Mbreti lakuriq

9 Prill 2012, 18:43Editorial TEMA

Nga Edi Rama

Jam këtu për t’i dhënë përgjigje absurditeteve që dëgjuat të gjithë pak më parë nga goja e kryeministrit të vendit.

Së pari, mandati i deputetit të opozitës nuk është i pari mandat që mbahet peng nga Saliu në sirtarin e Jozefinës në rrugë antikushtetuese e antiligjore. Jo, mandati ynë i është shtuar një vandaku mandatesh për Gjykatën Kushtetuese e për Gjykatën e Lartë, të cilat mbahen peng arbitrarisht, duke shpërdoruar pushtetin, jashtë të gjitha afateve të shqyrtimit nga Kuvendi i Shqipërisë dhe duke lënë pa kryer sipas Kushtetutës e ligjit zëvendësimet në funksione kushtetuese. Ashtu siç mbahen të pazëvendësuar në kundërshtim me ligjin edhe përfaqësuesit e palëve në Bordin e Televizionit Publik dhe të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve, pavarësisht se u ka mbaruar mandati për të ushtruar funksionet publike të paguar nga taksat e qytetarëve.

Së dyti, mandati i deputetit të opozitës nuk ka asnjë lidhje me krahasimin qesharak që bën kryeministri kur i referohet dorëzimit të mandatit nga një deputet apo dy deputet të tij përpara kandidimit si kryetar bashkie. Sepse funksioni i deputetit është kushtetutshmërish i papajtueshëm me funksionin e kryetarit të bashkisë. Një deputet nuk mund të garojë për kryetar bashkie duke qenë deputet. Por nga ana tjetër, kandidati ynë për kryetar bashkie në Fushë-Krujë nuk ishte deputet kur garoi dhe asnjë detyrim ligjor nuk përcakton asgjëkundi, dhe s’ka se si ta përcaktojë, që të jepte dorëheqjen nga lista e kandidatëve për deputet ndërkohë që gara për deputetët kishte mbaruar 2 vjet më parë dhe ai ishte qytetar si gjithë të tjerët.

Së treti, pas dorëheqjes së një deputeteje në zbatim të Kodit Zgjedhor zoti Gjon Bardhi iu dha normalisht nga KQZ-ja mandati i deputetit duke ndjekur radhën në listën e qarkut Durrës. Ai vendosi të zgjedhë qëndrimin në detyrën që ka për të vazhduar punën si kryetar bashkie dhe prandaj refuzoi me shkrim përpara Kuvendit marrjen e mandatit të deputetit duke dhënë praktikisht dorëheqjen nga ai mandat. Detyra e Kuvendit e përcaktuar qartë në Kodin Zgjedhor ishte dhe mbetet të njoftojë KQZ-në për të plotësuar vendin ende bosh në radhët opozitës.

Së katërti, pretendimi i kryeministrit se PS duhet të shkojë në gjykatë për t’u ankuar ndaj KQZ-së është kryekëput absurditet, sepse KQZ-ja në këtë rast thjesht ka bërë atë që duhet të bënte sipas ligjit duke ia lënë mandatin kandidatit të radhës. E në kushtet kur kandidati i radhës e refuzon mandatin, KQZ-ja thjesht duhet të vazhdojë sipas radhës me kandidatin tjetër pas njoftimit që merr nga Kuvendi. Pra, është Kuvendi jo partia që merret me procedurat e dorëheqjeve apo mandatimit të deputetëve.

Së fundi, kur thotë shkoni në gjykatë edhe në këtë rast kaq flagrant dhe kaq të qartë si drita e diellit, Sali Berisha vetëm rikonfirmohet si shpërdorues i shfrenuar i pushtetit, duke arritur të cënojë këtë herë edhe vetë sovranitetin e popullit të materializuar në mandatet e Kuvendit. Ashtu siç rikonfirmon edhe njëherë déjà vu-në e krimeve elektorale e jo vetëm, të kryera haptazi në sytë e publikut dhe të amnistuara në dyert e gjykatave të kontrolluara politikisht.

Kryeministri nuk e fsheh dot se e ëndërron një konflikt me opozitën dhe të ketë justifikime për të thënë se po më bllokon opozita edhe kur opozita kërkon atë që i takon, si në këtë rast, me ligj e me zakon. Sepse kryeministri ka dështuar. Ka dështuar me qeverisjen e vendit, ka dështuar me integrimin europian, ka dështuar dhe me alibinë e bllokimit dhe tanimë edhe justifikimet i kanë rënë të gjitha si rrobat e mbretit lakuriq

48 komente në “Mbreti lakuriq”

    1. reformer says:

      O Ed, me beso se shpesh me kap nje gaz i marre dhe i papermbajtur , kur shoh fetyren serioze te Sales tek shqipton marrezira qe s’i mban dheu.
      Nuk ka udheheqes me komik ne bote! Shvejku i merr te keqen Sali Berishes! Pra le te qeshim deri diten qe do ta percjellim!

      1. raimondi says:

        Po mire nqs Mbreti eshte lakuriq , po Mretnesha c’ka esht tuj ba ? lol

    2. Erind says:

      Si nuk ke ti dinjitet te kerkosh falje per nje person qe as nuk denjoi te vij ne parlament – dhe vazhdonte nderkohe per 2 vjet te mbate nje mandat varur dhe te punonte ne New York si financiere ?

      Ku eshte dinjiteti yt Edi Rama ? Ku eshte etika jote Edi Rama ?

      1. Rani says:

        Nuk e di si nuk i vjen turp ketij debilit qe merret me broçkulla nderkohe qe vendi po rrenohet çdo dite. Ai vend me keta njerez nuk ka shpetim. Ka shkuar te marre gocen e mamit ta beje deputete por ajo deshi te behej ministre. Kur nuk u be goca e mamit na u kthye ne Amerike e na e la Ramen me gisht ne bythe. Mjere ai vend nga kush pret. Problemi eshte qe edhe sikur te vije Rama ne pushtet do te jemi deshmitare qe “zemergjeresia shqiptare” e prirur nga mentaliteti shqiptar “he mo se i ka bere nga padituria Saliu po keshtu nuk eshte burre i keq” do te lere Sali Berishen te qete ne pleqerine e tij se e dime se shqipet debile e kane kujtesen e shkurter. Shpresoj te gabohem. Ne fakt deri tani me kane dale parashikimet. Disa komentues orgazmike vjet thonin qe se kap vera apo vjeshta apo dimri Saliun por ja ku jemi dhe Saliu eshte akoma ne karrike i pabezdisur nga askush dhe vazhdon me veprat e tij te shumellojshme shkaterrimtare dhe luan me nervat e njerezve ne televizor.

      2. genti says:

        se ka njerez qe mendojne si ti e qe perpiqen ti ngaterojne gjerat e te jene servile te pushtetit per interesa te ngushta
        prandaj ne nuk kemi per te krijuar nje shtet demokrattik

      3. elio says:

        Ka disa gjera o ti..qe nuk jane pergjegjesi kolektive por personale. Fakti qe zonja dha doreheqjen do te thote presion i PS mbi te keshtuqe mos u merrni me te falura se i bie qe me mire mos jete se te jete e te bej deme si deputetet e PD. Nuk ka dyshim qe zgjedhja e zonjes nuk ka qene e mire, por ka nje vit qe ka dhene doreheqjen dhe procedura per zevendesimin duhet te kishte mbaruar….

    3. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Perse behen llogari vetem me 2-3 Kandidate per President???
      Topalli-Nano….Nano–Topalli!!!!!!!!!!
      Presidentin e ka ne dore dhe EDI RAMA.
      Ne mos me shume se kushdo tjeter,Presidentin e zgjidhni ju Zoti Rama.
      Duhet vetem deshira juaj e mire dhe largpamsia e politikanit qe mendon mbi Partite dhe per atdheun.
      Po Po,…kjo gje ndodh po qe se Zoti Rama propozon me konsensus,nje kandidat per president nga rradhet e Partis Demokratike.
      Cilin do te thoni ju???
      BESNIK MUSTAFAJ,ish ministrin e jashtem,njeriun e ndershem,politikanin e mencur dhe te urte.
      Ju lutem beni njeher llogarin se cfare do te ndodhte me propozimin e Besnik Mustafajt si kandidat per President??
      Zoti Mustafaj gezon reputacion dhe tek socialistat dhe tek demokratet.
      Per mendimin tim Besnik Mustafaj eshte personi qe i duhet Shqiperise si President.
      As Topalli dhe as Nano nuk perfaqsojne unitetin e kombit shqiptar.
      Shqiptarve ju duhet nje Presidet,ne te cilin te ndjehen krenar,me nje figur te paster dhe intelektuale.
      Zonja Topalli eshte misherimi i figures me te ulet te nje femre politikane,kurre ne historin tone nuk kemi patur nje deputete kaq perverse.
      Te besh Zonjen Topalli Presidente eshte njesoj si te besh Presidente,Mesila Doden,Albana Vokshin dhe Majlinda Bregun.Zgjuarsia e Edi Rames eshte qe te gjej tek rradhe e demokratve njeriun e ndershem.Vetem keshtu mundet ai me e sfidu Sali Berishen.
      Edi Rama duhet te tregoi se eshte politikan dhe jo Egoist.Te mbledhi aleatet e tij te majte,te konsultohet me ta dhe te dalin me nje Kanditatur e cila ti ket mundesit te marri te pakten 100 vota ne Parlament.
      Te gjithe e dime si e zgjodhi Partia Socialist Avokatin e Popullit??
      Per Igli Taren marrja e postit te Avokatit te Popullit,eshte sikur me i pas ra Tele-Bingo.
      Tani ai merret me ndryshimin e Himnit Kombetar dhe me Paraden e
      Meshkujve-Roze.
      Ne Shqiperi Femijet mbushin rruget duke lyper,kan braktis shkollat,ne Greqi emigrantet po kalojne veshtersi te jashtzakonshme ekonomike dhe gjendja e tyre depresive eshte alarmante,papunsia eshte me shifra te frikshme,vrasjet dhe vjedhjet jane cdo dite e ne rritje.Avokati i popullit kercen sipas melodis qe i shkon per shtat Berishes.
      Shqipria ka nevoj per nje President konsensual por jo per President Anormal,as per Presidet Topall,as per President Nanorgant,qe mendon se eshte i pazevendesueshem.
      Po qe se Berisha do e zgjedhi prap Presidentin,Edi Rama i ka zgjedhjet e vitit 2013 te humbura.
      Per kete ju garantoj.
      Edi Rama nuk ja ka nevojen Ilir Metes.
      Edi Rama duhet te tregoje se se ka seriozisht me Rilindjen e Atdheut tone,
      Shqipria eshte e te gjithve,si demokratve dhe socialistave.Shqipria nuk eshte as cifligu i Nanos,as i Berishes as i Metes,as i Rames.
      Politikanet jane vetem rrogtare qe paguhen nga taksat e shquptarve dhe duhet te bejne detyren ne sherbim te gjithe popullit.

  1. fule says:

    Druvari Sali dhe shpurra e zgjebsave te tij jane anti-shtet qe kur jane pjellur. Kafshet nuk dine shtet, duan ligj, ate te xhungles.

    1. Dean says:

      Po shteti,mor djalosh,nuk ndertohet apo mesohet se si ndertohet ne maje te malit,atje ku robit i duhet me konkuru me Ujkun dhe Ariun per buken e gojes.Nuk o faji i tyre,keshtu jane ATA.Prej andej vijne ATA, shpellaret………….
      Kane edhe ”shqiptaret origjinal” te drejten me gezu pushtet.
      Kur them une qe ne duhet me shku secili ne pune te vete,shume komentues e marrin personale dhe me quajn ”tradhetar”/”armik”/”grek”….etj.
      Po hajde mo,Shqiperi hesapi.

  2. shqiptari says:

    Do ja kete shkruar naci kete se ai i kopjon gjithe shkrimet me se pari deri ne se dhjeti. Vazhdo keshtu garip peze se ne terezi e ke

  3. e verteta says:

    Meqe jemi nje shtet qe sbejme dot as nje pordhe pa lejen e nderkombetareve i dashur kryetar i opozites, a i keni informuar ata?Si kane reaguar?Cfare te kane molloisur?.Po qe se sjua fershellejne fare ka dicka serioze qe nuk shkon ;O duan shqiperine ne grope te hales o te duan ty. rruge tjeter nuk ka.Ndaj ben mire ta sqarosh popullin per keto reagime e jo ti japesh leksione per kushtetuten e drejtesine.

  4. miri bushat says:

    Gimçe je figure.Analize me te spikatur ka kohe qe nuk kam pare.do te te dekorojme.

  5. Parimi says:

    Z. Rama,Sali Berisha ,sa te jete ne pushtet, kurre nuk ka per me pyet per ligjin.Pse nuk i shpjegoni popullit se cfar do te bani ju dhe partia juej, kur te vini ne pushtet,per me i çba te gjitha ato mbrapsi qe po ban Berisha?A do numeroni dosjet e krimit te Berishes edhe ju, e mandej, pa ba kurrgja, do filloni me vjedh vete? Pse nuk e thoni konkretisht se si do veproni per me e çue te drejten ne vend? A do fusni ndonje MEKATAR ne burg ,apo do baheni ortake te mallit te vjedhun siç u ba Berisha? Po qe se nuk keni ba ndermend per me ba si Berisha,flisni qarte e pa ekuivoke, se fajtoret do te shkojne ne bangen e te akuzuarve sipas ligjit te shtetit dhe jo sipas qejfit te pushtetit. Ndryshe ,a e dini se kush do ti zgjidhe hallet e ketij mileti? VETGJYQESIA i dashun EDI

  6. fox says:

    i nderuar pseudo kryeopozitar.
    Mbretin lakuriq ne kemi qe e shohim qe nga hiroshima e gerdecit.Jeni jo vetem i vonuar por i verbuar.Berisha normalisht me krimet qe ka bere
    duhet egzekutuar ,kurse me e vogla duhet kerkuar doreheqje dhe derguar prapa hekurave.Kerkujt nuk i sherben kjo “lufte legjendare” per nje karrike deputeti kur ai ju ka neutralizur dhe perdhosur perfundimisht
    si opozite ka falimentuar shtetin dhe dinjitetin.Berisha nuk pordhi per ty as per nderkombetaret dhe i vrau 4 protestues si qen rrugesh dhe ti ike me bisht nder shale..Lere kete “lufte per jete a vdekje” per nje karrike..
    Boll mo edi rama se po cmend njerzit me shume se Berisha qe ti sot po e shikon lakuriq.Dhe ai ta ka pare lakuriq kur beje jete mbreti ne France.
    Te zencin hakat e jetimeve te 21 janarit qe i tradhetove per nje karrike kryeminstri..

  7. I liri says:

    Tjetri thote,nuk dua te behem deputet,Sala thote,jo behu ose shko ne gjykate.Ndersa Alibeaj,kerkon te jape doreheqjen,si kryetar bashkie.E kuptoni lojen qe luhet.Duan ta marin Fush Krujen pa tjeter,se atje ishte dhe Bush.
    Po kur gjejne Ramen dhe ata bythepambuket e PS,mire ua bejne. Se po ta kishte Berisha nje rast te tille,i hidhte me kembeperpjete socialistet.
    Perse hyni ne parlament e komisione.Bllokojeni parlamentin se pastaj do te nderhyjne dhe kurvaret e Europes. Ne gjykate le te shkoje po te doje PD,se nje deputet,pasi shpallet i tille,mund ta mohoje partine nga vjen…

  8. Anna says:

    Lakuriqi i PS do shoke me vete!!!!!!!!!!!!

    Berisha: Jo djalo! Une Lakuriq. Jo, jo me duket je ne enderre, Por gjithese si vera po vjen. Ke kohe ta shijosh dhe Lakuriqerin e dyte.

    Edi Lakuriq: Jam moderne dale si t’me lind ne zemer.

    Berisha: Prite se kete lakuriqeri do ta provoni dhe ne 2013. Hahaha! apo nuk pate titull tjeter me zgjedhe tek cicerimat e tua.

    Edi: Prap, jam modern di te perdore teknologjine e re, ti akoma me shpellaret je, o shpellar!

    Berisha: Dritat, rruget, dixhitalizimin une i bera dhe do perfundoj me zhvillimin e vendit si nje nga vendet me te zhvilluar te botes. Ti vazhdon me modernizimet e tua lakuriqllike se ato do dhe ato do marresh.

    Edi: Jam modern e perseri po ju degjoj dhe do te shkruaj neser per te gjitha.

    Berisha: HaHa. Mire e ke ne ate faqe rri gjithmone se modernizimin e lakuriqllikut ke per te pershkruar dhe neser. Mirupafshim Edi

    1. redalb77 says:

      “Tema” ju lutem mos postoni halucinacionet e te semureve psiqike ne momentet e pushimit midis seancave te kemishes se forces!

  9. Dean says:

    Anna?!,
    lum si ai Boyfriend qe te ka ty.
    Me 2 ”N” dhe me dy ashtu……………….

  10. Dean says:

    Gimi?!,kisha filluar t’a humbisja shpresen ke populli i mencur Shqiptar deri ne momentin qe lexova komentin tat.
    Shqiperia ka shume nevoje per tipa si puna jote.Hudhu plako dhe futju politikes se ti duket se ke disa ide teper te qarta per te ardhmen e Skiperise.
    May God bless YOU and your beautiful Country,Skiperia.
    Respect my ”nigga”………….

    1. rrapohekali says:

      Ik ore mbushu me nigra andej nga i do ti.
      Edhe zuske edhe ben moral.
      Po ti je i i ikur o zar,
      nga na dole ekspert per Shqiprin?
      Ca prisni te beje Rama, te dale me kundertanks?
      Po pastaj kur ta hidhte me kundratank cfare do ndodhte?
      DO vazhdonte i njejti avaz.
      E verteta eshte qe Rama pjesen e tij si politikan eshte duke e bere mire
      Na takon neve tani te bejme tonen per ta hedhur edhe kete qelbesire.

      1. Dean says:

        ”rrapohekali”?!, duket qe s’me paske kuptu.
        Ka mundesi qe ne te dy te ndajme te njejtin kendveshtrim…..

  11. analist says:

    Ik mor burre e mos çaj trapin e qaju te ambasadori Arvizu e atje beja 8 me 2 Berishes se vete po te provokon….

  12. Partia e Pirateve Shqipetareve says:

    Mr Edd, nuk duam sqatim pse saliu nuk zbaton ligjet, kete e dime. Njerzit duan rrugen demokratike, qe saliu dhe argatet e tij te edukohen te zbatijne ligjin.

    Kjo eshte puna juaj dhe per kete paguheni. E di ti zotri, qe pronaret e tokave dhe te burgosurit politik po vdesin duke lene te fundit fjale:- ” A e zbatoje qeveria vendimin e gjykates!” Tmerr i paimagjinushem njerez, 22 vjet nuk zbatohen ligjet!!!

    Pse nuk e shtrngoni ate njeri, qe ka 22 vjet qe sjell verdall kete popull te shume vuajtur!!, te pergjigjet pse nuk zbaton ligjet?! Sot ne planet fjala me popullore eshte fjala Apple, ndresa kryeministri yne mbane ne goje fjalen Argat!!!

    Prandaje mr Edd bashkoje energjite dhe diturine tuaj me entuzizmin dhe ndershmerine e mr Kreshnik. Qellimi eshte te zbatohen ligjet ne te ardhmen, se tani, si jemi katandisur eshte shume, shume vone njerez…

  13. A..GJ...NEW YORK says:

    zoti rama gjer tani kam pase shume besim ne ty por tani jo me,,, ti po lejon berishen te beje cte doje,, ti ose je me berishen ose je budalla edhe nuk kupton fare ose po mashtrohesh nga europiant,,,

  14. jorgji says:

    Saliu eshte Ai qe eshte dhe nuk ka bere asgje te mire pervec asaj, qe shkateroi Shqiperine nga themelet dhe po e shet ate si cifligun e Tij.Por eshte nga ana tjeter dhe aq e vertete sa Ai vjen ne pushtet sa here te doje dhe te beje si te doje.Se kush ka faj nuk eshte e veshtire per ta kuptuar:Ata qe nuk e zene me gurre-Populli!!!

  15. orli says:

    O ramo!e caktove anetarin e kld-es vishen?!nuk ja mbushni dot mendjen njeriu(ai qe eshte i pergjegjshem)se ju ti me salen,lirin,mediun,topin etj.nuk jeni bashke.Keshtu bente sala me nanon dikur;shaheshin,ziheshin,lloj-lloj akuzash dhe ne oren 01 te nates benin plane tek vila nr:4 per skenaret e metejshme.çdo dite e me shume bindem qe ti je vegel e pjelle e tyre.

  16. vlora 1 says:

    Eshte per te ardhur keq qe harxhohen kaq shume energji per te spjeguar nje gje qe mendja mesatare e njeriut e kupton menjehere por absurditeti i Sali Berishes nga Vicidoli i malesise se Gjakoves eshte per tu habitur.
    Sa te jete gjalle ky njeri nuk mundet politika te meret me 1001 probleme te qena por vetem me probleme artificiale qe i shpik mendja e semure e antishqipetarit me te madh te te gjitha koherave.
    Ik o plak i rregjuar lija vendin te tjereve se po mbyt nje Shqiptari te tere.

    1. elinksar says:

      NUk ka me vjedhje, kete here do jemi te gjithe perballe sulltan hajvanit qe na ka rene ne koke prej 22 vitesh.
      Ne fund do te fitoje demokracia.

  17. nora says:

    Po saliu vazhdoi te qeverise edhe pse 200 qytetare u futen ne greve mes tyre dhe deputete per nje çeshtje qe vet e pranoi sa i nxori nga greva pastaj u zgerdhi si halabak veriu duke thene nuk e bej,qeverisi edhe pse vrau me 21 JANAR ,pse po shikonin dritaren e tij(te Kryeministrise) te vjedhur per te sunduar e jo qeverisur ,vazhdoi per dy vjet rresht edhe pse opozita nuk mori pjese dhe kur u fut ne Parlament serish vazhdon te sundoje pavaresisht zbatimit te ligjeve te shtetit,zhvat sa te mund,kafshe.Problemi i Edit eshte si te perzgjedhe njerezit me te mire e jo ata qe shiten sitavo e ja marrin mandatet e ikin pa pike morali.Problemi i PS eshte tradhetia.LMN-ja pikerisht ne prag fushate e gjen te dale kunder Edit dhe sala ca i vjedh ca ja japin se i paguan e shumica ja jep qeverisjen EDIT por ja zhvat korbi sali qeversjen dhe populli hahet me veten se shtet ska as drejtesi.

  18. arvanites says:

    Faji eshte i popullit shqiptar qe rri e ben sehir kur demokracia degradon cdo dite dhe tashme ka marre fund komplet. Populli grek ngrihet ne protesta kur ekonomia bie me 4 % ne vit. Mos kerkoni fajin te Edi Rama. Nje njeri i vetem nuk ka cfare ben.

  19. Gazmir Piku says:

    Duhet të jesh diplomat për me kuptuar apo përgjigjur Kryeministrin RAMA.

  20. anticensurë says:

    pothuajse të gjithë e njohin përrallën e „mbretit lakuriq“!morali i përrallës është „mos u mbështet në fjalët per në veprat“!në atë përrallë kemi katër palë personazhe!kemi MBRETIn,RROBAQEPËSIT,LAKEJT E MBRETIT dhe PPOPULLIn!mbreti mashtrohet nga „rrobaqepësit“që nuk ishin gjë tjetër,vetëm se mashtrues!lakejt e mbretit duke mos pasur guximin për ti thënë mbretit se po e mashtronin luanin një rrol pasiv në mashtimin që po i bëhej,gjithashtu për snobizëm u mashtruan dhe vetë duke parë atë që mashtruesët me talent rreklamonin.populli e kupton mashtrimin dhe fillon të qeshë me mbretin lakuriq tarallak e të mashtruar në maksimum!
    tashti ti këthehemi realitetit shqiptar!realitetit të sotëm,pikërisht kur eruditi edi rama pasi ka kërcënuar me „krizë politike“fillon e bënë alalizën me pes pika dhe e mbyll me „mbretin lakuriq“!
    MBRETI=sali berisha!beson kush se ai është budalla o po e mashtrojnë të tjerët?beson kush se ai është një „mbret lakuriq“?jo ai është mbreti që ka kopjuar mashtrimin e RROBAQEPSVE mashtrues!ai po përfiton maksimumin që mund të përfitohet dhe në kohën më të shkurtër!ai po mashtron një pjesë injorante të shqiptarëve që me vetëdije po i japin votën!po mbështet,për leverdi të vetë një grup LAKEJSH që e ndihmojnë në mbretërimin e tij!për këtë grup ai përdor çekiçin dhe arrën!e largon dhe e afron sipas interesit!po detyron një pjesë intelektuale të popullsisë,që për një rrogë e votojnë dhe e mbështesin!po mashtron,i mbështetur dhe nga ndërkombëtarët KRYESINË E OPOZITËS e cila duke u mbështetur në fjalë kujton se mund të përparojë!kujton se mund të rrëzojë mbretin diktator!populli-OPOZITA E VËRTETË-e shikon këtë lojë dhe nga pamundësia për të ndryshuar gjë fillon e qesh!qeshje nga sikleti!qeshje me kryesinë e tij që jo vetëm është mashtruar deri dje por kujton se i mashtruar është mashtruesi vetë!
    Edi rama thotë:“Sepse kryeministri ka dështuar. Ka dështuar me qeverisjen e vendit, ka dështuar me integrimin europian, ka dështuar dhe me alibinë e bllokimit”por harron se kryeministri nuk ka dështuar asnjëherë!harron se ai ka bërë atë që ka dashur!se ai me qeverisjen e tij ka pasuruar familjen e tij,ka krijuar një rreth lakejsh që janë gati të verin këdo në palmat e kryeministrisë për ato kocka që marrin,ka krijuar një truprojë që për një apartament nuk e ka problem të vrasë njerëz!edi rama harron se k/ministrit nuk i intereson integrimi i shqipërisë ,nuk i intereson zbatimi i ligjit nuk i i nterson demokracia dhe përsa kohë edi rama do ta lërë në pushtet do ta përdorë „alibinë e bllokimit“!
    Pyetja që do ti bëja çdo komentuesi dhe ramës vetë është:
    KUSH ËSHTË MBRETI LAKURIQ NË KËTË RAST???????????
    sali berisha, që po realizon dhe ëndrëmn më të parealizueshme për çdo diktator?
    edi rama, që po na mashtron ne çdo ditë dhe që po vetmashtrohet çdo sekondë?
    unë personalisht do të thosha është rama,kurse pasojat i heqim ne,POPULLI!

    1. dritani says:

      Komplimenta plako, qenke komplet hajvan.
      A e merr vesh vete se ca do te thote autori, apo ta perkthen ai tipi qe perkthen titrat te NEWS24 ose News Babooo?

      1. anticensurë says:

        O LALI a ka mundësi të më ndriçosh,të më japërsh dritë për atë që ti paske lexuar,apo të kalon drita anash?kur kundërshton dikë përpiqu të mos flasësh si nostradamusi!thuaj atë që nuk shkon në këtë shkrim,unë do të ta dija për nder!
        ani o dritë

      2. perlati says:

        per dritanin.
        Nuk e di pse ofendon te tjeret ne menyre kaq banale.
        “anticensurë” eshte nje nga komentuesit me te ekulibruar tek kjo gazeta e nderuar dhe eshte shprehur kategorik kunder berishes.Ndersa ne lidhje me edi ramen mendoj se ka qene dikur nje perkrahes i tij dhe tani kritikon fuqishem rrugen e deshtuar te Edi Rames sidomos pas gerdecit e ketej.
        Biles dhe une e kam kete mendim qe Edi Rama quhet nje kufome politike dhe duhet perzene bashke me saliun.Sigurisht duke bere dhe dallimin per saliun si kiminel ndersa per edin si te paafte per ta rrezuar ate duke u bere oksigjeni berishes me cicerimat e tij.
        Respekte per komentuesin anticensurë.

  21. Shkodrani.London says:

    Dikush kerkon rrugen,dikush akuzon opoziten perse sala esht antidemokrat e barbar.Ne gjith boten opozita ka detyrimin te sqaroje popullin 1 here 1000 her e perdite per keqqeverisjen e qeveris dhe te shtroje platformen e saj per te ardhmen.Populli,ku beni pjese edhe ju komentuesit,ka nje arme ne dore..VOTEN.Mos prisni qe opozita te beje thirrje,per te rrokur armet,sepse do quhej grusht shteti.Populli asht gjunjezuar,percare e pergjumur.Dikush mundohet jo pa qellim te vere vizat e barazimit midis partive e politikanve.Ky esht qellimi me djallzor,qe tenton ti humb shpresat e njerzve e te thone:Le te bejne c’te duan se njelloj jane.Ju qe dini te vozisni ne internet,ju qe keni arritur te arsimoheni me buxhetin tuaj apo te taksapaguesve,keni detyren qytetare te zgjoni popullin nga letargjia ku vazhdon ta mbaj komunizmi me levat e tije pseudodemokrate.Mos mendoni se e shembem komunizmin.Jo,ne vetem kemi ndrruar perdet e skenes makabre ku vazhdon te luhet ajo tragjikomedi.Po,kemi dubluar nje pjese te aktoreve.Levizjet kunder diktaturave behen nga populli i diskriminuar.Ne demokraci levizjet per ndryshim iniciohen nga sindikatat,por ne Shqiperi nuk punon kush e sindikatat jane miniature e percare.E ben shoqeria civile,por ne Shqiperi ato i ka krijuar e sponsorizuar vet komunisti Sali Berisha.Shtypi,ekranet,intelektualet,jan vene ne sherbim te diktatures
    Vetem propoganda Gebelsiane e forcoi dhe beri te besueshem per Gjermanet nazizmin e Hitlerit.Sot ne Shqiperi ato i ka uzurpuar ky kriminel. I ka kthyer te gjithe ne eunuke te tredhur,te cilet kur kryejn misionin,behen parlamentare e parlamentare vrases qe kercnojne me varje tek palmat,plumba ballit etjNe keto kushte c’far mund te beje nje opozit demokratike,pervecse te sqaroje popullin dhe nderkombtaret,qe shpesh bahen mburoj e kesaj diktature.Nje shtet i korruptuar e njeh mire korrupsionin.Pikerisht ata parlamentare qe mbrojne kete monster si Goosruk,Jozef Dool etj vijne shpesh ne Shqiperi per holidai,kompani te lidhura me ta fitojne tendera miljona euro nga qeveria.Opozita ka vetem shpresen tek populli i vjedhur,i tradhtuar e i injoruar.Atehere zagaret tane e te huaj do pushojne se lehuri e do mbledhin bishtin nen shale.Intelektuale te ndershem,zgjojeni popullin nga gjumi.

    1. anticensurë says:

      “Ne gjith boten opozita ka detyrimin te sqaroje popullin 1 here 1000 her e perdite per keqqeverisjen e qeveris dhe te shtroje platformen e saj per te ardhmen”
      ke plotësisht të drejtë për një shtet demokratik!kjo që thua ti funksionon atje ku njihet vota dhe jo në shtetet ku “numërohet vota”!ne bëjmë pjesë në shtetet ku votat i numëron sundimtari!në tunizi,egjypt dhe libi askush nuk foli për grusht shteti,por për kryengritje popullore!në ato shtete bëhej e njëjta gjë si në shqipëri!
      shkodrano çdo diktator demostratat dhe kryengritjen popullore e quan grusht shteti,por asnjë prej tyre dhe sidomos mbështetësit e tyre nuk e quajnë GRUSHT SHTETI vjedhejen dhe gravitjen e votës!
      ky është në të vërtet një grusht shteti!grushti i shtetit bëhet nga një grup i vogël njerëzish që në mënyrë jo demokratike marrin fuqinë!kurse nuk mund të quhet grusht shteti kur një popull i tërë ngrihet në këmbë!kur për të mbrojtur jetën e tij një popull i tërë rrëmben armët për të rrëzuar klikën anti popullore!
      edi rama duke çorroditur popullin i bën në mbështetje të jashtëzakonëshme klikës berishjane!

      1. homeri says:

        Jam shprehur njehere , kur populli me arme permbys nje pushtet te zgjedhur dhe te njohur nga nderkombetaret quhet revolucion dhe ka viktima ne duam nje pushtet te zgjedhur me vote dhe edi rama eshte per kete pushtet dhe gjithe perpjekjet e opozites jane qe te votohet sa me shume kjo opozite nga populli- Cili desheron te marre armet te krijoi partin e LENINIT

        1. Malla Kastra says:

          Nuk e di ku ndryshojne gomeret nga homeret.Te kerkosh doreheqjen e psikopatit berisha eshte teper normale bile detyrim atdhetar per opoziten.Iku Papandreu apo Berluskoni qe ishin politikane profesionista
          dhe nuk po kerkoni doreheqjen e nje specie qe ka lindur ne nje kulle
          ku rrinin e flinin bashke me bagetite.Ik e shiko kullen e piste ne vicidol qe mban era “perc” akoma.

          1. homeri says:

            O TI mall i kastruar TE KERKOSH DORHEQJEN DHE TE MARRESH ARMET JANE SHUME TE KUNDERTA- njera eshte revolucion dhe tjetra demokraci- te dyja kerkojne kushtet njera armet dhe tjetra numurat ne parlament -asnje nga keto nuk ka RAMA keshtu qe i ka ngelur tu mbush menjen popullit per gjemat qe po bene ky regjim- perfundimisht gomar me dukesh se ngele ti o mik i kastruar

            1. m.k. says:

              berisha ka bere akte tradhetie hapur dhe z.rama nuk ka kerkuar asnjehere
              doreheqjen e tij por eshte mjaftur me shprehje idiote “fajin e ka saliu”….kur ju mori dhe votimet e 8 majit qe i fituat dhe iket si zgjebarake nuk keni te drejte morale te kerkoni votat e shqiptareve.
              homere ne opozite do ngelni gjithe jeten.jeni gramozrucizuar.

        2. anticensurë says:

          homer,rrevolucionin ti me siguri e ke marë si një kallëp të indoktrinimit pos komunist!ose më mirë tmerrësisht të deformuar nga propaganda e komunistit antikomunist!thjesht sali berishës!pavarsisht se ti “mbështet”ramën,nuk ma merr mëndja opozitën,por thjesht ramën,ti me indoktirinimin që ke pësuar çdo mendim tëndin e ke të deformuar!çdo gjë që zgjidhet me armë ti e quan “rrevolucon”,që sipas teje qënka vetëm komunist!gjatë regjimit komunist u indoktrinuam në shumë aspekte,por të paktën sa për punën e revolucionit ata nuk thanë se e kishin “patentntuar”!folën e folën për rrevolucionin e tetorit por jo më tepër!thanë se gjithashtu ishin bërë rrevolucione dhe shumë shumë më parë se të bëhej ai i tetorit,i udhëhequr nga lenini!gjithashtu thanë se do të ketë rrevolucione të tjera!
          e para jo çdo luftë është rrevolucion!
          revolucion është vetëm në rastet kur kalohet nga një sistem i prapambetur në një sistem të përparuar!në të kundërtën është regresion! ky mund të bëhet dhe me luftë!kështu kryengritjet arabe deri më sot quhen rrevolucione!në tunizi dhe egjypt nuk ishin të armatosura,populli!kurse në libi ishte një rrevolucion i armatosur!nuk dëgjova në asnjë rast që të përmëndej ndonjë parti e leninit që e udhëhoqi atë revolucion,shpresoj të më korigjosh homer nëse jam gabim!në siri po ashtu nuk ka ndonjë parti të leninit e aq më pak të stalinit!enverin nuk e njohin fare,bile enveri nuk tha anjëherë se ne shqipot bëmë rrevolucion komunist,por thjesht luftë nacional çlirimtare!
          si do të përfundojnë vëndet arabe në të ardhmen.në vënde demokratike o në diktatura islamike?!për këtë nuk di të të them, por di të të them se ato bënë rrevolucione!rrëzuan diktaturat!varet nga kultura e tyre civile se si do të jenë në të ardhmen!
          ti këthehemi shqipërisë,homero!
          edi rama ose opozita e kryesuar prej tij nuk ka për të marrë më shumë vota se ato që ka marrë në ’09ën dhe asnjëherë sa në maj ’11!këtë ta harrosh!kryeopozitari e dogji veten politikisht me këto mendime që ti po përkrah!
          se si është i “zgjedhur”ai që ti quan pushtet këtë e dimë ne shumë mirë,ndërkombëtarët diçka më mirë!homer mos harro se ata i njohën dy demodiktaturat,tuniziane dhe egjyptiane.i kishin mbështetjen e tyre më të fortë në afrikë!kurse diktaturën gadafjane megjithëse për një kohë të gjatë e “luftuan”e njohën bile dhe në shumë raste i puthën dhe duart!e “respektuan”për shkak të fitimit që i siguronte ndërkombëtarëve!nuk e di o homer,emrin e ke zgjedhur të madh e të lashtë,por për të mësuar nuk ke mësuar asgjë.jo vetëm nga lashtësia por as nga kohët tona!nga kohët dhe ngjarjet e freskëta!
          të dish shkrim e lexim,nuk është e thënë që të kesh dhe MENDIM!më vjen keq për ty o homer!po më keq më vjen për popullin tim që ka në gjirin e tij njerëz kaq të trashë në mendim si ty!për këtë ne nuk do të bëjmë kurr revolucion vetëm do të presim largimin natyral të diktatorve tanë dhe ardhjen e diktatorëve të radhës!rama po pregatitet për këtë!rama e ka zaptuar partinë e tij njëlloj,si berisha të tijën!

  22. ilo says:

    Sa palla mbledh kjo TemA, duhet bere me prove idiotesh tani.
    Rama ka te drejte, Saliu po vjedh, sidomos ata qe i bejne fresk duke share te tjeret lart e poshte, pasi atyre po ju merr edhe dinjitetin.
    Nderkombetare legena, rrine e fshihen nga kamerat sa here eshte koha per te treguar nej qendrim te forte.

  23. skenderi says:

    neqoftese saliha ja kalon shvejkut, po ne qe po e gezojme cfare jemi,po zoti rama cfare ben per te korigjuar kete regjim,asgje vetem llogje,e me llogje nuk ndertohet e ardhmja,ta gezoni ram salih byrishen edhe per nje tjeter 4-VJECAR

  24. metatron says:

    nuk duhet te merremi me me brockullat qe thot saliu esht momenti per sulm kundra erresires

  25. Shkodrani from Kelmendi Mountains says:

    Habitem me “Shkodrani London” qe thote se detyra e opozites eshte
    -te sqaroje popullin.
    -te shtroje platformen e saj.
    Jam 100% dakort me keto dy detyra qe jane vetem dy por ju keni harruar
    ca detyra me te rendesishme qe do te thoja jane vete thelbi i opozites:
    1-Duhet ti dale zot 4 heronjve te 21 janarit .
    2-Duhet te mbroje vjedhjen e votave per diell
    3-Nuk duhet te “vetcensuroje” te drejten per proteste
    4-Duhet te bllokoje shitjen e resursve strategjike
    5-Duhet te demaskoje “pushtimin” nga ambasadoret
    6-Te mos mbuloje kolapsin e sotem finaciar te ekonomise
    7-Te mos heshte per gerdecin
    8-Te kerkoje vizite te psikiatri per k/minstrin.
    9-Duhet te kerkoje “right now” doreheqjen e berishes
    10-Duhet te dale ne shesh se atdheu eshte ne rrezik..
    Prandaj mor shkondran prej londre hiqi ato dylbite qe na fliske kaq serbes,
    preje nje bilete avioni dhe hajde shikoje cfare gjendje makabre qe eshte ne shqiperi.Opozita ne shqiperi praktikisht eshte ne reaminacjon dhe keto komentet e tua jane vetem si deodorant per kete opozite qe po jep shpirt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje