Të rrezikuarit nga koalicioni “Berisha 3”

29 Mars 2012, 20:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Përpjekja e Berishës për një mandat të tretë përmes një koalicioni të gjerë me premtime për poste administrative vë seriozisht në pikëpyetje të ardhmen e kreut të republikanëve Fatmir Mediu si dhe aftësinë e partisë së çamëve për t’u përfshirë në parlament. Po ashtu aktorë të tjerë të rëndësishëm të koalicionit si legalistët ose ballistët, duket se nuk kanë më asgjë të re për tu përtërirë politikisht nën një koalicion ku votat e dyta i merr të gjitha Lëvizja Socialiste për Integrim. Në këto kushte Berisha duhet të gjejë një formulë të re zgjedhore për të kënaqur partnerët e koalicionit ose do të gjendet para rrezikut që partitë aleate të tij të spektrit të djathtë të shkojnë drejt koalicionit të tretë që mund të formohet nga partia e zotit Topi. Duke qenë se ato janë parti të barabarta në numër, shanset e tyre për tu kualifikuar si të dyta janë më të mëdha brenda atij koalicioni se brenda koalicionit me LSI si pjesë përbërëse ku ajo ka diferencë të madhe në raport me ta.

Por më i rrezikuari nga aleanca me Berishën mbetet kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mehdiu. Mediu, përveçse e ka të sigurt që nuk rizgjidhet më deputet me LSI brenda koalicionit, ka shumë serioze çështjen e imunitetit të tij. Fatmir Mediu shkon automatikisht para gjykatës nëse nuk rifiton imunitetin me të cilin ka shtyrë gjyqin. Ai ndryshe nga Ilir Meta hezitoi të shkonte para gjykatës, me të cilën mund ta kishte mbyllur gjyqin pa shumë kosto. Tashmë ai e ka gjyqin e hapur nëse nuk zgjidhet deputet dhe precedenti i gjykimit për Shefin e Shtabit të Përgjithshëm e detyron atë të dënohet së paku me gjashtë vite burg. Në këto kushte Fatmir Mediu ose duhet të kërkojë prej Berishës të hyjë në listën e Partisë Demokratike si deputet i sigurt, ose duhet të marrë një vendim për aleancat e tij paraelektorale, pasi brenda koalicionit të Berishës gjithë deputetët e partive të vogla i mbledh sipas kësaj formule partia e Ilir Metës. Sikur Mediu të mos kishte çështjen e imunitetit, ai mund të rrinte i qetë, por ai e ka serioze mbijetesën pa u gjykuar për shkak të imunitetit dhe kjo ia rrit shumë pasigurinë.

Një tjetër parti e rrezikuar brenda koalicionit me Berishën është fraksioni çam i Shpëtim Idrizit. Deputeti i vetëm që ata fituan si parti, Dashamir Tahiri, është shkëputur prej tyre. Idrizi është një deputet socialist që ka tradhtuar votat e socialistëve për t’iu përkushtuar besnikërisë ndaj çështjes çame. Nëse Tahiri kandidon vetë në Vlorë, sërish me një koalicion, qoftë ky i Berishës, i Topit apo Ramës, fraksioni çam i Idrizit bëhet i parëndësishëm dhe nuk përfaqësohet dot në Kuvend. Fuqia e deritanishme e partisë çame ishte se ata kishin një mandat përmes formulës së koalicionit, por janë partia që kanë më pak vota se të tjerët brenda koalicionit. Kështu që ata rrezikojnë të përfundojnë me dhjetë mijë vota, pa marrë dot as deputet dhe as poste administrative.

I njëjti fat pret dhe fraksionin e minoritetit grek brenda qeverisë. Reputacioni i tyre ka marr fund, fillimisht nga përpjekja e Berishës për të përçarë faktorin grek në Shqipëri dhe për të bërë “partinë e tij greke”. Fraksioni i Spiro Kserës, i cili ka disa ndikime lokale në Dervician dhe Sarandë, përfaqëson linjën e grekëve të moderuar që janë për bashkëjetesë dhe bashkëqeverisje dhe me fraksionin e partisë çame. Kjo linjë në të vërtetë i nxjerr ata nga ndikimi mbi pakicën greke në Shqipëri, pasi grekët e moderuar të Shqipërisë me lehtë votojnë Partinë Socialiste se sa Berishën. Kështu që ata si fraksion janë në vendin e gabuar, nëse llogarisim se pakica greke në Shqipëri voton ose Partinë Socialiste ose partinë e të drejtave të njeriut. Grekët më nacionalistë janë me Dulen, ndërsa ata të moderuarit, edhe pse duket sikur janë në qeveri me Berishën, më lehtë votojnë socialistët. Kjo u pa më së miri në zgjedhjet e fundit lokale në Sarandë, ku pavarësisht aleancave, MEGA, parti e minoritetit grek, ishte në koalicion me Berishën dhe votoi më shumë Stefan Çipën, ndërsa shumë krerë të partisë së Dules dhe anëtarë të tij votuan Edmond Gjokën, edhe pse ishin në marrëveshje elektorale me Partinë Socialiste të Ramës.

I paqartë mbetet fati i dy fraksioneve të partisë së Ballit dhe asaj të Legalitetit. Dy partitë e Ballit, ku ajo e drejtuar nga Artur Rroshi është pak më e stabilizuar së fundmi, janë të pashpresa për tu përfaqësuar në parlament dhe Berisha i mban të përçara pikërisht që të mos kenë shanse të marrin një deputet. Ata mund të qëndrojnë brenda koalicionit me Berishën pasi nuk humbasin gjë, por nëse arrijnë një marrëveshje për një listë të përbashkët, kanë shanse të kapin ndonjë deputet dhe jashtë këtij koalicioni.

Partia e Legalitetit e Ekrem Spahisë do të ishte harruar fare sikur Spahia të mos bëhej i gjallë duke rrëmbyer hurin ndaj homoseksualëve. Edhe pse i shumëkritikuar, ai në të vërtetë është në një pozicion të qartë konservator, siç janë shumë konservatorë në botë. Gjuha e tij e ashpër ndaj homoseksualëve ka të bëjë më shumë me kufizimet në fjalor se sa kufizimet e pozicionit politik që i takojnë të ketë. Por dhe ai është ende i pashpresë për tu përfaqësuar në Kuvend. Në mënyrë paradoksale, votat e legalistëve, ballistëve, republikanëve, çamëve e grekëve do të shkojnë për deputetët e Ilir Metës, i cili mes të tjerash ka shpëtuar përkohësisht dhe nga procesi penal që është hapur ndaj tij. Dhe çfarë është më e pasigurt, ka të bëjë me faktin se ku mund t’i çojë Ilir Meta këto vota pas zgjedhjeve, nëse koalicioni i Edi Ramës del i pari? Askush nuk vë dot bast për besnikërinë e tij. I vetmi bast është që ai brenda koalicionit të Berishës i dërrmon përfundimisht aleatët e vegjël të Berishës dhe çon para drejtësisë Fatmir Mediun. Jashtë koalicionit, ai ul thuajse drejt zeros shanset të përfaqësohet në parlament dhe rrit shanset që dosjet e tij të rihapen. Për gjithë këto arsye, ai po sillet si një partner i zemëruar me koalicionin aktual, në pritje të pazarit që do t’i japin për zgjedhjet e reja. Dhe deri atëherë vazhdon të punoj me bllokun e vjetër.

 

49 komente në “Të rrezikuarit nga koalicioni “Berisha 3””

    1. Gjethi i thate says:

      Mirë e ke o Mero!
      -Por me këtë palo kod dhe me këto ligje leshi që janë këtu,të gjitha llogaritë bien poshtë.
      Pavarësisht që ti, kur bën analizë ,rezultatet të dalin siç thua,në fund ,ata që kanë garuar le të themi me koalicionin e majtë,lidhin besën me të kundërtën dhe kështu llogaritë bien poshtë.
      Nëse nuk del ndonjë ligj që, asnjë deputet nuk mund të ndërojë kahun e votave që ka marrë,çdo llogari parazgjedhore është e kotë.Deputeti që nuk shkon me linjën në të cilën ai ka dalë,të japë dorheqje,dhe ta provojë kur të vijë rradha tjetër e të garojë i pavarur e të bëhet deputet.
      -Nuk mundet më që ky piopull të tallet në këtë farë feje nëpër fushata.40 ditë i bije daullja te veshi duke e gënjyer popullin,se unë jam për ty,dhe të nesërmen e përfundimit të zgjedhjeve,këta qafirë na dalin edhe kodoshë!

      1. raimondi says:

        Po mire pa mere njehere ne analize PS-ne , si do dali nga gjithe kjo krisje qe i behet elektoratit nga Aleanca kuq e zi ?

        Edi kujton se AK-ja do marre votat e te djathtes vetem, sepse te majtet jane
        me Edushken me shume, se me Patriotizmin ..!!!!!?????

        — Shto pastaj edhe vjedhjen e votave qe ben Sala , ku mund te perfundoje PS-ja ????

        Se ne e pame ne Tirane pavaresisht manipulimeve nje pjese shume e madhe e Tiranes ishin kunder PS-se ?

        Nejse si do qe te vije ato partite e vogla qe ze ne goje Mero nuk behen kurre me PS-ne, ato sidoqe te vije puna shkojne me PD-ne ,
        ndersa Edi nuk eshte i zoti te pakten te marri brenda vetes se tij gjithe partite e vogla te majta ……..

        —O PS-ja me menyren refraktare te te berit te aleancave ju e perjetesuat ne pushtet Salen …..

        ____Ne luften e dyte botrore Ameirka beri alence me perfaqsuesin me te eger
        te te gjitha koehrave qe ka pas komunzimi, Stalinin, , ndersa ju nuk pranoni
        te beni aleance me Meten, se keni hallin qe ai eshte i koruptuar ……!!!????

        –Eh thuaj, PS-ja nuk ka politkane , por ka skorpionsa dhe ca te koruptuar
        te ngelur nga koha e qofte-largut , Nano….

        Te fitoje Sala perseri dhe hajde mbaje Salen …!!!!!

      2. labi says:

        I nderuar Mero!
        saktesia e juaj mund te shprehet vetem nepermjet
        shkences ekzakte….
        Ekuacioni juaj analitik,i shprehur nepermjet
        raporteve Thyesore,duket qarte se nuk ka zgjidhje.
        kjo per shkak se nuk do gjendet nje emerues i perbashket
        i plotepjestueshem nga te gjitha gjymtyret pjesemarres…
        kesisij mbetet qe te gjithe te reduktohen pashmangshmerisht
        ne madhesi pambarimisht te vogla,vlere kjo
        qe perefrazon vetem humbjen e tere ketij koalicioni.
        (ne vend te mbylljes mund te themi):-
        politika Berishistane ka qene,eshte dhe do te mbetet
        vetem si nje ekuacion plote thyesa…
        emeruesi te cilave gjendet ne menyre aksidentale
        (rasti meta)apo rimbursimi…
        ky eshte sundimi i Handikapatizmit te regjimit
        fashisto berishjan.

  1. Vlora says:

    rama te qendroje i fort dhe te mos i japi asnje shans ilir koklopes,,,,,,ne kete menyre ai del jasht loje nga politika,,,gje qe duhet te ishte bere qe ne 2005.

  2. M says:

    Kjo eshte matematike. Vetem nje tru qe ka zgjidhur alamet problemash te stereometrise mund te krijoje nje diçka te tille
    Ciao

    1. mero says:

      falemnderit per komplimentin

  3. askushi says:

    Fuqine e te djathtes Berisha e njohu kur humbi referendumin.Atij i duhen gjithmon mbi 15 % votat majtas.Kete mundohet ta plotsoi me parti te “maskuara” anti-berishe,çarje te se majtes dhe manipulim te zgjedhjeve.Sa do parti te “pjelle” e djathta,ajo ne numer eshte po ajo,mbase dhe me pak.

  4. lili says:

    ka nje mundesi tjeter:qe legalistet edhe ballistet te bashkohen me aleancen kuq e zi!Kjo per sa i perket votueseve eshte e sigurt,edhe pse kryesite e shitura te legalitetit apo ballit prape per Berishen do votojne!

  5. Blerina says:

    eshte trishtuese qe te mendosh qe kush vjen ne pushtet eshte me teper sesi punon matematika ne favor te njerit apo tjetrit skaj, dhe nuk ka te beje se me cfare realisht duan njerezit, pervec se ne rastet kur diferenca eshte aq e madhe saqe keto lojra matematikore/aleancash etj etj, nuk pijne uje.

  6. qerimi says:

    Per shumicen e problemeve jam dakort ne lidhje me kombinacjonete mundeshme
    pas dhe para zgjedhjeve.Vetem per fatin e fatmir mediut po gaboheni.Deri sa te jete gjalle vicidolsi dhe friksi rame nuk do t’i hyje gje ne kembe
    mediut te mire.Sfilata qe bene karnavalet e politikes shqiptare para njeriut me te parendesishme ne Shtepine e bardhe tregon se ata nuk jane zot shtepie ne shqiperi.Jemi thjesht qiraxhinj ne vendit tone.Biles qiraxhinj te shpifur…

    1. Qerimit pergjigje. says:

      Qerimo. Paske ndryshu sot dhe po mpelqen. Sala do tkish bo tenente ty sic boni ben imamin xheneral pasi e kishte rraf mpare per ta bo tfort. Tani ben imomi eshte alexadri I 2te, po pushton azine. Por ty sala kish menu me dbo tenente pastaj me trraf. Se sala di dhe stilin myslim keta I hypi gazit qe ja boni trebickes. Rrokulliset maqina vret lym keten desha me thone trebicken e masnej cohet makina prap nkom si me qenushk. Selom o qerimo

  7. Vlora1 says:

    Bej nje analize per grupimin e majte se me kete kod zgjedhore edhe te vegjlit e majte skan gje ne vije…PS duhet te kembengul ne korektimin kombetar…

  8. faik konica says:

    Mero.A mendon se sherrin Prifti Meta e ka perdor Berisha qe ta hipotekojne pergjithmone Meten ne krah te tij?

  9. Kelmendasi says:

    Nuk po e kuptoj ata te nahijes Rames si do u veje halli se keta te djathetet paskan marre fund megjithe Berishen po mos o zot te kene marre fund edhe Rama e co Po fitoka Topi e Spahija e pou bakna shtet i math e mbasi Skocia te ndahet prej Britanise me 2014 po e marrkna edhe vendin e perhershem si antar i perhershem ne KS te OKB.. Ketyre te pernjekurit dhe pronareve po jua zgjill Topi hallet Me kuq e zi po na lyen Spahija.Lum kta breza qe jetojne ne kete kohe.Lumt na e mjere ata qe se mbrrine kete dite.

  10. Shkodrani says:

    Analiza pjeserisht e sakt.Berisha do ta mbaje pushtetin nepermjet dy rrugeve 1Duke blere komisjonere 2Me anen e fleteve te hedhura gabim si ne zgjedhjet e Tiranes,te cilat i kalojne gjykates dhe i fiton Berisha.Prandaj opozita duhet te kerkoje qe komisjoneret te denohen jo 8 vjet por mbi 20 .dhe gjoba te jetembi 50miljone lek sepse Berisha u jep aq para komisjonereve sa ata tallen me gjykaten.

  11. Shkodrani says:

    Analiza pjeserisht e sakte .Berisha i fiton zgjedhjet ne rruge te tjera.opozita po ja lidh vete duart vetes.duke i bere leshime Berishes ne emer te integrimit.

  12. bexheti usa says:

    Me viziten e paralajmeruar te berishes ne Amerike i vihet kapak votimeve te vjedhura te tiranes ,Gerdecit dhe 21 janarit.Mbyllja spektakulare e videos te Metes me veren e shijshme qe piu Berisha te “gjyksi” i Monikes tregon se aleanca e tyre eshte nje bashkpunim per jete a vdekje se ikja e njerit sjell disfaten e te dyve.Nqs berisha arrin i gjalle te konkuroje per vitin 2013 ai e ka te sigurte fitoren sepse:
    -ka opoziten me idiote ne bote
    -ka mbeshtetjen e tre ambasadorve
    -ka 100% admistraten me vehte
    -ka pushtuar 70% te tiranes me tironsa “qe votojne per mue”
    -ka zaptuar krejt llojet gjykatave .
    -ka hashim thacet me vehte.
    ka dhe shume te tjera si p.sh. ka aq para sa te bleje votat e fshatareve qe cdo dy vjet marrin rregullisht racjonet e miellit ose te bleje krejt komisioneret e ps..Shkurt muhabeti Dyshja BERISHA META
    eshte e planifikuar te fitoje dhe nje here votat me fatmirin pa fatmirin nuk ka rendesi.Astrologu Arvizu ka kohe qe e ka publikuar
    horoskopin e tij qofte per burrin e shtetit qofte per yllin ne qitjet e 21 janarit.

  13. taekwondoKING says:

    Kot qe nuk e drejton ti kete pune???

  14. kunadhja thote says:

    Vlora dhe Edi jeni 10 -ta me yll. Rama duhet te qendroje i forte qe te shpetoje ky popull nga koklopa ilir dhe gjithe sera e tij . Sa te pacipe qe jane te gjithe bashkepunetoret e tij .Ne te ghithe vendet e punes qe punojne LSI-ste behet vetem VJEDHJE . sidomos ne Ministrine e Tregetise dhe Ekonomise ku vaxhdojne te zbatohen urdhrat e krimineleve me urdher ie ILIRIT KOKLOPES.edhe pse Ilir Koklopa doli gjoja i pafajshem e di gjithe bota qe ai duhet te kalbet ne burg.

    1. 5 says:

      POoooo. Gjithashtu ne KOMANDA E DOKTRINES SKENDERBEJ ushtria eshte shkermoqur qellimisht, skraparlinjte jane 1 ne tre veta s’ka nevoje ti pyesesh sepse duken nga forma e kokes burrat, ndersa grate jane shume te zeza ne surrat. O saliiiii te shkaterruan skraparlinjte ooo mortjeeee.

  15. Rroj me gaz e rroj me shprese,te parakohesme zgjedhie te kete !
    Po u la puna per 2013-ten,pozita e ka plot kuleten.
    O njerez te mire, ne jeni te vertete atdhetare,
    Zgjedhie te parakoheshme te behen sa me pare.
    Ne doni te festojme si na takon kete 100 vjetor,
    Hiqeni nga skena kete qeveri,me kreminister mafioz !
    Nese kjo nuk behet me te jashtezakonesme zgjedhie,
    Dita e shpaljes tij; jo mbret,po faraon na pret.
    Mos qofte e thene ajo gjeme
    O e madhia SHQIPERI- MEME

    Shpresemadhia Shprese .

  16. Qerimi says:

    Mero. Mi bej pak analizen koalicjonit per ti qare hallin te Rames. Ti je cun i zgjuar Mero dhe e di shume mire sesa eshte shkaterru Rama. Ka per te dal ne zgjedhje vetem me Gjinushin dhe Ngjelen kaq keq sa ka ngel. Beja analizen koalicionit te Rames se jam kurioz te shoh ca mendimi ke.

    1. haker says:

      Qerim boll pare ke bere o lugat. Po ti ke per te perfunduar bisht qeni, se bishti i qenit nuk drejtohet

    2. Kryetari says:

      Qerimo sala ka kerkue me tbo krytarin e kutive tvotimit tfshatit. Numroi sic tka thone sala. Noten fiton pd doten ps . Selom alekum qerimo

    3. Qerim qafiri says:

      Qerimo do tboj sala krytar tkomisjoni tzjedhjeve. E di vet tina. I vot lals dy vota sals. Masnej direkt do tboj tenente. Si e boni imamin xheneral dhe do tcoj masnej atashe mafganistant. Sala po I ndjek

    4. Qirjo qerimi says:

      Qerimo do ta ndroj emnin sala do ta bok qirjako.pastaj do thrrasin qirjo qirjako. Do tblej ene kostum. Mund boj hafije tnigjosh ca thone kta te temes e ti kallzosh salk

  17. Lil Toronto says:

    Meta, edhe pse nuk duam, do te vazhdoje te jete faktor dhe jo aktor ne politiken shqiptare.

  18. NjeQytetarOptimist says:

    Analize e mire Mero por une do shkoja ca me tutje…
    Keto zgjedhje nuk do jene me per PS-ne ose PD-ne…Populli eshte aq i lodhur e i rropatur nga Sali Berisha, sa qe do jene ne rradhe per te votuar diten e votimeve…Keto zgjedhje jane qe Edi Rama te kete nje fitore aq te thelle, sa edhe hilet e tij mos te kete nje gervishje ne procesin final…Keto zgjedhje do eleminojne c’do parti, nga pikepamja e tyre per pjese te pushtetit, kuvendit ose c’do cep te shoqerise politike…Edhe LSI-ja do shkrihet…Ilir Floriri, pasi morri votat e socialisteve me mirebesim, ktheu timonin dhe i preu ne bese ata…Shiko rezultatin e majit te kuptosh se ai nuk fitoi as ne Kucove, Berat ose pjese ku ai kujtoi se kishte perkrahje…Ne Kucove kishte nje njeri te shkelqyer qe garonte per te, po ashtu dhe PS-ja, por humbi…Mendojme se partia e AKZ-se ose e Topit do marrin shume vota, por nuk do ndodhi keshtu…Ata do shiten ne popull sikur do marrin aq vota sa te kthejne rezultatin e nje pale kundrejt tjetres dhe do kerkojne inshurencen e PS-se…Keto zgjedhje jane vendimtare per nje kthese ne menyren si Shqiptaret duan te ndryshojne menyren si qeverisen….Nje njeri normal do e kuptoj se pervec korrupsjonit, vrasje ne mes te dites, papunesise dhe skamjes nuk ka me arsye te jetosh me aty…Thika ka vajtur me shume nga c’kujtojme une e ti, dhe mendoj se vete veriu duke futur ketu dhe Shkodren, do votoj per Edi Ramen….Ndonjeri do thote se po ja fus kuturu, por kur te vij dita e votimeve do jem ketu dhe ta garantoj une qe edhe Shkodra do ta lere Sali Berishen…Nuk mund te votosh me per nje njeri anormal, te pastabilizuar, grindavec, llafanxhi, genjeshtar dhe mbi te gjitha, vrases-diktator…

    Te fala…

  19. luis says:

    Nuk i luan topi keto llogari te zotit Mero.Cfare analize perfekte ku i nxjerre te gjithe ashtu sic jane.
    E gjithe loja dhe komplet faktori nderkombetar me klientat e vete te formacioneve politike kane nje qellim te vetem qe Berishen te nxjerrin jashte lojes politike duke e nxjerre ne minorance ne forme demokratike per te mos i dhene me shans te hapi gojen e te ankohet.
    Ne shume raste varur edhe nga rrethanat qe ndodhin nganjehere ku duket se Berisha po i forcon pozitat shume opozitar behen pesimiste dhe irritohen se pse Edi rri i terhequr dhe nuk vepron me ashpersi,bojkote kerkese per doreheqje te qeverise e te tjera si keto.Jo zoteri rrugen e forces Edi Rama e ka tejkaluar dhe e ka kryer misionin e vet,sepse me shume mund dhe sakrifica arriti ta marre mbeshtetje nderkombetare qe eshte faktori numer nje ne vendosjen e pushteteve ne Shqiperi.
    Edi Rama tani eshte ne rrugen e duhur dhe nuk duhet kerkuar dicka tjeter prej tij sepse dalja jashte kesaj orbite do ti humbte te gjitha shanset qe te sillte partine e tij ne pushtet.
    Duam apo nuk duam ne qeveria e Berishes eshte e njohur ligjerisht nga faktori nderkombetar dhe opozita nuk ka per detyre te vije nepushtet me ane te forces sepse keta zoterinjt nderkombetar te thone pa liroje nje cike ate vend dhe shko prapa diellit.Eshte tjeter gje kur populli vete kalon ne revolte dhe ku kerkon zgjidhje politike atehere faktori nderkombetar eshte i detyruar te nderhyje per ti dhene zgjidhje neqoftese palet nuk bien dakord ne mes tyre.
    Nganjehere ndoshta dhe gabojme kur fajesojme nje popull te tere se pse nuk reagon nga padrejtesite,por mbase dhe ky popull eshte tejlodhur nga premtimet dhe lufta ndaj atyre qe i adhurojne por qe kane marre nje zhgenjim total prandaj eshte mire qe vetem duke i bindur per batakun ku kane rene te pakten te bejne nje gje te thjeshte qe kane ne dore te shkojne ne votime dhe ti japin shansin nje tjetri qe mund te punoje mire per ta dhe besoj se ata e kane kuptuar se keshtu nuk vazhdohet me.

    1. anticensurë says:

      luis,
      komenti tënd është po aq i saktë sa dhe artikulli gjysmak i meros!ti shkruan në nivelin e një naivi me një tendencë të një optimizmi euforik!me këtë optimizëm euforik ti mendon se “ndërkombëtarë”po ia shtërngokan litarin berishës?!?!jo mor jo!me të vërtet mendon një gjë të tillë?gjynah nës mendon një gjë të tillë,por më e keqja është se dhe e trasmeton një mendim kaq naiv!më e keqja është se ti si dhe mero po përpiqeni të fusni dhe njëherë shqiptarët në vorbullën e llogarive!llogari të cilat nuk dalin asnjëherë ashtu si duam ne!dalin si do berisha!tek ti ndoshta ky naivitet buron nga mungesa e vetvlerësimit që ke,jo vetëm tek ti personalisht por dhe tek populli shqiptar!te mero nu më duket se është i njëjti burim!
      ti na ngrë në qiell ramën se paska “fituar besimin”e ndërkombëtarëve!(besim që e ka pasur gjithnjë,vetëm për të të saktësuar idetë!)por harron të thuash se ka humbur besimin jo vetëm tek mbështetësit e tij por dhe në popull!ti në të gjitha komentet e tua përpiqesh të bësh patericën e patericës së berishës!me një fjalë mbështet ramën,mbështetësin e berishës!
      “Duam apo nuk duam ne qeveria e Berishes eshte e njohur ligjerisht nga faktori nderkombetar”!!!!
      një gjysëm fjali jo vetëm naive por dhe e trashë!e tillë që tregon një zgjuarsi të ulët tënden!ti o luis nuk ke mësuar asgjë të paktën nga historia e afërt e rajonit!
      oooo llllluuuuuuuuuiiiiiisssssss nuk ishte i njohur ndërkombëtarisht dhe millosheviçi që përfundoi në burg?
      nuk ishte i tillë gadafi që përfundoi me një plumb në kokë!plumb i porositur indirekt nga sarkozi!persidenti francez i ndihmuar me para në fushatën presidenciale nga i njëjti njeri?po mubaraku e benaliu,nuk ishin të njohur ndërkombëtarisht????
      po berisha i parë nuk ishte i njohur ndërkkombëtarisht?harrove sa presione bënë ndërkombëtarët për të mos e rrëzuar?????
      jo mor luis ti nuk ke mësuar dhe nuk ke ndërmënd të mësosh!një gjë është e dhënë një herë e përgjithmonë!”çdo kryengritje njihet si jashtëligjëshme përsa kohë nuk ka fuqinë e duhur!kur ajo përfundpon me marrjen e pushtetit,ligjërohet!”po nuk kuptove një gjë të tillë nuk ja vlen të shkruash!
      në artikullin e tij merua ka lëshuaar dozën e barbiturikut për të vënë në gjumë njerëzit!popullin shqiptar!ka bërë një analizë gjysmake,ndoshta të pjestuar në gjysëm dhe këtë,ka lënë dy faktorë të rëndësishëm pa përmëndur!jo ngaqë i ka harruar,nuk i intereson!përndryshe barbituriku nuk bën efekt!
      ka harruar dy partitë “e reja”PD që po dalin “kundër”mëmës së tyre për ta mbajtur në pushtet!nuk ka thënë se këto dy parti kanë dalë për të eleminuar të pangopurin meta!ate që i ka hequr një pjesë të konsiderueshme të grabitjes së tyre!
      ka harruar të thotë se me qëndrimin në pushtet të sali berishës nuk mund të ketë fitore të të tjerëve!as të ndërkombëtarëve!luis kjo është dhe gjëja tjetër që ti nuk ke harritur të kuptosh nga historia e këtyre 22 vjetëve!sali berisha është me te gjithë që janë për të,është kundër të gjithve që janë kundër tij!qëndrimi i berishës në pushtet nuk lejon fitimin e askujt tjetër!me rrëzimin e berishës,qoftë demokratikisht,votbesim qeverije,qoftë me dhunë,mund të kemi dy fitime!
      -votime relativisht të drejta,por asnjëherë aq të vjedhura sa deri tashti!
      -krijimin e një PD,ose më mirë të djathet të mirfilltë demokratike!të përbërë nga një ose koalicion partish,nuk ka rëndësi!
      luis mos e merr për keq mënyrën e të shkruarit tim!nuk është thjesht kundër teje personalisht,por është në përgjithësi!pasi ta kesh lexuar rrilexoje dhe në vënd të emrit tënd vër të dikujt tjetër dhe do ta shikosh se nuk ka gjë të keqe!
      përshëndetje

      1. gimi ny says:

        per komentuesin anticensure.
        Jam shume dakort me opsionet e tua.Ne “dyluftimin” midis teje dhe komentuesit “luis” jam totalisht me idete e tua.Votimet e 8 MAJIT
        qe rama i fitoi mbi 60% duke hequr votat e invadoreve”northalbanias”
        votat e “komshijve bilinguale nga kosova”dhe hilet e nates te tre ambasadoreve famekeqe qe ishin totalisht kunder edi rames.
        Kam qene nje perkrahes i fuqishem i Edi RAMES deri kur u largua ne menyre
        te dyshimte nga beteja per tiranen qe e dorzoi ne te njejten menyre qe
        e dorzoi dhe fatos nano pushtetin qendror ne 2005 “vullnetarisht”
        berishes sipas recetave te nderkombetarve.
        Sot Shqiperia mund te quhet e pushtuar ne nje fare menyre nga dipllomacia perindimore dhe berisha eshte nje kuisling i tyre per te ruajtur
        rendin e qetesine qofte dhe duke vrare njerez te pafajshem si qen rrugesh.
        Keto dipllomate hipokrite me teper vleresojne prapanicen e HOMOVE
        se sa gjakun e derdhur ne bulevard nga vrasesit berishe e bashe njelloj
        si xhaferr deva ne 1944 duke perdorur slloganin :1 dite terror= 10 vjet qetesi.
        Perfundimisht i nderuar anticensure DO JETE VEPER KRIMINALE QOFTE NGA
        BASHKIA NDERKOMBETARE,QOFTE NGA OPOZITA,QOFTE NGA OPINIONI VENDAS
        QE BERISHA TE “FESTOJE” 100 VJETORIN E SHTETIT SHQIPTAR KUR KY SHTET
        ESHTE SHKATERRUAR PIKERISHT NGA DRAKULA BERISHE DHE UDBASHET E TIJ.AQ ME TEPER TE HYJE NE VOTIMET E 2013..E VETMJA RRUGE ESHTE DOREHEQJA E BERISHES
        NJE ORE E ME PARE DHE QEVERI TEKNIKE JO PARTIAKE.RRUGET E TJERA TE COJNE TE TEORIA SERBE QE SHQIPTARET NUK KANE AFTESI SHTETFORMUESE..OSE TE SHPREHJA E KANCELARIT GJERMAN BISSMARK I CILI DEKLAROI VITE ME PARE QE SHQIPERIA ESHTE SHPREHJE GJEOGRAFIKE QE ESHTE REALITET SOT NE SHQIPERI..

        1. anticensurë says:

          gimo nuk është një “dyluftin”me luisin!është thjeshtë mendimi tim në përgjithësi për qënjen në gjëndjen para madhore!që ka të bëjë me fëmijërinë e adoleshencën!në peeriudhën e parë,fëmijrore,mendojmë,fantazojmë se problemet tona do ti zgjidhë babi ose ndonjë shpikje tonë e fantazisë!në të dytën atë adoleshenciale,heqim fantazinë!duke e ditur se askush nuk do të vijë nga qielli dhe një pjesë të punëve tona i zgjidhim vetë!por prap për punët e mëdha presim dikë tjetër që të na i zgjidhë!në atë moshë e mbivlersojmë veten për gjëra të parëndësishme dhe e nënvleftësojmë për të rëndësishmet!
          unë mendoj se ne duhet të hyjmë,si popull,në periudhën e moshës madhore!në atë moshë që njeriu është i detyruar ti zgjidhë vet problemet e tij!nuk duhet të presë që tja zgjidhin të tjerët,aq më pak tu marrë leje!
          1 ditë terror=10 vjet qetësi vlen për rastin kur populli nuk ka kokë!xhaferri e provoi një gjë të tillë po u detyrua të vërë majat nga thëmrat!tek shqiptari nuk funksionon një gjë e tillë!funksionon shumë mirë lënja e një koke të dobët për ta çorrditur!këtë e pamë shumë mirë në kosovë,me ibrahim rrugovën dhe po e shohim sot me edi ramën këtu tek ne!
          sa për “shprehjen gjeografike” të bismarkut,deri diku ke të drejtë!
          nën udhëheqjen e jelsinit ish BSja u këthye në një shprehje gjeografike!pavarsisht se është shteti më i shtrirë në botë!deri në fund të luftës së dytë dhe kina ishte poashtu një shprehje gjeografike!sot shqipëria është po ashtu një shprehje gjeografike!pavarsisht se kombëtarisht është në periudhën më të mirë të saj deri më sot!
          përse një gjë e tillë?
          politikanë drejtues shtetesh të pjerdhur e këthejnë shtetin në një shprehje gjeografike,sado i madh që të jetë ai!
          politikanët tanë e shesin vëndin për interesat e tyre të vogla meskine!politikanët e europës e mbrojnë shqipërinë/kosovën për interesat e tyre shtetërore!e shikon ndryshimin gimo?i huaji të mbron ty për interesat e tij,shtetrore!
          për 45 vjet,pavarësisht diktaturës,shqipëria sado e vogël NUK ISHTE NJË SHPREHJE GJEOGRAFIKE!
          për të vetmen arsye se tregonte dhëmbët kur e sulmonin!sot këthen vetëm kurrizin,për të mos thënë shtrihet në tokë e dorëzuar!
          komenti i mësipërm ishte jo shumë me gimin se me meron!pavarsisht analizës së komplikuar mero ka bërë vetëm 1/4 e analizës!nuk e di a do ti nxjerrë në artikullin e ardhshëm o nuk ka inteeres!ose është thjeshtë mentaliteti i tij fshatar që e bën që ta mbajë mirë me dikë!po qe se ky editorial është i pari në vazhdën e artikujve të tjerë,atëherë të pregatitemi për telefavelasin e parë gazetaresk shqiptar!
          përshëndetje gimo.
          ps:i hodhe një sy komentit tim tek rreplika e fundit që kemi pasur bashkë?(“Fushatë qeveritare kundër zgjedhjeve të lira”)

          1. gimi says:

            per anticensuren
            Lexova komentin tuaj te sotem dhe nuk kam kohe te replikoj ..por dihet qe gjerat qe na bashkojne jane shume me teper se ato qe na ndajne.Po ashtu para pak minutash lexova te“Fushatë qeveritare kundër zgjedhjeve të lira” ku argumentoje bindshem edin si nje frikacak
            demi i te cilit eshte i pallogartshem sot sidomos per shqiptaret
            jo politike qe jane rreth 60% e tyre.
            Me thene te drejten tani jam duke punuar dhe i kam disa kolege verdalle
            dhe nuk po perqendrohem..Tani keto po diskutojne per nje llotari qe hidhet sot ne NY,NJ qe ka arritur shifren me te madhe ne historine e amerikes
            rreth 600 miljon dollare…Kam hedhur ca lloto dhe une dhe si me shaka po te them qe po fitova do hap nje stacjon televiz shqiptar gjigand ketu ne manhatten dhe do ve drejtor mero bazen kurse stafin do ta marr nga
            komentuesit virtuoze te temes ..VIJON..

          2. homeri says:

            –Shume dengela per nje dore te humbur.–Ushtari mire Shvejk

            1. Kënga e sprasme e Balës says:

              shume po shendrin dhe pak po ngroh o ymer aga ..se ja fillove te homeri greqise dhe e mbarove te shvejku i cekise..hajt te shkuara

              1. homeri says:

                Po cpate o derezi pse hidhesh perpjet si plesht

  20. arvanites says:

    Z. Baze, Berisha qendron ne pushtet sepse vjedh votat dhe jo sepse (sic mendojne shume) ka aftesi te medha per te realizuar koalicione.

  21. gezim says:

    Analizat e tua jane gjithmone te sakta

  22. Lily says:

    lista e partive me emrat e deputeteve ul pergjegjshmerine e deputeteve dhe shton arogancen e liderave, une mendoj se deputete duhet te zgjidhen direkt me emra dhe jo nje liste qe votohet me emrat qe vendos kryetari….direkt

  23. ndrea says:

    Ne shqiperi sa kohe te jete shpellari llogarit nuk mund ti besh.LLogari nuk ben dot ministri i ekonomis qe i ka asetet e albpetrolit ne dore e jo mevotat qe i numron shpellari me dore te ristos.Po nuk iku nga qeverisja kjo bande kriminelesh nuk del asnje llogari.Vetem revolta e popullit mund te vendos disa gjera ne vend,se nga sa eshte pare deri tani korbi-korbit s’ja nxier syte.

  24. Albann says:

    Me ate mal me para e ka bere Meta me bllok ne dore,s kam dyshim qe jo vetem partite e vogla por dhe PD do falimentoje…Duke i shtuar dhe rrjedhjen e votave drejt Aleances kuq e zi dhe partise se Topit,kuptohet qe PD s do ket me shume deputete se LSI.Ky do jete fundi i regjimit ,dhe shkaterim total i PD sepse do jete e veshtire te mbash ekuilibrat kur s ke poste per tu dhene cakenjve…Keshtu qe simpatizantet e PD do shkojne ,ose nga Meta ose per ti qendruar besnike te djathtes do i bashkohen Topit.
    Meta po hap PORTEN E FERRIT per PD. ?

  25. luis says:

    Anticensure e kuptova realisht reagimin tend ndaj komentit tim dhe nuk kam ndonje irritim ndaj fjaleve ne adresen time sepse shume nga ato qe thua jane te verteta,por ne nuk duhet te flasim te shtyre nga pasionet dhe ambiciet tona.Ne te gjithe reagimin tend ti vlereson ate se cfare eshte gabim nga ajo cfare kam shkruar dhe cfare eshte keq ne terren dhe ku kjo e keqe ka nje dominim absolut nga ana e Berishes qe kontrollon gjithcka,por nuk pashe nje mendim realist tendin se si mund te zgjidhet kjo situate,cfare rrugesh dhe formash duhen ndjekur.Ah po ti thua se cdo kryengritje eshte e jashtligjshme per sa kohe qe nuk e ka fuqine e duhur.
    Ok ne zberthim te saj kerkoj nga ti kush dhe sa duhen te jene ne ate kryengritje qe kjo te ndryshoje situaten?.
    Sipas llogjikes sime dhe asaj qe eshte provuar realisht gjate ketyre 20 viteve ka rezultuar kjo menyre se funksionuari dhe po mundohem qe ti rreshtoj sa per kujtesen tende dhe te tjereve.
    Ne 92 pd fitoj zgjedhjet ne menyre absolute pas gjithe atyre ngjarjeve qe erdhen deri ne ate moment nga trysnia e faktorit te jashtem dhe e faktorit te brendshem e sidomos ne qytet qe kerkonte me kembengulje nderimin e rrjedhjes se sundimit 50 vjecar komunist.
    Ne 96 pas nje pushteti pothuajse absolut te Berishes si president i repuplikes ku kontrollonte gjithcka arriti ne syte e te gjithve ne saje dhe te terheqjeve te komisionereve nga ana e partise socialiste,(levizje per mendimin tim mjaft e zgjuar nga ana e liderve socialist)
    te vidhen votat ne menyren me makaber aq sa e nxori partine e tij me mbi 80 perqind te deputeteve.Pas kesaj katrahure opinioni nderkombetar dhe sidomos ai amerikan e kryesisht me senatorin Nikolla Berns i kerkoj Berishes qe jo me larg se 18 muaj nga ajo dite te zhvilloje zgjedhjet e parakohshme.Berisha iu pergjigj me megallamonine e tij vizion 2000.Kjo kundershti i kushtoj atij trazirat e marsit 97 ne saje te firmave piramidale ku situaten e mori populli ne dore dhe jo opozita,sepse realisht opozite nuk kishte me sepse edhe lideri i tyre ishte ne burg,dhe pas gjithe asaj revolte tamam si ne lufte erdhi zgjidhje e detyruar sepse kur populli e merr situaten ne dore qeverise i mbetet tja mbathi nga syte kembet.
    Ne qershor te atij viti zgjedhjet i fitoj ps kuptohet pas asaj qe kishte sjelle Berisha nuk mund te pretendonte me per pushtet,por duke mos harruar se Berisha duke e pare vehten ne nje pozicin mjaft te disfavorshem per te bindur edhe te vetet sidomos sajon mesa kuptohet vrasjen e Azem Hajdarit nje figure e djegur dhe jo e dobishme per Berishen por mjaft popullor per militantet e tij dhe ne funeralin e tij krijon nje tip kryengritje te armatosur dhe pushton institucionet shteterore duke brohoritur i ngazellyer se e moren pushtetin ne dore.Faktori nderkombetar ne menyre ultimative nuk e njohu ate represion te marrjes se pushtetit me dhune dhe solli poushtetin e ligjshem qe ishte fituar me ane te zgjedhjeve.
    Ne 2001 perseri ps fiton zgjedhjet dhe megjithe perrpjekjet e Berishes me bojkote me protesta te perditshme ai nuk arriti tjeter pos si nje zagar rrugesh te sillej verdalle per parajsen e humbur por qe nuk gjeti asnjehere mbeshtetjen ne faktorin nderkombetar per ato lloj levizjesh me Nano ik,banda e Zemunit e te tjera si keto.
    Ne 2005 ne saje te nje korrupsioni galopant qe kishte krijuar nje pakenaqesi ne popull dhe te shkeputjes se Ilir Metes dhe ne saje te nje bashkpunimi sic duket te fshehte te Fatos Nanos me Berishen dhe ne saj po te faktorit nderkombetar qe sic duket ia kerkuan Nanos terheqjen nga pushteti per ne duart e Berishes,sepse si faktori i brendshem si faktori i jashtem ndikuan qe kjo qeveri nuk kishte me te drejte pas asaj katrahure te kerkonte nje mandat te trete.
    Tani ndodhemi ne nje situate shume me te keqe se atehere sepse pos korrupsionit galopant kjo qeveri ka dhe krime mbi kurriz keshtu qe lind e drejta te hamendesoj se kjo qeveri nuk mund te kete nje mandat te trete pavaresisht se Berisha nuk eshte si Nanoja qe jep doreheqje,kjo dihet biles perkundrazi ai do bej cmos me te gjitha menyrat per ta zgjatur pushtetin,por ne politike dhe sidomos kur kjo ka dhe faktorin e jashtem nderkombetar dhe sidomos amerikan qe kane nje ndikim absolut jo vetem tek ne por ne te gjithe globin do ia bejne te mundur aty ku nuk mund ta mendosh as ti rreshqitjen e tij nga pushteti.
    Kete duhet te mos e harrosh se atehere kur duken me te sofistikuara pushtetet atehere e kane greminen me afer se kurre.
    Ky nuk eshte naivitet por optomizem realist.
    Mund te mos jeshe perseri dakord me keto qe them por jo shume larg ke per tu bindur.
    Kalofsh nje dite te mire.

    1. thjesht lexues says:

      Per luisin.
      Po ta lexosh me vemndje komentin e Antcs do te shikosh se ke dy zgjidhje. Ai permend, ate demokratike dhe ate me pak demokratike.
      Pavarsisht se eshte hera e pare qe shkruaj, jam nje lexues i regullt i temes gjthashtu dhe nje simpatizant i Antcs.
      Duke lexuar fundin e komentit tend dhe duke pare se asgje spo ndodh,shpresoj qe te te realiz9
      ohet parshikimi deshire.

  26. ra sala prej fiku says:

    Qerimo mas 6 mujve te gjithe do knojn ra sala prej fiku

  27. sala says:

    Qerimo. Sala ishte I pari qe mori pushken e dul molite luftu kamunizmin. Ca ktu thone per 6 muje do knojm ra sala prej fiku

  28. Flamuri says:

    Qerimo mka thon baba mue se I kish pas thone baba sals se kur ismail qemali ngriti flamurin e kuq nvlone gjyshi I sals ka ngrit flamurin nvicidolt. Ishte I vorfen I shkreti dhe skishte I cope tmadhe tkuqe po bashkoi tri copa injin kuq, injin blu dhe injin tbardhe. Tgjithe kujtune se ishte flamuni serb. E vertete ish se smujti me gjejt injin cope tkuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje