Dhuna, Skënderbeu 8 ndeshje jashtë fushe, por nuk i jepet fitorja në tavolinë Flamurtarit

3 Shkurt 2012, 15:47Sport TEMA

Komisioni i disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar me 8 ndeshje jashtë fushe ekipin e Skënderbeut pas dhunës të ushtruar disa ditë më parë në takimin mes këtij ekipi dhe Flamurtarit.

Gjithashtu FSHF-ja ka pezulluar për dy ndeshje dhe ka dënuar me 100 mijë lekë gjobë zv. trajnerin e Skënderbeut Lorenc Hysi.

Por, Komisioni nuk i ka dhënë në tavolinë Flamurtarit, që la ndeshjen pas dhunës ndaj arbitrit, çka solli edhe shënimin e dy golave të tjerë nga Skënderbeu.

Në ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, e cila u zhvillua disa ditë më parë, pati dhunë nga tifozët korçarë.

Tifozat kanë hedhur në fushë sende të forta në shenjë proteste, duke qëlluar kështu një prej arbitrave anësorë.

Arbitri Ridigels Cokaj mori ndihmën mjekësore në fushë, kurse loja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë u ndërpre për disa minuta.

Ndeshja me rezultat aktual 2:1 rifilloi pas 14 minutash ndërprerje, ndërsa arbitri i plagosur la fushën dhe u zëvëndësua nga Artan Taullaraj.

5 komente në “Dhuna, Skënderbeu 8 ndeshje jashtë fushe, por nuk i jepet fitorja në tavolinë Flamurtarit”

  1. Latif dreqi says:

    Hahaha, arbitri u quaka Ridigels?!! hahaha

  2. kola says:

    ha ha denim , pastaj thone dhe kritikojn Taqin se pse nuk sponcorizon futbollin shqiptare po ate italjan , ja pse , ky seshte denim, kjo eshte shaka , ne keto kushte atmosferike dhe po te dojne korqaret smunden te zhvillojn ndeshje ne korqe , FSHF u ka bere nder , at duheshin te perjashtoheshin fare ,

  3. Koli says:

    Vlersoj qytetarne e Shkelqim Muces karshi cilimiut Korcar.Mjer ne per komision disipline qe kemi.Goditet gjyqtari ne dhomat e cveshjes ne pogradec nga tifoz dhe denohet ekipi te mos luaj ne qytet gjate gjithe fazes.Gjakoset gjyqtari ne fushe nga korcaret dhe nderpritet ndeshja po ne pogradec dhe per ironi denohet pak fusha e korces, nuk i hiqen piket sipas rregullores dhe denimin me te rende e mer ekipi i vlores.Keshtu ne kete ruge te bukur vepro o “KOMISION I PADISIPLINUAR”

    1. kozel says:

      ik o koli ha ndonje pershesh ande mos na bej si specialist .

  4. murati says:

    VLORA IKU KOHA E LLAFEVE SKENI ME BYTH
    JU BASKETBOLLIN MIR E KENI PO TE ISHIT DOBET KENI RAMEN
    PD DO FITOJ GJITHMON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje