Ambasadorja gjermane: Bilanci i qeverisë në luftën ndaj korrupsionit nuk është inkurajues

20 Dhjetor 2011, 21:56Politika TEMA

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper, duke folur për radion DW, ka thënë se bilanci i qeverisë në luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivele të larta, nuk është inkurajues.

“Lufta kundër korrupsionit dhe ndërtimi i shtetit ligjor janë elementë mjaft të rëndësishëm në përafrimin e Shqipërisë me BE-në. Strategjia e BE në këtë kontekst ka qënë trajtimi me prioritet i dy kapitujve, që flasin për korrupsionin dhe shtetin ligjor, kapitullit 23 dhe 24, nëpërmjet një dialogu intensiv me vendet kandidate. Korrupsioni në një shoqëri rritet si një masë tumoriale, që jep pasoja mjaft negative në tërësi për shoqërinë dhe tek individët, shtrenjtëson shërbimet e shtetit përkundrejt shoqërisë dhe i bën këto shërbime krejtësisht të paarritshme për njerëzit. Korrupsioni dhe mungesa e shtetit ligjor mbajnë larg investitorët e huaj, të cilët do të mund të krijonin vende pune të reja me anë të dijeve dhe kapitalit, që do të sillnin në vend, si dhe do të mund të ndihmonin nëpërmjet aktiviteteve ekonomike bilancin deficitar të Shqipërisë në këtë kontekst. Është e rëndësishme që qeveria shqiptare të mund të ndjekë një linjë strategjike sistematike në të gjitha nivelet në luftën kundër korrupsionit dhe krijimit të kulturës së pandëshkueshmërisë. Vetëm atëherë do të mund të presim vënien para përgjegjësisë dhe dënimin e marrjen e masave kundër aferave korruptive, sidomos në nivelet e larta. Këtu dua të them se bilanci i viteve të fundit nuk është aq inkurajues. I takon drejtësisë shqiptare dhe shoqërisë civile të jetë aktive, duke përfshirë këtu dhe mediat vigjilente dhe të pavarura, që luajnë një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit,” tha ambasadorja.

Ajo foli gjithashtu edhe për nevojën e kufizimit të imuniteteve për zyrtarët. “Një nivel i caktuar, i kufizuar i imunitetit është i domosdoshëm për funksionimin e disa organeve të caktuara kushtetuese, si shprehje e ndarjes së pushteteve. Kështu e drejta tejet e balancuar e imunitetit në Bundestagun gjerman arrin të garantojë aftësinë operacionale dhe funksionale të parlamentit. Kjo lloj e drejte e mbron Bundestagun nga ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit gjyqësor në të gjitha nivelet e administratës shtetërore. Në Gjermani rrjedhin prej këtej dhe të drejta të caktuara për secilin prej deputetëve. Një deputet, ose një deputete kanë të drejtën që mund të ngrenë pretendimin se Bundestagu në vendimmarrjen për heqjen e imunitetit të mos orientohet nga motive arbitrare, apo jo relevante. Imuniteti i deputetëve ka të bëjë me procedurat penale, ose masa të tjera kundër anëtarëve të veçantë të Bundestagut. Ky lloj imuniteti nuk përjashton ato procedura, duke i bërë ato të varura nga miratimi i Bundestagut. Një miratim i tillë nuk do të thotë se bëhet fjalë për një dënim paraprak, apo paradënim për deputetin në fjalë. Deputeti mbetet anëtar i Bundestagut, nuk do të jetë i kufizuar, apo i dëmtuar në ushtrimin e mandatit të tij. Por në këtë kontekst duhet bërë dallim mes imunitetit dhe indemnitetit. Për mënyrën e të shprehurit në Bundestag deputeti është i mbrojtur nga sanksionet penale, por dhe nga padi të caktuara të gjykatës, të së drejtës civile, për dëmshpërblime etj. Indemniteti nuk mund të hiqet nga Bundestagu dhe mund të zgjasë dhe pas përfundimit të mandatit të deputetit. Prej fushës së indemnitetit përjashtohen rastet e shpifjeve, pretendimi dhe përhapja e fakteve të pavërteta kundrejt atyre, që janë të vërteta. Përveç kësaj deputeti ka të drejtë për të shërbyer si dëshmitar rreth personave, që atij të themi i kanë besuar fakte në cilësinë e tij si deputet,” deklaroi ambasadorja.

 

6 komente në “Ambasadorja gjermane: Bilanci i qeverisë në luftën ndaj korrupsionit nuk është inkurajues”

  1. Kalorsi i zi says:

    Ja do fusin ne burg Ilir Meten, Rulin, Imamin etj e Nano do te mari LCI por cfar na ndryshon ? Ne duam zhdukjen e Sali Berishes and/co. Nuk eshe Blendi fejziu per tu bere kryetar i PD ,,, turp

  2. Mallakastrioti says:

    E Nderuar z.Ambasadore:me qe ndodheni ne Tirane, dhe keni “Nderin” te Njihni nje Ilir meta, apo Sali Berisha, apo Fatmir mediu, tregoju ketyre “Zoterinjeve”,se me c´fare Akuzash dha Doreheqjen ministri i Mbrojtjes Gjermane:Karl teodor von Gutenberg??Vetem se u gjeten citate te shkruara nga te tjeret ne Mbrojtjen e Doktorates…
    Shiko c´fare ironie:me 21.janare ne Shqiperine berishjane Vriten 4-te pafajshem, dhe nuk Dha Doreheqje askush..bile u cilesuan “Fajtore” Viktimat..
    1-po Presidenti-Federal-Aktual Wulff, keto dite me c´fare Presjoni po Perballet??Te gjitha gazetat dhe kanalet tv.Gjermane,jane plote me artikuj ….pra vetem se ka anashkaluar Perqindjen ne nje kredi prej 500.000€….tregoj pra Zonja Ambasadore ketyre zoterinnjeve se si behet politika Gjermane..dhe se si reagon populli Gjerman….Dhe beju ketyre Zoterinje pyetjen e pare A jane Shqipetare??

  3. sali baxhella says:

    korrupsioni do ulet vetem kur te arrestohet Saliu sheqeres me dy kopuket etij dhe ate baxhellen serbe..sot per sot korrupsioni eshte i mbrojtur me kushtetute,gjykate dhe polici

  4. astriti says:

    zj Ambasadore-

    Kemi shpresa tek ju pasi gjermania eshte nje shtet i konsoliduar ne ligjet qe zbaton.Ju jetoni ketu dh ei ndiqni dh edini mire ngjarjet. A mund te gjeni ndonje zgjidhje te vogel qe ky korrupsion te minimizohet? a sdo ishte me mire se sa konstatimet qe na jepni dhe ne i vleresojme (por qe i dime sh em mire se saju) te na jepni ca zgjidhje si aty ne vendin tuaj.Pra te ndershkohet kush shkel apo nuk zbaton ligjin, po te zbtaohet ama..etje tj.
    Ju flm.

  5. AY says:

    Zonja ambasadore shqiptaret e thjeshte i dine shume mire keto gjera por nuk kane cfare te bejne. Jane ata pushtetaret qe ju mbeshtesni dhe qe vijne ne pushtet duke vjedhur votat qe nuk zbatojne asnje rregull etik.
    Keto fjale zonja ambasadore thuajini ne parlament, qeveri dhe cdo takim qe keni me pushtetaret tone te korruptuar. Dhe nese ata nuk do ju dedegjojne ( gje qe do te ndodhe sigurisht) thjesht mos i mbeshtesni me dhe kete gje thuajeni hapur.
    Ambasadoret e huaj si ju zonje mendojne se shqiptaret jane kafshe me bisht qe nuk merritojne te udhehiqen nga njerez me te mire se Bisha. Dhe ato pak perpjekje qe ben ky popull per te larguar kete Bishe ( kupto 21 janarin ) ju e mbysni me mosmbeshtetjen tuaj dhe me mesazhet e gabuara qe dergoni.
    Ketu nuk jemi ne afrike Zonje dhe nuk mund te vrasim Demokracine e vertete per shkak te nje pseudo stabiliteti sic deshironi ju.
    Mos na tregoni me perralla me gjermani zonja ambasadore sepse ne e dime se cfare eshte e drejte dhe cfare jo por nuk mund te bejme asgje, edhe per fajin tuaj.

  6. Ekonomisti says:

    TRE TE VERTETA.
    1-Kanceri Nr1 ne tiranistan eshte ajduteria e politikaneve qe quhet korupsion.
    2-Tu konfiskohet pasuria e tyre dhe familjare per c’do qindarke qe kane mbi rogen,duke filluar nga familja e Metes.
    3-Kjo pasuri te destinohet per shendetin e popullit te semure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje