Çudi shqiptare, futbollistët paguhen si pastrues bore

5 Mars 2012, 19:06Sport TEMA

E rrallë, por e vërtetë. Klubi nuk ka para që të paguajë futbollistët e tij, po ashtu edhe bashkia, që është pronarja e klubit, nuk ka një zë të veçantë në buxhetin e saj, nëpërmjet të të cilit të mund të shlyente detyrimet e prapambetura të lojtarëve të skuadrës së qytetit. Zgjidhja është gjetur nëpërmjet fondit të qeverisë për emergjencën nga moti i keq, ku futbollistët figurojnë se janë paguar për pastrues dëbore. Kjo është çudia e radhës nga kampionati shqiptar i futbollit.

Futbollistët e ekipit të Gramozit, në dokumente figurojnë se kanë pastruar rrugët e qytetit nga dëbora, në mënyrë që të justifikojnë pagesat e bashkisë për rrogat e prapambetura. Ngjarja ka ndodhur këto ditë dimri me kushte ekstreme që kishte përfshirë rajonin juglindor të Korçës, dhe qytetin e Ersekës, ku një nga shqetësimet jo vetëm të banorëve, por edhe të drejtuesve të bashkisë dhe këshillit bashkiak atje, ka qenë ai i shlyerjes së rrogave dhe detyrimeve për futbollistët.

Për shkak të mungesës së fondeve të duhura për të paguar futbollistët, sidomos ata të ardhur, nga bashkia është gjetur një zgjidhje krejt e veçantë. Në zërin e shpenzimeve të bashkisë për përballimin e situatës së dimrit janë vendosur disa emra futbollistësh. Nuk është e qartë, nëse futbollistët kanë marrë në duar fshesën apo lopatën dhe kanë dalë të pastrojnë rrugët e qytetit të Ersekës, por mësohet se disa prej tyre në këtë formë kanë mundur të marrin rrogat e prapambetura dhe në këtë mënyrë kanë vazhduar të kontribuojnë për ekipin e Gramozit.

Ali Laho, kryetar i Bashkisë së Ersekës, e konfirmoi këtë fakt, duke pranuar në linjë telefonike se njësia e qeverisjes vendore që ai drejton, por edhe mundësitë e biznesit vendas janë shumë të pakta për të përballuar shpenzimet dhe pagesat e një klubi futbolli, që është në Kategorinë e Dytë të kampionatit tonë kombëtar.

“Është e vërtetë, disa futbollistë janë paguar nga bashkia me një shumë deri në 30 mijë lekë, duke u përfshirë në zërin e shpenzimeve të bashkisë për pastrimin e rrugëve nga dëbora”, tha kryebashkiaku i Ersekës, Ali Laho. Sipas tij, të paktën pesë futbollistë të ekipit të Gramozit janë përfshirë në këtë pagesë, por nuk dihet nëse ata kanë qenë vendas apo të huaj. “Kam qenë i detyruar të vendos pagesën e disa prej futbollistëve në këtë mënyrë, sepse ne në qytetin e Ersekës nuk kemi asnjë mundësi mbështetje nga biznesi, në një kohë që ka shumë futbollistë që nuk janë shlyer prej kohësh”, deklaroi qytetari numër një i qytetit të vogël juglindor. /sportnet-shqip

9 komente në “Çudi shqiptare, futbollistët paguhen si pastrues bore”

  1. ncuku says:

    hahahaha hahahahah cfare hataje por jo e vetme. Ne cdo istuticion do gjesh xhevahire te tilla , gjithkund dp gjesh dhe pergjigje te tilla idiote. Sic do te gjesh dhe habira te tilla si psh blerje me cmime stratosferike qe asnje mendje njerzore nuk i kap , por arsyeja partiake i pranon. Ka dhe pedagog me deftesa fallco jo me keshtu gjerash pa lidhje . C them dhe une budalleqe.
    Nje dite ndihmova nje shef te madh qe merr ne qafe nje popull. I futa pinin ne tel dhe ai u habit sa i zoti isha une, ufaaaaaaaaaaaaaa
    pika kertij populli qe mban ne krye budallenjte.

    1. zefi says:

      Si ka mundesi qe GRAMOZI i ERSEKES te katandiset ne kete fare feje,kur ka LUAJTUR KUNDER REAL MADRITIT???Ku eshte MILIONERI FANTAZEM TACI,qe nuk paska leke per t’u dhene rrogat futbollisteve te Ersekes???Po per cfare i duhej ndeshja me REALIN kuu shperdoruan MILIONA EURO???APO PER PASTRIM PARASH????TURP I MADH!!!

      1. Aleksander says:

        Taçi Oil eshte sponsor ZYRTAR i Milanit .Ne çdo ndeshje ne S.Siro kur luan Milan,ne reklamat rreth fushes shfaqet mes te tjerave ,edhe Taçi Oil,me germa te medha gjate gjithe perimetrit te fushes si reklame kryesore.DMTH.qe kemi te bejme me sponsorizim TE KRIPUR !!!-Dhe vendlindja lihet ne kete derexhé !!!-Kjo eshte pertej turpit,pertej njerezores .

  2. ai says:

    Nuk e di a edini se futbollistet e Partizanit Paguhen si roje (ushtare profesioniste) neper Repartet Ushtarake te FA-se

    1. artiles says:

      Jo vetem futbolliste por edhe muzikante, valltare, kengetare paguhen qe kane edhe ndonje grade ushtarake perkrah emrit ne listen emerore, dhe po ti pyesesh se cfare grade ke nuk e dine fare.

      Sjam kunder qe te jene pjese e ushtrise nje numer i vogel prej tyresh per ndonje aktivitet qe ben ushtria ne kete fushe, por te llogariten pa asnje te drejte si ushtarake dhe te mos zhvillojne pothuaj asnje aktivitet ne kuader te ushtrise (sic behej me ish Estraden e Ushtarit a Korrin e Ushtrise, etj) me duket e padrejte, dhe nje mundesi per favore per njerez te ndryshem.

  3. artiles says:

    Qe futbollistet jane paguar si pastrues debore eshte cudi vertet, por kjo tregon ne te vertete mjaft qarte faktin e dhimshem se cfare baterdie behet me fondet e qeverise ose bashkive ku jepen leke per pune qe nuk behen fare! Kjo eshte cudi per ne shqiptaret, qe nuk kane qene as te zote qe me letra te jene ne rregull; ose jane aq te sigurte se nuk ka perendi e jo me gjykate shqiptare qe ti ndeshkoje.
    Ec Shqiperi perpara se po vendos rekorde te reja.

  4. Horri i bulevardit says:

    Gjashte futboliste te partizoni dhe kater mundsa, jane ne evidence ne Afganistan si forca speciale, portjeri o caktu ne Cad edhe ky special, te tjeret skom informacion.
    Futbollistet e dinamos, kane met pa ven pune, se ska pas demonstrata kohet e funit, i dha pak dore demonstratat e janarit 2011, aty u pagun mire dhe gati sa sfituan kampjonatin, kan met ca rroga pa mor, por po thon se do ja kompesojn si polic rrugor, ku bakshishet kan per ti majt vet.
    Mo per hajer i ka dal shkodronve, se u pagujten vjet si pastrues kullim kanalesh, nga permbytja, tani i kapi bora dhe i futen si hamenj te qeveris per me bajt pakot e ndihmave, por kan shpres se do morrin opare te modhe se pritet qe ti fusin ne formacion prap si kullues kanalesh, se priten prap permbytje.
    Per Tironen, o problem se Luli, so tifoz me ket ekip dhe akoamse ka paraqit planin e punedhenies.

  5. fane mirdite says:

    po mir qfar kuptimi ka futbolli anej ka jugo sllavet jan ba si ne kohe te enverit e quani veten edhe si shume intiligjent ju djeg kure po privatizohen te gjitha se nuk hani dote pa punuar jeni bere me keq se ata komshinjet tuaj .jevgjit .

  6. c_town says:

    ec aty erseku.
    rrofte koha e keqe se nuk do pagueshit fare.
    ku eshte taci oil kur e do.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje