Rama pritet nga Aderholt, drejtuesi i Komisionit Amerikan të Helsinkit

20 Mars 2012, 23:06Politika TEMA
Rama pritet nga Aderholt, drejtuesi i Komisionit Amerikan të Helsinkit

Rama me Robert Aderholt

Kryetari i PS, Edi Rama, është takuar edhe me Robert Aderholt, kongresmenin e njohur, anëtar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, që njihet ndryshe edhe me emrin Komisioni Amerikan i Helsinkit. Është një agjenci e qeverisë amerikane, që monitoron dhe inkurajon zbatimin e Aktit Final të Helsinkit dhe përbëhet nga nëntë anëtarë të Kongresit, nëntë anëtarë të Senatit dhe nga një përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, i Mbrojtjes dhe i Tregtisë. Seancat që përgatit ky komision janë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Është e njohur seanca që përgatitën ata përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005 kur i bënë gjyqin Fatos Nanos.

Rama në një mesazh thotë se Aderholt ishte shumë i interesuar për Shqipërinë. “Takimi i fundit për këtë herë me kongresmenin Aderholt, kryetar i Komisionit të Sigurisë e po ashtu shumë i interesuar për Shqipërinë,” shkruan Rama.

6 komente në “Rama pritet nga Aderholt, drejtuesi i Komisionit Amerikan të Helsinkit”

    1. GEZIM KULUFI says:

      Ky po me duket si Froki bre burre! E mbaj mend kur na vinte ktej nga Mirdita, se ishte dhandri i sekretarit te pare. Sa pordhe kishte bre, nojse ishte trap i madh fort qe besa.

  1. erind says:

    e para po te ishte Ed Rama aq i lumtur nuk do ti shkonin syte rrotaçile – vere mend mire intervistes – per here te pare Rama nuk shikon drejt kameres por kokerlloket e syve i jane shqyer dhe levizin ne menyre te çrregullt – dhe levizja e syve nuk gershetohet me ngerdheshjen e buzeve te sforcuara.
    Gjithashtu degjoni se çfare tha Edi Rama: “Jemi jo vetëm të kënaqur, por edhe të frymëzuar nga ky takim.”
    Pra Zevendes-Ndihmes Sekretari per Evropen qe mbulon Ballkanin (i cili deri dje ka qene ne Maqedoni) therret (i ben ftese) Edi Rames qe te vizitoje Washingtonin, sepse biseda ishte me kaq interes per Partine Socialiste, saqe ate qe do ti thoshte Nr#37 i Ministrise se Jashtme Amerikane Edit ne Washington, nuk mund t’ja thoshte Edit perfaqesuesi Nr#1 i Presidentit dhe Kombit Amerikan ne Shqiperi – Zt. Arvizu?
    Nderkohe shikoni me vemendje fytyren e ngrysur fare te çkordinuar te Ditmir Bushatit i cili hap deren e xhamit para se te dali Edi Rama.
    Ka vetem nje mos perputhje ne te gjithe ket film te Edvin Rames, dhe te ketij udhetimi te sponsorizuar fuqimisht nga George Soros:
    1. Dy dite para nisjes Arvizu ne Tirane deklaron se Edi Rama dhe PS-ja jane fajtor per organizim te demostratave te dhunshme qe cuan ne humbje jetesh;
    2. Prokuroria kerkon koken e tre deputeteve qe njihen si me te afertit me Edi Ramen – dhe ky i shet ata per 2 minuta, dhe nuk merr asgje persiper per organizimin e demonstrates;
    3. Arvizu del dhe thote pas nje takimi me Edi Ramen nje muaj me pare se “Sapo diskutuam me Zt Rama se ai do te shkoje ne Washington dhe ne jemi duke organizuar nisjen e tij”;
    Pra pyetja lind:
    KUSH RREN KTU: (1) Edi Rama apo (2) Arvizu/USA; ?

  2. ADEM HAXHAJ says:

    Mendoj se kjo vizite behet me kerkesen e amerikanëve,ne perpjekje per ta keshilluar dhe bindur Ramen qe te hyje ne rruge te mbare e te mos pengojë ecjen e Shqiperise ne rrugen evropiane.
    Nje shtrirje dore Rama-Berisha do te permiresonte imazhin dhe situaten e pergjithshme te Shqiperise.
    Dhente zoti qe Rama te jete zbutur kesaj radhe e te kete marre mesim nga perpejkjet e sinqerta dhe miqesore te amerikaneve.
    Ju falemnderit

  3. ALBAN DEGA says:

    RTSH APO RTS … !?

    – Si mund te paguajne takse shqpitaret per nje televizion
    publik qe i sherben vetem me pak se 10 per qind te shikuesve
    – Cfare pret opozita dhe lidershipi i saj !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ndoqa dje tre kronikat kryesore te lajmeve te Radiotelevizionit Shqiptar, qe vetem emrin e ka te tille. Them vetem emrin sepse thelbi i politikes se tij redaktoriale eshte vetem axhenda e qeverise me vota te vjedhura, por jo axhenda e vertete e shqiptareve.
    Ne te gjitha kronikat e sotme te lajmeve kryesore te RTSH pashe e degjova gjithcka lidhet me axhenden e qeverise, por jo te shqiptareve.
    Pashe e degjova vizitat e perqafimet e Sali Berishes ne Budapestin antievropian…. e deri edhe nje marreveshje nderqeveritare midis dy ministrave te se njejtes qeveri, Petrit Vasilit te Shendetesise e Eduart Halimit te Drejtesise…
    Pashe e degjova cfare nuk pashe e cfare nuk degjova…..
    Bile… bile edhe nje kronike per Cmimin e posacem te nje Instituti Slloven per ish- Ministrin e Jashtem dhe ish Zevendesin e Berishes, Ilir Meta, per politiken e tij te jashteme ne 2010-ten, kur u kap ne flagrance nga zevendsi i tij ne LSI dhe ministri i tij i Ekonomise Dritan Prifti ne pazare e allishverishe 700 mije europshe me nje dore…
    Pashe cfare nuk pashe. E degjova cfare nuk degjova, por as nuk pashe e as nuk degjova asnje fjale per viziten e suksesshme e mjaft interesante te liderit te opozites Edvin Rama ne kryeqytetin e politikes boterore Uashington , ku vendosen fatet e Botes.
    Pashe cfare nuk pashe e degjova cfare nuk degjova. Por as pashe e as degjova asnje fjale per intervisten e ” armikut te kllases Edi Rama” me Radion Zeri i Amerikes, as per takimin me ndihmes-zevendes- sekretarin amerikan te Shtetit Riker.
    Pashe cfare nuk pashe…. Degjova cfare nuk degjova . por as pashe e as nuk degjova asnje fjale, lere me kronike per takimet intensive te Rames ne Banken Boterore e sidomos me pese kongresmene amerikane , perfshi edhe kryetarin e Komitetit et Helsinkit te Kongresit amerikan… Nje rast i rralle ky per politiken shqiptare…
    Total black-out… Heshtje totale…. Erresire totale. Bojkot total perballe nje ngjarjeje qe ka terhequr vemendjen e ndiqet me nje interes te jashtezakonshem nga mbare shqiptaret e nderkomebetaret qe mendojne ose ndjekin politiken shqiptare.
    Pse!? Jo sot, por qysh prej Vitit Zero te Sali Berishes, 22 marsit 1992 kur ai mori karriken e Presidentit te Shqiperise e sa kohe ai qeveris ne Shqiperi, RTSH eshte vetem telalli i tij dhe klanit te tij.
    Jo i shqiptareve. Jo i popullit shqiptar, qe ndan mundin e djersen e vet, qe ndan urine dhe parate e ilaceve, qe ndan papunesine e listat e veresijes, buken e femijeve dhe qindarkat e mortit… ne te cilen e ka zhytur pikerisht kjo qeverisje kusare e vrastare me vota te vjedhura, per te majtur gjalle kete televizion te deshtuar e te falimentuar ne cdo shtet me ekonomi tregu ne Bote.
    Behet fjale per Radiotelevizionin e me pak se nje te dhjeten e shqiptareve qe kan perkrahur ose votuar per Sali Berishen e qeverisjen e tij keto tete vjetet e fundit.
    Si pranojne shqiptaret te paguajne taksa per te mbajtur ne kembe kete ciban berishist qe nuk ka asgje te perbashket me 90 per qind te tyre!?
    Si pranon opozita dhe lidershipi i saj qe te behen bashkefinancuas dhe sponsore te nje telvizioni qe nuk ka asgje te perbashket me interesat e publikut dhe te shqiptareve, qe vjell helm e vrere dhe nuk pasqyron as ngjarje madhore, sic eshte vizita dhe takimet e liderit te saj Edi Rama ne Uashington apo Nju Jork !?
    Cfare pret opozita dhe Edi Rama qe nuk i bjene thirrje perkrahesve dhe votuesve te tyre dhe nuk marrin vendim te prere e te menjehershem te nderpresin cdo pagese te tyre per nje televizion qe jo vetem nuk eshte, por shkon kunder interesave te tyre!?
    Nje hap minimal i mosbindjes qytetare ndaj nje telalli te shpallur ashiqare te nje qeverisje aspak qytetare.
    Per nje Radiotelevizion qe shkon kunder rregullave me te thjeshta demokratike per nje informim objektiv, te sakte dhe te paanshem!?
    Per nje televizion qe jo vetem shkel ligjet e shtetit qe duhet te perfaqesonte dhe ligjet me elementare te ekonomise se tregut dhe konkurences se lire!?
    Kujt pervec Sali Berishes dhe qevezise se tij, i duhet nje televizion si RTSH apo nje agjenci lajmesh si ATSH, qe nuk jane ne gjendje te mbajne vetveten e te sigurojne edhe fitim ne kushtet e nje ekonomie tregu!?
    Kujt i duhet nje RTSH apo nje ATSH, qe ne vend te ishin e te jene zeri dhe syri i mbare shqiptareve ne mbare Boten, jane kthyer ne zerin e vetem, ne altoparlanetin e shemtuar e krejt te njeanshem te Sali Berishes dhe klanit te tij!?
    Po opozita cfare ben!?
    Pse nuk vepron tamam sic do te vepronte cdo opozite serioze kudo ne Bote perballe nje televizioni qe vetem emrin e ka RTSH.
    Ne fakt ai nuk eshte RTSH. Ai eshte fund e krye RTS.
    Pra nuk eshte Radiotelevizioni Shqiptar, RTSH. Ai eshte kembe e koke Radiotelevizioni i Sales, RTS !

  4. Leka says:

    Duke lejuar vazhdimin e vjedhjeve te pushtetit qendror dhe lokal, Rama vazhdon te perjetohet, nga zgjedhesi i zhgenjyer dhe i revoltuar keq, si nje handikap,qe vazhdon te mos kurohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje