Një karrige e varur në qafën e opozitës!

4 Prill 2012, 22:23Editorial TEMA
Një karrige e varur në qafën e opozitës!

Nga Mero Baze

Ka pasur shumë reagime dhe shpesh të ekzagjeruara ndaj lajmit mbi një manovër të opozitës për të paraqitur Ardian Vishën si kandidat të tyre për në KLD me shpresë se ai merr disa vota nga e djathta. Në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet kandidatura e Elvis Çefës, një nëpunës eunuk i Berishës, socialistët kanë menduar të marrin vendin bosh në KLD me një kandidat, i cili siguron votat e Mediut, LSI dhe ndonjë deputeti tjetër. Ardian Visha është padyshim një ish socialist në sistemin e drejtësisë. Ka punuar si ndihmës i Arben Rakipit, pastaj i Dhori Sollakut, dhe është larguar nga prokuroria bashkë me këtë të fundit. Pas largimit filloi punë si avokat dhe u bë i njohur pasi mori përsipër një nga çështjet më të nxehta që lidhte politikën me korrupsionin, atë të Gërdecit, pikërisht si avokat i Fatmir Mediut.

Kam parë që ka plot reagime, të cilat e quajnë avokat të zot, pasi ka mundur të shpëtojë Fatmir Mediun, i cili nga ana e vet duke mos u gjykuar ka shpëtuar pa çuar para drejtësisë Shkëlzen Berishën.

Nuk e përjashtoj mundësinë që Shqipëria mund të ketë dhe avokatë të zotë, por në një sistem ku drejtësia është e korruptuar, avokatët e zotë nuk ka ku të verifikohen. Në këto kushte mund të flasim vetëm për avokat të suksesshëm, që për hir të imponimit që u vjen nga sistemi mund të quhen sekserë të mirë. Kjo natyrisht nuk i ngarkon me faj, por nuk i bën as heronj të drejtësisë.

Kam parë po ashtu se shumë vetë duan të theksojnë faktin që Visha është një i majtë që meriton të mbështetet nga Partia Socialiste. Nëse është i tillë le të bëjë karrierë në opozitë, deri dhe deputet i Partisë Socialiste.

Problemi që ne ngremë është se Partia Socialiste në opozitë ka pasur dhe ka akoma vetëm një ngërç, ngërçin që nuk frymëzon njerëzit me një betejë morale kundër pushtetit. Sali Berisha po ia arrin ta mbajë të baltosur opozitën duke thënë jemi të dy njësoj, jemi të dy pragmatistë, jemi të dy pa moral, dhe në këtë garë unë jam më i aftë dhe e mund gjithmonë kundërshtarin. Diferencën me pushtetin opozita e bën pikërisht me gjeste dhe qëndrime morale. Ardian Visha mund të jetë një socialist shembullor dhe mund të jetë pjesë e pushtetit të socialistëve, por ai ka qenë dje në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar. Historia e Gërdecit është një histori e frikshme e përfshirjes së Familjes në pushtet në një projekt arrogant fitimprurës që kushtoi 26 jetë njerëzish.

Ardian Visha është i lirë të jetë avokat i Fatmir Mediut, bile dhe i Shkëlzenit nëse e thërrisnin dhe atë po të kishte drejtësi, por ai nuk mund të jetë dhe avokat i opozitës në KLD. I mirëkuptoj zërat që thonë se po të fitojë ai është socialist, por pikërisht kjo fitore nuk i duhet opozitës. Kjo është fitorja që e barazon me Berishën, e bën njësoj si atë dhe në këtë pikë ai është i pakonkurrueshëm, e mund opozitën në garën e mungesës së moralit. Opozita mund të paraqiste Celibashin në vend të tij, pasi dhe ai mund ta marrë votën e Fatmir Mediut, mund të paraqiste Sollakun se dhe ai mund ta merrte votën e Mediut, mund të paraqiste cilindo avokat tjetër të saj, që punojnë paradite në gjykata e pasdite në parti, mund të çonte emrin e Maks Haxhisë, Eno Bushit, Koli Beles, pasi dhe ata e marrin votën e Mediut apo dikujt tjetër. Nëse i duhej një vend në KLD, lista që përmenda më lart, merr po aq vota sa Visha, por nëse i duhej për moral, për atë që pikërisht ka nevojë, le të paraqiste një nga avokatët e viktimave të Gërdecit se dhe ata janë disa. Nuk do të fitonin natyrisht, por gjesti do tu thoshte njerëzve se jam në anën e atyre që janë vrarë për të fituar miliona i biri i Sali Berishës dhe shërbëtorët e tij.

Ky është morali që i duhet opozitës dhe kjo është rruga që bën diferencën e saj me pushtetin e Sali Berishës. Në garën kush ia hedh njëri- tjetrit, kush të blejë vota sa majtas- djathtas, kush të zërë një copë karrige në KLD apo KPD, ka vetëm një fitues dhe ai është Sali Berisha. Bile ai është fitues në këtë rast dhe nëse bën sikur e humbet atë garë. Çdo karrige e fituar me llogari të bëra me gishta poshtë tavolinës, forcon identitetin e pushtetit të Berishës, jo të opozitës.

Është ky shqetësimi që sjell tek lexuesit, shpesh më nervoz se duhet, lajmi se zoti Visha është kandidat për KLD. Askush nuk ka asgjë me të dhe as me të qenit e tij një socialist, ish- socialist apo pragmatist. Problemi është se opozita ka nevojë të duket e ndryshme dhe ka nevojë të frymëzojë njerëz që ndonjëherë të bëjnë dhe gjëra për parime dhe jo vetëm llogari për karrige.

Nëse shoqëria jonë hyn në spiralen e llogarive personale, shumica do të zgjidhte gjithmonë të bënte hesape me pushtetin dhe duke bashkëpunuar me të, pasi atje është leverdia. Nuk është gabim që Ardian Visha të bëhet anëtar i KLD. Gabim është që opozitës i shkon mendja tek institucioni i avokatit të pushtetit në çështjen e Gërdecit dhe jo tek avokatët e viktimave të Gërdecit. Ndaj dhe nëse ia del si kandidat, mund t’i uroj pa drojë suksese atij, por druhem se opozitës do t’i duhet edhe më shumë punë për tu bërë e besueshme dhe për të hequr një tjetër gur që ia mban kokën nën ujë, në betejën e pandershme ku e ka zhvendosur Berisha lojën me të.

62 komente në “Një karrige e varur në qafën e opozitës!”

    1. reformer says:

      Nese e shtrojme ceshtjen nga pikpamja e analizes se taktikes polotike berishiane, ky eshte artikulli me i shkelqyer qe ke shkruar Mero! Eshte me te vertete nje Kryeartikull, i denje per te karakterizuar situaten politike ne Shqiperi me mire se c’mund ta beje nje liber i tere historie.
      Por pikerisht ky artikull permban edhe kunder argumentin tennd lidhur me rastin e Vishes. Zgjidhet apo nuk zgjidhet Visha, PS do te ngelet e njollosur. Keshtu praktikisht PS do te humbe shansin per te pasur nje perfaqsues me shume ne KLD dhe asgje me teper.

      1. xhoni says:

        Eh,more “reformewr”,e dime qe je sahan-lepires i zgjebosur i klikes berishiane,ndaj mos i qaj hallin opozites,por pushtertit te KRIMIT BERISHIAN!!!Nuk le rast pa ALUADUAR per opoziten apo Edi Ramen,gjithnje per ta BALTOSUR ATE DUKE E BARAZUAR ME TE ZGJEBOSURIN NBERISHE!!!Cfaredo gabimi te beje Edi Rama dhe opozita ne teresi nuk e afron dot me KRIMIN E ZI TE SALI BERISHES!!!Per rastin ne fjale,qe opozita thuhet se ka propozuar emrin e avokatit te Fatmir Mediut per perfaqesues te saj ne KLD,une e quaj si nje PALACOLLEK TE PAFALSHEM!!!Ne se kete propozim e ka bere vete Edi Rama TURP TE KETE!!!Eshte veprim i PA MORALSHEM!!!Ne se kete Vishen ja kane propozuar te tjeret dhe ai e ka mirepritur,atehere NUK E MERITON TE JETE KRYETAR I PS-se!!!MERO BAZE KA SHUME TE DREJTE NE LLOGJIKEN E TIJ!!!E kam thene edhe here tjeter:A I LEXOJNE NE PS SHKRIMET E MERO BAZES???NE SE JO,HARRAM TA KENE!!!NE SE PO,POR NUK JU INTERESOJNE,ESHTE FARKEQESI PER POPULLIN TONE,QE KANE NE OPOZITE NJEREZ SANCO PANCO!!!

        1. Reformer says:

          I dashur xhoni, te garantoj se nuk jam nje sahanlepires dhe aq me pak i Saliut! Sidoqofte gjerat jane me te komplikuara nga c’duken. Une personalisht nuk e pranoj se opozita eshte njelloj e korruptuar si pushteti. Edhe sikur te ishte, asaj i duhet dhene shansi per te provuar te kunderten duke i besuar pushtetin. Sic ju dha Saliut dhe nuk provoi dot asgje nga ato qe premtoi.Pas kesaj do te behen zgjedhje te tjera e keshtu me rradhe. Kjo eshte demokracia.
          Ceshtja qe thote Mero eshte se perballe shpifjeve dhe propagandes shurdhuese te pushtetit eshte e kote te harxhosh energji per te kundershtuar, sepse logjika e njerzve eshte coroditur deri ne ate shkalle, sa ne na duhet ta kalojme ne heshtje nje te pavertete, per te arritur tek e verteta ne nje rruge tjeter.
          Dhe rruga tjeter eshte qe opozita te vije ne pushtet pa ja vene shume veshin shpifjes para te ciles eshte vene me pahir,sepse ne rast se do te merrej me kete shpifje do te humbiste te gjitha energjite e veta pa fituar asgje, dhe perkundrazi duke harruar shume gjera te tjera te rendesishme me te cilat ja vlen te merresh.
          Shkurt te injorosh nje shpifje, nuk do te thote ta pranosh ate.

      2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Bravo Mero.Sinqerisht dhe un jam dakort me komentin e “Reformer”se ky eshte nje artikull me analz BRILANTE.
        Faleminderit Mero dhe shpresoj ta lexoje kete sa me shpej Edi-Pik-opozitari.

    2. vitara says:

      Mos prisni ndonje ndryshim te madh midis Rames dhe Berishes, kjo u pa me ndryshimet kushtetuese ku te dy bene te njejtat llogari te ishin te plotfuqishem si kryeminister, vecse me duhet te pranoj qe Rama eshte e keqe me e vogel se fundrina Berisha.

    3. erind says:

      Tek http://www.respublica.al – E Zaloshnja genjen publikun sesa normale eshte qe dy njerez te kandidohen dhe te perzgjidhen per kete post.

      E Zaloshnja nuk eshte vecse nje baxhelle, po pse nuk e thote qe avokati mbrojtes i krimineleve te Gerdecit, droges dhe allishverisheve te tjera, sot propozohet nga Edi Rama.

      Pra Edi Rama deri dje qante diten te vdekurit e Gerdecit, dhe naten bente pazar me avokatet mbrojtes te Gerdecit ?

      Zaloshnja paska qene pis ashtu sic eshte dhe Edi Rama……

      Plehrat Socialiste qe perdoren Gerdecin deri dje – Qe pin gjakun e popullit ashtu sic po e ben vete Saliu qe e shajn gjith diten. Mos harroni se nuk do te fitoni asnji vote me Edi Ramen. Kurr nuk do t’ju mbeshtesi populli nji klike te ndyre komuniste me Ditmir Sulejman Bushatin, Gramoz Rucin, Fatmir Xhafen dhe Vali Lesken.

      Mos u boni merak se ket radhe me mire ja japim PD-se sesa ju mor kerma te ndyra !

    4. 21janari says:

      Bravo Mero! Ke nje kthjelltesi per te cilen Opozita ka shume nevoje…

  1. argjiro says:

    kjo pune e opozites eshte bere histori;ti bjere drejt me ligje r me rregulla eshte si ti biesh murit qe ne kete rast eshte koka e saliut dhe te gjithe fillojne e i bejne opozite opozites duke thene se eshte e mefshte .Te filloje te luaje lojen sipas rregullave te saliut i thine se nuk ka moral.Po nje gje eshte e sakte se ketu flitet me shume per opoziyen se per thagmat e qeverise .Prandaj duhet te bertas si Cania i estrades ;po mire mo vellezer ai qe vodhi lopen nuk ka faj fare

  2. anila says:

    Na kenaqet o Z.Mero,
    mezi presim te lexojme komentet e tua. Po cfare ti besh te gjithe derrat nje turi kane. Kot na rreh mendja se kemi opozite, keta jane me keq se Berisha.Keta te gjithe jane bashke dhe hiqen sikur digjen per popullin. Shih nga kush qeverisemi, ke kemi ministra nje tufe derrash dhe te paafte qe ne felliqen kudo. E pakta qe duhet t’i kerkojme Kryeministrit eshte qe te pakten ate pjese qe na perfaqesojne jashte vendit ta zgjedhi dhe te vere njerez per te qene sic jane M.Integrimit, M.Jashtme, Deputetet qe na perfaqesojne ne KE etj. qe temos na shohin si njerez me bisht kudo qe vemi.

    1. fule says:

      Duhet pasur ne vemendje ky artikull

  3. Tani97 says:

    I dashur Mero, edhe njehere me shume urime per kurajon tende per te kritikuar edhe opoziten duke qene edhe kundra Sales. Shpresoj qe me shume te tjere do ta kuptojne gabimin qe po ben Edi Rama dhe PS-ja. Nuk mposhtet Sala duke tentuar te besh Salen! Sala mposhtet vetem duke shtuar dozen e luftes demokratike kundra tij dhe rregjimit te tij. Duke mos i toleruar as edhe gabimin me te vogel Sales. Dhe jo duke gjemuar ate ne rradhen e gabimeve. Por sic duket Edi akoma nuk eshte bindur se mund te humbe edhe 2013-en…

    1. M says:

      Mero si gjithnje gjenial. Nje plug i thelle ne ‘aren’ e Partise Sociliste madje edhe brazdat ku duhet hedhur fara. Edi Rama me ne fund duhet te degjoje kembanat edhe pastaj te marre vendime. Meroja e di shkelqyeshem MATEMATIKEN, por jo vetem teorine e saj. Meroja di MATEMATIKEN E APLIKUAR dhe po shpjegon mire edhe konceptin e KOSTOS OPORTUNE, te cilen Edi Rama me sa duket as qe nuk e njeh. Gjithshka bejme ne jete ne kohe paqe edhe lufte eshte kosto oportune, qe do te thote:- Te heqim dore nga diçka qe ka kosto te medha per te marre diçka me kosto te vogla dhe kosto nuk do te thote numra por ne fund te fundit ‘sakrifica’. Nje fitore me sakrifica qe e zbehin ate nuk eshte fitore. Fitorja duhet te shkelqeje ne menyre qe te frymezosh per beteja te tjera. Nuk ka rendesi kush dhe çfare te keshillon, rendesi ka sa i afte je te hedhesh poshte keshillen e gabuar ne kohen e duhur ne rastin e duhur, thjeshte duke ndjekur idealin tend. Eshte shume e thjeshte eshte kaq e thjeshte.

      Ciao

  4. besi says:

    Me kete kandidat edi rama i vuri vulen: asgje nuk e dallon nga ish-komunistet qe kane drejtuar vendin deri tani dhe ka humbur nje pjese goxha te rendesishme te votave. I ka shokuar socialistet me kete vishen e gerdecit.

  5. Fatmir97 - Nga Mero Baze 5 Mars, 2012 says:

    ”Opozita ka vetëm një shans të zhbllokojë këtë situatë dhe të ndihmojë Shqipërinë të arrijë së paku Serbinë, ende pa u bërë si e shtëpisë në Bashkimin Evropian. Duhet të rrëzojë këtë qeveri sa më shpejt dhe me çdo çmim. Ky është i vetmi kontribut që ajo mund të japë për të ndryshuar perceptimin e Perëndimit për pushtetin në Shqipëri si një pushtet që ka kapur drejtësinë, dhe ka bllokuar shtetin ligjor.” Kurse Rama 4 Prill, 2012, flet për; – ”Do propozojmë moratorium për mbrojtjen e mjedisit, kjo qeveri po zhduk edhe kastravecin e detit.”

  6. dritan says:

    tani se kuptoj ca faji ka Ardian Visha? Se eshte i opozites apo avokat I Fatir Mediut.. Mos ngaterroni kekun me byrekun o njerez. Visha eshte avokat i lire dhe ka pasur detyre te mbroje z mediu . Eshte detyra e tij qe brenda hapesirave ligjore te mbroje interesat e klientit te vete apo tani doni te na coni ne komunizem dhe mos ti njohim fare te drejten e mbrojtjes individevve. Ne fund te fundit dhe vrasesi ka te drejten per tu mbrojtur dhe neser mund ti bjeri Vishes njerit apo tjeterit nga ne qe ka nje profesion te tille per te mbrojtur keqberes madje dhe kriminel. Edhe detyrim i avokatit dhe ns nuk e ben mban pergjegjesi..Sa per frymezim Saliu nuk mundet me me moral dhe Edi sdo sakrifikoje karrieren e tij qe neser ti thone prape ti sfitove dot

    1. Juristi qytetar says:

      Dritan!

      Kjo qe po ndodh nuk ka lidhje me ushtrimin e profesionit te avokatit nga z. Visha. Ai le te mbroje ke te doje dhe sa te munde. Avokati kete pune ka dhe shyqyr qe ekzistojne. Por gabimi i tij eshte se nuk eshte i ndergjegjeshem per kohen, vendin dhe menyren qe ka zgjedhur per te kryer nje detyre kushtetuese nepermjet votimit politik. Kjo tregon se nuk eshte per kete pune. Nuk do te kushte asnje problem nese mbron te pandehur per krime ordinere te cdo natyre. Por nuk mund te mbrosh FMediun e IMeten,per dy ngjarje qe identifikohen me krimin e politikes, qe shenojne jeten politike e sociale te vendit, vete fytyren e qeverise dhe te opozites dhe, njekohesisht, te zgjidhesh nga opozita per te vendosur a garantuar drejtesi edhe per keto dy ngjarje.
      Eshte njesoj sikur Bersani apo D’Alema i partise se madhe te majte opozitare ne Itali te propozoje avokatin e Berluskonit (akoma ne proces) per te drejtuar KLD-ne !!! Aty do te behej nami edhe nese kjo i shkonte dikujt ne mendje dhe jo me te behej aksion politik i se majtes!

    2. actus says:

      Faji i Vishes eshte qe eshte nje palaco, nje pragmatist dhe nje i paafte. Kur thuhet qe eshte i afte z. Mero, behet krahasimi me shoket e ngushte te fakultetit Toska e Celibashi, qe mesataren nuk e kishin me teper se 6.
      Si eshte si njeri pyesni ne prokurori te pergjithshme dhe gjeni pergjigjen. Pyesni Rakipin dhe Sollakun se cfare thone per vlerat e tij morale, si psh mirenjohja.
      Te vazhdojme me integritetin profesional? Sa merrte per nje dosje ekstradimi? Apo te flasim per kredenciale intelektuale? E pashe para disa kohesh te Kristali i lutej dekanit per nje vertetim mesimdhenieje.
      Sa qesharak; sa turp per Ramen.

      1. rejhan says:

        Pse ia ke inatin dhe flet keshtu nuk do te thote se thua te verteten.Dhe Celibashin dhe Vishen i kam njohur ne shkolle,madje Celibashin qe ne te mesme dhe djale absolutisht i mrekullueshem ne te gjitha drejtimet.Sa per mesataren gabohesh ,se kane qene shume te mire ne studime,sa u emeruan direkt pas fakulteti ne nivele te larta drejtuese gjykate dhe prokurori dhe njihen si jurista te afte.

        1. pedagogu says:

          Sa per vlera morale, drejt e ke; ska te krahasuar Celibashi me Vishen. Por sa per mesatare, me lejo mua ta konfirmoj, pasi i kam patur studente: Celibashi (mjaft djal i mire dhe dinjitoz) mesataren 6 e ka patur. Perpiqej mjaft, por nuk kishte inteligjencen e mjaftueshme te jepte me shume. Visha eshte me inteligjent, por shkurt mund ta perkufizoj si “cun i keq”.

        2. demokrati says:

          Celibashi, Toska, jane te perzgjedhurit e Petro Kocit, por ndersa Toska mund te vecohej se ishte djale i mire, per Celibashin garanci ishte familja komuniste dhe Petro Koci ishte si i shtepise.Celibashin e beri Berisha per nje lek ne 2005, skuqej dhe zverdhej djaloshi por gek nuk beri as ai as Mediu.
          As nje merite profesionale nuk kishin qe u emeruan ne poste te larta, e vetmja perparesi ishte se u emeruan nga dekani i fakultetit te tyre, Kudret Cela, qe u be minister i drejtesise dhe nga profesori i tyre, mirditori Zef qe u be kryetar i gjykates se larte.
          E ke degjuar shprehjen derr ne thes, ashtu u ben emerimet ne poste ne ate kohe, por gjithsesi keta ishin lule ne krahasim me hunjte qe dalen nga Plepat dhe e futen drejtsine dhe shoqerine shqiptare ne kolaps.

    3. aqifi says:

      Pikerisht kete thote Mero! Visha eshte burre i mire, por nuk mund te jete kandidat i opozites per poste prestigjioze…

    4. edlira says:

      nuk po thote njeri qe eshte faji i Ardian Vishes. Atij bravo i qofte qe qenka kaq i zoti. Puna eshte tek opozita jone e nderuar, qe na ben si moraliste. Njesoj dolen te gjithe keta, mendjen te karrigia.

  7. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Kemi nje mal perpara per te rrezuar sir Mero,

    Imagjinoni keta dy njerez, sikur te ishin prodhues vere, te prodhonin vetem vere, prej rrushit. Kane 22 vite qe i bejne karshillek njeri tjetrit, se kush e ka cilsine e veres me te mire!!!

    Si te vdekshem te padiskutushem qe jane, do vi nje dite qe te vdesin.
    Kush do jete amaneti i fundit per keta te dy, njerez?
    My opinion eshte:- Amaneti do te jete interesant, per te dy djemte e tyre!

    “Vera prodhohet edhe prej rrushit, djali im”. thote te fundit fjale saliu!
    Ndersa pake vite me vone Eddi do te deklaronte:- “Vera ime eshte 100% rrush, biri im”.

    Kush eshte me i ndershem nga keta, mr analist lubonja gladiatori?! Une e di….
    Nderkohe vendin e ka marre lumi.

  8. Lex Rex says:

    Mero Baze ketu ka cekur nje te vertete te hidhur: cilesine e avokatave te Shqiperi. Shpesh kur kritikohet gjyqesori me media dikush mund te krijoje pershtypjen se problemi qendron tek disa gjyqtare p.sh. Sashenka Jonuzi, Shpresa Becaj, Tom Ndreca, Adriana Fullani, etj. Shume rralle permenden avokatet.

  9. fatbardh says:

    Turp per opeziten.

  10. Endri says:

    Z.Baze,moralin e ke ose nuk e ke dhe Edi Rama thjesht nuk e ka!Kjo e sotmja eshte vecse nje prove e vockel pas sa e sa sterprovash te medha.Pas Gerdecit,ne zgjedhjet e 2009,pas 21 janarit,Edi Rama ka qene gjithnje ne proven midis moralit ose amoralitetit te pazareve,takticizmave,shtirjeve e kompromiseve me te keqen dhe ka zgjedhur gjithnje njesoj,amoralitetin.Ishin dhe jane levizje te detyruara te nje njeriu te kapur tek i cili interesat dhe perfitimet e momentit dominojne mbi idealet.Per shkak te kesaj natyre dhe veprimtarie amorale nderkombetaret i kane taksur deshtim pas deshtimi.Edhe ne zgjedhjet e ardhshme do ta perdorin vetem si nje instrument te perkohshem,sa per te larguar Berishen.Fundi i palavdishem per Edi Ramen do te ishte pjese e drejtesise per vuajtjet dhe krimet qe ky popull po heq mbi kurriz ne mandatin e dyte te nje barbari primitiv si Sali Berisha,mandat i marre vetem prej te qenurit te Rames ne krye te opozites.

  11. Anton Nepravishta says:

    Bravo Mero! Analize e shkelqyer.

  12. Jack says:

    Vendi ne KLD eshte i xanum nga Berisha per njeriun e tij. Ky eshte nje rast qe ky avokati te provoje miqesine e Mediut,Ilir Kokelopes e ku di une kush tjeter. Sa per ate qe ky avokati paska qene avokat i Mediut, une nuk shoh ndonje gje te keqe. Avokat eshte nje zanat qe dikush duhet ta beje- e kerkon ligji. Edhe Bin ladeni te ishte ne gjyq do gjendej nje avokat per ta perfaqesuar ne gjyq. Keshtu edhe Mediu ka te drejte te kete avokat dhe avokati kete detyre ka; te mbroje klientin ne proces gjyqesor. Une e konsideroj taktike te zgjuar te socialisteve per te vene ne rrezik Saliun dhe kompani. Une do te uroja qe edhe sikur te blinin 3-4 deputete per te rrezuar saliun, prape do ja vlente. Jemi ne politike!

  13. Divide et Impera says:

    Ky eshte nje test nga ana e PS per te percare maxhorancen. Nese Visha zgjidhet, dhe kandidatura e dale nga selia e qeverise Çefa rrezohet automatikisht maxhoranca ka humbur besimin dhe Berisha de fakto eshte rrezuar me gjithe Çefen. Pastaj propozimi i nje kandidature kaq komplekse si Visha eshte nje test para zgjedhjeve presidenciale ku besoj duket tashme qarte se PS do mbeshtese kandidaturen e Fatos Nanos, jo sepse kete te fundit Rama e ka shume qejf, por per faktin se nuk ka zgjidhje tjeter. Nese kandidatura e Nanos NUK do te mbeshtetet nga PS eshte e sigurte qe “ushtari i zi” ne G5 (raundin e peste) do te dali “mbretereshe e zeze”, pra Topalli do te behet presidente. Atehere midis dy te keqijave, sigurisht qe PS do zgjedhi me te voglen.

  14. feriti says:

    Nje nga vetite e vecanta te artikujve te Meros eshte se ai luan me te verteten dhe eshte mik i saj.E nxjerr ate ne siperfaqe nga ku rri fshehur neper skutat e politikes shqiptare dhe te dipllomacise nderkombetare.Ngjarje si Gerdeci apo 21 Janari jane vija ndarese qe dallojne ndershmerine e opozites me veprimtarine kriminale te qeverise Berisha.Dihet qe Mero Baze kohet e fundit anon ne krahun e opozites se sotme qe eshte e drejte e tij.Me kete artikull goditet me shume te drejte politika teper konfuze PS dhe e meriton plotesisht.Shprehja e meposhtme eshte aksiome per opoziten qe duhet ta mbaje vath ne vesh
    dhe qe flet me shume se carcafet e programeve te edi rames:
    “””””Sali Berisha po ia arrin ta mbajë të baltosur opozitën duke thënë jemi të dy njësoj, jemi të dy pragmatistë, jemi të dy pa moral, dhe në këtë garë unë jam më i aftë dhe e mund gjithmonë kundërshtarin. “”””

  15. matura 79 says:

    Z. Baze, ke vene gishtin ne plage. Eshte nje nga analizat me inteligjente qe ke shkruar. Pikerisht ketu qendron fataliteti i vendit tone, fakti qe edhe opozita kryesore po vazhdon te ruaje pak a shume te njejtin profil te korruptuar qe i la trashegim hajduti F.Nano. Dhe qe nuk po shihet asnje levizje e forte, e vertete, me qellim qe pjesa jo militante e votuesve shqiptare te anoje dhe votoje PS. E kam bindje te patundur qe nese E.Rama nuk do te beje nje shkeputje te qarte nga e kaluara hajdute e PS kur ajo ishte ne pushtet, ai do te vazhdoje te beje twiter-istin dhe fashisti S.Berisha do te vazhdoje te shkaterroje Shqiperine. Dhe mos ta genjeje mendja se ideja/taktika qe ka “te marr njehere pushtetin me keta qe kam dhe pastaj mund te bej si te dua me plehrat qe me rrethojne” do te kete sukses. S.Berisha eshte ndyresire por nuk eshte budalla, bile mund te them qe eshte me i zgjuar de inteligjent se E.Rama (per te keq fatkeqesisht!). Si ilustrim per kete mjafton te analizosh levizjen e tij me KOP-in ku u angazhuan njerez te paperlyer, deri fare te panjohur, ne mbeshtetje te betimeve te tij kunder korrupsionit ps-ist. Levizje kjo qe beri te lekundeshin ne ato momente vendimtare edhe analiste te njohur anti-Berishe si A.Stefani e M.Nano. Nuk eshte vendi ketu per t’u zgjatur, por nese E.Rama nuk ndermerr me shpejtesi levizje te tilla (dhe tani eshte momenti ideal per te sepse zgjedhjet jane akoma larg relativisht), ai ose eshte driteshkurter dhe nuk ka kuptuar asgje, ose e kupton por nuk ka ndermend te levize dhe aresyet nuk eshte e veshtire te kuptohen ne kete rastin e dyte. Le t’i krijoje besim popullit qe ai ka ndermend te ndertoje shtet ligjor me njerez te rinj et te paperlyer dhe e ka te fituar davane, pa sa per programet, ato nuk i lexon dhe shikon kush ne Shqiperi. Programet e partive politike do te fitojne rolin e tyre vetem pasi ne Shqiperi te vendoset nje demokraci normale e shtet ligjor.
    Kanada, 4 prill 2012

  16. feriti says:

    Cfare rendesia ka faktikisht nje kandidat per KLD ?
    Nqs vleren e pushtetit qe ka sot berisha do ta krahesonim me disa miliona dollare ky vend ne KLD qe diskutohet ka vleren e disa qindarkave.
    Cfare u be me Avokatin e popullit qe Berisha ja fali me shume “zemer gjeresi” opozites ? Igli Totozani nga nje analist dhe gazetar shume i respektur ne lufte me poshtersite e berishes ulet i lumtur ne prehrin e tij.Dhurata e pare qe i beri dr evili atij ishin romet qe ai ja coi me shume lezet per ti uruar mireseardhjen.Peshqeshi i dyte ishte kur e ftoi Iglin te ndeshet ne dyluftim trup me trup me qeveritarin e tij EKEREM SPAHIUN per ca qejflinj prapanicash qe BE i ka vene shqiptareve
    nje nga kushtet me te forta per integrim.Pra gjithe fati per ne BE do “varet” nga ndeshja midis IGLIT DHE EKREMIT TE BERISHES PER CESHTJE BEYTHE.Me nje fjale shkoi dhe avokati i popullit per lesh vecse berisha e mori nje medalje te madhe nga BE sepse opozites po i behen leshime shume te medha nga mazhoranca qe per djallin berishe ishte nje kusur me qindarka..
    Te kalojme nga keci totozani te pantera e zeze e vlores Bujar Leskaj i
    cili pa kaluar 24 ore nga marrja e detyres shkoi per kontroll me “drita ndezur” te dosjet e EDI RAMES te bashkia e tiranes
    direkt me urdhe te berishes.Pra a ka njerez me te urryer ne kete planet
    si berisha me zagaret e tij qe mendjen e kane veten ne ligesite e tyre
    jashte cdo imagjinate.
    Nqs se do shohim me kujdes DEVILIN BERISHE ai me zhurmen per zgjedhjen e presidentit te ardheshem dhe me pak me kete te KLD po bie verdalle me nje mjeshteri te rralle gjithe opoziten dhe dipllomacine e jashtme
    qe kane zene rradhe per te “zbutur” berishen qe te “leshoje pak pe” dhe te jape ca qindarka perseri per gjynafqaret e opozites dhe qe populli “te bindet” se demokracia funksionon.
    Nga sa me siper kombi shqiptar ne kete 100 vjetor eshte me i perdhosur se kurre ne historine e tij moderne. I vetmi faj dhe gabim i pariparueshem i ketij populli fisnik eshte se i besoi verberisht parimeve demokratike te Europes dhe Amerikes.Posacerisht krijimi i “sindromit berishe” nga dipllomati rajerson ne 1991 dhe mbrojtja qe i beri arvizu ne 2011 eshte fatkeqesia me e madhe ne shqiperi biles me e madhe se pushtimi i turqise,e pushtimit fashist dhe e sistemit 50 vjecar komunist.Regjimi i berishes eshte nje junte mafjoze fijet e se ciles lidhen dhe me zyrtare me rendesi ne bruksel washington dhe pse jo
    te lidhura dhe me analet e udb dhe asfalise greke..

  17. albanian eagle says:

    Mero,je shume i sakte.
    Opozita duhet ti kete parasysh sygjerimet e tua se sinqerisht te them je keshilltari me i afte dhe i sakte me analizat e tua.
    Te mos thone neser..epo s`na vajti mendja.
    Mendja jote e holle ka kohe qe jep mesazhe qe s`duhet te bien ne vesh te shurdhet.Lideret paguajne per keshilla dhe ide ndersa ti i jep falas.

    Dhe nje here Mero te lunte ,je ajka e analistit te paperlyer.

  18. luis says:

    Ne Shqiperi per sa kohe bejne ligjin maskarenjte dhe servilet ku dhe mbeshtetja ndaj tyre nuk u mungon por perkundrazi shtohen radhet ne anen e tyre cdo lloj loje e felliqur dhe me dredha ka kuptim dhe rendesi.
    Ne arsyen time dhe deshiren time keto lloj manovrash jane neveri por nuk mund te dalesh jashte realitetit dhe kesisoj me duhet te pranoj se cila rruge e poshter eshte efikase mjaft qe te zhduket Saliu.
    Frojdi ky shkrimtat i famshem thoshte nje fjale te urte’Se ne nje grumbull njerezish kur te gjithe jane te dehur mos u hic i padehur se do dalesh vete i dehur’,prandaj cfare rendesie ka ndershmeria,sinqeriteti,drejtesia dhe rregulli ku te gjitha keto cilesi quhen ne opinionin shqiptar paaftesi dhe jashte modes allashqiptarce.
    Imagjinoni se sa me vlere eshte fjala bir kurvet tek ne.Kete vleresim nuk e ka dokushdo por ata tipa qe jane te vleresuar realisht ne opinionin tone dmth ata qe nuk lene poshtersi pa bere ndaj te tjereve per te arritur qellimet e tyre,ai qe vjedh dhe nuk i hyn gjemb ne kembe,ai qe vret dhe hiqet si engjell,pra me pak fjale i te 99 ve.
    Le te me thote dikush se ku u tregua Edi Rama i pandershem dhe i pabese dhe se sa i preferuar eshte ne opinionon tone,perkundrazi edhe ata qe e mbeshtetnin deri dje sikur nuk po ia durojne me keto metoda jo efikase,ah po ky ne te njejten kohe nuk duhet te jete si Saliu,ah po ne te njejten kohe plumbi do plumb,ah me falni duhet nje program bindes,por ne te njejten kohe nuk luftohet Berisha me llafe etj etj.
    Si perfundim a jeni te bindur se gjithcka demokratike tek ne eshte nje fjale qe duhet hequr nga qarkullimi.
    Atehere ne kemi dy ekipe qe po lozin ne arenen politike dhe kete le ta qujme nje loje shahu.Tifozet e sejciles pale jane vene perballe njeri tjetrit.Me tifozllekun tone le ti ndihmojme ekipet tona te zemres dhe te perdorim hilet ne maksimum qe te arrijme fitoren.
    Atehere ne fund le te pergezojme fituesin e djallezuar dhe ti bejme temenara se tani ka gurin dhe arren ne dore,pra menjefjale u treguan bij kurvash.

    1. M says:

      Luis, te kuptoj forte mire sepse te kam lexuar me kujdes. Ajo ndershmeria deri ne budallallek si ajo e gjermaneve nuk eshte shume efikase, kujdes! ndershmeria angleze me pak ‘finokllek’ eshte shume elegante, e lakmueshme dhe shume e pranueshme edhe nga mashtruesit klasik. Une jam akuzuar shume ne kete blog, edhe jashte ketij blogu ‘me kane thyer kockat’ se e mbroj Edi Ramen ne gjithshka ben dhe me te drejte ne disa raste. Vini Re! kur them ‘me kane thyer kockat’ nuk e kam fjalen miqesisht, jo, jo e kam ne kuptimin negativ te fjales por vet e kam kerkuar prandaj nuk mund te bej ketu viktimen. Une kam besuar ne seriozitetin e tij per ti bere mire gjerat siç edhe ti beson, por ne kete rast vlen ta themi gjene siç eshte: -“Trimi i mire me shoke shume”, por duhet bere kujdes kur perzgjedh ‘shoket’
      Miqesisht

    2. anticensurë says:

      “Le te me thote dikush se ku u tregua Edi Rama i pandershem dhe i pabese”
      po ta them unë,disa raste të përbledhurar në një shpreheje!
      nuk ka vazhduar asnjëherë demostratat e deklaruara se do të përfundonin pas rënjes së berishës!
      “Si perfundim a jeni te bindur se gjithcka demokratike tek ne eshte nje fjale qe duhet hequr nga qarkullimi.”
      e ke gabim luis kur quan demokratike qëndrimet e ramës!nënshtrimi,mosreagimi dhe letargjia e ramës nuk janë aspak DEMOKRATIKE!disa njerëz këto të meta të tij i shesin për DEMOKRATIKE!gabim luis!nga mënyra e të shkruarit më kujton “labin vlorë” dhe moshën e tij të re!më kujton zotësinë t tij për të shkruar po dhe rrëmbimin e tij vrullin e ndershëm rinor por dhe mungesën rinore të eksperiencës!
      luis,kryengritja e armatosur është shprehja finale e demokracisë!mos u gënjeni nga dokrrat që fliten sot,dokrra që janë bërë si telenovelat latino amerikane!demokracia fillon me protestën paqësore kundër diktaturës dhe përfundon me kryengritjen e armatosur kur diktatori nuk bindet!fiksoje në kokë si ti dhe gjithkush tjetër!askush në botë nuk mund të pengojë një popull të fitojë lirinë e tij deri dhe me vetflijim,përveç atij vetë!
      ps:frojdi nuk ka qënë “shkrimtar” ka qënë neurolog dhe psikanalist!

      1. homeri says:

        Kryengritja e armatosur quhet revolucion ,cdo pushtet qe merret me dhune quhet i pa ligjeshem dhe jo demokratik

    3. I love usa without arvizu says:

      i nderuar luis
      Kam respekt per menyren se si shkruan me kulture dhe jep vizionet e tuaja
      ne menyre te sinqerte.Po te drejtohem i dashur vella luis:
      Edi rama beri gafen me te perbindeshme qe u fut ne votimet e 8 majit
      me vrases dhe tradhetare.Kam mendimin se trojka e ambasadoreve per hir te nje stabiliteti teper poshterues ishte 100% me sali dhe lul berishen.
      Pikerisht megjithese jemi te nje krahu kjo pike na ndan.
      EDI RAMA ME FUTJEN “gafil” NE VOTIMET E 8 MAJIT TE CILAT I FITOI DUKSHEM
      DHE QE U LARGUA SI QEN I RRAHUR DUKE I DHENE CERTIFIKATEN E PAFAJESISE BERISHES PER MASAKREN E 21 JANARIT.KY ESHTE GABIMI ME I MADH I EDI RAMES QE KA PARAMETRAT E NJE KRIMI KOMBETAR…CFARE NUMRI I KENI SYZET ZOTI LUIS ?

  19. sindikalisti says:

    te falenderoj ty mero dhe majkon qe e ka kundershtuar kandidaturen e ps per kld.

  20. VLORA 1 says:

    FALEMINDERIT MERO JE GJITHMON I SAKT .OPOZITA ESHTE (DELE _DASH)OSE ME SHQIP AS DELE AS DASH SI I THONI JU NGA ANET TUAJA .MJER SHTRESA E PASTER E SHQIPTARVE.

  21. Donjet Liridoni says:

    Analizë mjaft e goditur dhe, do te thosha, shqetësuese per zgjidhjen e bere nga PSSH.
    “M’i ul syte e trembur dhe e turperuar nje ish-komisionere e Komisionit te Sherbimit Civil, qe hyn e del ne Seline roze si ne shtepine e vet, pasi per te ruajtur vendin e saj te punes, apo per te kryer ndonje porosi incognito, jo vetem nuk me mbrojti ne te drejten time te pakundershtueshme, por u be shkaku kryesor, qe te dilja i papune”- me tregonte nje miku im, i cili kishte punuar ne nje dikaster si specialist, person publik i njohur. – Si fytyra e saj dhe e plot te tjereve, njerezit, militantet qe i njohin si paren e kuqe, i bejne qe te ftohen e te mos shkojne kurre ne seline e PSSH, te ndjehen te huaj aty. Ajo dhe ca Shahin Bis(h)tra ishin perfaqesues vetem e vetem te interesave te tyre, te Baçit (Finos)&Co. Njerezit s’donin favore, po drejtesi. Ata mbajten vendin e punes se tyre (te bijve e bijave etj) duke flakur te pambrojturit”-shtoi i deshperuar miku im.
    Disa pamjeve qe shohim neper ekrane te perfaqesuesve te PSSH-se, do t’u shkonte per shtat perifrazimi kavajas i nje filmi te njohur te huaj “Heronjte jane ba telef!”

  22. tironsi says:

    Jam tejet dakort me ty Mero, kam vetem nje koment te vogel:fakti qe Ardian Visha ka punuar ne prokurori ne kohen kur ne pushtet ishin te majtet, nuk e ben ate socialist. NE FAKT AI NUK ESHTE DHE NUK KA QENE NDONJEHERE SOCIALIST! MUND TE TA KONFIRMOJE EDHE AI VETE. Pra nuk behet fjale per te vene nje socialist. Ti je tmerresisht i sakte ne gjithshka tjeter ne analizen tende.

  23. i lodhuri ne pritje says:

    komplimente per artikullin. nuk jam dakord ne nje pike. emrat e avokateve qe permenden si kandidate alternative jane perseri njerez te atashuar prane shtabit te PS pjesea me e mire si anetare te asamblese. nese e kane seriozisht se duan te projektojne nje gjyqesor te paster dhe me integritet kjo nuk behet me uljen ne karrigen e KLD-se te individeve qe vijne nga politika. sa per ate Vishen, mendoj se ai do te marr voten e Mediut dhe Ilir Metes se atyre ju duhet nje kamardare ne KLD edhe neser kur te ndrohet pushteti dhe Visha do te vazhdoje te jete avokat i krimineleve duke urdheruar tashme gjyqtaret. nga ana tjeter perse PS nuk zhvilloi nje konkurs per emerin qe do te propozonin. kishin kohe boll qe nga momenti kur ka dhene doreheqjen Kreshnik Spahiu.

  24. Endri says:

    KETU BIE MORALI I PS. HUMBET LIDHJA ME REALITETIN DHE SAKTE….. KETU SHFAQET DUKURIA E MIQEVE, TARAFIT, NEPOTIZMI ETJ ETJ ETJ DHE PS DALNGADALE KTHEHET NE PD.

  25. brigada8s says:

    Komenti vetem: Shteti kriminal ,opozita e paafte.Edhe ne po kuptojme se me kandidatura si Ardian Visha(qe vetem socialist nuk eshte) Edi Rama (qe vjen verdalle per Seseret e vet)pasi ta mare pushtetin qe do i ngele ne dore ,do ta humbe shume shpejt.Me vjen keq por ka nje njeri shume te lig perballe dhe e mat me parametrat e tij.Sali Berisha eshte djall mr Rama,zgjohu,behu pragmatist.Me lepuj si Visha nuk meret ose mbahet pushteti

  26. “Inteligjenca” artificiale e Pinokut te Vicidolit smund te krahasohet me budallekun politik foshnjor natyral te Kryetarit Mao- Twitter Lover

    Kryetari Mao i PS ka vetem dy lloje emocionesh Urine dhe Eksitimin seksual. Nese e shihni qe nuk i ngrefet bejini nje sandwich me kastraveca. Ai ka pasion vetem dy lloje kastarvecash: te madh dhe shume te madh..

    Nderkohe qe Pinoku i Vicidolit deklaron me te madhe qe jetojme ne nje shoqeri te sukseshme ku pica arrin perpara policise ne shtepi, Kryetari Mao ndjehet “horny” per kastravec

  27. skenderi says:

    ja hape syte…….kujt Z. mero,kjo tregon se te dy palet levizin per interesa,dhe nuk kane pike morali,atehere dhe ata qe i votojne e kane nje emertim qe spo na e nxe goja ta themi,athere kuptojme se morali shkrimit eshte qe P.S tja fusi taktikisht P.D se moral ska e ska,pra eshte nje sugjerim i thjeshte per marje kalaje per P.S,ne kete konteks e vlersoje shume ndihmen tuaj per P.S

  28. aroma says:

    Kjo eshte e keqja e madhe qe u ka fut ne koke saliu.Barazia e te pafajshmit e te pandershmit me te drejtin.sa keq jemi katandisur nje i mire mes te liqve nuk te besojne,madje habiten,por kur nuk ndryshon dot ,i tille mbetesh i drejte ,i etur per drejtesi.Dje ishte nje emision tek UTV ,KU BEHEJ KRAHASIMI ME I TURPSHEM QE KAM DEGJUAR NDONJEHERE ,VRAU PUSHTETI 4 qytetare me Prill 1991 dhe vrau saliqeni me 21 JANAR.Dhe mesazhi boll vrate jemi barazim,turpi e faqja e zeze.Shkrimi i Mero bazes si gjithmone i drejte ,i perkryer .

  29. Vlora says:

    o mero loje apo lufte te ndershme ne shqiperi nuk ka kur ke berishen perballe…..

    prandaj loja apo lufta duhet bere sic ke kundershtarin..

    ps ben mire qe ka filluar te loze se drejt e drejt nuk e ha dot.

  30. Fatmir says:

    Ore Mero megjithe mend beson ti se mund te kete moral ne sjelljen e Edi Rames?Po ai mor burre per aq sa di dhe mban mend ky milet ka bere divorc perfundimtar me ndershmerine dhe moralin qe mbas dy-tre viteve te para ne bashki.Eshte perpjekur sa e sa here me pas me monologje,me hartime,me analiza,me cic-mice e me bllofe te luaje te moralshmin dhe ja ka dale ne fakt te jete i pari ne parti dhe i dyti ne Shqiperi,duke bere kapital politik nga urrejtja dhe alergjia popullore per Saliun.Nderkombetaret qe e njihnin mire i fusnin ose nje te tallur ose e injoronin sa here qe luante skena te tilla.Tani sic duket ka zgjedhur te luaje me se shumti me ate qe i vjen me natyrore dhe origjinale,me provokime,pazare dhe cic-mice amorale,me te cilat vazhdimisht ka humbur e do te vazhdoje te humbase.

  31. nje lab nga durresi says:

    Keni te drejte,zoti Baze.Por dua te pergjithsoj,sa moral ka votuesi shqipetar,per te votuar te moralshmin,ne kete vend pa moral.

  32. Mondi says:

    Nuk do bente cudi the nje titull i pershtatur:
    “Nje litar i varur ne qafen e opozites mbi karriken e KLD.”
    Ne fakt opozita po injorohet dhe poshtrohet nga mazhoranca.Po ashtu
    dhe ambasadoret e kane kuptuar impotencen e edi rames.Dhe ky artikull
    me shume te drejte i thote opozites qe te largohet nga rruga e poshtrimit….Nuk e besoj se zoti rama do ta shtyje me recetat
    hipokrite te arvizuse me shume se ne qershor.Eshte miopi e shkalles larte te mos shikosh nje levizje mbarepopullore qe sot a neser do te shpertheje si vullkan.
    Ajo qe eshte me kryesore eshte se shqiptaret jane te zhgenjyer totalihst nga dipllomacia e huaj dhe pse jo te themi qe ajo eshte faktori kryesor
    i shkaterrimit te shtetit shqiptar..Berisha eshte vecse nje zagar
    i tyre me stampen MADE IN UDB.

  33. Besi says:

    Z.Mero avokati Ardian Visha eshte nje njeri qe do ta kishe zili dhe ti vete mesa doket i sheh gjerat keshtu perciptazi ti dhe nuk u ben analizen e duhur!!!
    Ju nuk e keni fare konceptin e avokatit, eshte detyre e tij ti mbroje klientete e tij, por eshte gjykata ajo qe duhet te kishte bere detyren e saj duke dhene vendimin e duhur per Gerdecin, po te kishte mbrojtur Lulin apo kedo tjeter Ardiani sot do te ishte ne pune, por besoj qe ai eshte nje opozitar, Me fatmirin ai thjeshte ka kryer detyren sic mund ta kryente cdo avokat tjeter,por nuk ka qene faji i Fatmirit qe ka ndodhur gerdeci por i saliut dhe une besoj se fatmirit deshen qe t,ia ngecnin fajin.
    Ardiani eshte nje njeri opozitar i drejte, se po te kishte qene berishian do te ishte ne vendin qe ka qene para se te ikte Sollaku.
    Ai eshte nje njeri me vlera nje jurist as qe cdokush mund te donte te ishte si ai!!! Bye

    1. beso says:

      Besi,une kisha nje replike te gjate,por me humbi gabimisht.Do ishte i nevojshem.Megjithate,nuk dua te erresohet puna e gjithkujt.Shiko pse nuk ben kjo kandidatura?PS akuzon Berishen,Mediun&Co per Gerdecin,qe ishte nje afere e jashteligjshme.Po PS kandidon avokatin e Mediut ne kete çeshtje si njeriun e saj ne KLD.Morali:A vazhdon dot me PS te kerkoje drejtesi per Gredecin dhe viktimat e Gerdecit(viktima e pare e gerdecit eshte vete shteti shqiptar qe u vodh dhe u demtua,pastaj qytetaret e vrare,te plagosur,etj)kur ajo kandidon avokatin qe mbron dhe nxjerr te pafajshem ministrin e Mbrojtjes,te cilin po ajo PS vete e quan fajtor?I nderuar adash,po kjo s’ka bythe ku te rrije.Nuk e fitoi Mediu gjyqin,e fitoi avokati i tij,e keshtu automatikisht avokati nuk mund te behet i njejti kungull qe rri ne dy sqetulla.Ju thoni se mbrojtja avokatore eshte profesion,e s’ka te beje me politiken,apo drejteprdrejt me rastin,te cilin PS e sjell kudo(ashtu si eshte vertet)si nje rast te paster korrupsioni te pandershkuar.Nje nga faktoret e ketij mosndeshkimi eshte avokati Visha;po t’a perseris qe s’ka bythe ku te rrije qe PS te kandidoje Vishen per kete arsye madhore.Ju mund te thoni qe politika eshte kurve,etj si keto.Atehere te me falni,por Edi rama ka ngaterruar dere(ose keshilltare).Ketu jam 100%me opinionin e Mero Bazes.Psh,Adolf Eichmann,ne gjyqin mbi krimet naziste ne Tel Aviv deklaroi se kishte bere detyren,kur kishte ekzekutuar qindra mije ebrenj.Atehere,sipas logjikes,si ushtarak qe zbaton urdherat qorrazi,Eichmann nuk duhej te denohej.Jam shume kureshtar dhe do i kerkoja z.Mero Baze te thellohej dhe te na sillte ketu arsyet pse Mediu s’u proçedua dhe rolin e avokatit.Meqe u hap vallja nuk do ishte keq t’i shkonim gjer ne fund.Tek e fundit,avokati zgjedh te mbroje ose jo;heq dore te mbroje nje minister te korruptuar,sidomos kur ka te vrare,sidomos kur avokati ka simpati opozitare.E,keshtu,jo llafe pazari!Po qe se Edi Rama ben nga keto pazare,e ka gabim.Do jete kryeminister i ambasades amerikane,me e shumta,por nuk e di sesa do t’i pelqeje ky rol.Serish e ndjej t’i bashkohem apelit te z.Mero;Edi Rama,ndaje shapin nga sheqeri!Italianet thone qe”Nuk mund te kesh edhe gruan te dehur,edhe fuçine plot me vere”.Gerdeci eshte ne mes;nuk del dot Mediu fajtori moral(per PS dhe gjithe popullin)dhe avokati i tij mbrojtes engjell per KLD.

  34. skenderi says:

    kush ndihet i MORALSHEM nga pjesmarja ne politike, drejtesi,pushtet vendor etj. …te nreje doren, si ka mundesi qe sngre doren njeri?

  35. sinan hibro says:

    Z. Mero , si gjithnje je korrekt dhe parimor ! Une ende mbetem besimplote te rruga e E.Rames…; por gjithcka qe analizon ti eshte e sakte dhe e pakundershtueshme . Mjafton vetem nje argument juaji – Pse duhet te propozohet avokati i F.Mediut dhe jo nje prej avokateve te viktimave te Gerdecit ? Une punoj afer sistemit gjyqesor dhe e di c’do te thote avokat i mire apo i zoti sic mund te cilesohet A. Visha . Jam i bindur qe e dine edhe gjithe deputetet socialiste . Ne fund , nuk dua te besoj se PS po krijon ” kupolen ” e ardhshme te pushtetit . PS ne baze e ka krijuar nje gje te tille ; nje klan i caktuar ben ligjin ne zonat ku qeverisin . Personalisht kam besuar dhe do te votoj per PS me shpresen qe , sipas mendimit tim, qeverisja permiresohet nga qendra ,ku vetem shembulli i Avokatit te Popullit vlen sa dy vjet fjalime te deputeteve te PS ne parlament. Jam kurioz te degjoj nje argumentim nga ana e PS , ne se do arrinte te gjente ndonje argument ne favor te z. A. Visha …Me shume vleresime per principialitetin dhe kurajon tuaj .

  36. Ndoc Sukaj says:

    Me duket se ne kete rast ka humbur morali nga te dyja anet e politikes dhe po kerkohet te ,,kurorezohet,, e keqja me e vogel.

  37. I.Troplini says:

    Opozita shqiptare e drejtuar nga Z.Rama ka nje problem besueshmerie, qe nuk fillon me vendime te tilla si ky i sotmi por qe i renditet kalvarit te gjate te hapave te gabuar. Kjo mungese beueshmerie, eshte faktori vendimtar qe mban akoma gjalle kete qeveri te korruptuar dhe gjakatare.Nuk duket gjekundi nje strategji politike e opozites qe do fillonte me nje ristrukturim te figurave politike ne krye te saj.Nese figura te “nderuara” te opozites si Zoterinjte Ruci,Dokle,Islami do te vinin neser ne pushtet, per shqiptaret nuk do ndryshonte shume gje.Eshte ajo historia e samarxhiut te vjeter qe vdiq dhe gomeret e rinj u gezuan sepse ua kishte vrare kurrizin me samaret qe bente,,,deri ua gjeti gungat qe kishin.Njeri prej te vjeterve u foli per ti sqaruar se,,,,,,deri tua gjeje gungat ai samarxhiu i ri, do tu vuaje kurrizi edhe nje kohe te gjate.
    Gomereve u benin samare,,,,ndersa ketyre politikaneve tane iu mbushen llogarite bankare.

  38. martini says:

    sigurisht qe zgjedhja e Vishen nga PS hap ca debate, por ama nqs ai i mer votat e Mediut e Metes e i thyen sadopak turinjt koalicionit qeverises e zgjidhet ne KLD, sigurisht do ishte me mire se ai ushtari i vogel e Cefa qe ka vetem dy cilesi thelbesore, esht prej shkrodres se Jozit e i ka sherbyer reformes se kthimit te pronave nga pronaret e vjeter e shteti, tek pronaret e rinj te PD..pervec faktit qe Cefa ne ndryshim nga Visha ska as nje lidhje me drejtesine se ka punuar gjithe jeten burolrat admninistrate..

    1. Nadia Shabani says:

      Ah me fal o Mero si me paska shpetuar pa lexuar ky artikull nga ana juaj, tani po kontrolloja shtypin e kaluar dhe e pashe. Nje artikull qe tregon nje analize te thelle nga ana morale e PS-se e Meros ku i ve pikat mbi i. Me te vertete kam reaguar shum keq nga kjo zgjedhje e PS-se qe diten e pare shkrova ne faqen e Erion Braces dhe te Taulant Balles se cfar jane keto turpe qe bene PS-ja Erioni nuk na dha pergjigje kurse Taulanti tha te mos ngaterroja avokatin me klientin.Pikerisht kjo eshte ajo qe doja te lexoja tek ky artikull se perse PS-ja ka bere nje zgjedhje te tille, perse duhet te zgjidhte “avokatin e djallit”, nuk me intereson se cfar eshte e kush eshte, le te jete i shkelqyer si avokat apo socialist por per mua mbetet nje avokat i babezitur per para qe per te fituar gjyqin shkelte ligjin per vite me radhe dhe mungonte neper seancat e gjyqit qe te fitonte gjyqin Fatmir Mediu qe mbulonte djalin e Berishes.Te mos harrojme qe u zhduk edhe deshmitari kryesor i ceshtjes Kosta Trebicka, keshtu Vishaj nuk beri ndonje gje te madhe se shkaktaret e Gerdecit e kishin avokatin mbrojtes Sali Berishen qe i ka korruptuar gjykatat me themel, Visha sa vuri firmen dhe mori parate e pushtetit te korruptuar. Sinqerisht me vjen keq per Edi Ramen, nuk e di se kush ja jep keto mendime dhe me erdhi vertet keq qe nuk e ka degjuar Majkon qe ka kundershtuar kete kandidature.Saliu se ku ferkon duart dhe thote me veten e tij e hengren karremin budallenjte, mire tu behet.Sidoqofte ti Mero je treguar i kujdeshem duke shkruar kete artikull por ne si lexues jemi me te ashper se duam ti tregojme PS-se se ne e kemi nje te korruptuar qe nuk po le gje pa vjedhur dhe shkaterruar dhe nuk duam te heqim ate per ta zevendesuar me nje kaste tjeter te korruptuar dhe mafioze prandaj Edi Rama ti veje gishtin kokes dhe te mendohet mire per veprimet qe ben, eshte shansi i tij i fundit per te fituar zgjedhjet dhe le te beje marreveshje me aleatet qe te mundin djallin Sali se Saliu ka me vete Ristanin dhe manipulimin. Do ta pres bileten sa te kushtoje dhe do vi te votoje per PS-ne mjafton qe te mos kete votuar ndonje tjeter ne vendin tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje