Zyrtarë të lartë të doganës dhe të policisë së EULEX-it kanë lavdëruar punën e homologëve të tyre lokalë, të cilët kanë konfiskuar një sasi të madhe droge, që besohet të jetë heroinë.
Njëzet e pesë kilogramë drogë janë gjetur në një autobus në vendkalimin kufitar me Maqedoninë, Hani i Elezit, të martën, më 29 nëntor. Më vonë, Policia e Kosovës ka kryer disa arrestime.
Mirëpo, KlanKosova, gjatë konferencës ku u prezantua droga dhe sendet e tjera të konfiskuara nga ky aksion, ka kapur një bisedë, e cila përgënjeshtron gjithë këtë aksion.
Sipas Klan Kosovës, ajo drogë ishte kapur rastësisht, gjë që është mësuar në bazë të bisedës së zhvilluar nga zyrtarët doganorë dhe policët para se të fillonte konferenca.
UD i Drejtorit të Hetimeve në Polici, po i thoshte kolegut para konferencës që aksionin ta paraqiste si një punë intensive të inteligjencës e që nuk është zënë rastësisht. E gjithë biseda ishte regjistruar nga mikrofoni i Klan Kosovës, që ishte i hapur, si dhe e filmuar po nga ky televizion.
http://youtu.be/E8YCC6LJxzU
Kodoshlleqet modifikohen ne c’do kohe,edhe ne allbanistan tani ka metoda te reja kleptokracije.
zbuluesi