Ish- i dashuri i Çiljetës dhe dy punonjës të Ministrisë së Brendshme vjedhin 250 milion lekë cigare

6 Shkurt 2012, 11:07Politika TEMA
Ish- i dashuri i Çiljetës dhe dy punonjës të

Tani na është mësuar veshi të zgjohemi në mëngjes e të shohim lajme të tillë si ‘Tentohet të vritet i dashuri i Ingridit’, ‘Ekzekutohet i shoqi i Inisit’, ‘Arrestohet ish- i dashuri i Çiljetës’, etj. Bota e të ashtuquajturit showbiz në Shqipëri është shumë e pasur. Kështu ka ndodhur edhe dje kur sipas gazetës Shqiptarja.com, është shpallur në kërkim Romeo Shehu, ish- i dashuri i Çiljeta Xhilagës, për vjedhjen e cigareve në një vlerë prej 250 milion lekë. Mësohet se Shehu, së bashku me dy persona të tjerë, kanë vjedhur magazinën e cigareve në pronësi të Neki Qoses. Ky i fundit mësohet se kishte marrë me qira një sipërfaqe magazine pikërisht një prej të arrestuarve, ku edhe kishte sistemuar mallin që tregtonte me shumicë. Policia bllokoi një kontenier në të cilën ndodhej i fshehur malli me vlerë, i cili, sipas hetuesve, kapte shifrën e 250 milionë lekëve të vjetra.

Por më interesante bëhet historia sepse personat që kanë bashkëpunuar me Romeon e Çiljetës janë dy punonjës të ministrisë së Brendshme. Sipas gazetës Shekulli ata janë Gerti Fregjaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe Ervin Goxhaj, 30 vjeç banues në Tiranë, i pari punonjësi i Ministrisë së Brendshme në Drejtorinë e Rezervave të Shtetit, ndërsa i dyti punonjës në sektorin e Pronave të këtij dikasteri.

10 komente në “Ish- i dashuri i Çiljetës dhe dy punonjës të Ministrisë së Brendshme vjedhin 250 milion lekë cigare”

  1. net says:

    ne tere boten eshte policia qe bashkepunon me boten e krimit, edhe ako e jona edhe deri fbi e cia punojn sebashku, se ndryshe nuk ka llogjike :))

    1. Albann says:

      Ashtu thom dhe une.Ne gjithe boten eshte mafia qe siguron rendin dhe ndeshkon kriminelet…Prandaj e kemi qef te votojme hajdutet dhe vrasesit…Po kujt ia thua….

  2. Eri says:

    Keta nuk vjedhin si mia 2-3 milion leke malle, por 250 milion dhe mendonin se do ia hidhnin pa u kuptuar.

  3. dumbabsi says:

    Edhe ky do jete i antarsuar ne PD si Ciljeta

  4. dritani says:

    TemA mos u habisni.
    Ky eshte roli i medias qe shet “produkte mediatike” ne emer te ekonomise se tregut dhe krijon “modele shoqerore” te cilat i ngre ne piedestal.
    Keto modele i serviren femijeve dhe te rinjve si modele suksesi.
    Nje nga keto “modele” kishte prodhuar edhe “lajm kulturor” para ca ditesh por per fat nuk po e shoh me te qarkulloje (si model e kam fjalen).
    Ka nje moral cdo gje.

  5. gimi says:

    Mero ky fjali me emrin Fregjaj eshte kryetar i FRPD dhe ka qene drejtues i fushates se Lulzim Bashes ne zonen e kinostudios…

  6. ismeti says:

    po te till kryminister keni hajdut

  7. i treti i verteti says:

    e kam bythen e mir
    o sa mir

  8. mallakastrioti says:

    problemi seshte se eshte i dashuri i cilietes apo i madones problemi eshte se vjedh nje qe punon ne minisrin e brencme..

  9. beni says:

    Per kete duhet te prononcohet ministri i brenshem dhe te marre pergjigjesite ,se nuk jane ne ate vend vetem per te siguruar familjet e tyre por per te siguruar rend e qetesi e gjith shqiptareve,dhe eshte e pa pranueshme qe nje punojes i ministrise se mbrenshme te bashkepunoje ne vjedhje, ky eshte krimi i organizuar se brina nuk ka por keta jane flliqesirat e ketij shteti te kalbur deri ne palce,pis pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje