Bedri Blloshi është një dëshmitar i krimeve të komunizmit me pasoja tragjike për familjen Blloshmi. Ai ka folur shumë herë për këtë gjë, më shumë për të mbajtur gjallë kujtimin e të vëllait të pushkatuar, Vilson Blloshmi, portreti i të cilit, përkrah të të pushkatuarve të tjerë poetë, Trifon Xhagjikan e Genc Leka, është përfshirë në një kënd të Pavijonit të Terrorit Komunist. Bedri Blloshmi ka botuar së fundi librin “Rrëfime nga ferri komunist” (Almera 2011) ku përshkruan ndër të tjera mjetet e dhunës në burgje. Në Pavijonin e Terrorit Komunist janë ekspozuar edhe objekte që mund të kujtojnë torturën dhe terrorin por nuk janë objekte autentike, me vlerë historike. Biseda nis nga eksponati i mjeteve të torturës ku dominojnë zinxhirë të çfarëdoshëm, te qelia e imituar.
Janë origjinale këto objekte të torturës?
Prangat gjermane po, çelësat janë i rinj. Nuk përdorej ky tip.
Cilat nga këto pranga ishin më të rëndat?
Gjermanet.
Po litari?
Litari është i tanishëm. Në vend të litarit mungon teli me gjemba, nga ai i Kavajës.
E njihni këtë tip regjistri, “Masat disiplinore – Izolimi”?
Duhet të jetë për administratën e burgjeve.
Po këtë tip shkopi gome, e njihni?
Është një imitim.
A ka një gjë origjinale te kjo stendë?
Vetëm hekurat.
Domethënë mjetet e torturës që shohim nuk janë këto?
Jo, jo, jo.
Çfarë mungon?
Mungon pafta e hekurave që është me pika saldimi nga brenda. Kjo bëhej pikërisht për këtë punë, për torturë. Kur shtrëngoheshin hekurat ajo hynte deri në mish.
Këtu s’ka dru. Drutë që përdorën për të rrahur njerëz në Qafë Bari.
Atëherë kalojmë pak te stenda e Qafës së Barit.
Shikoni këto portrete. Këtij ia kanë nxjerrë syrin nga e rrahura me dru. Kur hyra në dhomë sepse më kish ardhur radha për t’u rrahur, dhoma ishte plot me gjak. Drutë u rrëshqitshnin policëve nga gjaku. Këtij që i kanë nxjerrë syrin e kanë pushkatuar me një sy. Trupa e tyre i gjeta në Shkodër.
Është e plotë kjo pjesë për të paraqitur revoltën e Spaçit e të Qafë Barit?
I kanë ngatërruar, kjo pjesë që i takon historisë së Spaçit e kanë vënë si të Qafë Barit. Ka të tjerë të vrarë në Spaç.
(Bedriu bën një bilanc të shpejtë të portreteve) Këta janë të arrestuarit. Ky ka vdekur; ky është i paralizuar; këtë e kanë vrarë; këtë s’e di ku është; ky është në Greqi; këtë e kanë vrarë; ky është gjallë po në Fushë Krujë; ky është polic burgu.
Unë po bëj një libër për revoltën e Qafës së Barit.
Është e saktë lista me 24 pjesëmarrësit në revoltën e Qafë Barit?
Jo. Gjysma e tyre u ka dalë dëshmitarë shokëve. Gjysmat bashkëpunuan me policinë dhe u liruan. 12 vetë u dënuan.
Këto enë?
Gota e çajit është pikërisht kështu, tenxherja po. Këtu mungojnë objektet e hetuesisë. Mungon tavolina dhe karrigia e betonuar. Biruca është gjithashtu imitim.
Kalojmë pak tek qelia?
Biruca duhet të jetë më e ngushtë. Dritarja nuk vihet këtu, por lart që të mos e arrijë i dënuari, llampa rri e futur në mur, me shufra hekuri që i burgosuri të mos bëjë vetëvrasje. Në birucë të lidhnin duar e këmbë.
Shkrime të këtij lloji “Rroftë Shqipëria e lirë’ mund të kishte?
Jo, jo. Këto janë përralla. Autorët e ekspozitës supozojnë që të burgosurit mund të kenë shkruar me gjak. Edhe mund të ketë gjëra të tilla…
Kokorja?
Nuk është kokore e vërtetë kjo. Kokorja e dënimit që i vihet të dënuarit me vdekje siç më ka ndodhur mua, ka sfondin e zi, sipër ka hartën e Shqipërisë të bardhë.
Batanijet janë në rregull në këtë mënyrë, e hapur përtokë?
Batanija rri e palosur, sepse nuk të lë polici të ulesh në batanije.
Shapkat?
Shapkat nuk lejohen brenda… Pagurja e shurrës është ajo.
Dera me këtë të çarë është “korrekte”?
Vetëm se duhet një shufër hekuri në mes, përndryshe mund të mendohet që i dënuari mund të fusë dorën e të hapë derën.
Është riprodhur si duhet rregullorja e brendshme e dhomës së izolimit? (lexojmë)
I burgosuri duhet të zbatojë këto rregullore, orarin dhe regjimin e burgut; I ndalohet të lexojë çdo lloj shkrimi me përjashtim të atyre që i lejon hetuesia; I ndalohet të flasë me zë të lartë; të komunikojë me dhomat fqinje; të argëtohet me këngë; i ndalohet të mbajë ushqime, ndërresa, përveç veshjeve trupore, batanijeve të fjetjes; I lejohet një pagurë plastike për urinim, për ujë të pijshëm, një pako biskota, 10 cigare të hapura, dokumente të akuzës dhe dënimit dhe asgjë tjetër; për nevoja personale nxirret në banjë tre herë në ditë (mëngjes, drekë, darkë), ajrosja bëhet me urdhër të veçantë; i izoluari duhet të flejë prej orës 21.00-05.00; duhet të mbajë rregull dhe pastërti. Firmosur nga komisari, komandanti.
Nga të gjitha këto biskotat nuk lejoheshin dhe as cigaret, që t’i ndizte gardiani.
Si ju duket e gjitha kjo ekspozitë?
Një pjesë e krimit komunist. Janë 5 mijë e ca vetë të zhdukur pa fotografi, pa gjë. Unë për shembull xhaxhanë që ka vdekur në burg s’e shoh këtu, as babanë që ka qenë në burg s’e shoh. Ky është një show politik.
Ju i dëgjuar fjalimet?
Jo. S’merrem me komunistët unë. Të dëgjoj sekretarin e partisë që bën luftë klase? Sot të gjithë ata që erdhën janë bijtë e atyre që vranë këta njerëz. I ka akoma në qeveri. Ky është show për ndërkombëtarët.
SHEKULLI
Saliu perpiqet te tregoje gjurmet
z.blloshmi thote:-Ja Ujku…
E morem vesh,qe SOCIALIZMI PASKA QENE DIKTATURE,SE E PRANONIN EDHE VETE NJE GJE TE TILLE!!!Po si SPJEGOHET,QE NE KETO 21 VJET,GJOJA DEMOKRACI,SALI BERISHA ME KLIKEN E TIJ FASHISTE KA BERE AQ KRIME SA EDHE ENVER HOXHA NUK DO KISHTE GUXIMIN T’I BENTE KUNDER NJEREZVE TE PAFAJSHEM???U VRANE 26 VETE NE GERDEC DHE U PLAGOSEN ME QINDRA!!!U SHKATERRUAN QINDRA SHTEPI E BIZNESE!!!U SHPERDORUAN MILIONA DOLLARE ARMATIM E MUNICIONE USHTARAKE,PASURI E POPULLIT!!!KUSH ISHTE FAJTORI NE GJITHE KETE TRAGJEDI???VETEM SALI BERISHA!!!U VRANE 4 PROTESTUES PAQESORE ME DUAR NE XHAPA NE MES TE BULEVARDIT PARA KRYEMINISTRISE!!!Ne se thuhet se u qelluan,se po SULMONIN KRYEMINISTRINE,PRA PER MBROJTJEN E SAJ,PSE NUK U QELLUAN ATA,QE PASKAN HYRE BRENDA GARDHIT ME MJETE TE RREZIKESHME NE DORE,APO STILOLAPSA E CADRA PUSHKE???TE GJITHA KETO I KA BERE SALI BERISHA!!!MIRE ENVERI E PRANONTE DIKTATIREN,PO SALI BERISHA DHE BOTA PERENDIMORE ,QE KREKOSEN SE NE SHQIPERI QENKA VENDOSUR DEMOKRACIA,PSE HESHTET NDAJ KETYRE KRIMEVE????JA PRA,KY ESHTE SISTEMI KAPITALISTO-FASHIST!!!
ore Bedri (B)….Une dhe ti kemi qene bashke ne burge…,me njefe dhe te njofe fare mire, vete kaq po te them “spiun ordhiner ishe” ti nje coban (mokrrar) Sali spiun te mori nga kraba dhe te beri kolonel ne garden e presidentit…, ke 15 vjet sane lepires ne PD-E spiuneve kaq,Sala ka 5 vjet qe nuk ta vare dhe ti sot thua se Sala eshte skeketar partie….”spiunet nuk kane as fytyr dhe as shtyll kurizore” Luan Kavaja i lindur ne intrenim dhe 20 burg-pilitik. (ky eshte moraxhi Bedri (B)
Nazmi Seitaj says:
May 2, 2014 at 3:38 pm
z. Nazmi Seitaj, i cili i ka njohur mirë dy poetët, Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin; madje ka shkruar edhe një libër për kalvarin e tyre, me titullin Ngadhnjimi i shpirtit. Letrën po e përcjell në vijim (me lejen e autorit, të cilin e falënderoj përzemërsisht), së bashku me materialin që i bashkëngjitet. 2Xh]
Lexova shkrimin Retorika lëndon dhe ndjehem i prekur nga ndjesitë e shkrimit tuaj të sinqertë e të kthjellët, por ndjehem edhe i tronditur nga ajo e vërtetë që ju përmendni : Nëse poetët martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi do t’i rezistojnë apo jo kohës. Meqënëse këta dy poetë kanë qënë miqtë e mi më të dashur ndjehem i përkushtuar t’ju shkruaj me një respekt të thellë për shqetësimin që shprehni. Për këta poetë me fat tragjik është folur shumë por ndonjëherë ngre krye falsiteti dhe hipokrizia. Ndonjë nga politikanët mundohet të fitojë prej tyre kredo politike, ndërsa ndonjë shkrimtar i thekur i monizmit shkruan për ata që të afirmohet si demokrat kur as i regëtinte sado pak zemra ndërsa vriteshin poetët e rinj e të pafajshëm. Ka prej tyre që kanë ngritur kartonat për t’i dënuar dhe sot u thurin lavde. Kësisoj të vjen ndërmend Noli ynë kur shkruan për Franc Shubertin se: na e vranë të gjallë, na e monopolizuan dhe të vdekur.
E vërteta e hidhur e memorialit të tyre në qytetin e Librazhdit i cili nga dita në ditë rrënohet dhe asgjësohet, rrëfen më së miri edhe harresën ndaj tyre dhe kjo ka të bëjë me kujdesin e shtetit ndaj martirëve por edhe me kulturën njerëzore të një vendi. Por ajo që është edhe më shumë për të ardhur keq, sipas perceptimit tim, forma dhe ideja e memorialit nuk është e realizuar.
A do të harrohen poetët? Edhe pse ata u ndanë nga jeta të rinj dhe jetuan në kushtet e një skllavërie e tiranie nga më të egrat e më barbaret krijuan shumë por ua asgjësuan dhe i vetasgjësuan ato në kushtet e terrorit gjatë kohës së kontrollit nga hetuesia, para se t’i arrestonin. E megjithëkëtë disa nga krijimet e tyre mbetën. Nga ato rrënoja që mbetën ne mundemi të shohim madhështinë e tyre. Jeta e tyre dhe arti i tyre për ato vlera që kanë mendoj se do të mbeten në kujtesën e njerëzve me ndjesi të veçanta. Ata nuk e meritojnë harresën.
MBI TË VËRTETËN E PUSHKATIMIT TË POETËVE GENC LEKA DHE VILSON BLLOSHMI
Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, djem të lindur në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit, i pari në mars të vitit 1941 dhe tjetri në mars të vitit 1948 ishin kushërinj të parë. Të dy mundën të kryenin vetëm arsimin e mesëm (shkollën pedagogjike Elbasan). Për më tepër, nuk iu dha mundësia, mbasi ata ishin cilësuar nga partia në pushtet si elementë me “biografi të keqe”.
E vërteta është se në Bërzeshtë, si fisi i Lekajve ashtu edhe ai i Blloshmëve, kishin qënë veprimtarë të lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Por mbas çlirimit i ati i Genc Lekës, Bardho Leka, financier me arsim të mesëm pedagogjik, u arratis në Jugosllavi në vitin 1951, ndërsa ishte në marrëdhënie pune si shef finance në ndërmarrjen tregtare shtetërore të qytetit të Librazhdit. Arsyeja e arratisjes ishte se Bardho Leka, përpara se të vinte sistemi komunist, për arsye të disa grindjeve e ofezave që i patën bërë nja dy kapadainj, i vrau ata me armën e tij dhe nga meraku i ndonjë dënimi të mundshëm ai zgjodhi alternativën e arratisjes.
Fill mbas kësaj ndaj gruas së tij Nergjize Leka dhe tre fëmijëve, Gencit dhe dy motrave të tij, filloi një persekutim i egër. Nergjizja, nëna e Gencit, vinte nga një familje nacionaliste nga Mokra e Pogradecit dhe njërin prej vëllezërve e kishte të arratisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nergjizen e internuan në kampet e Tepelenës e Lushnjes, ndërsa fëmijët i shpërndanë tek të afërmit e tyre, që t’i mbanin për mëshirë.
Babai i Gencit, Bardhua, edhe pse u arratis, pati ardhur në fshatin e tij të Bërzeshtës me qëllim që të merrte në arrati gruan dhe fëmijët, por nuk mundi ta realizonte këtë për arsye të rezistencës që pati hasur nga e shoqja e cila kishte merakun se mund t’i kapnin dhe kjo do tu shkaktonte atyre pasoja më të rënda. Bardho Leka, duke dashur t’u bënte sfidë forcave të ndjekjes, u linte letra në vende të dukshme ku u shkruante se e kishte shkelur kufirin por ata nuk ishin të zotë që ta zinin. Dhe në të vërtetë ashtu ndodhte, ata e ndiqnin, e rrethonin por nuk mundën ta vinin në çark. Për këtë arsye pushtetarët patën deklaruar se këpucët që po grisnin duke ndjekur Bardhon do t’i paguante i biri, Genc Leka…
Një nga strehuesit dhe mbrojtësit e Bardho Lekës kur ai vinte e shkelte kufirin ishte Hasan Blloshmi, xhaxhai i Vilson Blloshmit i cili e kishte Bardhon dajën e tij. Hasan Blloshmi, edhe pse kishte qenë partizan gjatë luftës dhe ndjekës i bandave antikomuniste mbas çlirimit, për shkakun se kishte mbajtur të strehuar Bardho Lekën, u dënua me njëzet vjet burg politik nga regjimi i E. Hoxhës. Vite më vonë u dënua me burg politik edhe babai i Vilsonit për agjitacion e propagandë. Kësisoj fisit të Blloshmëve iu vu damka e kulakut dhe armikut të klasës dhe iu mohua triska e të qenit Anëtar të Frontit Demokratik. Si rrjedhim tashmë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u renditën në kampin e armiqëve të klasës dhe do të luftoheshin sistematikisht nga pushteti në fuqi.
Genc Lekës iu rëndua edhe më biografia e tij e kur u martua me Zhulieta Robon, një arsimtare dhe kolege e tij, e cila ishte e bija e Koli Robos, ish prefektit të Korçës gjatë regjimit të Mbretit Zogu i Parë. Koli Robo ishte burgosur fill mbas çlirimit dhe vdiq nga torturat në burgun politik të E. Hoxhës.
Genc Leka punoi arsimtar nëpër fshatrat e thella të Librazhdit nga viti 1960 deri në muajin mars të vitit 1966, ndërsa Vilson Blloshmi edhe pse kishte mbaruar arsimin pedagogjik, nuk punoi as dhe një ditë në mësuesi. Ai provoi vetëm punët më të rënda në kooperativën bujqësore dhe atë të minatorit në galeritë e thella të minierave të Prrenjasit. Ndërsa Genci, si e hoqën nga arsimi punoi në ndërmarrjen bujqësore shtetërore të Librazhdit. Të dy këta poetë i dërguan të kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak në brigada të rëndomta pune, ku punonin punë të rënda krahu pa të drejtën për të mbajtur armë luftarake.
Gjatë këtyre viteve të rënda të persekutimit të tyre ata me një stoicizëm të pashembullt lexonin, studionin dhe krijonin në mënyrë intensive gjatë orëve të natës duke dëmtuar dukshëm shëndetin e tyre.
Përralla se ata bënin sabotime ekonomike në kooperativë duke hedhur grurin e sapo shirë në lumin e Shkumbinit e profka të tjera si këto, nuk janë veçse një skenar banal e trashanik për t’i dënuar e asgjësuar ata fizikisht. Vetë gjykatësja të cilës ju ngarkua gjykimi i këtij ‘‘krimi’’ nuk pranoi t’i gjykonte ata djem dhe bëri dorëheqjen nga ai proces i sajuar. Pas kësaj, gjykimi ju ngarkua një gjykatësi tjetër i cili pranoi të ecte në gjurmët e skenarit të realizuar nga një grup pune i Komitetit të Partisë në rrethin e Librazhdit.
Shkëndijë e parë për arrestimin e poetëve u bë martesa e Vilson Blloshmit me një vajzë nga Tirana. Të braktiste kryeqytetin një vajzë e të shkonte për t’u martuar në një fshat të largët malor me një punëtor krahu të deklasuar ishte e padëgjuar. Pushtetarët e Librazhdit nuk i mbante vendi. Kjo martesë e Vilsonit, talenti i poetëve në fushën e artit dhe studimeve shkencore të tyre i bënte pushtetarët xhelozë dhe ata ishin të gatshëm për t’u shtypur kokat. Partisë në pushtet i duhej ta mbante popullin të nënshtruar e të sundonte ngado në atë epokë kur vendi përjetonte një krizë të thellë ekonomike e politike. Nuk duhet harruar se atëherë vendi ishte në vazhdën e luftës kriminale e absurde që bënte Partia ndaj grupit të ashtuquajtur puçist në ushtri të kryesuar nga ministri i mbrojtjes Beqir Balluku e të tjerë. Jemi në atë kohë kur pati viktima ngado; në kuadrot e ekonomisë, politikës e në fushën e artit. Uragani i së keqes ishte një zjarr që do të digjte me përmasa të mëdha. Po përgatitej prishja e marrëdhënieve me R. P. të Kinës e pas kësaj do të eliminohej kryeministri i vendit. Lufta e klasave po merrte përmasa të papara. Populli duhej të përgatitej për të gjitha këto duke u bashkuar rreth Partisë me një unitet të çeliktë. Vendi ynë i vogël socialist duhej ti bënte sfidë kampit kapitalist e njëkohësisht kampit revizionist. Vetëm duke e parë në këtë këndvështrim do të kuptohet me qartësi eliminimi i grupit armiqësor të Bërzeshtës dhe pushkatimi i poetëve Leka e Blloshmi. Ndërsa duke e parë si një ngjarje të veçantë e të shkëputur do të na duket si diçka gati absurde dhe e pakuptimtë. Ashtu si ata me poste e me pushtet, Partisë i duheshin edhe viktima të tjera qofshin ata pa pushtet por thjesht të deklasuar ashtu siç ishin Genc Leka e Vilson Blloshmi, mjafton që t’i vihej fre popullit e të mbahej i nënshtruar. I ashtuquajturi “ revolucion socialist” ishte i pamëshirshëm.
Disa herë Instituti i Gjuhësisë dhe i Let:ersisë në Tiranë i pat kërkuar rrethit të Librazhdit që G. Lekës, i cili po linte një krijimtari të madhe e me vlera, t’i krijoheshin kushte për punët studimore në gjuhësi, por kjo refuzohej me egërsi nga kuadrot e larta të rrethit. Genci kërkohej edhe nga Radio Televizioni si folës në ekranin e vogël, mbasi kishte konkurruar dhe komisioni ishte mahnitur nga zëri i tij i jashtëzakonshëm, por përsëri nga rrethi i Librazhdit vinte i njëjti refuzim.
Para se të arrestoheshin poetët, në mars të vitit 1976 u arrestua dhe iu kalua për pyetje hetuesisë vëllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi reth 24 vjeç në atë kohë. E vërteta është se Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u arrestuan katër muaj mbas arrestimit të Bedri Blloshmit i cili ishte pyetur e shoshitur mirë në hetuesinë e Librazhdit. Gjyqi në fillim vendosi të pushkatohej Bedri Blloshmi e jo Vilsoni, por ndodhi e kundërta. Bedriut ju fal jeta, duke e shkëmbyer me atë të Vilsonit.
Ajo që është shkruar e shkruhet shpesh se G. Leka e V. Blloshmi u pushkatuan thjesht për poezitë që shkruanin nuk është veçse një pjesëz e së vërtetës. Por le të shpresojmë për më të mirën.
Përshëndetje të sinqerta, Nazmi Seitaj.
– See more at: http://gazetadielli.com/blloshmi-z-kryeminister-mos-luani-dhimbjen-tone-te-pergjakur/#sthash.PJikx01i.dpuf
E rande po e demaskoni Doktorin me keto artikuj, po si keni mire punet keshtu, ju them une ju
Zoteri, ke pasur gjithe ate guxim qe te perplasesh me bishat e sistemit komunist dhe nuk po arrin qe te prononcohesh hapur kunder bijve te tyre dhe veglave te tyre ne pushtet?
Ne pozicionin tuaj nuk do te kishte force qe te ma mbyllte gojen perpara ketyre pushtetareve dallkauke qe kalerojne mbi kurrizin tuaj te copetuar nga torturat qe baballaret dhe shefat e tyre ju kane bere.
Nuk do kisha lene media te shkruar dhe vizive pa folur.
Ha ha, xhozi afer Sales, plac o Lul Basha.
duhet te kishte materjale per salukun me pseudonimin penicilina
dhe per top allin si dizinjatorja
Zoti Bedri
Dekoratat që mban ende Enver Hoxha
Ish-diktatori mban ende titujt dhe dekoratat e marra kur ishte në krye të diktaturës komuniste. Enver Hoxha mban në total 14 dekorata si Urdhri “Hero Kombëtar”, Titulli “Hero i Popullit”, Titulli “Hero i Punës Socialiste”, Urdhri i Lirisë i Klasit të Pare, Urdhri i Flamurit, Medalja e kujtimit, Urdhri “Ylli Partizan” i klasit të parë, Urdhri i “Skënderbeut” i Klasit të Pare, Urdhri i Trimërisë, Urdhri “Ylli i kuq”, Medalja e Trimërisë, Medalja e Çlirimit, Dekoratë nga Partia Komuniste Italiane me Urdhrin “Ylli Garibaldit”, Dekoratë me Urdhrin “Suvorov” të Klasit të I nga Presidiumi i Sovjetit Suprem të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.
Erald Kapri, G.Panorama
Mos valle ne burgje e tjera perdoren pranga prej letre, shkopinj prej pambuku, gaveta te argjendeta,pushke prej druri, biruca 4mx4m me divana dhe televizor e comjuter apo zinxhira prej thuprash?
Mos jane me te mire burgjet e Guantanamos. Kudo, burgjet jane per ti bere qe te vuajne denimin te burgosurit.Natyrisht te shohesh nje njeri qe vuan ,edhe pse ka bere krime, te vjen keq se eshte qenje njerzore por shoqeria akoma nuk ka shpikur nje model tjeter ku ata qe shkelin ligjet te denohen dhe te mos vuajne denimin.Ne fund te fundit kjo eshte pergjigja qe shoqeria nepermjet ligjeve u jep atyre qe i kundervihen interesave te saj, sigurise se jetes dhe qetesise publike.
Ky qe komenton ketu ka te drejte kur thote qe ky eshte nje show politik sepse nuk eshte koha per te renditur krimet e komunizmit kur ujku Sali dhe banda e tij po na shqyen te gjitheve ne drite te diellit.
Mendoni nje çast te ngrini nje pavion te krimeve qe ka bere banda e Sali serbit ndaj popullit dhe vendit tone gjate 21 vjeteve dhe jo neper burgje se atje eshte llahtar po te mendosh se si perdhoset dinjiteti i njeriut “te lire”
Eshte koha te heqim qafe keta kriminel te cilet per te bere te harrohen krimet e tyre te perditeshme tregojne me gisht “krimet” e socializmit.
E çfare perfiton populli nga kjo? vetem çoroditje dhe deziluzion.
Duke lehur akoma per ato qe kane ngjare gjate diktatures se Proletariatit, klasa politike e sotme e zhytur ne tradheti kombetare , krim dhe korupsion kerkone te fsheh gjurmet e saj dhe te fashis urrejtjen qe ka perfshire mbare popullin shqiptar.
Jam shume kureshtar te di se çfare po i tregon Sali-Baxhanak -Gerdeci kesaj “Nexhmie”-Xhelefine Topallisë…apo valle po i thote per punet qe ka bere si Sekretar i Partise ne kohet e tij te Rinise .
Ne muze duhen edhe fotot e mbrojteseve te krimeve enveriste:Hysni Milloshi dhe Muharem Xhafa.s’mbulohet dielli me shoshe,thote populli
More, nuk paska pasur te drejte shteti shqiptar i Diktatures se Proletariatit, qe t’u bente presion deri edhe fizik te akuzuarve si armiq te popullit shqiptar?!
Po pse, si vepron Amerika! I perkedhel?! Po si u soll SHIK-u i Berishes me Remzi Hoxhen!
Pavioni i sajuar nga krushku i Sali Berishes, Luan Malltezi, eshte nje show per te mashtruar brezin e ri.
cdo gje qe nga “shembja e diktatures” ka qene nje show i Ramiz Alise qe perdori marjonetat i ish sigurimit shtetit duke filluar nga sekretari partise dhe spiun i sigurimit Sali Ram Berisha e azem hajdari me shoke,,dhe e ashtuquajtura “greve urije” e studenteve qe organizuar nga ramiz aija me sigurimin e shtetit..ne ate “grev”e kane marr pjese shume femije te ish komunisteve me fanatike dhe ish sigurimsave pa qene fare studente..gjate asaj kohe jetoja ne Gjermani dhe ne tv kryesor gjerman ne nje nga komentet nj poitikan i landit nordrhein westfalen tha ..kjo me shume eshte nje show se sa e vertete..nuk ka disidence ne shqiperi..ne krye te kesa levizje jane vene ish funksionare te PPSH dhe ca vagabonte qe i kane sherbyer sigurimit shteti dhe duket haptas nga intervistat qe skane asnje ide nga politika
TI me pseudonimin POPULL
Ke nje pseudonim te shenjte dhe simbolik
por nga komentet duket qe je çyryk.
ç’lidhje ka Hysni Milloshi dhe Muharem Xhafa me ato qe beheshin neper burgje.Hysni Milloshi eshte burre se i doli zot komunisteve te ndershem ne kohen qe komuniste te poshter si ky qen qe kemi ne krye dhe qe ti e merr ne mbojtje , pra si keta qe u shndruan per nje dite ne demokrat por qe ne fakt jane bande hajdutesh, e shiten nderin e tyre dhe te komunistit te vertete.
Sot ne Shqiperin tone, i madh dhe i vogel e ka marre vesh se eshte koha te kapim e denojme ujkun qe po na poshtron e vjedh te gjitheve ne mes te dites kurse ju duke dashur ti merrni ne mbrojtje keta kriminal , na tregoni gjurmet e 30 vjeteve me pare.
Hiqe te pakten ate pseudonim dhe merr nje pseudonim qe te takon sipas permbajtjes se komenteve, p.sh. Sahanlepiresi i Sali serbit.
Eshte e udhes qe te vihen dhe sherbysit qe sherbyen ne kampe burgjet e rregjimit flas per ata qe kane vene dore mbi te denuarit .
Po ju jap nji fakt ne Qafen e Barit ku : Edmond Caja dhe Fatos Zhulali i vellai i Safet Zhulsit, Mond Caja Komandanti i Burgut te Qafe Barit e Fatos Zhulali Mjek te dy te lidhur me njeri tjetrin ,Edmond Caja ose Kaloresi i Sketerres siç e quajten me vone te denuarit ka bere Turtura ç’njerezore te te denuarit Politik te Qaf Barit,me nji kamzhik ne dore dhe me duart plot gjak barbari rrifte te denuarit politik te cilet reparti famekeq i 326 te asaj kohe i lidhte me Kembe siper dhe kok poshte dhe Edmnod Caja ky kaubojs i Sketerres bente Turturat nga me ç’njerrezoret.
Aty ishte dhe Zylyftar Ramizi ish Zevendesi i Hekuran Isajt aty ishte dhe Kasem Kaçi drejtori i Policise se shtetit aty ishte dhe Dhimiter Kristafi ish drejtori i Kampe burgjeve aty ishte dhe Ilir Mustafaraj zevendes minister i Ministrise se Brendeshme ku mbulonte Policine e shtetit,aty ishte dhe mjeku ose Doktori Fatos Zhulali qe ne vend qe ti mjekonte i injeksonte per ti ven ne gjume dhe me lloj lloj ilaçesh qe perdorte pavioni nr 17 çmendia e Tiranes .
Aty kontriboi dhe Labo çabo nji ish polic i 326 ku ka bo kerrdine me turtura dhe sot eshte ne Post te larte ne Policine e Volres po ashtu dhe ilir Mustafaraj ne Ministrine e Brendeshme ku punon dhe sot.
Kaq di une se kane kalu shum kohe po ka dhe te tjere prsh Rrem Abazi dhe ky baterrdine komandanti i 326 te asaj kohe rrafje dhe turtura pa hesap.
Dhe ja shikoni sot po ata po ajo pjelle e dikatures kudo ne Kryeministri e perfaqson xhelati spiuni tradhatri hajduti rranacaku Vrasesi SALI romi BERISHA.Po ashtu ne çdo cep Milionera po pushim vjedhje pa pushim gllabarime tokash pronash pa lilmit.
Ka shume e shume bema mjeku i shurres qe mburret se ka pru demokracine ky bir kurvet dhe djal lopçareje ky bandit i qelbur qe ka gllaberu shtetin sikur ta kete çifligun e gopit te somes vet .
Ik njeri i peshtire o armik o spiun o hajdut i poshterr ik qenef.
Saliu dhe Zhozefina me kot kerkojne fotografite e tyre nga kjo ane, akoma se kan marre vesh se fotot e tyre jane ne krahun tjeter, ate te persekutorit.
qenat qe drejtojen SHQIPERINE ..
do vij nje dite qe do e paguani gjysmen e lekut se cfare po i punoni ketej populli
ore Bedri (B)….Une dhe ti kemi qene bashke ne burge…,me njefe dhe te njofe fare mire, vete kaq po te them “spiun ordhiner ishe” ti nje coban (mokrrar) Sali spiun te mori nga kraba dhe te beri kolonel ne garden e presidentit…, ke 15 vjet sane lepires ne PD-E spiuneve kaq,Sala ka 5 vjet qe nuk ta vare dhe ti sot thua se Sala eshte skeketar partie….”spiunet nuk kane as fytyr dhe as shtyll kurizore” Luan Kavaja i lindur ne intrenim dhe 20 burg-pilitik.
Z. Blloshmi nuk di ne do ta lexoni kete koment,
Shpreh keqardhje me shume per ate qe ke hequr shpirterisht pas 1991 pasi periudha e diktatures, ndonese te hoqi lirine nuk arriti te te heqe dinjitetin.
Por pa dashur t’ju fyej duke qene i ndergjegjshem se ju mbajtet ne kurriz nje pjese jo te vogel edhe te vuajtjeve tona, do te doja te beje nja “korrigjim” te shprehjes suaj “S’merrem me komunistët unë”.
Komunistet, te cilet ishin idealiste te utopise per nje shoqeri te barabarte, ose u struken, ose u vrane nga “shoket” e tyre, ose paten fatin tuaj, u burgosen apo internuan.
Nese ben llogari numerohen me gishtat e duarve ata qe mberriten deri ne fund. Nga te rinjte komuniste vetem Ramiz Aliaj dhe Nexhmije Hoxha…
Keta qe ju bejne te villni (por jo vetem juve), jane produktet e sistemit qe ngriten monstrat te cilet justifikonin veprimet me idealin e atyre qe tashme i kishin vrare ne pabesi dhe ndoshta iu kishin zhdukur edhe varret.
Produktet u krijuan qe te imitonin mesuesit dhe te perfeksiononin aftesite.
Nje nga keto aftesi eshte “shnderrimi” te cilin qorrat dhe naivet nuk e shohin…
MOS KJOFTE LARG AJO DITE KUR TA SHOFIM ZOZE-FINEN NE ATO BIRUCA O ZOT.
Deri më sot nuk kam parë në emisionet sensibilizuese, gjame për të persekutuarit dhe viktimat e diktaturës, njerëz vërtet protagonist të burgjeve të diktaturës, si p.sh. Luan Burimin, Luan Myftiun, Bedri Blloshmin, Reshat Kripën, Gëzim Çelën, e plot e plot të tjerë që shkruajnë e tregojnë të vërteta të jetuara drejt për së drejti për terrorin komunist.
O Bedri, po nuk le gje pa share e pa shpifur, nuk le njeri pa pergojuar e perdhosur, pa nxire dhe sajuar. Edhe me Rexhep Qosen je marre, ndonese je nje injorant perpara atij kolosi dhe filozofi patriot. Leri more pislliqet dhe poshtersite, se te njohin shume njerez, ndonese je nje fshatar nga Librazhdi. E kur na je bere ti hero, kur ke qene nje spiun i shokeve te tu ne qelite e burgjeve te komunizmit? Ti, qe i ke sherbyer diktatures, qe ke ridenuar te mjeret dhe te sakatuarit, njerezit e ndershem. Ti, qe nuk ke guximin te pohosh qe i ke dale dhe vellait tend deshmitar te akuzes ne gjyq. Shiko ku te katandisi diktatura!Kur Berisha te beri kolonel, i lepije b…, kur te njohu kush ishe…te la te pellisje per “te mbrojtur te drejtat e te persekutuarve”. A ke degjuar te flase njeri mire per ty ? JO. Atehere mendo kush je. Per kete referoju dhe shenimit te bashkevuajtesit tend, Luan Kavaja, qe te njeh mire.
Ju lutem hapeni kete video shikoni te verteten e madhe .http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Bedri Blloshmi burre me servil dhe zemer ngushte se ty nuk ka shqiperia ti shef vetem interesin ti per interes shet baban je shume mos mirnjohes.Tani po te pyes kush ua beri bustin ne Librazhd Vilsonit dhe Gencit qe ka kushtuar 120 miljon lek te vjeter, pra qeveria Berisha dhe ju flisni ne kete menyre pa pik truri.Kush ta dhe pisioni ty qe mer 330 mij lek te rinje ne muaj qeveria Berisha Nje shtepi e ke me qira dhe po ju banoni me qira rrini gjith diten duke share partin demokratike turp tju vij hiqesh sikur vetem ti ke bere burg.
Para se të arrestoheshin poetët, në mars të vitit 1976 u arrestua dhe iu kalua për pyetje hetuesisë vëllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi reth 24 vjeç në atë kohë. E vërteta është se Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u arrestuan katër muaj mbas arrestimit të Bedri Blloshmit i cili ishte pyetur e shoshitur mirë në hetuesinë e Librazhdit. Gjyqi në fillim vendosi të pushkatohej Bedri Blloshmi e jo Vilsoni, por ndodhi e kundërta. Bedriut ju fal jeta, duke e shkëmbyer me atë të Vilsonit. –