Hulumtimi i Qendrës për Politika “Kosovska” në Beograd, flet për 450 milionë euro investime që Serbia bën brenda një viti në Kosovë. Investimet shkojnë kryesisht për rroga dhe infrastrukturë. Drejtori i kësaj qendre, Dragan Popovic thotë për Express se kostoja mund të jetë edhe më e madhe. Ky hulumtim ka befasuar taksapaguesit serbë.
Ata thonë se kanë filluar ta ndjejnë peshën e investimeve që Serbia po i kryen në Kosovë. Ndonëse me vështirësi pranojnë të flasin, shumë nga ta i irriton fakti se si Qeveria e tyre po investon në Kosovë gjysmë miliardi euro brenda një viti. Stefana, banore e Beogradit,hyn në ueb faqen e Qendrës për Politika “Kosovska”, e cila ka kryer një hulumtim mbi atë se sa shpenzon Serbia në Kosovë.
Aty ajo gjen të dhënat në detaje se sa nga taksat e saj i shkojnë Kosovës.
“Është jonormale. Unë si taksapagues paguaj disa euro për minutë. Ne nuk e dimë se a ia vlejnë këto investime”, thotë Stefana.
Afër 500 milionë euro për një vit është kostoja që po e paguan ky shtet për t’i mbajtur gjallë në Kosovë strukturat dhe institucionet paralele. Kështu i kanë dalë llogaritë me Kosovën, Qendrës për Politika “Kosovska” në Beograd, në një hulumtim të vetin rreth asaj se sa investon brenda një viti Serbia në Kosovë./express
Serbia mundet me i investu nje shume te madhe ne Kosove,ndersa do te ishte e udhes te dihej sa force ka qeveria jone per te investuar ne vit ketu tek ne,pa llogarit Kosoven , qe te ishte per ne…
shteti yne po merr kredi ngado per te mbijetuar dhe qeveria e DOKTOR MORTJES deklaron se jemi nder shtetet me me zhvillim ne Europe.Pra,nuk krahasohemi dot as me Serbine.
Kaloi dhe kjo kohe dhe politika shqiptare vazhdon me mos angazhimin e saj ne ceshtjet kombetare.As nje politikan i asnje krahu,asnje gazetar,asnje personalitet i kultures shqiptare nuk ngriti zerin ne kete kohe per te bere te dijshme publikut boteror lojerat e rrezikshme greke kunder sovranitetit shqiptar,perkundrazi vazhdojme me stepjen,me idiotesine tone.
Besoj qe nje angazhim i forte i yni do te kishte ndikuar ne politiken europiane ndaj Greqise,dhe ndoshta dhe venien e kushteve ne lidhje me problemin shqiptar.
paskan kaq shum para serbet sa te investojne gjysem miliard euro per Kosoven ?? E CUDITSHME !!!
pse nuk jemi duke paguar ne per rrugen “patriotike” asnje ska dale te thote sa paguajme ne ne vit per te