Barazim i hidhur i City-t, lamtumirë titull?

31 Mars 2012, 18:31Sport TEMA

Manchester City mund të thuhet se i ka minimizuar gjasat për të fituar titullin e kampionit në Premier League këtë sezon, pas barazimit në shtëpi ndaj Sunderlandit me rezultat 3-3.

Sigurisht ndeshja u diktua nga një dominim i Manchester Cityt, por taktika kundërsulmuese e Sunderlandit bëri të veten, duke dënuar vendasit. Deri ne minuten e 85, City ishte duke humbur 1-3, por nje gol i Balotelit dhe nje i Kolarov nje minute me pas, i dhane barazimin. Ne rast se Manchester United fiton te henen ndaj Blackburn, “Djajte e Kuq” mund te shkeputen 5 pike, pak jave nga perfundimi i kampionatit.

Javë me fat për Chelsean që mposhti 4-2 Aston Villan me një Ivanovic në superformë, por edhe me golin deciziv të Fernando Torresit.

Keq Arsenali që u dorëzua në fushën e QPR, ku humbi 2-1.

Ja rezultatet e Premier League:

FT Aston Villa 2 – 4 Chelsea
FT Everton 2 – 0 West Bromwich A.
FT Fulham 2 – 1 Norwich C.
FT Manchester C. 3 – 3 Sunderland
FT Queens Park R. 2 – 1 Arsenal
FT Wigan Athletic 2 – 0 Stoke C.
FT Wolverhampton W. 2 – 3 Bolton W.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje