Sikur Berisha të ishte si Ramiz Alia!

2 Prill 2012, 18:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sot është 2 prill. 21 vjet më parë, në qytetin e Shkodrës mbetën të vrarë katër demonstrues, mes të cilëve dhe një nga udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, Arben Broci. Protestuesit, të cilët refuzonin të pranonin rezultatin e zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit, përshkallëzuan përplasjen e tyre me policinë deri në djegien e Komitetit të Partisë së Shkodrës, gjë që shkaktoi një reagim të dhunshëm të policisë. Ngjarja i kushtoi rëndë regjimit në ikje. Ministri i Brendshëm i asaj qeverie, Gramoz Ruçi, shkoi para gjyqit në Shkodër, ndërsa gjykata shpalli fajtor zëvendësministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, shefin e Komisariatit të Shkodrës dhe disa policë. Partia Demokratike me të drejtë e ktheu vrasjen e tyre në një betejë politike, për tu fokusuar tek e drejta e qytetarëve për të demonstruar në demokraci dhe tek respekti për votën e lirë.

Ish presidenti komunist i asaj kohe, Ramiz Alia, i hapi rrugë hetimit dhe nuk pengoi askënd të shkonte para drejtësisë. Vrasësit realë nuk u zbuluan dot kurrë dhe për këtë shkak gjykata dënoi me burgime të rënda personat përgjegjës të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, edhe pse mund të mos ishin direkt fajtorë.

Edhe pse pas një viti Partia Demokratike erdhi në pushtet dhe Sali Berisha u bë president i plotpushtetshëm që kontrollonte drejtësinë deri në skutën e saj të fundit, nuk bëri asgjë më tepër se sa Ramiz Alia për të vendosur në vend drejtësinë për katër të vrarët. Autorët fizikë të vrasjes nuk u gjendën kurrë, dhe ndoshta nuk do të gjenden për shkak të rrethanave specifike të asaj kohe dhe mungesës së duhur të ekspertizës. Pati paranoja se vrasjet mund të ishin bërë nga shërbime të huaja për destabilizim, por kjo ngjante më shumë një barkë shpëtimi për t’i ikur përgjegjësisë. Pati zëra që mbi Arben Brocin është qëlluar në shenjë nga njerëz të afërt me PD për ta eliminuar politikisht, por dhe kjo ngjante me diversion. Më e besueshme ishte se katrahura e përplasjes së dhunshme të policisë me demonstruesit shkaktoi viktimat.

Për 21 vite me radhë Partia Demokratike, e cila ka qeverisur 12 vjet nga këto 21 vjet, ka vendosur aty më 2 prill kurora me lule, por nuk ka bërë asgjë më shumë se sa bënë ata që ishin përgjegjës për ato vrasje politike.

Sivjet 2 prilli merr një kuptim tjetër. Ai është një krim i përsëritur. Më 21 janar të vitit 2011, pra gati 20 vjet pas atij krimi politik, në një përplasje të dhunshme të policisë me demonstruesit e paarmatosur në Tiranë, u vranë sërish katër qytetarë. Kryeministri i vendit, Sali Berisha, dhe Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, ndryshe nga Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi, ishin në krye të operacionit për vrasjen e tyre. Ata komanduan dhe urdhëruan vrasjet nga dritarja e katit të dytë të kryeministrisë. Një hetim i Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, zbuloi se dy nga viktimat janë vrarë nga Komandanti i Gardës dhe dy të tjerë nga një gardist tjetër. Kryeministri, i cili mori përsipër rezistencën ndaj drejtësisë në këtë rast, refuzoi të çonte para drejtësisë gardistët vrasës dhe shkatërroi tërësisht procesin duke ushtruar presion mbi gjykatën të mos ndalonte as të vetmin person të provuar si vrasës në këtë ngjarje, Komandantin e Gardës, Ndre Prendi. Për rrethana që ne nuk i njohim ende, Sali Berisha duket se e ka vendimtare mosdorëzimin e këtij të akuzuari të provuar si vrasës. Me sa duket dorëzimi i tij mund ta çojë gjurmën e gjakut në tavolinë të Sali Berishës.

Sikur Sali Berisha sot të ishte sjellë jo shumë demokrat, por aq demokrat dhe burrë shteti sa u soll Ramiz Alia me ngjarjen e 2 prillit 1991, ne sot do të kishim para drejtësisë Lulëzim Bashën, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Komandantin e Gardës si dhe policët e akuzuar se kanë qëlluar mbi qytetarët. Sikur Sali Berisha të tregohej aq luajal me drejtësinë sa Ramiz Alia, sot me kaq shumë prova më tepër se sa kemi për 21 janarin në krahasim me 2 prillin, do të kishte përfunduar gjykimi i tij dhe Sali Berisha do të ishte paraqitur në gjyq si dëshmitar i vrasjeve të urdhëruara, në kushtet e një shteti ligjor shumë më të avancuar dhe shumë më mbrojtës për qytetarin se sa shteti dhe ligjet e 2 prillit të vitit 1991. Dhe për ironi të fatit 21 vjet më pas, ideali i Arben Brocit nuk do të dekompozohej në mungesën e personalitetit të vëllait të tij, i cili është në atë detyrë si “familje dëshmori” dhe provoi se 21 vjet pas vëllait të tij u dekompozua në varr dhe ideali i vëllait të tij për drejtësi dhe shtet ligjor në Shqipëri. Ai u bë pjesë e një procesi të turpshëm që la të lirë një të akuzuar për vrasje nga ekspertiza më e mirë e botës, ajo e FBI.

Për këtë arsye 2 prilli i këtij viti dhemb më shumë se sa 20 vitet së bashku për shoqërinë shqiptare. Dhemb për shkakun se 21 vjet më pas Shqipëria është një shtet më diktatorial, më antiligjor, më pak demokratik dhe më kriminal se sa më 2 prill të vitit 1991. 21 vjet më pas, ata që erdhën në pushtet nga gjaku i 2 prillit po qëndrojnë në pushtet duke derdhur gjak shqiptarësh, duke vjedhur vota, duke plaçkitur Shqipërinë dhe mbi të gjitha duke qenë të sigurt se do të jenë të pandëshkueshëm nga drejtësia. 21 vite më pas ka vetëm një gjë njësoj si më 2 prill të 1991. Ai është Sali Berisha, i njëjti njeri që nisi marshimin drejt pushtetit duke mbajtur mbi supe katër arkivolet e 2 prillit dhe po rri në pushtet duke poshtëruar 4 arkivolet e 21 janarit. Është nekropolitikani i Shqipërisë.

 

34 komente në “Sikur Berisha të ishte si Ramiz Alia!”

  1. saimir says:

    Mero e ke qare fare. Ke bere nje trajtim shume shume realist. Ajo qe te vjen keq dhe qe shikon qe shpresat per ate vend jane shume te vogla eshte pikerisht humbja e ndjenjes qytetare dhe e protestes qytetare. Ne Shqiperi Sali Berisha ende merr vota si Sali dhe nuk merr pak vota e ky eshte turp realisht. Shume njerez e personifikojne me te djathten e nuk kuptojne qe ja fusin vetes me ate te djathte. Lulzim Basha pavaresisht si e mori fitoren e Tiranes mori shume vota mbas atij krimi qe kreu ne mes te Tiranes e ne asnje vend te qyteteruar nuk do te ndodhte jo qe ai te fitonte por qe ai te guxonte. Vetem nje pedagoge ethjehjst ja corri masken e nderkohe shume pedagoge te tjere e rektore i mbanin masken se mos i shqitej. E sot Jozefian qe nuk di se cflet e as si flet reciton vjershen qe kane recituar gjithe keto vjet nga Shkodra. E reciton pasi eshte e sigurt qe Shkodra e degjon dhe e beson dhe megjithese e kane mbytur tre here brenda dy vjetesh me njgarje qe siaps tyre ndodhin nje here ne 100 vjet shodranet serisht e votojne te mbytur deri ne fyt ne uje me pasuri te shkaterruara vetem se ata jane “te djathte”. Pra e kupton se ku ka renen niveli i popullit shqiptar dhe i besimti se shqiperia do te behet???? Ka rene ne nivelin e Jozefines qe cirret me kot lart e poshte dhe ne dore te ketij populli i cili eshte mesuar te perulet dhe ta haje fort e fort se keshtu i pelqen e andaj ka nxjerre dhe ate shprehjen “beji nene te te thote babe”. E Saliu me shok e shoqe po e ben ate gje prandaj i thone babe. I lumte kur gjen dele qe e pranojne.

  2. Vlora says:

    eh mo mero,,, sikur te vepronte dhe alia ne 91-92 si sala gjysma e tiranes do te ishte shuar….ne ate kohe.

    1. titi says:

      jo mo jo, avash, se nuk kane bythe shqiptaret, asgje nuk do ishte bere… dhe ne vend te berishes do te ishte duke qeverisur kopuku i rradhes…

    2. Si munet me i than Doktorit se osht i ngjashem me Ramizin, kur Doktori ka dhone prova se asht burr shteti si Assadi, Mubaraku ne Alievi.
      Jeni shume social-puqista te keqij ju.

  3. kim says:

    eshte e dhimbeshme te shikosh rolin e ambasadoreve amerikane ne te dyja keto ngjarje:pas 2 prillit 1991 rajersoni u be bashkluftetar me berishen dhe spahine deri sa prishen votimet e 31 marsit ,shkaterruan 3 qeveri njera pas tjetres deri sa u vu berisha ne 22 mars 1992 me votat qe shqiptaret i dhane de fakto rajersonit qe ishte pjese e shtabit elektoral te PD qe do mbahet mend nje nga veprimet dipllomatike me skandaloze ne historine e dipllomacise amerikane..
    NE 21 JANAR NJE TJETER AMBASADOR BEHET SHOK LLOGORESH ME BERISHEN DUKE DREKUAR NJE ORE PARA MASAKRES..dhe ekspertiza e fbi U BE LETER HIGJENIKE
    per djallin berishe..duket qe amerikanet te cilet e nxorren djallin e vicidolit nga shishja u ka ikur nga kontrolli..

  4. Glauku says:

    Ah sikur….thoni ju zoti M.Baze ! Por sikur tè themi: – Ah sikur ju tè ishit i gjatè, i ri, me flokè tè dredhura,me zemèr luani ashtu siç keni dhe mèndjen e shèndoshè… e tè na udhèhiqje nè rrugè dhe nè sheshe qè ta shpètonim jo vetèm Shqipèrinè por dhe tè gjithè shqipètarèt nga ky regjim me erè tè kèrmès serbe….. E çfarè ti bèsh, ju shkruani me pasion para kompjuterit e ndèrsa ne e lexojmè nga ana tjetèr dhe si pèr inat tè zotit asgjè nuk lèviz as nè rrugè e as nè sheshe. Sa keq !

    1. M says:

      Glauku, komenti yt i rri mire editorialit te Meros, pra komplementojne njeri tjetrin. Vetem une do te thosha se gjeniu ka dy zemra: nje qe rreh dhe nje qe mendon. Glauku personalisht e kam fiks-ide: “Truri gerric me forte se thoi i Luanit” nga Arthur Schopenhauer, dhe “Goja eshte guacka materiale e te menduarit” nga Karl Marks. Pra rrjedhimisht turmat frymezohen nga truri.
      Miqesisht

      1. Glauku says:

        Fiks-idea juaj mik i nderuar M do ta quaja aspak nè diskutim. Nè se mund tè mè lejoni tè pèrmend tè famshmen ‘levè’ tè Arkimedit e cila mund tè ngrejè gjithè botèn me njè kusht qè ti jepej njè pikè mbèshtetje….
        Dhe unè me njè miqèsi tè njèjtè i ‘ulur’ duke pritur tè shoh ‘gèrvishtjet’ e mèdha.

      2. reformer says:

        I nderuar M, nuk besoj se ne Shqiperi ka akoma turma qe frymezohen nga cilido tru qofte, te pakten jo ne ate kuptim qe thoni juve. Shprehja qe mua me pelqen me shume eshte ajo e Hygoit: “S’ka asgje me te fuqishme, se sa nje ide qe i ka ardhur koha”. Me sa duket tek ne nuk ka ardhur akoma koha ose mungon ideja ose te dyja bashke. Por c’rendesi ka, qofte njeri ose gjeni, Mero dhe askush tjeter nuk mund te beje ate qe mund ta bejne vetem koha dhe ideja e duhur bashke…

        1. M says:

          Pershendetje reformer, sipas meje: nje njeri qe del nje hap perpara miliona te tjereve, ne daç me ide ne daç me ‘kelleç’ ne dore i vendosur per te mos u terhequr asnje cm, edhe krejt i vetem eshte padyshim nje gjeni. Mua per vete me frymezon edhe e shoh kete gje edhe tek komentuesit e tjere edhe ne kontaktet jashte komenteve. Frymezimi rritjes sipas parimit te shperndarjes normale, pra grafikisht ka formen e nje kambane…
          Ciao

          1. M says:

            korrigjim: rritjes = rritet

  5. feniks says:

    More,a i lexojne keto shkrimet e Mero Bazes,keta te PS-se dhe sidomos Edi Rama???Ne se Edi Rama do te kishte FORCEN E LLOGJIKES DHE TE ARGUMENTEVE TE MERO BAZES,Sali Berisha do te ishte SHPORRUR VITE ME PARE NGA PUSHTETI DHE DO TE ISHTE PLASUR NE QELI ME BURG TE PERJETSHEM!!!

    1. bz says:

      kush lexon nje shkrim te z.Baze nuk le shkrim pa lexuar, ironia eshte qe majmuni sa me lart te ngjitet aq me shume i duken te pasmet.

  6. ALBAN DEGA says:

    Opinione

    VRASESI SERIAL ….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit! U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit !
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    … Jo dorasi! Urdheruesi!
    … Jo Ekzekutori ! Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
    Eshte vrasesi i Gerdecit!
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…!
    …. Eshte vrases serial…
    Drejtesia vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij !
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbjxhanit e drejt Butanit!
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte !

  7. Hetimi says:

    Shume here ne perendim per te hetuar nje krim qe nuk ka fakte perdoret rruga e qiajtur konkluzion llogjik. Kjo do te thote kush eshte perfituesi si rezultat o krimit. Qe nga shperthimi I kufijve deri me hapkem e ambasadave e te gjitha keto I organizuan nga poliagjenti ramiz aleja me klanin mafjoz te veriut

  8. nigo says:

    Vetem se Mero ke haruar dicka, qe se bashku me Saliun dhe Lulin ne zyren e K.monistri ate dite, qe edhe nje person i trte, ishte e nderuara zonje kryetare e parlamentit.

  9. tironci says:

    perfekt Mero si gjithmone ..
    POSHTE KJO DIKTATURE E VENDOSUR NGA sali berishaaaaaaaaaaaaaaaaa

  10. Nadia Shabani says:

    Aq mire e ka pershkruar artikullin Mero Baze sa nuk ka lene vend per te thene asgje megjithese une do te them nja dy-tre gjera para se te flija duhet te zbrazem se mbase me ze gjumi me lehte. Nuk paska shume komente sonte si duket u lodhen njerezit me politiken shqiptare dhe nuk kane cfar bejne me. Edhe une jam lodhur duke lexuar krimet e Saliut dhe ai per cudi dhe per inatin tone nuk i behet vone fare, zgerdhihet e ben humor gjoja dhe servilet e qeverise qeshin nga zori te shkretet,ka kopjuar Stalinin kur tallej me Berian dhe detyronte Hrushovin te kercente. Ka perfituar shume nga sjellja e diktatoreve kryeministri jone dhe i ka zhdukur kundershtaret nje nga nje disa duke emigruar disa me aksidente, disa me vrasje e kush e di se me cfare tjeter por fakti qe ai eshte ne krye edhe sot eshte e sigurte qe e mbajne agjenturat e huaja ne krye qe sic po e shikoni po u sherben me devotshmeri. Shyqyr thuaj qe nuk ishte ky ne 1991 ne vend te Ramiz Alise se do ishte bere kasaphane per te mbrojtur karriken e tij, ai nuk ka goje te zere me goje Ramiz Aline qe nuk u derdh asnje pike gjaku kur u rrezua busti i Enver Hoxhes qe u trondit gjithe Shqiperia ate dite por keta kriminele vrane 4 te pafajshem te tjere pervec atyre te 2 Prillit 1991 qe une dyshoj shume se Saliu eshte i paster nga keto vrasje, shume njerez nga vete demokratet kane dyshime se ka qene dora e tij dhe e te huajve qe te eleminoheshin demokratet e vertete dhe ti hapej rruga sherbetorit te tyre qe te demtohej ceshtja shqiptare dhe sic e shikoni jemi ne vend numero.22 vjet jemi ne vend numero pervec, vrasjeve, vjedhjeve dhe korrupsionit asgje nuk ka ndryshuar, edhe ato pak ndertime qe jane bere jane bere nga gjaku dhe djersa e emigranteve qe po u del shpirti jashte shtetit.Ceshtja e Kosoves ka bere hapa mbrapa, Serbia hyri ne Europe dhe do bllokoje te dyja vendet tona. Sa here qe kishte probleme ne Kosove Saliu krijonte rremuja ne Shqiperi qe te terhiqej vemendja nga problemet e Serbise me Kosoven. Gjate embargos ne luften e UCK-se Saliu i jepte nafte Milloshevicit dhe kur e diktuan qe kishte lidhje me kriminelet e Serbise zhduku dhe Remzi Hoxhen, po cudi po vdiq edhe Gazidedja, u semur papritur i shkreti si duket e zuri haka e Remzi Hoxhes, mbas ketij para 1 viti me duket u semur dhe prokurori qe kishte bere hetimet e vrasjes se Remzi Hoxhes, mbasi i erdhi vdekja por nuk jane shume koincidenca keto? Edhe Kosta Trebicka edhe ai vdiq nga “aksidenti” i shkreti, njelloj si Gramoz Pashkoja. Ja beri bene edhe presidentit Topi ai se u gjend me difekt avioni presidencial shyqyr qe nuk hypi ai se do ishte bere si presidenti polak ne Rusi. Tamam vrases serial nuk po ndalon se vrari dhe partite e tjera i bejne fresk me fshese edhe atij edhe asaj sorres se zeze te Parlamentit Jozefines. Cfar ti besh i lumte atij kur ne qendrojme e mbajme sehir pse te mos vrasin ai. Si nuk ka turp ai qe po mbron gardistet qe vrane protestuesit? Po te daklin tjetri kaq hapur ne mbrojtje te tyre dhe te sulmoje prokurorine kaq ne menyre brutale ky eshte skandal i madh qe ai bashke me Lulezim Bashen duhet te kishin dhene doreheqjen qe atehere dhe te ishin hetuar por jo vetem qe nuk bene doreheqje po vodhen dhe bashkine e Tiranes kriminelet dhe po mbrojne Prendin se ndryshe Prendi do tregoje se i dha urdher Saliu te qellonte mbi popullin. Vrasesi serial nuk iken me qe atje aty e kini se diktatoret nuk i heq dot njeri pa shiko cfar po i bejne popullit Sirian se kane frike nga Rusia edhe Amerika edhe Britania e madhe dhe s’kane cfar bejne se nuk i do b… Rusit edhe ceshtja shqiptare keshtu do ikin zvarre si Kurdet ne Turqi as mish as peshk se ne kemi ne krye agjentet e huaj qe nuk punojne per ne por per ata dhe nuk i do qefi Rusise, Bill Klintoni nuk eshte me President, Obama nuk e ka hall shume, kur ne vet po e mbajme Berishen cu duhet atyre te nderhyjne. Ata nderhyjne per ta mbajtur por jo per ta hequr.Me falni o njerez se e zgjata shume.

  11. loni says:

    po kok palare ishin ata qe u vrane ne shkoder me 2 prill 1991,,cfare mut heronjshe ishin???duke djegur istucitionet shteterore,,keshtu bene edhe me 21 janar dhe saliu i vrau dhe tha ishin kok palare,,edhe ata ne shkoder mut ishin,,ja ku e ke arben brocin,,ose nusen e atit qrnit azem hajdarit,,e shume te tjere maloke qe historia po tregon ate qe me thoshte mua gjyshja dikur,,njerezit me te keqinjte e shqiperise jane maloket e pabese,,,dhe me te vertete,,,gjyshja ime paska pasur te drejte,,per nje grusht para ata i hellin poshte njerezit e tyre te zemressic eshte ( kurva )nusja e azem hajdarit,,dhe byth qi…..mi arben broci,,keto jane vetem dy raste,,po sa raste malokesh te tjera jane akoma?????po te jesh pak ekspert meson qe te gjithe maloket jane te tille ashtu sic thoshte gjyshja ime,,,njerez pa ideale dhe tradhetare….

  12. Mark Gjonaj says:

    Z. Mero, mos me paragjyko me kete pyetje qe te bej, a je njeri pej njeriut? Kush mund ta pershkruaje kaq shkurt e brilant nje gjendje te tille, vec Meros? Se c’mu kujtua thenja e Safet Zhulalit qe e percollen ne ate jete, qe nga ajo periudhe pershkruese 21 vjet me pare dhe derimesot, eshte nje dosje e zeze qe nuk do te hapet kurre ndonjehere. Ndersa une ne cdo shkrim tuajn e shikoj te hapur, te cikluar, gati me nje ane dhe duket sikur therret ate drejtesi qe se pame kurr ne nate vend prej dy dekadash. Ky eshte shkrim! Faleminderit, ruaju nga rreziqet! Naten e mire!

  13. gjergji usa says:

    Eshte shume e veshtire te diskutosh ne pak rrjeshta tragjedite
    e 2 prillit 1991 dhe 21 janarit 2011.Nje gje eshte e perbashket qe
    shqiptaret u vrane nga shqiptaret dhe ne te dy rastet kemi nje personazh te implikuar totalisht qe eshte SRB.E vecanta e tij eshte qe nuk eshte paraqitur historikisht para drejtesise dhe kur eshte thirrur zyrtarisht i ka injoruar ato plotesisht.E vetmja deshmi e tij eshte ajo e dhene brenda mureve te ambasades amerikane para nje juristeje amerikane dhe ne prani te nje dipllomati per trazirat e 14 shtatorit 98’dhe vrasjen ordinere te A.Hajdarit.Kjo deshmi tregon se dipllomacia amerikane e ka perkedhelur shume Berishen.Me e vogla do ishte qe kjo dipllomaci duhej te kembengulte qe drejtesia shqiptare te zbatonte ligjin duke e marre te pandehur Berishen si organizatori kryesor i grushtit te shtetit ne 14 shtator 1998.Fatkeqesisht dhe ne 2 prill 1991
    dhe ne 21 janar ne menyre te lexueshme duket qe admistrata amerikane eshte totalisht me berishen pamvaresisht se ben “finte” sikur eshte ftohur me zagarin berishe apo mbyll syte para veprimeve te tij qe bien
    ere fashizem.Eshte koha Berisha te largohet nje ore e me pare nga pushteti se po diskretiton jo vetem dinjitetin e shqiptareve por dhe vete seriozitetin e shtetit amerikan.

  14. Arditi says:

    Mor po si nuk po e komentojne shkrimin keta druvaret e Sal Prostitutes?Apo do jene te zene duke komentuar andej nga haleja e Fahri Balliut?

  15. Petro says:

    Nga githe ky artikull i pelqyeshem do te vecoja nje shprehje qe stonon
    “Pati paranoja se vrasjet mund të ishin bërë nga shërbime të huaja për destabilizim”.Besoj se asnje ne Shqiperi nuk e ka kete mendim kaq specifik dmth qe jane futur udbashe apo cia-men dhe kane gjuajtur nga turma.Por shumica absolute e shqiptareve mendojne qe tubimi i 2 prillit
    1991 eshte inkurajuar dhe planifikuar qe te behej shume agersiv ne menyre qe te kishte perplasje me arme dhe te kishte viktima. Ne kete dite ESHTE SHRYTEZUAR AKUMULIMI 40 VJECAR I POPULLIT TE SHKODRES KUNDER REGJIMIT DHE NE KETE SITUATE SHPERTHYESE DUHEJ VETEM NJE SHKREPSE QE TE DIGJEJ FLAKE SHKODRA DHE GJITHE SHQIPERIA.DHE PIKERISHT SHKREPSEN E KANE NDEZUR SHQIPFOLES TE INFILTRUAR NGA UDB-JUGOSLLAVE NDOSHTA NE BASHKPUNIM DHE ME CIA-n AMERIKANE.
    NJE GJE DIHEJ E SIGURTE QE POLICIA E SHKODRES DHE SHTETI SHQIPTAR
    NUK KISHIN ASNJE PERFITIM NGA CDO LLOJ VRASJE AKSIDENTALE APO ME PARAMENDIM.TE VETMIT QE U “LUMTURUAN” ME VRASJEN E 4 VETAVE NE SHKODER ISHIN MJEKET QAFIRA SALI BERISHA ME ALI SPAHINE QE ISHIN MIQ SPECIALE TE SHQIPFOLESIT RAJERSON QE MERREJ ME SHQIPERINE QE KUR ISHTE NE BEOGRAD NE ATE KOHE.
    ZOTI MERO BREZI JONE NUK DO TI MARRE VESH KURRE PISLLIQET E 2 PRILLIT 91′ POR NJE GJE DIME TE SIGURTE QE UDB JUGOSLLAVE KA HARXHUAR SHUMA MARRAMENDESE PER SHKATERRIMIN E SHTETIT SHQIPTAR DHE JA KA ARRITUR PLOTESISHT ME SERBERISHEN TOM RIDGEN DHE DAMIR FAZLLICIT ETJ ETJ.
    PO ASHTU PA E PARAGJYKUAR PER MBI 30 VJET UDB DHE CIA AMERIKANE
    KANE QENE PARTNERE TE NGUSHTE PER TE RREZURA “KOMUNIZMIN” NE BALLKAN.
    VAZHDIMI I KESAJ LUFTE DHE PASI SHKELI KEMBA E RAJERSONIT NE PRILL
    1991 ESHTE NYJE KYCE E KESAJ TRAGJEDIE QE NDODHET SOT SHQIPERIA.
    E MBYLLIM DUKE PERMENDUR SHPREHJEN LAPIDARE TE “SPIUNIT” ME TE SINQERTE NE SHQIPERI PREC ZOGAJ KUR THA:ME SHUME DUA SHQIPTARIN FATOS NANO SE AMERIKANIN RAJERSON.KUR DIHET QE RAJERSONI FRYMEZOI FUTJEN NE BURG TE NANOS PER KAVANOZA RECELI KURSE ARVIZU DEKORON BURRE SHTETI NJE VRASES GJAKFTOHTE DHE YLL NE NGJITJE NJE TJETER VRASES HAJDUT QE GRABITI DITEN PER DIELL ME SHUME SE 300 MILJON DOLLARE.PO CFARE TE THEMI NE TE TJERET KUR NJE KRYEMAFJOZ SI ILIR META PRITET ME NDERIME
    NGA SHERBIMI ANTIMAFJE I AMERIKES?????????????????????????????

    1. thanas says:

      Nano ky “hero” i perrallave i derguar kasten per mediokrit e letyrat e ketij vendi. Fatkeqesisht ka ngaterruar edhe mendje te zgjuara si Prec Zogaj, sepse skaji i fantazise njerezore nuk i kap dote dredhite e tij si bir i denje i dredharaku te lindur (topall nga te dy kembet Thans). Enver Hoxha i pat thene: “Thanas te gjithe ja dredhin Partise me nje kembe, ti ja dredh me te dy kembet”. Ti Petro je komentuesi me i peshtire i ketij blogu. Nuk dua ta shkel etiken ne respekt te SAKRIFICAVE te Mero Bazes per te mbajtur gjalle frymen e oponences e per te ndricuar mendjet naive te bashkpatrioteve te tij.

  16. Skensder Murtezani says:

    Pa kethimin e pronave pronareve,nuk ka shtet as qeveri as parlamenr as deputete. Prona eshte dicka e shejte qe Enver Hoxha ju mori pronareve, Mos e quan PS dhe PD nje veprim te drejte mbajtjen e prones per vehte dhe ta shesin ate. Nuk duhen lejuar hajdute te tille> Kryatarin e KKPronave qe nuk kethej pronat nr menyre te paligjeshme Presidenti dhe Kryeministri po e emerojne N/ kryetare te Keshillit te larte te drejtesise nr nje kohe qe ai nuk e zbatoj drejtesine e Kethimit t Pronave,
    Vareni ne vesh pushtetare se prona eshte e shejte dhe me shejterimin nuk luhet.

    1. thanas says:

      Ti or Skender ke gjithe respektin tim. Por ketu ka komentues qe i dine mire ca gjera, prandaj eshte mire te kuptosh se KOKLOPA per momentin eshte me i rrezikshem se PD, mdersa PS ne lidhje me pronat eshte NANO plus KOKLOPE. Mos e bej gabimin me iu kundervu Rames se hyn ne gjanaf.

  17. tom says:

    Mero, duke salen gjithe leto vite, te zhdukur, te aksidentuar, te arratisur….e perse na qenka e pamundur qe vrasjet ne Shkoder te jene bere nga “grupi i gatshem” i PD? Zgjedhjet pas kesaj ngjarjeje, perseri nuk i fitoi PD….por PP dhe ia “dhuroi” saliut te cilin Ramua e kishte xhan…

  18. beso says:

    z.Mero,ne fund te shkrimit ju theksoni karakterin nekrofil te berishes;njeri qe do vdekje!Mendoj se ne titull ju keni dashur te thoni qe minimalisht sikur berisha te bente si ramiz alia ne’91,pra te mos pengonte zhvillimin e nje proçesi ndaj vrasesve te 21 janarit,edhe sikur per pak te ngjasonim dy ngjarjet.Pra,jo sikur berisha te ishte Aamiz Ali ne’91,por sikur Ramiz Alia te ishte berishe ne 2011.Kete,me duket e zgjata per lexuesit qe ndoshta ngaterrojne pozicionet.E ketu qendron kyçi i problemit,besoj une.Sepse ramiz alia nuk do kete dhene urdher te qellohej ne Shkoder,ndaj nuk kishte pse te hezitonte e te pengonte proçesin;aq me teper Gramoz Ruçi shkoi ne gjyq,pasi edhe ai ka pasur shume arsye te mos pengonte gjyqin,se dukej sheshit qe nuk kishte dhene urdher te qellohej,duke pasur parasysh largesine dhe dinamiken asnjehere te sqaruar te 2 prillit.Me e fundit,ne 2 prill nuk pati kamera qe te fiksonin dinamiken e vrasjes,qe ne bulevardin Deshmoret e Kombit(tamam me emer simbolik per kater te vraret e 21 janarit)rezultoi fatale per berishen dhe shpetoi gjithe opoziten nga kurthi i nje grushti shteti te organizuar gjer me vrasje nga opozita.Keto hollesi bejne diferencen qe kurre s’do lejoje sali berishen dhe lulezim bashen te bejne gjestin e Ramiz Alise,sepse ata jo vetem ishin brenda dhe ne kupolen direkte te komandes,por dhe hamendesisht kane dhene urdher qe gjerat te degjeneronin ne ate menyre,sipas nje skenari te meparshem apo te inskenuar nga rrethanat qe u krijuan.Nese berisha nuk ka dhene urdher te qellohej,ai perseri eshte pergjegjesi kryesor i masakres,sepse ne cilesine e kryeministrit dhe prezent ne zhvillimin e ngjarjes ai eshte FAJTOR pse nuk dha urdher te mos qellohej.Nuk i shpeton dot berisha ketij gjyqi;as kete bote dhe as botes tjeter.Duke qene se ju z.Mero e njihni nga afer berishen,dhe per te keqen e tij tashme,mund te shkruani me gjate per karakterin e tij nekrofil;njeri qe hakmerret me vdekje dhe i llogarit ato me perfitim.Eshte karakteri me i keq i njeriut.Mallkim per nje popull kur arrin ne postet me te larta drejtuese.Tamam ajo qe na ka rene ne pjese dhe s’po arrijme dot ta heqim qafe.Kisha ndonje objeksion per opoziten,duke qene se u akuzua rende per grusht shteti e te tjera nga keto.Per Edi Ramen,qe u kercenua personalisht nga i marri ne podiumin e Parlamentit.Si valle keta ulin veshet dhe presin qe Arvizu te qethe ato pemet xhuxhe qe japonezet i kane pasion ne vazo lulesh?Dakord,politika nuk eshte sentiment dhe ka objektiva afatgjata,qe po s’pate miq ne DASH kot qe shkon te fitosh votat e shqiptareve,se nuk jemi me aq idealiste;keshtu funksionojne republikat e mjera te bananeve!Por njeçike gjak nuk kane ata?Njeçike seder nuk kane?Ne djall te shkoje njehere keshilla e Arvizus dhe manuali i DASH per demokracite e kontrolluara;ketu po vriten njerez!

  19. BERISHA LARGOHU. MENDIMI NDRYSHE NUK ESHTE ANTISHQIPTARIZEM, POR TREGON DEMOKRACI! says:

    Mungesa e protestave tregon qe Berisha ka popullaritet.

  20. Ok & Flm Mero per termin: NEKROpolitikan
    Po shtoj cilesorin esencial: RURAL (Nekropolitikan).
    E qe…ket Nekro-Ruralin NA E mbajne si ‘Ujet e Paket’!!
    Ejvallah,
    po CFARe mbjell do korresh BigBrother, te thote Populli shqiptar!)

  21. usa men says:

    2 prilli 1991 dhe 21 janari 2011 jane dy gure kilometrike ne historine e Shqiperise.Data e pare e 2 prillit shenon fillimin e shembjes te shtetit shqiptar.Mbas kesaj filloi veprimtaria kriminale e klases politike shqiptare te mbeshtetur dhe nga dipllomacia perendimore ku krahas
    diktatures u shkaterrua “gabimesht”shteti dhe ekonomia e vendit.Kurse mbas 21 janarit 2011 Shqiperia kalon nen pushtimin de fakto nga junta e biznesit e tre ambasadoreve me kuislinget e tyre Berisha dhe Basha.Nuk shoh ndonje ndryshim te madh midis terrorit dhe vrasjeve te fashistit xhaferr deva ne 1944 dhe Berishes para kryemistrise.E keqja me e madhe se ky pushtim eshte bere me “mirekuptim” vetem se fjala zgjedhe eshte zevendesuar me fjalen zgjedhje.Jemi para nje fakti te kryer qe bashkesia nderkombetare po e trajton shqiperine si nje vend i botes katert.Me perjashtim te nje numri te vogel intelektualesh dhe shqiptaresh te ndershem
    pjesa tjeter eshte e shplare komplet nga truri dhe jo vetem qe nuk reagojne
    por jane bere pjese e perdhosjes kombetare.Le ti lutemi zotit dhe rastesise
    te cliroje shqiperia nga
    -NEOFASHISTET E PD
    -ZVARRANIKET E PS
    -BIZNESI I AMBASADAVE

  22. Klìti says:

    Crimineli Berisha duhet te paguaj per cka ka bere me kete popull jam i bindur qe per ta paguar do e paguaj mire x crimet e tij sepse ka zot larg diku do e gjej !

  23. qytetari says:

    Dihet boterisht nga faktet e shumte qe politikanet tane ne pergjithesi dhe ata te PS e PD ne vecanti jane hajdute e mafioze.Njerz qe bashkohen me njerin grup hajdutesh per te luftuar tjetrin jane edhe ata mafioze dhe s´kane asnje te perbashket me njerzit e ndershem patriote qe duan vendin dhe popullin.Fatkeqesia eshte se ne Shqiperi kjo gje dmth mafiozlleku eshte kthyer ne mentalitet dhe menyre jetese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje