Në listën e familjarëve që po ndihmohen për të blerë shtëpi me kredi të buta nga Bashkia rezulton dhe familja e Agim Llupos, oficerit të gardës, të cilit i është provuar vrasja e Ziver Veizit dhe është nën dyshim për vrasjen e Hekuran Dedës. Përtej fatit të keq të tij për të qenë një i dënuar për vrasje, dy fëmijët e tij kanë jetën e tyre dhe Lulëzim Basha është njeriu që po mendon për ta. Për t’i qetësuar për mungesën e babait në shtëpi, për t’i qetësuar nga opinioni publik, që e shikon atë si një njeri të përdorur për vrasje politike, për t’i qetësuar bile dhe për kohën e pakët që mund të dënohet, ai është kujdesur që në detyrën e re që rrëmbeu, pasi la pas katër të vrarë më 21 Janar, të kujdeset për familjen e njeriut që përdori për të bërë krimin shtetëror. Nuk jam i sigurt nëse Agim Llupo ka ose jo nevojë për shtëpi, por sidoqoftë gjesti i Bashës nuk ka të bëjë aq shumë me hallin e familjes Llupo se sa me hallin e tij. Dhe halli i Lulëzim Bashës është që familja e Llupos të mos ndihet e përdorur dhe e braktisur, por ta kuptojë se njeriu që e ka përdorur familjarin e tyre për të vrarë, është duke kryer detyrimet e veta ndaj asaj familje.
Gjithsesi Agim Llupo do të dalë një ditë nga burgu, do të kthehet në shtëpinë e re që mund të blejë me lekët e ofruara nga Basha dhe fëmijët do të qetësohen përfundimisht.
Por në të njëjtën zonë për nga origjina, në Myzeqe, aty nga ku ka origjinën dhe vendlindjen Agim Llupo, jetojnë dhe dy fëmijët e Ziver Veizit, Ana që vazhdon të pyesë pse ma vranë babin me duar në xhepa, dhe vëllai i saj. Ata jetojnë shumë keq. Në shtëpinë e nënës së tyre në një fshat të Myzeqesë ata kanë në dispozicion një dhomë të keqmobiluar dhe shkojnë në një shkollë ku drejtori bën kujdes t’i trajtojë si fëmijë të deklasuar. Ata dy jetimë, pa asnjë perspektivë të qartë për jetën e tyre, nuk do ta shikojnë kurrë më babin e tyre. Për herë të fundit ata e panë atë live në televizor me duar në xhepa para dyerve të kryeministrisë dhe flakën e armës së Agim Llupos që e këputi në mes, pasi dy burracakë në katin e dytë të ndërtesës, Lulëzim Basha dhe Sali Berisha, e urdhëruan të qëllonte mbi qytetarët.
Lulëzim Basha duket se e përjeton 21 Janarin si një krim të vetin që përpiqet të fshehë. Nëse ai nuk do ishte përfshirë në urdhrin për të vrarë dhe në fshehjen e provave, nëse ai do të ishte një ministër i përdorur nga çmenduria e pushtetit që kap Sali Berishën, ai duhet të kishte futur në atë listë, bile jo me kredi, por me grant nga Bashkia, dy jetimët e Ziver Veizit, që ai personalisht, Sali Berisha dhe pastaj Agim Llupo u kanë borxh jetën e babait të tyre. Por Lulëzim Basha nuk është njeri i lirë në këtë histori. Ai jo vetëm që është pjesë gjakftohtë e krimit të 21 Janarit, por është duke vazhduar të veprojë për mbulimin e gjurmëve të krimit dhe për të ruajtur një pakt heshtjeje me njeriun që përdori për vrasje. Duket se diçka më e rëndë se sa thjesht vrasja ka ndodhur më 21 Janar. Duket që pas vrasjes Sali Berisha dhe Lulëzim Basha kanë diskutuar dhe vendosur me qetësi dhe si do shpërblejnë njerëzit e përdorur për vrasje për të heshtur gjithë jetën. Heshtja e Agim Llupos, dhe sidomos pranimi prej tij se ka qëlluar me dy armë, tregon se ai ka marrë siguri për të heshtur. Po ashtu gjesti i pashembullt i mosdorëzimit të Komandantit të Gardës me ekspertizë të provuar që ka vrarë së paku një qytetar dhe i dyshuar për të dytin, është pjesë e paktit për të mbrojtur me çdo kusht njerëzit që kanë përdorur në atë krim shtetëror. Përpjekja për të blerë heshtjen e vrasësve pasoi përpjekjen për të blerë heshtjen e viktimave. Në gjykatën e Tiranës po ballafaqohen vëllezërit e Hekuran Dedës, një tjetër të vrari për të cilin është i dyshuar Agim Llupo, me badigardin e familjes së Sali Berishës, i cili u ka ofruar para dhe pushtet, bile dhe “kokën” e Llupos, boll që të pranonin në shtëpi Sali Berishën. Por duket se dështuan me heshtjen e viktimave dhe po përpiqen të blejnë heshtjen e atyre që përdorën për të vrarë.
Vitet do të ikin dhe fëmijët e Agim Llupos, vajzat e Lulëzim Bashës dhe fëmijët e Ziver Veizit mund të jetojnë së bashku në Tiranë, pa pasur faj ç’kanë bërë prindërit e tyre. Mund të ndodhë që dhe të njihen dhe t’i tregojnë njëri- tjetrit ku i kanë shtëpitë. Vajzat e Lulëzim Bashës do tu tregojnë se kanë disa shtëpi në Hollandë me lekë që bëri babi kur ishte në pushtet, fëmijët e Llupos mund të tregojnë që kanë një shtëpi me lekët që bëri babi me vrasjet në Bulevard, kurse Ana, vajza e Ziverit, mund të tregojë vetëm foton e saj me lot duke qarë në një dhomë të varfër në Myzeqe, për babin që ia vranë prindërit e moshatarëve të saj. Dhe kjo histori s’ka për ta lënë kurrë të qetë këtë vend, pasi heshtja për një krim mund të blihet me lek, por kujtesa për krimin nuk fshihet as me lek dhe as me pushtet. Lulëzim Basha është njeriu që fëmijëve të Agim Llupos u ka dhënë një shtëpi për të heshtur babi i tyre, kurse babin e Anës e bëri të heshtë duke i dhënë dy metër katror varr. Është mirë t’i ngelet në mendje kjo e dyta.
Lulezo lulja ime lulezo, biri Zhelalit!
http://imageshack.us/photo/my-images/72/lulzimbasha.jpg/
ke te drejte Mero!e ndersa Luli kuptohet qe duke qene vrasesi qe qelloi me doren e Llupos ne ate ane do qendroje,,po Opozita nese vertet i ka lene ata jetim ne meshire te fatiti harram vota e shqiptareve ,harram qumeshti i nenens,e harram pasuri e katandia qe kan vene me pare me voten e mbeshtetien e fukarenjeve te tille qe kur erdhi dita hengren edhe plumbin e pa besise se Sali Bashes!!turp faqe e zeze nese nuk kan mundur te mbledhin aq leke e donacione per ti larguar nga varferia shpirterore dhe ekonomike,,turp e faqe zeze nese deputetet e PS-se nuk i kan mbledhur rroga e tyre per 4 muaj dhe ti ndajne ne ato kater familje hallexhinjesh qe fashisti i madh Sali Berisha i zhyti ne zi,,e turp pa fund nese nuk kan ndonje plan si tua lehtesojne dhimbjen!!por kur shikon kete fare opozite te vin te ulerish me keq se kur shikon Sali Berishen,,nje opozite “moderrne”me nje pushtet brabaresh,,nje opozite pa ideal qe nuk po ngjall tek populli ndjenjen e rrevoltes dhe premtimin e madh per drejtesi mbi cdo padejtesi te bere deri me tani,,nje opozite “moderrne” qe katandiset ne nje mandat me shume a me pak perball qeverris me te dhjere e me sharlatane qe ka pare rrota e historise,,ne nje kohe qe duhet te ishte e kunderta!duhet te ishte qe Sali Berisha bashk me gruan e kalamqte te hynin vet brenda ne kutin e votimit te mos e permbysnin dot urrejtien popullore,,nje opozite qe akoma nuk po gjen formulen per reformen zgjedhore kur populli ka nje shprehje”bjeri drejt se ke lehtesira”PS-ja duhet te propozoje nje ligj pa hile dhe pik,sepse e provoi me hile dhe i futi hurin vehtes ne byth,,duhet te beje reformen e administrative se e kan bere shqiperine qe ka me shume kryetar komunash,bashkish .e prefekte nga gjith vendet e Europse te marra se bashku,e mos te ket hallin e atyre “koqeve”qe kan nga 20 vjet kryetar komunash e bashkishe qe kur si propozon PS-ja i propzon PD-ja e kur lodhet Pd-ja kalojne me LSI-ne e keshtu me radh ha Muco pi Muco,,eshte fatkeqesi qe gjuha e opozites ka kaluar ne gojen e Kreshnik Spahiut,i cili do marri vota vetem nga deklaratat dhe slloganet qe ne fakt duhet te ishin refreni i opozites!!ai ka kapur momentin ashtu si e kapi Azem Hajdari dhe Sali Berisha ne 1990-en kur Edi Rama bente takime ne sallen e arteve ata kapen instiktin e turrmes dhe mbine shesheve e rrugeve,,”intelektualet” e fisem thonin qe kush i voton keta sharlatan,njeri kepucar e tjetri Doktor qe ulerin e qe nuk di te lidhi nje fjali,por ja qe ata erdhen ne pushtet sepse ecen me instiktin e kafshes e jo te arsyes,fituan e ben vendin lesh e li dhe ja ku jan perseri,njeri mbi dhe e tjeri ha dhe,por ne pushtet!me soje e sorollop!!te njetin moment ka ka kapur edhe Spahiu,te njejtin vakum ka gjetur,ku opozita nuk po ben detyren e saj,nuk po “trash”gjuhen,e nuk po perpiqet te ngreje pesh zemrat e shqiptareve,,shpresoje situata te ndryshoje,por ka pak gjasa,,dy muja do merren me presidentin,pastaj parlamneti eshte pushim,ne shtator fillon fushata,ligji zgjedhor do behet a sdo behet edhe po u be do nglet ne momentin e fundit qe asnjeri nuk do mari vesh cfare behet,,me pak fjale zvrr pas leshit te Sali Berishes!!!
Dy lotet e Anes qe bene xhiron e rruzullit si dy margaritare te dhimbjes te shkaktuar nga nje dore mizore dhe absurde, nuk kane per tu thare kurre! Asgje nuk eshte me madheshtore se sa dhimbja njerzore dhe asgje nuk mund te krahasohet me dhimbjen e femijes per humbjen e prindit te vet!
Femijet e Lulit do te jene gjithmone te tmerruar nga ata dy lote. Pasuria dhe luksi nuk mund te ofrojne qetesine e embel qe ofron ndergjegja e paster, ndersa luksi i mbeshtetur mbi fatkeqsine e te tjereve eshte nje makth qe te shtrengon fytin.
Por kjo fatkeqsi eshte e pakthyeshme.
E vetmja gje qe mund te behet tani per te sjelle paqe ne zemren e Anes eshte DREJTESIA. Dhe ajo dihet qe vonon, por nuk harron!
Mero, mos vdeksh kurre!
Ky dhe shefi i tij mund te bejne te heshte kedo, por jo ata qe pane live c’ndodhi dhe atyre qe ju mbushen syte me lot duke pare pamjen e vrasjes te atij qe rrinte me duar ne xhepa. Vajzat e tij bejne mire te zhduken ne Hollande para se te takojne vajzat e mia qe do e dine qe babai i tyre eshte vrases. Dhe ne Hollande duhet t’u rrine larg shqipetareve atje, se edhe aty e dine. Nuk do te mund te vrasin 70% te popullsise se Shqiperise qe e kuptojne sh mire se cfare ka ndodhur ne 21 janar! Basha, dorezohu vete para drejtesise sepse do shpetosh, perndryshe ‘you’ve sold your soul to the devil and you’ll pay the consequences forever’.
Ndokush qe nuk ka patur kurre MORAL,nuk mund ta kerkoje dicka qe nuk e ka PATUR.
Respekt per penen tuaj!
Mero, si gjithmone i sakte, por sa per saktesi me duhet te them, se me sa di une, familja e Ziver Veizit jeton ne nje fshat te Gjirokastres dhe jo ne Myzeqe.
Per te tjerat, NO COMENT, nuk shtoj e nuk heq asnje presje.
@ “per saktesi”
Ate po mendoja dhe une per ti then Zotit Mero. Shkrimi i persosur si gjithmone. Zoti Mero e mban lapsin te mprehur gjith kohen per te pasqyruar situaten dhe realitetn. Gabimet falen. Falemindert.
Thashe me veten time:”Sonte nuk do kontrolloj asgje nga shtypi, se boll me, jemi merzitur nga politika.Po vesi i keq nuk me le dhe i hodha nje sy shtypit, me le pa gjume prape sonte o Mero, sapo e pashe artikullin e lexova me nje fryme dhe me ngelen ne mendje rreshtat e meposhtem:”Dhe kjo histori s’ka për ta lënë kurrë të qetë këtë vend, pasi heshtja për një krim mund të blihet me lek, por kujtesa për krimin nuk fshihet as me lek dhe as me pushtet”. Ah Mero Baze te lumte ajo dore, nuk po u le kusur krimineleve, keni shkruar nje shkrim prekes por edhe theres deri ne kocke ne te njejten kohe per ata qe e meritojne. Nuk kam besim se ata do ti lajne te gjitha nje dite se cfar kane bere dhe ke kane vrare: Por nje fjale e urte thote te gjitha lahen ne kete dynjah ne mos ata vete do ti lajne femijet e tyre. Sali Berisha me Lulezim Bashen jane zhytur aq shume ne llumin e krimit dhe te korrupsionit sa eshte veshtire te dalin me qe atje.Dhenia e shtepise Agim LLupos tregon me te vertete qe ata i kane dhene urdher te qellojne mbi popullin. Kisha dyshime qe mbase Lulzim Basha nuk ka dhene urdher per keto vrasje por heshtja e tij dhe dhenia e shtepise LLupos qe te bleje heshtjen e tij verteton qe edhe ai eshte brenda. Po te isha ne vendin e Lulzim Bashes dhe te mos isha implikuar ne dhenien e urdherit per te vrare popullin ue do te kisha folur dhe pastruar emrin tim, le te me fuste Berisha ne burg per 200 milionet e rruges per shperdorim por te pakten nuk do me quanin kriminel. Nuk eshte e lehte te jesh vrases o njerez, eshte nje njolle zeze per tere jeten, eshte nje brenge qe nuk te shqitet kurre nga memoria, eshte nje hije e zeze qe te ndjek nga pas kudo qe te jesh dhe ne jemi nje popull i tere deshmitar dhe nuk do t’ja falim kurre keto krime as Saliut dhe as Lulit.Mafiozet kur duan te zhdukin nje mafioz qe te mos dale deshmitar ne gjyq kunder tyre e detyrojne te vetvritet deshmitarin dhe si shperblim i japin pasuri dhe siguri familjes se tij, te njejten gje ka bere edhe Luli “ka blere heshtjen me para” thote Mero Baze.I qan keto artikuj o Mero.Ah sikur te kishim nja 5-6 gazetare kaq te forte Saliu do shpartallohej se do ngrihej ne kembe i gjithe opinioni por Saliu e ka blere median dhe u ben presion ose i blen me leke.Ai bleu gjykatat jo gazetaret.E mira do te ishte qe po te mos denoheshin keta kriminele qe qelluan dhe ata qe i urdheruan une do te fusja ne burg gjykatesit qe nuk do ti denonin kriminelet. E po mjaft me se po ben buje, ky eshte kulmi, nuk durojme dot me, u be per te marre armet dhe per te luftuar me pushtetin e Mafiozeve. Po vertetohen fjalet e Enver Hoxhes qe thoshte “ne kapitalizem njeriu per njeriun eshte ujk”. Keta jane bere ujqer, po i hane te gjithe, me prona, me njerez, me gjykates e deputet.U vra Xhindi nuk u gjet vrasesi, po Skerdilajd Komomit ju gjet vrasesi? O zot keto jane kaq shume gjera te padrejta sa dola nga tema e artikullit o njerez, ju kerkoj falje.
Nuk eshte gabim. Ne Gjirokaster jetonte i ndjeri Ziver Veizi ndersa femijet jetojne me nenen e tyre.
Lulezim Basha po detyrimet e fundit si mafioz ndaj kesaj familje, dihet Llupo do dergjet ne burg po familja do perkujdeset nga familja mafioze, te kujton sherbimet qe ben alkaeda ndaj personave kamikaze qe pergatit, nqse llupo behet kamikaz i bashes dhe i berishes i takon ps te zgjidhe kete ceshtje dhe te cmontoje kete sistem qe bazohet ne ligjine mafies
O Mero.Agim Llupo eshte baba i perkushtuar dhe korrekt qe ka edukuar femije model megjithe fukarallekun e madh,pa shtepi dhe 5 vete me nje rroge pune tjeter ci ndodhi se tek e fundit mund te ishte cte donte vec i PD se nuk ishte.Nuk mund ta krahasosh me nje te divorcuar ordiner e pijanec qe vete rrinte ne greqi ,gjirokaster e tirane e kalamanet ne Libofshe…
Arben- Nuk ke te drejte morale/njerezore te besh krahasim midis viktimes dhe vrasesit, duke e kthyer permbys gjithshka:
“Babai shembullor” Llupo (marrim te mireqena ato qe thua) ne momentin qe vret me koshience te plote, shnderrohet ne vrases dhe bashkepunetor ne vrasje te shumfishte ne grup. E zene disa nene.
Viktima, ne momentin qe vritet duke protestuar me duar ne xhepa shnderrohet ne martir i demokracise.
Shembuj te tille ka plot ne historine boterore.
Arben! Une nuk di çfare familje ke ti dhe si, pra mund te jeshe shume here me i mire se Ziver Veizi, por ketu gjykohet akti i krimit shtetror i ministrit brendshem dhe kryeministrit me doren e nje sherbetori te pa shpirt qe qellon mbi njerez te pafajshem (s’duhet ta zbatonte urdherin kurre po te ishte njeri) dhe nuk diskutohet qe hante fasule, pinte birre apo hante mish me pilaf e pinte vere “bordeaux”, prandaj ashtu si mbron homoseksualet, mos gacmo heteroseksualet dhe mos u fut ne jeten e tyre, besoj e kupton: eshte qitje me murtaje dhe jo me top. E, komento ate qe shqetesonin personin dhe shoqerine e jo ate qe te intereson ty imediatisht. Ore, doren, kompjuterin dh mendjen e ke tenden e ben ç’te duash, por kur futesh ne rreth me te gjere, problemet jane te te gjitheve.
Ziveri ishte nga nje fshat i Gjirokastres, por femijet jetojne me te emen, pas divorcit, ne nje fshat te Myzeqese, Merua eshte i sakte.
Analize e sakt.kejo vetem per momentin.Gjaku do te lahet me burg apo me gjak Lul Basha te zgjedhe.Heshtejen sot apo varrin mot
Mero Baze edhe kete here si perhere i pajisur me te gjitha virtutet njerezore te grumbulluara per se mbari nga perendia tek ky njeri,i lire,i zgjuar,i drejte,i vertete,nuk te lejon te shtoshe apo te heqesh nga analizat e konkluzionet e tij.Prandaj ky njeri me emrin MERO eshte skalitur tashme ne memorjen e shqiptarizmes progresive dhe do te jete i pavdekshem ne jete te jeteve,ndersa ata qe trajtohen edhe ne kete shkrim per se gjalli po urrehen, po mallkohen dhe ne boten tjeter mund te kujtohen si njerezit me te liq e vrases qe ka ushqyer kjo toke e ky vend.Edhe ata e dine,ata jane ne ankth,ata nuk mendojne per punen e per vendin por si te fshehin gjurmet e krimit,si te fshehin gjurmet e krimit me pare dhe me plumb.Turpi do t’i mbuloje edhe ata qe pranojne te poshterohen me marifete te tilla dhe te mos denoncojne krimin e te ngelen pjese e tij.Por nga cdo ane qe te vertiten te dy palet, populli i ka rregjistruar, i di dhe nuk do t’i harroje kurre.Po opozita ku eshte, keshtu do te vazhdoje te zvarritet ne bishte te pushtetit per shkaterrimin perfundimishte te demokracise ne Shqiperi?
kam mundesine qe te lexoj ne kater gjuhe te ndryshme por ama analiza te tilla vetem nga Mero Baze mund te lexoj!!!!! mezi pres qe te vij nata qe te lexoj artikullin e dites nga Mero Baze!!!! Mero you are the best!!!
Seriozisht Nadia dhe une u preka jo vetem nga artikulli i Meros .por dhe i juaji,po shkaterohet ky komb qe i ka rezistuar me lavdi koherave !
Ne shtypin e paket opozitar nga 21 janari e ketej na ka ngelur ne goje
emri i dr. evilit berishe dhe zagarit te tij lulzime basha.Ku e kane gjetur gjithe kete “fuqi” dhe mbeshtetje keto monstra qe vrane ,prene,vodhen dhe jo qe nuk u denuan por u shperblyen njeri be i ciceroni i tiranes kurse tjetri ujku plak berishe u be zot i gjithe shqiperise duke qene de fakto dhe kryetari i bashkise tiranes.Ne kete artikull u permenden femijet e Ziverit,Llupos dhe dy vajzat e bashes.Le te shohim pak dhe babain e dy vajzave te tjera me emrin Arvizu.Cfare roli ka patur ky person ne 21 janar?
Nuk do te merret vesh kurre cfare u bisedua midis kryeminstrit faktik te shqiperise Arvizu me Ministrin e brendeshm berishe dhe me komandantin e gardes lulzim basha ne dreken pak ore para masakres se 21 JANARIT.
Nga gjithe veprimtaria praktike e amb.Arvizu pas 21 janarit e deri tani
duket sikur ai eshte pjese e fajit ne vrasjet e bulevardit dhe eshte perpjekur vetem ne nje drejtim ;Te anortizoje maksimalisht revolten popullore kunder kryemistrit vrases dhe birit te tij te adaptuar djallin e Zhelalit.
Deklarata per burrin e shtetit dhe yllin ne ngjitje tregon se ky ambasador eshte pjese e klubit te vrasesve berishe & bashe.Hipokrizia me e madhe e A.A.A ishte para nje viti kur kaloi rastesisht ne nje
proteste te rinise tiranes kunder vrasesit LUL.Lind pyetja si ka mundesi qe nje ambasador qe di me imtesi te habiteshme cdo gje qe ndodh ne shqiperi te sillet ne menyre kaq poshteruese per opinionin
shqiptar?
Kulmi i kulmeve ishte koha e arritjes se ekspertizes se FBI fiks
nje dite para nje vjetorit te masakres 21 janarit egzaktesisht
per te amortizuar me djallezi ndonje revolte e papritur.
Kjo demagogji dhe hipokrizi ekstreme e atyre qe “prune rekomande” ekspertizat e FBI .Duket qarte se vrasesi i dokumentuar Ndue Prendi
eshta akoma i lire dhe ka gjasa te “dekorohet” qe mbrojti instuticjonet
nga kokpalaret.
Mua me intereson vetem nje gje: A jane terroriste 4 te vraret ne 21 janar apo jane vrases:
———————Sali Berisha
———————Lulzim Basha
———————Ndre Prendi
———————Agim Llupo
Sido qe te perfundoje kjo histori tejet tragjike fajtoret me te medhenj
qe ndikuan direkt ne kete krim me veprimet e mos veprimet e tyre jane Aleksander A. Arvizu dhe Edvin K.Rama Besoj se dy vajzat e pafajeshme te arvizuse nqs do takohen ndonje dite me ndonje nga
jetimet e 21 janarit do t’ju vije turp qe babai i tyre i ka patur
mundesite ta ndalonte kete masaker. Ai ishte i plotfuqishmi i shqiptareve ate dite kur drekoi ne kohen e gabuar me njerez te
gabuar.Nuk po flasim per k/opozitarin sepse dhe ai u vetvra ne 21 janar si politikan pra eshte nje viktime kufome tjeter e asaj dite.
LAVDI HERONJVE TE 21 JANARIT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
MALLKUA NE JETE TE JETEVE VRASESI BERISHE,TRADHETARI RAME DHE
HIPOKRITET AMBASADORE ARVIZU & VOLFARTH.
Edhe me sakte se Mero e ke formuluar!
Mero Baze je titan bjeru maskarenjve se nuk marrkan vesh.
Mero nuk e lexova cfare ke shkruajtur.Ne fakt me mjafton vetem titulli.Kjo nuk eshte gazetari dhe nuk i sherben askujt.Aq me shume si sherben Shqiperise e ne shqiptareve.
Pershendetje
Tironci Lugano, atehere merr 1 gur te madh dhe te rende, lidhe ne qafe, pastaj hip ne maje te bjeshkeve te tua maloke dhe hidhu qe atje sepse je 1 bishe qe jeton kot, qe i ben hije tokes kot, qe na konsumon oksigjenin kot. JE KOMPLET IDIOT, NDAJ KUR NUK DO TE LEXOSH MOS NA CA TRAPIN ME KOMENTET E TUA. F.U.
Ti me kete “emrin e jashtem” qenke per gjynah.Fatkeqesia eshte se ka shume si ty.
Nuk e di keta te vraret nga hordhite e pushtetit te vjedhur a kane vellezer e kusherinj.Pasi per femijet jam i sigurt qe kur te rriten do e vene drejtesine ne vend ,pa e pjerdhur fare ligjin ashtu sic nuk e pordhen vrasesit.
Edhe une mendoj se PS duhet ti garantoje nje banese te sakte aty ku jeton, ose t’i lidhet nje pension dhe nje apartament ne Tirane.Kjo do te ishte shume humane dhe domethenese per opoziten.
Mire e ke o Mero, po a kane shpirte kriminelet. Sa pati shpirte krimineli hajdute qe vrau arketaren, aq kane edhe “profesoret” e ti. I pame cfare bene ata ne 21 janar. Athere ata vrane me plumba prinderit e atyre femijeve, TANI PO I VRASIN ME FUKARALLEK KETA FEMIJ. Te pashpirte e pa minmimumin e moralit keta te pacipe Sali e Basha me kompani.
Bravo Arber .I bukut krafasimi midis vrasesit dhe martirit . Poshte basha , poshte Sala .Rrofte Edi dhe Qytetaria .
Dhenja drejtesi per ngjarjen e 21 Janarit eshte guri i proves per Drejtesine SHQIPETARE. Sidoqofte kater te vraret ne Bulevard historia do ti vendose ne piadestal si Martire te DEMOKRACISE,ndersa kater pergjegjesit kryesore BERSHA,BASHA,NDREU e LLUPO DO MBETEN FAJTORE TE PERJETSHEM.
ne vend qe te merreni me politikanet e krimbur ne para si luli merreni me familje qe as nuk e dini se kush jane dhe c njerez jane. Mos u merrni me njerez qe zbatojne urdhrat e pushtetareve,,, Mesa mend nje njeri do kundershtonte urdhrin e shefit qe esht nje vrases,nje kriminel i pashoq
skeni turp skeni qe botoni materiale me te dhena jo te sakta
fllacitete si kto shtepiat qe mendoni se ajo familje ka marre,,,,,,njerez pa tru
ti komentuesi enxhi qenke delenxhi.
Ideja e shkrimit eshte qe nje nga dy urdheruesit e vrasjeve te 21 janarit
debili llull basha po favorizon nje nga zbatuesit e verber te urdherit te tij kriminal qe eshte kanibali Agim Llupo.Nqs se ty enxhi delenxhi te djeg lista emrore nuk eshte faji i stafit te gazetes.Ne dy rrjeshtat e fundit e tregon veten analfabet ne gramatike,qorr ne politike dhe me probleme ne psiqike..
SE PARI eshte vrasesi apo jo vendos gjykata deri te jape vendim gjykata ai vlersohetb i pa faj.Se dyti Llupo banon ne Tirane jo ne Myzeqe krahasimi i origjines asht djallzor.Vendimet i merr kshilli bashkise jo kryetari kur i merrte ne kohen e Rames nuk permendetit Ramen,
Jam apsolut kunder vrasjeve por mos harroni se Llupo ishte tek vendi punes nuk e di se cili shkoi ne vend te gabuar
Kur nje burre me emrin Zef iku nga lufta i thane pse ike ai u pergjigj ma mire iku Zefi apo u vra Zefi.
Pse nuk shkoi Rama i pari POR KETE FATKEQ njej dhimje per jetet e tyre sinqerisht por duhet nxjerr mesim per te tjeret.
mero baze, nuk je per shtypin e lirfe por boton vetem komentet qe te thurin lavdi te kote. Ato qe te kam shkruar une jane mendimet me te drejta persa i perket ndarjes te kredive ne tirane. Sa te meshiroj per personalitetin qe ke. Gjynah!