“Më shumë mundësi ka të vijë kometa Halley, se të fitojë penallti Juventusi”

12 Mars 2012, 20:34Sport TEMA

Klubi i Juventusit është në heshtje shtypi pas episodeve të përsëritura kundër tyre në ndeshjen me Xhenoan, por tifozët bardhezinj nuk mund të heshtin. Ata janë bashkuar të gjithë në Twitter, ku kanë shprehur gjithë mllefin e tyre, duke futur edhe ironinë në mes.

“Më parë do të vijë kometa Halley për herë të dytë apo do të fitojë Juventusi penallti? Më shumë mundësi ka për të ndodhur e para”, shkruan me ironi një tifoz juventin, duke u bazuar në faktin se Juventusit i janë mohuar disa penallti të pastra gjatë këtij sezoni. Në gjithë kampionatin, Juventusi ka fituar vetëm një penallti, edhe pse është ekipi që qendron më shumë në zonën kundërshtare.

Ndërkohë, presidenti juventin, Andrea Anjeli, ka qenë i vetmi që ka folur për mediat. Ai ka thënë se Juventusi është në luftë me të gjithë dhe me gjithçka, ndërsa ka shprehur edhe njëherë akuzat për padrejtësitë që janë duke u bërë bardhezinjve. Pavarësisht kësaj, Anjeli ka thënë se Juventusi është në luftë të plotë si për fitimin e titullit kampion, ashtu edhe për Kupën e Italisë.

3 komente në ““Më shumë mundësi ka të vijë kometa Halley, se të fitojë penallti Juventusi””

  1. Andon Ashiku says:

    Kot lodheni Juventus-i edhe kete vit hajdarin do marre, me te gjitha ekipet e vogla barazon.

  2. mister x says:

    ju kujtoni se moggi vepronte vetem? ai iku ra juventusi. po secila skuader ka moggin e saj akoma ne fuqi.

  3. Anarko-Sindikalisti says:

    Iuventus fluctuat nec mergitur.
    “Senex Domina” de pediludii italus, aeternam campio.
    Iuventus nam semper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje