,mu pergjate rruges se “Kombit” perkatesisht ne Komunat Mamez dhe Terthore,jane ulur ne karriget e zyrave te shtetit dy prej kriminelo-trafikanteve me te spikatur gjithe keto vite.ka hipur si thote populli,qeni ne sixhade dhe pershurr!(me falni per shprehjen). Ky i Terthores i sapo dale nga burgu! Shumekush e di qe ndodhet ende ne biruce! Si kane fytyre e kapardisen ekraneve keta te paudhe,mender me thane Kryeminister,kryetare Kuvendi,President me gangstere te certifikuar me deshmi penaliteti si te tille?! Mos duan te thone se jemi ne demokraci?!Se ky eshte pluralizmi?! Ne nuk jemi shtet me organizim federal apo kantonal qe te gjejne alibi,sepse edhe ne vende te tilla nuk ka SHANS qe nje kopuko-gangstero-injorant te uzurpoje zyren e shtetit!!! Ky eshte tregues se ne si popull thuajse kemi prekur fundin! Asht ba marrja pllum e gjindja e mbajne ne dore-thote nje fjale e urte shkodrane,per te cilen asht aq krenare kryekuvendarja jone….O Tempora,o Mores!…
mortja qe su ha polica te shitur skeni meshire ju as per pleqeri as per femije ju denofte perendia ku u dhembe me shume
Ku je Enver Bytyci qe ke rene ne dashuri me Berishen ne shkrimet e tua,shkruaj nje fjale per bashkepatriotet e tu qe po trajtohen poshtersisht nga regjimi i dashamirit tend.
po ne fakt Enver Bytyçi nuk eshte se e ngrene keq edhe ne kohen e regjimit komunist dhe ndoshta i bashkon ideali me Berishen, keshtuqe s’ka pse te thote ndonje fjale per bashkeqytetaret e tij te Kukesit.Sot eshte ne pyetje leku, miku, klani etj si keto dhe aspak drejtesia, ligji, e shteti ligjor, aq me pak burreria e morali.
po a e dime ne qytetaret, po a e dine pushtetaret, po a edine policia, po a e din mafia e mineraleve, se ligji eshte qe fshataret qe jane banore te zonave minerale, duhet qe ata te jene te paret pronare te mundeshem per shfrytezimin e asaj zone dhe kete ma beri te ditur nje ish likuidator i nje fabrike miniere.Dhe shteti behet njesh me mafien dhe kryetarin e komunes se kolshit qe eshte kryemafiozi i rrethit te Kukesit
Titull me bombastik te pakten per keto ditet e fundit nuk pa patur, duke perjashtuar pislleqet e politikaneve qe s’kane te sosur as edhe ne lajme. Dhe ajo qe me beri pershtypje ishte shtyi i perditshem dhe kryesisht i dites se sotme, pa perjashtuar edhe median vizive. Po si nuk pati asnjera prej gazetave apo televizioneve lajmin e mesiperm,po a ka lajm me bombastik se ky….! Te arrije kryetari i Komunes te gjuaje mbi popullin, per te cilin eshte zgjedhur per ta mbrojtur dhe askush te mos hape gojen, ky eshte absurdi i radhes dhe ndoshta i vetem i kesaj natyre. Ai eshte aq i “zoti” ne bëmat e tij sa te bleje te gjitha strukturat shteterore, policine, prefektin dhe deri tek gazetat, pra pronaret e tyre qe bene te mundur mos botimin e ketij lajmi.Banoret paskan arritur te marrin ne cilesine e provave materiale gezhojat e armes se tij, ku ja kane dorzuar policise se Kukesit, por kane mbajtur edhe nje tjeter per t’ja dorzuar Prokurores se Pergjitheshme, duke patur frike se policia, prokuroria dhe gjykata e Kukesit do zhdukin provat, sepse ai i ka te gjithë keto ne thes. Ja pra kush eshte shteti ligjor ne Shqiperi…..! O ZOT, QE PASKE PAS LINDUR NJE MIGJEN KAQ TE ZGJUAR QE PASKA DITUR TE SHKRUAJE PER SHQIPERINE E ARDHSHME……
O, si nuk kam një grusht të fortë,
Ti bie mu në zemër malit që s’bëzan,
Ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët,
N’agoni të përdridhet si vigan i vramë.
Unë lugat si hij’e trazueme,
Trashëgimtar i vuajtjes dhe i durimit,
Endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme,
Dhe me klithmat të pakënaquna të instiktit.
Mali hesht. Edhe pse përditë,
Mbi lëkurën e tij, në lojë varrimtare,
Kërkoj me gjetë një kafshatë ma t’ mirë,
Por me rren shaka, shpresa gënjimtare.
Mali hesht, dhe në heshtje qesh,
E unë vuej, dhe në vuetje vdes.
Po unë, kur? Heu kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet më parë të vdes.
O si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit që hesht, mu në zemër me ja ngjesh,
Ta shof si dridhet nga grushti i paligjshëm,
E unë të kënaqem, të kënaqem tuj u qesh.
a ske gjet ndonje pune te zeze me pastrru nej hale qe po merresh me abedinin? ti merru me halet e botes jo me te shqipris ahahahahahahhahaahahahahahhaahahahahahahahahhahahahaaqhahahahhahahhahahahhahahhaha
me mire halet e botes se me pastru ndonje hale si puna e abedinit, se eshte hale e madhe dhe te lodh e ste pagun njeri, ndersa ketu paguhesh mire madje per pune te pastra dhe hale te vogla, se me qene kjo haleja e madhe Abedin ne bote per ta pastruar, kushedi sdo gjendet banke zvicre per te paguar ate njeri qe e hec kete mut te madh
HAHA pra shif qato halet e zvicerres dhe mos na e qaj koken fare pastrim te mbar zoti i panjohur ,
po ti emigrante çfare haleje po na pastron, por meqe nuk je emigrant, por emigrante duhet patjeter te lash ndonje bythe plaku e plakeje
hahahaahahahahahaahahahahahahah ua marrsh tkeqen bythve pleqve kendej sepse nuk jan si ai plakoshi qe fut hunt ne punt e tjerve dhe qe fut djemt ne gjak keta ktu trrusin qa mun te bejn e bejn qfar smunden trrusin ok shoku ti qenke nje kokerr injoranti dhe spo ja vjen te merrem me ty se vec halet e zvicrres po te bojkan dermanin njeri i shitem hahahahahaahahahahahahaah
Faleminderi zoti Baze qe ke bere te mundur vetem ti te pasqyrosh realitetin e ketyre fshatareve te mjere, te rjepur dhe plaçkitur nga pushteti.