Burri i biznesmenes Liri Berisha

28 Mars 2012, 22:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri i vendit u shfaq dje në mbledhjen e qeverisë për të folur rreth ndihmës që shteti shqiptar duhet të japë për të luftuar sëmundjen e autizmit. Është diçka mbresëlënëse. Autizmi është një sëmundje që po shtohet frikshëm dhe shumë fëmijë po kthehen në drama të vërteta për familjarët e tyre. Disa prej tyre ndodh që janë prindër të pasur, biznesmenë dhe vihet në shërbim të fëmijës me paret e veta. Por shumica janë njerëz të thjeshtë, pa pare, biles shpesh me shumë halle. Një vit më parë më rastisi që një prind nga jugu, të cilit i kishte ndodhur kjo fatkeqësi, të trokiste në derën time për ta ndihmuar. U gjenda shumë i papërgatitur dhe u ndjeva shumë fajtor që nuk bëja dot gjë për të. U interesova dhe dikush më tregoi se në lagjen Kombinat ishte një qendër e tillë. Shkova aty dhe pashë në të vërtet një spital të madh, me shumë mjedise dhe mjekë, por thuajse me asnjë kusht për të qenë spital që mund të trajtonte fëmijët. Por personali ishte shumë i përkushtuar. E morën fëmijën e mikut tim, e përfshinë në kurset e tyre të trajtimit mjekësor dhe prej një viti po mundohen të bëjnë diçka me të. Por problemi i tyre serioz ishte se të gjitha fondet shtetërore, si dhe ndihmat e huaja apo shqiptare për fëmijët autistë, shkojnë jo tek ky spital publik, që vjen në ndihmë të të gjithëve pa lek, por te një rrjet qendrash që ka hapur Liri Berisha, të cilat siç thotë populli “të matin kokën me spango” kur shkon të paguash. Këto janë qendrat që zonja Berisha i quan qendra bamirësie, por në të vërtetë shërbimet e tyre janë super të shtrenjta për qytetarët e zakonshëm dhe mbi të gjitha trajnimet nuk janë në atë nivel të pagesës. Në një farë mënyre janë thjesht spitale private të palicensuara, por të superfinancuara nga donatorë të huaj, donatorë shqiptarë, tashmë dhe nga premtimet e qeverisë shqiptare.

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, e përmendi sërish këtë objektiv të tij. E përmendi duke shtuar fjalinë se gjatë vitit të shkuar janë hapur disa qendra të trajtimit të fëmijëve autikë, por qeveria do të ndihmojë të hapen të tjera. Qartazi bëhet fjalë për të sponsorizuar qendrat e biznesmenes Liri Berisha, e cila nuk ka bërë kurrë transparente fondet që mbledh dhe mënyrën si i harxhon. Shtypi ka publikuar herë pas here dhe financime të personave të dyshimtë apo me precedentë penale në mbrëmjet e saj të bamirësisë, por dhe këto jemi gati t’i falim nëse ajo i përdor vërtet fondet për bamirësi apo shërim të fëmijëve autikë. Disa raporte të shtypit kanë provuar se qendrat e saj kanë prodhuar disa biznese paralele në këtë fushë, të cilat nga bamirëse janë kthyer në fitimprurëse. Disa mjekë që kanë tentuar të bëjnë të njëjtën gjë paralelisht si biznes, janë eliminuar në mënyrë brutale nga tatimet apo Ministria e Shëndetësisë. Biznesmenia Liri Berisha ka prodhuar tashmë monopolin e saj në këtë fushë, një monopol i cili në njëfarë mënyre ndalon shoqërinë shqiptare të konkurrojë e lirë në vullnetin e saj për të shëruar këta fëmijë fatkeqë.

Kryeministri Berisha, i cili ka thyer rekordet më të zeza në qeverisjen e këtij vendi duke prodhuar monopole në çdo fushë të ekonomisë, që nga turizmi, koncesionet, energjetika, minierat, etj, tashmë po prodhon dhe një monopol të ri, të dhimbshëm dhe antinjerëzor, monopolin në një fushë specifike të shëndetësisë, që ka të bëjë me dramën e qindra- mijëra familjeve shqiptare që fati i keq u ka sjellë në jetë fëmijë autistë. Pafuqia e tij në këtë rast është e dukshme. Ai nuk ka fuqi të sillet si kryeministri i një vendi me liri ekonomike, si kryeministri i një vendi, qeveria e të cilit dikur u përgojua për dhembshurinë ndaj kafshatës, dhe nuk po investon në spitalin publik dhe në disa spitale publike të autistëve, por në një rrjet tërësisht privat dhe tërësisht të kontrolluar nga biznesmenia Liri Berisha. Është e turpshme, por ai foli në mbledhje të qeverisë për një plagë të madhe të shoqërisë shqiptare që pret të shërohet kryesisht nga një vizion i qeverisë për të. Por ai nuk foli si kryeministër. Foli si burri i biznesmenes Liri Berisha.

 

 

 

40 komente në “Burri i biznesmenes Liri Berisha”

  1. Shkodrani says:

    Keta jan njani mai keq se tjetri. Bajn gar me njani tjetrin kush asht ma i keq
    http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

    1. raimondi says:

      Po mire kjo ca qelbesire qenka ? Qendren bamirese kjo e paska me leke ?

      Kaq e pacipe qenka kjo femer ?–Turp ti vije qe abuzon me fatkeqesite e femijeve ?

      1. Hasani says:

        Ky eshte nje stil i ri vjedhjeje ( a mund te heqin dore nga hajnia berishajt ? ) Sales i vjen keq per keta femije te semure, por vetem orendite e zyres se zonjes se tij po te shiteshin do perballoheshin shpenzimet, se paku , per nje muaj te ketij spitali ne kombinat. Pale po jane edhe te dy mjeke !?!?

  2. Sllobodanka says:

    Pfffftt. Femijet,niperit e mbesat e mija jane mire me shendet. Ju te tjeret ne hale shkofshi.

    1. Agim Bare says:

      EEEEEEEEE moj Sllobodank se shpejti ketu ne sheshi Skenderb do te viret LITAR ne qafen e Shkelze Sllobodankes,Argita Sllobodankes,Sali spiun, dhe ne qfen e kinezes Sllobodankes….

    2. Vazhdoni me ket ironin tuj ju, po dini se durimt tDoktorit ka me i ardh funi i dit. E Doktorit si kan pelqye asi here kritikat po osht permajt icik kohet e funit per hater nderkmobarve

  3. Drenica e Kuqe says:

    Kesaj, shqip i thone: quqja kendo e qyqani ngo! Sllobodanka (Liria) i ka thene mbreme naten se duhet me dale e me fole bindshem para “qeverise Bishe Berisha”.. Po, ata as helmin s’ta dhane pa pare, ore Mero Baze!..
    Medet, ç’na gjet!..

    Drenica e Kuqe

  4. hitler says:

    shteti shqiptar eshte ber prej vitesh monopol i familjes berisha kete e di cdo shqiptar. Problemi me i madh eshte se grykesia e familjes berisha ka infekton dhe qytetaret me te thjesht, shqiptaret bashjetoin ne paqe me korupsionin.KJO ESHTE TRAGJEDIA ME E MADHE E KOMBIT TON

    1. fukara says:

      “Heil Hitler”, ujku ujku, po cakalli ben kerdine mos harroni LSI-ne uffff LSI-ne me luge ne brez.

  5. LORA says:

    Kete qe beri sot ka 22 vjet qe e ben,cdo nate.Ekstrakti,eshte vete thenia e tij,-ju duhet te punoni per familjen time.
    Si ka mundesi,zoti Baze,qe ne vitet e qeverisjes se tij rritet ne menyre progresive numri i femijve autike????????Per mua,kjo eshte alibia,e kopsitur mire,per devijime fondesh shteterore ne xhepin e “biznesit” te gruas se dr.dhjeramanit.A nuk tha vete ajo para ca ditesh qe,-ka ditur te perfitoje,-ne rrugetimin politik te burrit te saj???????Se pranoj dot,qe perfiton financime nga te huaj;kush vjen ne Shqiperi vjen per te zhvatur e jo per filantropi.E kush i njeh sadopak tartakutet e huaj,ne raport me parane,nuk vuan nga ky iluzion.Perdorimi e mendje te limituara e shpirtra te vrare nga fatkeqesia e femijve te tyre.Shkurt tallje monstruoze.

    1. Njeriu i Djegur says:

      Personalisht nuk jam shume fetar, por neqoftese Zoti ekziston, pra dhe parajsa dhe ferri ekzistojne… vertet shpresoj te kete nje shtrese te vecante ne ferr per kriminele te tille si ky tiran i babezitur!

  6. Voica says:

    PO TE JETE KESHTU, DO TE KETE VALLE PRINDER QE PAGUAJNE PO NUK FLASIN SE KANE FRIKE MOS NUK UA PRANOJNE FEMIJET? PO ESHTE MONOPOL, S’KANE C’BEJNE SE I THONE FEMIJE, PO HARRAM SHOQERIA CIVILE DHE AMBASADORET (AI AMERIKANI)E NUK E DI SE KUSH TJETER PO NUK E CUAN ZERIN PER KETE PROBLEM! JO PO TE DEBATOJNE GJITHE DITEN PER PARADEN E HOMOVE………

  7. Njeriu i Djegur says:

    Pyes veten shpesh here se kur do i vije fundi kesaj familjeje dinastike dhe famekeqe qe ska len gje te lig pa bere ne Shqiperi. Eshte e qarte qe gjarprit duhet ti presesh koken – pra, Saliu duhet te ike, dhe me plot kuptimin e fjales. Te keqijat qe ben ky njeri per xhepin e tij kalojne cdo limit njerezor… diten qe kesaj tiranie do i vije fundi une do qeras cdo njeri qe shoh ne rruge me sa te kem mundsi.

    1. 1 says:

      Mos harro Ilirin e MOnikes, te lutem shume kush me heq skraparlinjte e inatosur mua nga shpina do ti mbaje 1 vite ne shpine

  8. Aleksandri i madh says:

    Sllobodanka: Te lumte qe ke bere firmen tende. Pse do kerkosh leke gjithmone nga Vucidolovici, Shkerdheni dhe Artrita me hunden si skifter? Me mire keshtu se ne kapitalizem jemi dhe keshtu i ben konkurence atyre. Se kush ka me shume miliona nga ju te 4-t nuk dihet por nje gje eshte e sigurte: te gjithe ju ne gop te Milices do te shkoni te gjithe………………………………..

  9. Petro says:

    Michael Granoff ,Domenick G. Scaglione dhe ndonje tjeter jane bossat e vertete te ketij biznesi.Kete e vertetoi dhe pergjigja e ketij te fundit para ca javesh kur ju i futet pak “hostenin tuaj” .Kam mendimin se as sllobodanka,as xeni i sadijes as plakushi berishe nuk i kane bizneset e tyre keto qe denonconi ju zoti mero.Keto jane vetem qehallare ,kuislinge apo brigadiere sektori te tom ridgeve e damir fazlliceve.Kete e vertetoi dhe ceshtja e gerdecit ku familja berishe ishte ne keto pozicjone pra “taksidare” dhe e shumta seksere te padroneve te tyre qofte ne Amerike apo Greqi dhe Serbi.6 miljard dollare llogaritej vetem vlera e fishekeve ne depot e ushtrise shqiptare.Njerez me bole ne amerike qendrojne prapa kontratave me shifra astronomike qe fiton nje adoleshent me emrin DEVIROLI.Eleminimi i kosta trebickes me aq precizion tregon se mafja me kollare te bardhe eshte ulur kembengryq ne klasen politike shqiptare me ne krye trustin e lulelakres te berishes ,metes ,bashes,nanos.Kjo mafie eshte aq e fuqishme sa qe “emron” dhe ambasadore fakira te tipit arvizu qe me shume te ngjallin keqardhje se sa respekt si perfaqsues te nje shteti te fuqishem.Ju zoti mero po godisni SLLOBODANKEN qe eshte syri i qikllopit berishe.Urojme qe hakmarrja e mobsterit berishe te mos ju perfshije dhe pac fatin e Uliksit….

  10. luis says:

    Nganjehere kujtojme se dime gjithcka per kete monster por e shoh nga analizat e Meros se jemi shume larg realitetit.
    Berisha me plot kuptimin e fjales eshte bere nje familje dinastike tamam si familjet mbreterore ku sejcili prej familjareve na paskan lindur biznesmene dhe te zgjuar ku nuk dine se nga ti cojne parate.
    Lind pyetja ne cfare regjimit jetojme se nuk po kuptohet mire kjo pune,ne regjim monarkik apo ne republike parlamentare.
    Shajme,kercenojme,therrasim,ulerijme,revoltohemi brenda ne shpirtin tone,pa kush thoni ju?ja une,Dean,Elinori,Labi Vlora,Meroja e te tjre qe nuk po ua permend emrat te gjitheve qe mesa shoh une behemi diku rreth 30 vete maksimumi dhe besoj se pjesa me madhe ashtu si une jetojme jashte asaj qenefhane po perdor kete fjale anadollake per ti dhene nje realitet banal,sepse te tjeret ata qe jetojne sidomos ne Shqiperi vetem shtyjne ditet e tyre te mjera me probleme ekonomike dhe sociale,ku askush nuk kujtohet per to por shyqyr qe kane nga nje televizor ne shtepi dhe shohin me endje bacen Sali sepse vete e deshen aty ku eshte se ne 97 nuk beri deme te medha vetem sa e shkaterroj nga themelet shtetin,vrau nja 3500 veta u plagosen me qindra te tjere,i futi ne sherr mes njeri tjetri sa sot nuk flet vellau me vellane,miku me mikun,e perse thoni ju pra se ne muhabet e siper ai maskaraj vellai im,miku im me shau udhehqesin tim te adhurueshem zotin Sali,se ai tha vjedh me gjithe familjen dhe me gjithe ministrat e tij,por atij le ti marrin te keqen se sa te jem une gjalle me gjithe familjen time une atij do ia jap voten packa se ky truthare jeton me 7 persona ne nje shtepi me dy dhoma,por per inat te vellait qe dikur kishte kryer arsimin e larte dhe ishte me detyre te madhe sot ky Berisha e ka lene pa pune dhe keshtu vellai eshte i kenaqur qe e sheh vellane tij ne te njejtin hall me vehten e tij.
    Solla nje shembull nga realiteti por si ky ka plot ai vend,e prandaj cfare presim nga keta njerez,si mendoni ju,une po iu them se edhe vete Zoti e denon kete popull ne kete fare menyre sepse kur ne nuk duam njeri tjetrin si do mendojme se Zoti do na doje neve.
    Ja dhe nje shembull tjeter,kur udhetova per here te pare ne Shqiperi i mbusha plot shume valigje me rroba dhe gjera te tjera me aq sa kisha mundesi dhe ua shperndava jo vetem te afermeve te mi por edhe disa shokeve dhe miqve.Dhe e dini cfare ndodhi qe shume prej tyre me nje mendjemadhesi prej shqiptari mu pergjigjen na vjen keq qe je lodhur me kete pune por sot shyqyr nuk ia kemi nevojen plus sikur nuk na qenken te kualitetit dhe nuk do i veshe njeri por nejse.U zura ngushte dhe u thashe me falni por mendova se dhuratat i pelqeje edhe mbreterit si i thone nje fjale se nuk ua solla per tu veshur juve por megjithate nuk ka problem i marre prapa dhe po i le tek nena ime u thashe dhe ashtu bera dola dhe u pershendeta ftohte me to.
    Pasi u largova nga Shqiperia dhe erdha ketu ku une jetoj kur fola me nenen time me tha cfare te bej me ato rrobat se me kane ardhur te gjithe ata miqte tek shtepia dhe me kane thene se disa nga ne jane nxituar dhe kane folur gabim.Jepuani i thashe se nuk ka problem dhe ashtu beri.Kur fola heren tjeter me nenen time ajo duke qeshur me tha edhe ato rrobat e palara te tuat qe me the hidhi ose digji mi kane marrun aq shume u kane pelqyer.
    Ja kjo race jemi ne edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete si i thone nje fjale e urte popullore.
    Si pjese e atij kombi do kisha deshire te shihja nje njeri si Edi Rama ne krye te pushtetit per te bere dicka te mire por fundja neqoftese duan prape Saliun le ta mbajne me shendet.

    1. Berlin says:

      Si pjese e atij kombi do kisha deshire te shihja nje njeri si Edi Rama ne krye te pushtetit per te bere dicka te mire por fundja neqoftese duan prape Saliun le ta mbajne me shendet.

      Gjithe ate shkrim te bukur e dhive me kete fjaline e fundit.
      Po pse mer daje cfare kujton ti se politikanet shqiptare jane me verte aq trapa sa te bejne demokratin ohhhhhhh
      Se kupton ti se ata kane ndare pazaret heccc aty i thote Rama sales se une i ri jom kam kohe per krieminister e president ehhh mer plak sa paksan keto pune mjere ata qe i kane mbi koke ?

      1. homeri says:

        EDI RAMA nuk eshte mesia qe do te beje cudira por me siguri kerkon te ndertoi nje shtet me rregulla funksionale ne baze te parimeve te demokracise . Nje prapagande e tille qe te gjithe politikanet jane njesoj shpreh nje mentalitet qe te rrime ne llumin qe kemi sote , eshte e njejta prapagande qe ben CILI ne televizione se BERISHA eshte ky qe eshte po dhe EDI eshte njesoje . E lezon si e bene analizen MERO — berisha nuk ka lene familjar te tija dhe njerez te afert te familjes pa pasuruar duke krijuar dhe monopole . Per kete e duam EDI RAMEN ti shkaterroje keto monopole ne menyre ligjore

      2. M says:

        Berlin, nuk e besoj se je provokator thjesht te ka ardhur shpirti ne maje te hundes. Si mendon ti kaq e thjeshte eshte per nje njeri si Edi Rama qe te fale gjithe ate lume peshtyme shpifjesh, e te bjere ne ujdi vetem per tu bere kryeminister kur ti doje qejfi Sali Berishes? Berlin ke vene alamet ’emri’ ketu, edhe nuk e besoj kurre se e mendon me te vertete se kryeministrat zgjedhin njeri-tjetrin ky do te ishte nje fatalitet. Nuk e di kush e fut kete fryme kapitullimi ne kete vend por une besoj dhe do te besoj sa te kem fryme ne forcen e popullit per te ndryshuar.
        Ciao

  11. Tung Petro says:

    Jam dakord me Ty Petro, si gjithnji i bie kokes Jo bishtrave; te falenderoj per disa IDE.
    E kemi thene, ja pse e mbajne, Familjen,
    e kemi thene qe sa me mostra keta aq me mire e bejne punen e MOSTRAVE ATJE!
    Ah mjere mileti; edhe mostrat tona keq, i bi bretku e dinjiteti ne qenef per hesap te ATYRE Miq!
    Dhe po keto MOSTRA, psalltin
    me dashurine e Jezusit, Aman Amon!!
    Edhe Zotin e Kane te TYREN!
    Prandaj, VETJA na shpeton burra!
    Te uroj shendet e te mira Petro!, Tirona

  12. besmira says:

    ne fakt po ben shume per femijet autiste,,,u keput e shkreta

  13. Populisti says:

    Mos ne vijim te UÇK duhet me u ngrit dhe UÇSH (USHTRIA ÇLIRIMTARE E SHQIPRISË. Për me shptu nga hajnia fam. berisha

  14. vera kurti says:

    Dy jane gjerat qe me mbushin shpirtin e qe me bejne te humbas durimin..e para dhimbhja qe ndjej per kete kategori njerezish( zoti deshi qe une te jem ne USA dhe te behem nje terapiste e tyre ) dhe UUREJTJA qe me mbollen ne shpirt keta soj monstrash…vec kontakteve ne on line,sa here qe vij ne Tirne me pushime, nje pjese e mire e pushimeve verore shkon per keta njerez…jane me dhjetra ata qe me kerkojne ndihme… e c’ndihme t’ju jap une qe nga USA..! Para dy viteve vajta te “MBRETERESHA TAGRAMBLESHESE E FONDEVE” per te ofruar ndihmen time konkrete, pse jo edhe per tu kthyer e ndihmuar direkt keta njerez…shkova dhe me tej…bisedova me Dekanin e fakultetit tim, Anthony Polomeni, per te hapur nje dege univesitare per te pergatitur speciliste i cili me perkushtimin me te madh qe gati dhe me tha:” le te me paguaj qeveria shqiptare vetem rrogen e pedagogeve qe do te dergoj atje dhe asgje me shume nuk kerkoj,pra cdo gje tjeter e bej une”..! E natyrisht kjo mbeti e heshtur ashtu si dhe kthimi im atje, pasi perfaqesueseja e TAGRAMBLEDHESES qe dergoi te me priste ne takim, me tha qe nuk kemi nevoje per asgje e as per specialiste..! C’mund te them me shume per keta lloj….

  15. Tung Tema, censuroni me tepri,
    gjsesi e marr miredashje & kompliment,
    shnet e t’mira, Tirona

    1. anticensurë says:

      ke të drejtë titone!duhet marë me mirdashje!ca gjëra kuptohen thjeshtë fare!

  16. VERA says:

    nuk kurohet autismi me ilace mik POR ME TERAPI EDUKATIVE …JO ILACE… TE LUTEM MOS SE DO TA SHKATERRONI DY FISH ATE FEMIJE..NJEHERE NGA AUTISMI E NJEHERE NGA ILACET….

  17. lora says:

    Berisha dhe gruaja e tij kane vite qe po tallen me fatkeqesite e shqiptareve dhe tani po tallen edhe me kete semundje kaq te perhapur e qe ne Shqipei nuk ka derman per prinderit e gjore. Hall kush e ka ne familje. I dhente Zoti shendet prinderve qe te kujdesen per femijet e tyre

  18. Info says:

    Ora e terapise ne qendren e z. Berisha kushton 50 euro.
    I sugjerohet 5 dite ne jave nga 2 ore dmth 500 euro java dhe 2000 euro muaji. Ja pse ne shtresat e larta jane shtuar kaq shume femijet autiste.

    Kam rastin dhe njoh nje femije qe ben terapi dhe jo vetem qe nuk eshte autist por eshte shume i zgjuar dhe jo fale terapise. Thjesht karakteri i tij i mbyllur interpretohet si autizem duke pasur vetem nje qellim zhvatjen e prinderve te tij te perkushtuar qe qellon te jene ne gjendje te mire ekonomike.

  19. Claus says:

    Eshte me te vertete irrituese, mos te them tallese dhe cinike, marrja e rolit “bamires” dhe “enegjellor” te zonjes Berisha ne kete mesele biznesi plot enigma dhe te panjohura, ku rrenjet fillojne ne USA dhe mbarojne ne Tirane, ne kete cep te Ballkanit, ne te cilen “prodhohet” para nepermjet institucioneve te Familjes duke mjele ne menyren me te paskrupullt te pasur dhe te varfer, pa patur meshiren me te vogel, duke mos i vrare aspak ndergjegja (le qe ku kane ata ndergjegje) per ato sharlatanizma qe po bejne. Dhe nga kush? Nga Sali Berisha dhe Zonja e tij Liri.
    A nuk ka ne kete mes pafytyresi dhe moral te deformaruar?
    Kete pyetje dua ta shtjelloj me poshte sipas gjykimit tim te thjeshte.
    Autizmi eshte nje sindrom me “shume fytyra” qe fillon qe ne femijerine e hershme duke shkaktuar nje stres tek prinderit dhe te afermit.
    C`rregullimet e sjelljes te femijeve te “prekur”, te marrjes dhe te perpunimit te informacionit nga jashte, evitimi i kontakteve me femijet e tjere dhe me te rriturit, druajtja, frika, problemet ne komunikim jane shfaqjet me te shpeshta mbi te cilat behet i mundur diagnostikimi i ketij sindromi. Replika ime nuk ka te beje me kete te fundit, por me dicka tjeter me te thelle qe me ben te pefundoje ne logjiken e thjeshte qe njerizit qe ka marre ne dore dhenien e ndihmes ndaj ketyre femijeve dhe familjareve te tyre nuk kane te drejte morale te marrin kete barre mbi supe, per faktin e vetem se ata, zonja Berisha dhe bashkeshorti i saj nuk kane c`te transmetojne ne keta femije, as dashuri, as ngrohtesi sociale, as qetesi shpirterore dhe mjedisore aq te nevojshme per keta femije.
    Mund t`iu a jape nje i cmendur si Sali Berisha kete ngrohtesi ne komunikim ketyre femijeve, ai qe shfaqet ne TV ore e minute me ate fytyre te ngerdheshur dhe plot helm duke share me nene dhe me babe familje dhe familjare?
    Ka njeri qe mund te thote te kunderten?
    Keta femije jane produkt i vete atij dhe sistemit qe ai mbolli. Le te na hape disa statistika e “shenjta” Liri kur punonte si pediatre tek lagja 4, ne brrake me pjesen me te madhe femijesh rome? Sa femije ka diagnostikuar ajo grua me kete diagnoze ato vite?

    Femijet ne ate kohe kishin kohe te luanin me njeri-tjetrin qofte edhe me topa lecke, kishin kohe te flisnin me prinderit e tyre pasditeve, ne mungese te tyre kete rol e merrnin gjyshet tyre aq te dashura qe i rrisnin ata femije me dashuri dhe perkedhelje kur prinderit e tyre ishin ne pune.
    Po sot ku c`mund te thote zonja Liri ne kete ambjent ku ndotja akustike cmend te madh dhe te vogel, ku etja per para ose mos sigurimi i bukes se gojes i ben prinderit te kalojne ne strese deri ne vetvrasje, ku TV eshte kthyer ne nje media deliresh dhune fizike dhe erotike, ku sharjet e politikaneve perfshi dhe burrin e saj jane kthyer ne nje meny ushqimi cdo darke?
    Jo zonja Berisha, ato ishuj bamiresi nuk mund te te lehtesojne autizmin, prandaj them qe aty vilet paraja ne menyren me te paskrupullt, sepse femijen e sheron mjedisi i shendoshe, i qete, pa dhune. I sheron nje familje me prinder qe tregojne dashuri dhe mirekuptim per femijet pa sherre dhe dhune duke lozur me ta dhe jo duke i lene ne harrese per shkak te “puneve qe behen neper restorante” deri ne oret e vona te nates.
    Jam i sigurte qe 80% e rasteve keta femije jane te shtresave te larta ku nene mund te kene tipa si Jozefina, Majlinda dhe Albana Vokshi. Mund te sherohen keta femije?
    Me keqatdhje e them nje Jo te madhe. Le te hedhin para sa te duan. C`fare eshte bere tek ata eshte bere. Me pare duhet te sherohen prinderit dhe pastaj femijet.
    Pra me pare duhet te rregulloje gojen burri yt, duhet te rregullojne goje ata prinder politikane qe te pakten te krijohet nje komunikim i ngrohte me ta qofte edhe elektronik.
    Prandaj them qe ju vetem rripni ata prinder qe u ka rene ne dere se per ti integruar keta ne shoqeri e keni te veshtire ta beni.
    Keto jane sharlatanizma te zotit Berisha dhe zonjes Berisha. Njeri me fytyre egersore tjetra me fytyre “engjellore”. Shpirtin e keni te dy njesoj se antagonizma ne nje familje nuk mund te kete. Jeni makbethianet e Tiranes me xhirollogari ne Uashington.
    Dikush me lart me emrin Petro me kujtoi te “mirenjohurin” sicilianin Scaglione i cili nga fondacioni i tij ku beni pjese dhe ju i “dhuroi” Departamentit te Thesarit te USA 15 milione dollare amerikane dhe pikerisht me date 19 Janar 2011, dy dite para masakres ne bulevard (c`fare koincidence). Ngre edhe njehehere pyetjen: Aq ne krize na paska qene Dep. i Thesarit i USA per ato 15 milione dollare destinuar per Shqiperine?

    1. usa men says:

      Kam akoma pak shprese se ky vend mund te ndryshoje nje dite duke pare jo vetem punen atdhetare te stafit te gazetes Tema por dhe komentues te kalibrit si claus qe ne menyre te sakte dhe inteligjente plotson dhe mbeshtet denoncimet e zotit baze.
      Lexova para dy ditesh nje koment te “claus” per dipllomatin Philip Reeker
      qe po i ben “zbor” delfineve te politikes shqiptare.E lexova kete skandalin e tij dhe mu krijua nje ndjenje neveritese dhe me vjen keq qe dipllomacia amerikane po e injoron ne kete menyre kombin tone.
      On January 19, 2012, during a handball match between the Republic of Macedonia and the Czech Republic for the European Handball Championship in Serbia, Reeker, together with fans of Republic of Macedonia’s team, sang a nationalistic song called “Izlezi Momče” (Macedonian Slavic: Излези момче, “Get out boy”), which promotes the irredentist concept of a United Macedonia with the Greek city of Thessaloniki (Solun in the Slavic languages) as its capital The incident caused the Pan-Macedonian Association USA (one of the largest Greek organizations in the USA) to send a complaint letter to Barack Obama, concluding that it’s inappropriate for a high ranking US official to be associated with Macedonian nationalism…no comment

      1. Claus says:

        Me rihapjen e “Teme-s”, pas mbylljes te dhunshme per disa kohe nga falangat e Familjes, kemi qene vetem disa komentues mund te numeroheshin me gishta megjithate secili shfaqte vlerat e tij me nje gershetim mendimesh plot zhdervjelltesi dhe argument.
        Kjo media nuk na linte te qete ore dhe minute “usa men”. Mendoja shpesh, se mediat e tjera duke mos permendur emra, duhet ta kishin “zili” kete faqe.
        Aq me vlere ka qene debati midis nesh, debate te cilat duhej ti kerkoje me qiri tek te tjerat.
        Po aq me vlere eshte edhe debati i koheve te sotme. Mes nesh ka intelekte qe pa dyshimin me te vogel do ti kishin zili shume kryetare partish. “Anonimiteti” yne, modestia jone por goditja ne shenje e ka bere “Teme-n” me replikuesit e saj nje gazete qe nuk ka te krahasuar me te tjerat.
        Pa dyshim qe merita e Meros dhe stafit te tij eshte kolosale. Pa te zeri yne do te jehonte diku ne shkretetire. Me “Teme-n” ky ze nuk humbet diku ne eter, por shumefishohet si ne nje reaksion zinxhir. Per kete jam i sigurt.
        Ne fund ke falenderimet e mia i dashur “usa men” per vleresimin qe i jep replikave te mia dhe kjo me gezon duke menduar qe me disa nje ftese per nje kafe ne Tirane do te ishte nje kenaqesie vecante, padyshim duke mos harruar Meron bashke me stafin e tij.

        Me interes lexova edhe permbajtjen mbi bemat e Filipit dhe kolegeve te tij…
        Shpesh pyes veten? Jane apo bejne…?

        Nje dite te gezuar “usa”. Ndoshta per ty tashme ka filluar kjo dite per te cilen deshiroj te jete e suksesshme.
        Te pershendes, (Claus)

  20. bexheti says:

    per komentuesin/en asita.
    Habitem me disa “speciale” qe japin receta,bejne prognoza
    bile arrijne deri atje qe i kerkojne ser Meros te beje rolin e supermenit,
    te beje rolin e KATANIT te filmi “Oktapodhi”
    E panderuara asita apo argita!
    Ajo qe ke pare ti te ky film po xhirohet “live” ne shqiperi me aktore reale
    ku luajne,kryeminstra,dipllomate,ambasadore,bosat e medias.
    Kjo qe po thote mero per aferen e autizmit eshte vetem nje sekuence
    e vogel nga kjo kenete me gjarperinj dhe hardhucka me kollare.
    I nderuari Mero e ka pasqyruar te plote keto 3-4 vitet e fundit ne te gjitha strofkat qe thua ti por jemi ne qytetaret si puna ime e jotja
    qe shikojme keto njerez te mafjas politike qe po na vrasin,po na vjedhin dhe po na tallin ne menyren me te neveriteshme te mundeshme dhe kujtojme se jemi ne salle kinemaje..WAKE UP ASITA !

  21. Biri njeriut says:

    Nuk ka nje burre ne ate qeveri,ti thoje Berishes se ku shkojne gjithe ato fonde qe jep bota per autizmin.Dhe neqoftese ata nuk jane burra,si ja bejne grate e tyre ? Le te dalin te gjithe ne paraden e homove…

  22. Enver H. says:

    I nderuar mero Baze,
    Eshte absurde dhe brutalishte e pa akceptuar se si kombi Shqiptar eshte shtrire per dhe ,u eshte nenshtruar nje klani primitiv dhe te pa skruppull, mafioz-turkoman e antishqiptar te cilet po penetrojne nje politike c´njerzore dhe kane monopolizuar pothuajse cdo gje,jo vetem resusrset e shoqerise ,por kane manipuluar dhe hypnotizuar edhe mendjen dhe logjiken e qytetarve te atdheut-si ne Shqiperi te cilen po e terrorizon klani BERISHA-TOPALLI-BASHA- DHE META;BASHKE ME CA LANGONJE DHE ZAGARE TE TJERE;….POR EDHE NE KOSOVEN DARDANE E CILA KA RENE PRE E NJE GRUPI SEMI-ANALFABETESH TE FAVORIZUAR NGA SHBA DHE BASHKESIA NDERKOMBETARE-PIKERISHTE AJO EUROPIANE VETEM E VETEM SE KETO KREATURA SERVILE I BEJNE DETYRAT DHE DEGJOJNE URDHERAT E ATYRE TE CILET KOSOVEN E KANE SJELLE NE NJE GJENDJE TE MJERUAR! DERI KUR DUHET QE KOMBI YNE TE TOLEROJE KETA KRIMINELE SHQIPFOLES TE CILET JO VETEM SE PO NA TURPEROJ POR JANE DUKE E DEMONTUAR DHE DEGJENERUAR CDO GJE SHQIPTARE-CDO VLERE KOMBETARE DHE CDO MUNDESI PER TE NDERTUAR NJE ARDHMERI ME TE MIRE PER GJENERATAT QE VIJOJNE!

  23. Arben says:

    Jo more Mero jo!
    Nuk eshte se tani e ka sefte Sali vicidoli hapjen e biznesit ne qendrat mjeksore. E di ti kush eshte aksioner tek spitali amerikan? Eshte gerdercari mediau dhe familja e km. Per me tej a ka mashtrim me te madh te quhet spital amerikan kur vetem emrin ka te tille dhe mjeket pjesa me e madhe jane ata qe punojne ne spitalet publike. ka vetem disa mjeke turq dhe asgje me teper vecse cmimet jane me shtrenjete se ne itali e gjermani. Po keshtu kemi edhe kete spitalin tjeter surrogato me emrin gjerman tek rruga e kavajes qe drejtohet nda disa fshatare dhe shkon per t’u vizituar per nje shqetesim dhe te cojne dore me dore duke te shkundur fare. Ky eshte kapitalizmi ala laisse faire i sales nga vicidoli.

  24. miri says:

    O Edmond ! tani qe e more vesh pyet pak per cmimin ! Po ne as kapitalizmin nuk dim ta ndertojme – demokracine jo ,jemi ku mos qofshim.

  25. tiranare says:

    Eshte turp te genjesh. Nuk besoj se ka doktor apo farmacist ne bote, te te thote se x apo y ilac sheron, apo trajton autizmin. Autizmi eshte semundje e trashegueshme gjenetikisht, por me nje specifik kombinimi te gjeneve, qe ndodh shume rralle. Pra nuk eshte nje c’rregullim teper i lokalizuar dhe aq me pak infeksion, qe mund te kurohet me ilace. Eshte nje c’rregullim disa planesh, qe dyshohet se ka te beje me c’rregullimet sinaptike te qelizave nervore te trurit. Pra kur flet per ilace, e vetmja gje qe mund te me vije ndermend eshte perdorimi i qetesuesve, te cilet jo vetem,qe nuk sherojne, apo trajtojne kete c’rregullim, por e bejne edhe me keq, pasi shtojne pasivitetin e trurit.
    Nuk dua te zgjatem me, por ajo qe dua te them eshte, se eshte teper e qarte analiza e Mero Bazes dhe teper i papranueshem komenti yt.

    1. tiranare says:

      Komenti im i drejtohej dikujt me preudonimin “dhelpra”, por shoh se komenti i tij eshte hequr (dhe me shume te drejte).

  26. Deputet qerimi says:

    Qerimo si besnik I sales qe je do ta ndtajme emrin ne qirjo qirjako sr ti e ka qef me shku nevropt. Pastaj do te blejm I kostum tbukur e do tnxjerrim me fol nmiting si tshkojm nevrope. Keshtuna ishin ma pare edhe ata cunat e sals dhe sala vet bile edhe luli. Po e pate numrin e koms mbi 45a mire per ty qerimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje