Historia e ndryshimeve kushtetuese në Shqipëri dhe pranimi nga dy palët i një sistemi zgjedhor bazuar mbi koalicionet dhe jo mbi fuqinë individuale të një partie, duket se ka mbetur mekanizmi i vetëm i Berishës për t’i rritur shanset vetes për pushtet dhe për të mbajtur opozitën e përçarë dhe larg frymës së formimit të një koalicioni të qëndrueshëm entuziast dhe maksimalisht të hapur. Partia Socialiste, e cila vazhdon të mbetet partia më e madhe në vend, që udhëheq çdo palë zgjedhje për nga numri i votave, vazhdon të qëndrojë në opozitë pikërisht se Berisha në fund e kalon topin mbi rrjetë me partitë e vogla gati inekzistente, me ato që shumë njerëz në Partinë Socialiste tallen, tregojnë barsoleta apo dhe më keq ndonjë prej tyre paksa më serioze e denigrojnë. Në zgjedhjet e 2009 socialistët ishin parti e parë, por 17 parti të vogla, shpesh dhe qesharake, pas partisë së Berishës, e kaluan atë në pushtet.
Në zgjedhjet e 8 Majit, përveç manipulimit industrial të zgjedhjeve, Lulëzim Bashës iu deshën dhe votat e komunistëve të Hysni Milloshit që të ishin më afër grabitjes. Edhe pse poshtëruese, Partia Socialiste është e dënuar për shkak të sistemit që ka zgjedhur të forcojë mentalitetin si parti që udhëheq një koalicion të madh, dhe jo si parti që s’ka nevojë për një koalicion.
Por ndërsa Berisha punon me qetësi dhe mendje shumë të hapur për të afruar këdo që ka dhjetë vota dhe për t’i futur ato në thesin e tij, opozita duket se është prekur nga një arrogancë e parakohshme për vlerën e aleatëve, qofshin këta seriozë ose jo seriozë. Një pjesë e socialistëve po sillen sikur nuk i njohin ndryshimet kushtetuese që kanë bërë vetë. Ka plot prej tyre që tentojnë të denigrojnë aleatët duke theksuar se ata duan karrige, të tjerë përpiqen të bëjnë populistin dhe të thonë që nuk kemi nevojë për aleatët.
Dëgjova dje Ben Blushin që citohej nga një takim me studentët në Tiranë të thoshte që opozita ka nevojë të zgjerojë aleancën me qytetarët. Kjo është një nga ato fjali që në fakt ngushton shanset e opozitës për tu zgjeruar tek qytetarët dhe indirekt një krah i hapur që Berisha të mbledhë gjithkënd që nuk do të jetë me Partinë Socialiste, në thesin e tij. Në zgjedhjet e vitit 2009, kur LSI ishte një parti e persekutuar nga marrëveshja PD- PS, Blushi dhe disa aktorë të tjerë në opozitë si Kastriot Islami apo dhe aleatë meskinë të Partisë Socialiste, luftuan që LSI të mos përfshihej në listën e koalicionit të tyre. Dhe atëherë llogarisnin secili karrigen e vet, dhe ndoshta disa dhe humbjen e shumëpritur të Edi Ramës. Së paku humbjen e PS e arritën. Interesant është së të njëjtit njerëz, kur LSI u bashkua me Berishën, ishin promotorë të thirrjeve për dialog me LSI, me të cilën tani në këto pozita as që bëhet fjalë për koalicion.
Në të njëjtën situatë po vihemi sërish. Kur të gjithë e dimë që Partia Socialiste është parti e parë, por sistemi imponon koalicion të parë, po shtohen zërat që kërkojnë që PS të dalë e vetme në zgjedhje dhe akoma më keq po shtohet gjuha e ashpër dhe denigruese ndaj aleatëve dhe faktorëve opozitarë në vend. E gjithë kjo krijon pastaj mungesën e një fryme entuziazmi për koalicionin dhe maninë për ta parë secilin si një njeri që kërkon “karrige” siç e përfytyrojnë rëndom nëpunësit e opozitës ardhjen në pushtet.
Në fakt koalicioni lufton për pushtetin dhe jo vetëm për karrigen e deputetit. Një parti që merr 20 mijë vota mund t’i premtohet dhe deputet, njërës që merr dhjetë mijë mund t’i premtohet një post në ekzekutiv, njërës që merr 5 mijë mund t’i premtohet një post në administratë, por s’duhen harruar as ato që marrin 1000 vota. Pafuqia e opozitës për të ndryshuar sistemin është e dukshme, por fuqia e saj për ta përballuar sistemin nuk po duket akoma. Sirenat që duan ta tërheqin atë për ta kaluar detin në këmbë, pa aleatë nga pas, janë në të vërtetë sirena që kërkojnë ta mbysin atë. Dhe kur kam parasysh aleatët, nuk flas fare për socialdemokratët, demokristianët apo figura individuale opozitare si Ngjela, Zogaj apo dikush tjetër, por kam parasysh ata opozitarë që nuk ua di as emrin, ata që i njeh veç një krahinë, një komunitet apo një lagje. Edhe ata duhen respektuar. Ky sistem nëse aleatët përfshihen brenda koalicionit vetëm sa i jep vota partisë së parë dhe ato pakica të papërfillshme, por të arta, i merr ai koalicion që prodhon entuziazëm. Mos prisni prej atyre votave të kenë identitet të qartë politik apo ide të mëdha. Ato janë vota shpesh tribale, krahinore, fetare, etnike, apo ideologjike, që shkojnë andej nga besojnë se fitohet. Për këtë arsye ato jo vetëm që nuk duhen trembur e fyer, por duhen ndjellë si në një shtëpi ku muzika e dasmës ka filluar pa ardhur nusja. Klima e armiqësisë e fyerjes dhe ndonjëherë e frikës se mos PS fiton nëse mblidhen të gjithë në oborrin e saj, është realisht një frymë tinëzare, që ushqen humbje. Kjo është një betejë mes projektit politik të Edi Ramës dhe Sali Berishës, por jo një duel mes të dyve të vetmuar. Frika e Berishës që nuk e fitonte dot kurrë këtë duel me Edi Ramën e çoi atë tek ndryshimet kushtetuese. Tani ata nuk maten më me fuqitë e tyre personale, por dhe me fuqinë e ushtrisë që arrijnë të mbledhin pas vetes. Sali Berisha duket i qartë në këtë betejë. Ai ka mandat të qartë për të negociuar koalicionin, për të qenë i hapur në ofertat e tij, pasi e di që fitorja e pushtetit i jep shansin t’i kënaqë të gjithë. Tek opozita duket se të gjithë mendojnë se fitorja është e tyre, kurse humbja e Edi Ramës, dhe duke menduar secili për fitoren e vet, sigurojnë humbjen e Edi Ramës. Për këtë arsye është e nevojshme që Edi Rama të shfaqet jo vetëm si udhëheqës i koalicionit dhe si njeri që po formon ushtrinë e betejës, por si një njeri që po e çon në fitore këtë koalicion. Le ta mbajë pas dhe Ndre Legisin se nuk i prish punë njeriu, por kjo nuk është betejë e Legisit me Berishën. Siç e thashë, koalicionet e mëdha me partitë e vogla i formon besimi se fiton dhe jo ndonjë afërsi politike apo ideologjike. Besim tek fitorja është dhe arroganca, por jo kur ajo shfaqet tek ata që nuk mbajnë përgjegjësi kur humbasin. Sali Berisha, i cili është njeriu më intolerant dhe hermetik në këtë vend për të lëshuar nga pushteti i tij, është më toleranti dhe i hapuri për të mbledhur çdo votë në thesin e tij para betejës. Kjo vjen nga fakti se ai njeh pafuqinë e tij për të fituar i vetëm. Nervozizmi i shtirur me aleatët e opozitës, është në të vërtetë shpresa e vetme e tij që çdo votë e zbuar nga opozita, të bëhet pjesë e kapitalit të tij politik.
Shkrim shume i sakte! Shpresoj ta degjoje Edi Rama dhe te mos genjehet edhe kete here nga Ben Blushi sic u genjye nga Kac Islami ne 2009!
Shume e sakte eshte kjo qe thote Mero, porse Mero ben gabim ne lidhje me LSI-ne
Patjeter duhen mbledhur te gjithe ne koalicion, por akoma me e rendesihme eshte te futesh ne koalicion ndonje Parti qe eshte pjese e Qeverise .
Nese opozita harrin te fuse ne koalicion e saj ndonje Parti qe eshte ne Qeverisje ,
kjo eshte njelloj si te zgjidhe Nyjen Gordiane,-….ku me nje te goditur
vendos fatin e fitores_-Dhe ketu eshte gjithe kyci i fitores , apo Kyci i Otrantos
do thoshte njeri qemoti qe ishte kopetent per cdo pune
__Duhet gjetur menyra se si te shkeputet LSI-nga pushteti qe tani , dhe direkt
shkon ne zgjedhje teknike –Ketu eshte gjithe zgjuarsia e atij qe eshte ne opozite
Nuk eshte zgjuarsi te thuash qe tani me LSI-ne nuk behet me koalicion …
Pse mos behet nqs ata pranojne ? –Te behet koalcioni me disa parakushte ..
.Ka plote menyra nqs existon vullneti
Komentet e “raimondit” kane dicka specifike ne brendine e tyre disa here i afrohen shume realitetit dhe pelqehet nga komentuesit e tjere kurse ndonje here ja fut kot.
Per te siguruar ate “kycin e kanalit te otrantos” duhet ne rradhe te pare burreri.Me 21 janar 2011 kater protestues dhane jeten e tyre qe celsin i ketij kanali tja merrnin kriminelit berishe i cili pas kesaj date nuk e zoteron me kete celes dhe ne vend ta merrte Edi Rama cuditerisht eshte ne dore te ambasadorit Arvizu.Hiqe mendjen raimond nga ilir meta i leseise.
Berisha eshte kriminel dhe tradhetar qe jo vetem duhet kerkuar
doreheqja e tij por dhe te kerkohet ndjekje penale per te.
Berisha asnjehere nuk ka fituar votime ne shqiperi pa patur
nen rrogoz biles dhe siper rrogozit ndihmen e rajersoneve
dhe arvizuve.Por nqs “duron” dhe futet Rama ne votimet e 2013
do jete hera e pare ne keto 21 vjet qe berisha do ti fitoje votimet me te vertete.Dhe shkaku kryesor do jete 21 janari
per te cilen berisha me arvizu ndajne te njeten opsion:
ate dite jane vrare 4 terrorista dhe jo 4 protestues te pafajshem.
Dhe une qe kam votuar historikisht me te majten nuk mund tja jape votem time nje frikacaku dhe impotenti si edi rama
qe jo vetem nuk i mbrojti ata por e la berishen dhe arvizune
t’i perdhosin disa here..Nuk behet me llafe i nderuar rajmond
per vota apo per aleanca por per dinjitet..Nuk votoj me per nje qen te rrahur si edi rama..
Une Nuk ja fus kot ,jo
Ja Gramoz Ruci sot ,sikur ta kete lexuar mendimin tim ka folur pro nje bashkepunimi me LSI-ne per zgjedhjet e ardheshme
Dhe ky eshte hapi pare premtues per nje aleance te ardheshme me LSI-ne kunder Sales
Nuk flitet ne politke me terma kategorike , si “Tradhetar”, “vrases” etj
Politika eshte politike dhe nuk ka azgje te pamundur dmth eshte arti i bashkepunimit me palet e tjera
per te nxjerre perfitime maksimale ne favor te idese qe perfaqson ti
Ndersa ne lidhje me krimet dhe korupsionin , eshte prokuroria e cila merret me keto pune .
Ne demorkaci gjerat jane te ndara
Bravo “dashamir”!Arsyetimi yt eshte shume i sakte se ti,edhe kur te “PERDHONOJNE MOTREN APO GRUAN”,nuk merresh me perdhunuesin,por me motren apo gruan tende!!!IL,MORE PLEHRE,se llogjika jote eshte po aq kriminale sa edhe e Berishes!!!Urrejtja jote per Edi Ramen,vertetonate se ti je vetem nje :KELYSH I BERISHES” e jo dashamires i opozites!!!Je si tipi i urryer i Artan Hoxhes,palo anal-ist iKlanit te zgjebosur!!!Hyyyyy,zagar!!!
Nqs berisha kishte nje agim llupo per te hapur zjarr mbi protestues me duar ne xhepa dhe ti xhoni apo hasoni qenke nje llupo i rames qe pa hap zjarr ne keto komentet e tua.
Eshte pikerisht berisha qe po ju perdhunon me liber shtepie,me qen e me mace ,qe po vret dhe po zhduk njerez diten per diell,qe po shet pasurite strategjike sepse financat kane falimentur dhe shefi yt merret me kastravecin e detit.
Nuk jam as me salen,edin.ilirin,bashen topallin, nanon,rucin dhe as me ato klanet dhe arton hoxhat pafundesisht te urryer.Di te bej dallimin midis nje maloku qelbesire si berisha dhe nje qytetari te emancipuar si edi rama POR DURIMI KA NJE KUFI.nuk mund te futej rama ne votime qofte ne 8 maj apo tani me nje perbindesh qe fuqine e tij e ka mbeshtetur ne rradhe te pare te opozitaret me frikacake ne bote.Jeni pordhace dhe te paafte per te rrezur nje skizofren tropoje deri ne neveri..
shikoni si e pranoni ju perdhunumin publik qe ju ben berisha dhe ju rrini si te dhjere.
“… Zoti Rama, thuaju shqiptarëve cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës?. Zoti Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e Dashit dhe e detyron gruan e tij të largohet natën e lemeritur? Zoti Rama, më thuaj cili është ai burrë që e rreh si kafshë te Piazza dhe i mbush fytyrën me gjak bashkëshortes në prani të personaliteteve shqiptare dhe kosovare?”
“Tani do t’i them zonjës, (nënës së Edi Ramës), Kam shumë respekt për ty, por do të ishte në nderin tënd dhe të integritetit tënd që t’u tregosh shqiptarëve që e ke mjekuar djalin tënd 10 vjet për skizofreni! Ti, zoti Rama, “… nise aferat me D. G., i cili u vra në një rrethim me policinë. E vranë me antitank … për hir të së vërtetës, të më falë zonja, po mori për burrë, vrasësin e burrit të parë”.
“Zoti Rama, cilat janë lidhjet e tua me Aldo Baren. Transkriptimet flasin se mes tij dhe Dondollakut, t’i firmos si një bajloz. Unë të jap fjalën që me atë vullnet e me atë përkushtim që jam përballur në vitin 1990-91 me një sistem që duhej shembur, po me atë vullnet të hekurt dhe vendosmëri përballem sot me mafian që ti kryeson”.
…”Cila është arsyeja pse Fideli brilanton flokët dhe nuk të ndahet? Është vetëm intime? Nuk besoj se është vetëm intime, jo … Sepse nuk ka dashuri të përjetshme … E ka tjetërkund hallin ai. Unë do jua them shqiptarëve”.
“…ti je një përbindësh… Nga të gjithë politikanët shqiptarë ti je skllav i krimit … provoje … vazhdo se do jetë si për ata burrat me klimaks, po ti ke qënë me klimaks tërë jetën, ti ke lindur me klimaks … Nuk mund të zgjidh unë botën tënde hormonale
PSE NUK E THUA DREJT MERO, QE BERISHA DO TI FITOJE EDHE ZGJEDHJET
E VITIT 2013 SE ESHTE ME I ZGJUAR SE RAMA, ESHTE ME DINAK DHE ME POLITIKAN SE AI, SE DO BEJE KOALICION ME TE GJERE DHE SE DO TE MBLEDHE
ME SHUME VOTA, DUKE FUNDOSUR KESHTU PERFUNDIMISHT RAMEN……..
PRANOJE MERO, PRANOJE, KJO QE SHKRUAJTA ME SIPER DUHEJ TE ISHTE FJALIA E FUNDIT E ANALIZES TENDE DHE JO FRIKLA E EDI RAMES APO DILEMAT E TIJ MES NJE KRYETARI PARTIE APO KRYETARI KOALICONI.
E KE INAT, JEPI HAKUN!
O A.Tare!!Ne Shqiperi ka dy lloj shtresash te popullit:SHUMICA,JANE FUKARENJTE,QE TERE JETEN KANE QENE TE SHTYPUR E SHFRYTEZUAR NGA BEJLERET E AGALLARET,( qe pasurine e tyre nuk e vune me djerse,por ne sherbim te Turqise) dhe nje pakice,qe jeni ju,o Agim,kelyshet e BAJLOZEVE,QE I KENI PIRE GJAKUN NE SHEKUJ KETIJ POPULLI!!!Ne se Enver Hoxha ju “MORI FRYMEN”,pak ju ka bere,se ju perseri keni ngelur po aqSHPIRT ZINJ E KATILE SI DIKUR BABALLARET TUAJ””!!!Ju jeni soji,qe u bashkuat me PUSHTUESIT dhe tani qaheni se KOMUNIZMI JU PIU GJAKUN!!!Me shume t’u bente:T’U SHFAROSTE TE TERE,SE KENI GJAKUN E HELMUAR ANTI SHQIPTAR!!!
Bravo ONE, vetem se nuk je i vetmi, shoh se ka shume Profete qe shkruajne ne kete faqe!
Tani per hir te te vertetes, “profetet” kane edhe te drejte dhe kjo per dy arsye te thjeshta:
1.Sepse Saliu do ti manipuloje zgjedhjet sa te mundet dhe
2. edhe nese i humbet ato sic ndodhi ne Tirane, Saliu nuk e dorezon pushtetin me vota! Kjo sepse ai ka vrare dhe kete e ka bere per te mbajtur pushtetin dhe jo per te mos lejuar ti benin pis halene e Kryeministrise! Sigurisht do ta kete jashtezakonisht te veshtire te qeverise pasi te beje ne tere shqiperine ate qe beri ne Tirana me Bashkine ne 2009! Por kjo eshte nje histori tjeter!
Megjithe aftesite “profetike” te ONE dhe shokeve te tij, zgjedhjet nuk jane bere akoma dhe nuk dihet si do te dalin. Une personalisht parashikoj nje renie shume te thelle te votave te PD-se si Parti. Si koalicion nuk e di. Nderkohe LSI i ka parate per te blere votat e veta ne mos i ka blere tashme.
Lidhur me ate qe thote dashamiri lidhur me aleancen me LSI, duhet kuptuar se nuk ka asnje mundesi reale per te bere aleance me LSI para zgjedhjeve. Alencen mund te behet vetem pas zgjedhjeve, sepse LSI do te kaloje perseri nga me i forti, dmth ngaana e fituesit.
Bravo Baze.
Ngelesh nga te shume paktet zera te kthjellet opozitare. Eshte ekzakte dhe e vertete qe saliu qe s’leshon asnji fije pushtet kundershtarit, kur vjen puna te aleatet ka dhene pushtet te tepert, dhe kjo s’e ka penguar aspak te beje cka dashur ne qeverisje.
Kshuqe eshte vetevrasese dhe pertej budallekut, arroganca nga ata qe mendojne se fitohet pa koalicion te gjere. Eshte naive qe keto gabime tashme te perseritura ne zgjedhjet e kaluara, te riperseriten per te treten here nga lidershipi i ps-se.
Aq me shume kur keto sugjerime vijne nga Blushrat qe fryhen ne studiot e fevziut si lider te ardhshem te ps-se, te sponsorizuar nga saliu.
Blushi dhe kaci ia dolen ta fusin ramen ne parlament ne momentin qe krimet e qeverise arriten kulmin. Arriten ta bindnin edhe per te bere pakt me saliun, edhe per te hequr dore nga zgjedhjet e parakohshme.
A do i degjoj rama serish keta salista, apo do degjoje ata pak zera te kthjellet si Baze, kjo mbetet per tu pare, por po gaboi serish te behet gati te mbaje pergjegjesi shume te medha para opozitareve qe i kalli ne diktature.
Nje gje e vetme s’shkon me editorialin: largimi i lsi nga opozita e meparshme ishte nje pastrim i duhur per opoziten, jo nje gabim per tu penduar.
Tani i ke rene vertete pikes zoti Mero me kete shkrim.Sido qe ta mendosh dhe sido qe ta gjykosh kjo eshte e vetmja formule qe zgjidh perfundimisht lemshin qe nuk po e zgjidh dote opozita.
Dje lexova dhe nje koment te njfare Raimondi dhe me thene te drejte ishte hera e pare qe me pelqej ne komentin e tij i cili fliste pikerisht per kete teme qe sot po trajtohet nga ju.Opozites i duhet me cdo kusht te vije ne pushtet dhe rruget ne te cilat duhet arritur ky objektiv nuk jane as te lehta as edhe te moralshme por ja qe duhet te shihet realiteti ne sy dhe duhet arritur medoemos.Nuk duhet nenvleresuar as edhe nje vote e vetme dhe nuk duhet paragjykuar as edhe nje parti ne qellimet e veta.
Sot opozita ka vetem nje kundershtar dhe ai duhet luftuar me cdo mjet dhe mundesi qe te jep dinakeria politike.Ne PS nuk jane te paket mistrecat ashtu sic e permend ti zoti Mero qe kane krijuar kete problem delikat dhe ku duan medoemos qe Rama edhe kesaj here te dale i humbur.
Edi Rama sa nuk eshte vone duhet te punoj fort per krijimin e alencave parazgjedhore kushdo qe ti afrohet atij per te zbuar kete kryeminister idiot dhe te paskrupullt.
Partite e vogla dhe ato qe ne dukje nuk duken se kane elektorat jane me sy dhe veshe nga partia socialiste sepse e shohin qarte se Berisha eshte i lodhur si fizikisht si dhe moralisht me kete popull ku shumica nuk e do me,prandaj aleanca me keto nuk do bente asgje tjeter vecse ardhjen e opozites ne pushtet ku dhe me ane te pushtetit prej ketyre aleancave do ti krijohet edhe qendrueshmeria ne zbatimin e detyrave madhore.Trimi i mire me shoke shume i thone nje fjalet prandaj ardhja e opozites ne pushtet qe eshte nje domosdoshmeri le ta tregoje se pikerisht aleanca dhe menyra se si di ti trajtoje keto aleanca do e bente me te afte per te kuptuar se politika nuk ka vetem ndershmeri gje e cila duhet te jete me patjeter ne zbatimin e premtimeve qe i jep elektoratit por ne te njejten kohe edhe nje manover qe te ben te quhesh vertet nje politikan kalibrit.Me ardhjen ne pushtet dhe me dhenien e sijcit vendin qe i takon ne baze te kontributit nuk do thote mashtrim ndaj elektoratit.Mashtrim eshte kur pushteti nuk eshte i perkushtuar dhe nuk vepron drejt me ligjin dhe fjalen e dhene dhe jo me koniukturat qe duhesh ti pershtatesh.
Si perfundim edhe njehere dua ta falenderoj perzemersisht zotin Mero per kete ide gjeniale te tijen.BRAVO.
Luis, te pershendes!
Eshte me sa duket shume e komplikuar, sepse njeher i behet Edit Verejtje per emra personash te propozuar nga PS te cilet duken ne syte e publikut me nje integritet te cunguar ose pa te fare, dhe njeher i behet thirrje te jete i hapur per koalicione partish, pavaresisht respektit qe keto gezojne ne popull. Objektivisht nje Parti si PS e konsideruar me e madhja ne vend, duhet te beje nje marketing mbrojtes, qe do te thote te ruaj elektoratin qe ka e te rimarre po votat e elektoratit te saj te humbur, pra shkurt te penetroje ne nje treg ne rritje (dhe rritja e tregut eshte absolutisht e pakontrollueshme) nepermjet zgjerimit te ofertes se saj duke rritur numrin e ‘konsumatoreve’ pra zgjedhesve. Nje marketing sulmues kerkon shume shpenzime pra kosto te madhe e cila perkthehet ne sakrifica. Perderisa partiçkat e vogla kane qene ne 2009 pjese e ofertes se PS sigurisht qe ato duhet te mbeten aty edhe duke marre ne konsiderate ndikimin e tyre ne rritjen e pjeses se tregut te koalicionit te majte. Keto jane thjesht kalkulime dhe Meroja eshte tmerresisht i sakte, edhe nuk ka matematicien qe e kundershton dot. Pra kalkulimet jane kokeforta por ky qe prezanton Meroja nuk eshte varjanti i vetem?! PS i duhet nje matematicien si Meroja por qe te jete edhe shume militant, pra te vere Partine Scilaiste mbi çdo interes meskin te vetin apo te ndonje grupi njerezish meskin te papergjegjshem. Kontributi i njerezeve per te ndertuar alternative fituese duhet moderuar mire, pasi lypset qe shifrat te ndihmojne ne arritjen e objektivit te PS dhe kryesisht te Piksynimit te vete Edi Rames qe me sa duket pritshmeria e popullit ndaj tij eshte e madhe. Pra kalkulimet duhet te orientohen nga Misioni, dhe VARIANTI ME I MIRE FITUES duhet te jete para se gjithash ne leter. Pastaj taktikat e dite pas ditshme do te ndryshojne madje edhe brenda dites e here here do te duket se nje deklarate mohon tjetren e kjo do te shfrytezohet nga kundershtari, prandaj ekipi duhet te jete i qarte fare. Gjithsesi listimi i konkurrenteve real dhe ndjekja ne çdo hap e strategjise se tyre elektorale eshte nje aktivitet me vete e qe kerkon kapacitetet e nevojshme. E pergezoj Meron eshte nje ‘pus’ strategjish i pashtershem, por me gjith vleresimin tim maksimal synimi i tij eshte ne fund te fundit largimi i Berishes me çdo mjet, ndersa socialistet duhet te kene si synim qeverisje socialiste mundesisht edhe plotesisht pa furkaçe
Ciao
Nuk eshte se berisha eshte me i zgjuar,por eshte me i pamoralshem.Kujtoj ketu luften e tije si perleshje zagaresh kunder Nanos,Pellumbit,Mejdanit,Majkos,Metes e ne fund ndaj Rames.Neser,po te behem une nje i panjohur kryetar i PS,kjo monster do organizoje eunuket e tij te tredhur,te krijojne si rapsode aziatike njemij shpifje per mua.Kjo nuk quhet aftesi politike,por imoralitet njerzor e politik.Nuk kane rendesi per te platformat e programet politike te subjektit qe drejton,por uzurpimi i pushteteve.Me ka mbetur ne mendje nje emision televiziv,ku Jozi ishte ne studio.Aty u pyet per nje figure qesharake nga Berati qe kishte ndrruar disa parti,por kurr nga e djathta.Perse Lefter Maliqi afrohet ne listat tuaja dersa eshte i majte?? Ai merr shume vota,u pergjegj Topalli.Pra keta bashkohen edhe me qenin,mjafton te lehe si keta
Le ti humb PS zgjedhjet,por mos te bashkpunoje me plehra te korruptuar e mafioze.Nje bashkpunim i tille do pergenjeshtronte programin e saj politik.PS ne opozit eshte e detyruar ti tregoje popullit cdo krim e korrupsion te qeverise.Eshte pergjegjesi e popullit kur voton gabim.Ne nje shtet demokratik,opozita nuk mund te permbyse qeverine me dhune.Mos prisni nga PS lufte civile.Ajo do luftoje me mjete demokratike kunder cdo shkelje te ligjit.Kur ta kuptoje populli se kjo klike mafjoze nuk nuk ndalet,ateher populli do ngrihet vete e pastaj mjer diktatura e Saliut.Jane nje lukuni zagaresh mediatike,televizione te blera,intelektuale te tredhur,nje ushtri plehrash qe i sherbejne kesaj diktature.Keshtu qendroi ne pushtet Hitleri me gebelsat e tije
Populli u ngrit dhe vershoi rrugeve te tiranes Kundra saliut,sa here I desh b…a edit,por nderkohe qe njerzit rriheshin e vriteshin,edi thurrte “sulme” ne twitter!ndersa fjali te tipit ” …opozita nuk mund te permbys qeverin me dhune.” Jane fjali me logjike te deformuar te cilat fillimisht Jane leshuar nga saliu e me vone per cudi jane huazuar nga spiune si kaci me blushin dhe nga opozitar te paafte si edi me ca te tjere.ti qe e shkruan kete vendose vete se cilit grup I perket
Shkodrani Londer!
Komenti juaj per mendimin tim eshte teper i sakte.
O Mero. Pse nuk e thua troc me 2 rreshta? Rama eshte nje cope boleje qe e ka cuar dhe do vazhdoje ta coje PS-ne nga humbja ne humbje. Sa te kete Ed Dafllakun PS-ja, ta harroje pushtetin
Shkodrani ne komentin tend shoh ndershmerine e nje shkodrani te vertet.Edhe une jam nga Shkodra dhe gjithnje kam menduar se e drejta do triumfoje dhe nuk eshte mire te behesh mik me djallin,por ne kete rast duhet te mos jemi vetem idealista por edhe praktike dhe praktika gjithnje ka nxjerre ne histori fituesin dhe jo humbesin.
Mundesh edhe te me paragjykosh dhe kjo eshte e drejta jote por sot jam plotesisht i nje mendimi me zotin Mero.
Neqoftese Berisha arriti te jete ne pushtet fale ketyre aleancave dhe poshtersive te tij do ishin shuar te gjitha neqoftese ai do kishte ndertuar nje shtet te drejte dhe te barabarte per te gjithe shtetasit.
Ai vlereson aftesi te hape gropen per te tjeret dhe jo ate se duhet punuar per vendin e vete prandaj ai mbetet nje figure e urryer per shume njerez sot.
Edi Rama duhet te ndertoje strategjine e ardhjes ne pushtet dhe eshte e sigurte se me pushtetin ne duart e tij ne do shohim nje Shqiperi tjeter,me te mire dhe me te begate.
Ne perndimin e larget nuk po gjejne derman, ne lufte kunder duhanit njerez. Shkencetaret lobuan ne vendet ligjevenese, keto dite, per te mos reklamuar paketat me cigare ne vitrinen mbrapa shitesit. Parandalim inteligjent per te mos tymosur duhan.
Diplomatet perndimor duan ta fusin nen banak edhe saliun, shikoni KE-ne po e monitoron deri ne izolim. Detyra e opzites eshte te beje presion politik njerez. Mr Kreshnik po luan shume seriozisht, prandaj duhet besuar.
Nderkohe mr Edd te vazhdoje me editioriale, te shmangi sa me shume te jete e mundur televizionin, qe te mos degradohet si saliu. Per kete te fundit do mendojne diplomatet e perndimit, si ta nxjerin nga reklamimi. Atehere lubonja do te kupetoje c’eshte demokracia.
Jepi leksione Mero djali opozites,se ka aq shume nevoje per to!
kjo analize e holle,dhe e zgjuar ishalla po zgjon Ramen nga gjumi qe po e vene Ben Blushi,dhe Benet e tjere qe po mendojne te zene vendin e kryetarit me cdo cmim,SI VAMPIRI QE HANTE SHOKET ky eshte rreshti i shkeputur nga vargjet qe populli i krijoi Enver Hoxhes,por qe ka lidhje pikerisht me situaten qe eshte krijuar sot ne PS.
Kjo eshte si puna e avokateve,qe kur e fitojne nje ceshtje,i hedhin krahun te pandehurit duke i thene fituam ne shumes(sigurisht qe gezohet per parate qe do shperblehet)ndersa kur ndodh e kunderta i drejtohet ne njejes e humbe!sigurisht simbolika vlen ne kete rast
se perfitimet jane relative,krahasuar pushtetin me rolin e avokatit.
E keqja qe ka Shqiperia quhet”Berisha”.
Edi është rëndë i sabotuar nga milionerët kusarë të Partisë SOCIALISTE. Ata janë soizia e vllezërve të tyre pa ide të Partisë Demokratike.Edit i duhet të bëhet gjeni të shpartallojë maskarejtë e ps-së, në favor të brezit të ri bashk kohor. Edi dëgjoje Mero Bazen, i cili po jep analiza shkencore, reale dhe të kuptueshme.
Koalicioni me aleatet e vegjel eshte nje element per tu vleresuar por nuk eshte vendimtari.Ne “dyluftimet” midis Berishes dhe Nanos dhe me vone me Ramen aleancat me te vegjelit kane patur me teper rol psikollogjik se sa numerik.Pak a shume ato vertiten rreth 5% dhe ne rastin me te favorshem te 10%.Pra kjo perqindje eshte e lakmueshme por ne keto 20 vjet nuk kane qene asnjehere aleatet qe kane vendosur apo anuar rezultatin ne favor te ndonje krahu PS apo PD.
I nderuar Mero !
Me pelqejne analizat tuaja sepse dallojne shume nga kakofonia e nje kenete mediatike qe eshte instaluar sot ne mediumet shqiptare te shkruara apo vizive.Eshte krijuar nje kaste permanente “aristokratesh” analistesh,gazetaresh,pronare televizionesh,botuesish qe jane bere pale me pushtetin dhe bombardojne 24 ore ne dite opinionin shqiptar
dhe pothuajse e kane kryer misionin e tyre:Shplarja e trurit e shoqerise shqiptare.
Ne kete editorial te fundit dua te bej pak oponence miqsore ne lidhje
me parendesine e koalicionit me aleatet e vegjel.
Nga votimet e 31 marsit 1991 e deri sot Berisha ka fituar nga nje tjeter koalicion qe une do te thoja me aleatet e medhenj qe nenkupton
ambasadat amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente.
W.Rajerson ne nje interviste te tij dikur”i shpetoi goja” dhe tha: Votimet e 31 marsit 1991 ndonse u vleresuan nga europjanet si te mira per ne amerikanet ishin te papranueshme duke mos dhene asnje spjegim se cfare ishte gabim ne keto votime.Pa hyre ne detaje mendimi im eshte se qe ne keto votime te para pluraliste qofte nga rajersoni apo personi para tij ishin te prirur qe votimet duhet te fitoheshin nga njeriu i tyre qe ne kete rast ishte Berisha.Mos harrojme qe ambasdoret e asaj kohe ishin pak dipllomate dhe me teper ishin me grada ne sherbimet inteligjente te shteteve te tyre.
Ne kete kohe nga 31 marsi 1991 deri 22 mars 1992 ndodhi nje puc shteti
i maskuar qe perfundoi me fitoren e berishes i ndihmuar nga paneli cia-udb qe ne ate kohe kishin qellime te perbashketa ne emrimin e berishes.Do mbahet mend gjate pjesmarrja e rajersonit ne fushten elektorale te PD qe eshte nje skandal dipllomatik qe patjeter do vije
koha qe do kerkohet falje.Pra i nderuar Mero votimet e 22 marsit
nuk i fitoi berisha me aleatet por i fitoi aleati i madh AMBASADORI RAJERSON SEPSE SHQIPTARET VOTUAM NE MENYRE MASIVE PER AMERIKEN DHE JO PER NJE ZAGAR JARGAMAN VICIDOLI.
Pas humbjes berishes ne 31 marsit 1991 ndodhi nje katastrofe tjeter per berishen ne votimet lokale te rradhes dh me vone votimet e kushtetueses ne 1994.Me vone pas votimeve te degjenerura te 1996 u instalua nje junte fashiste e berishes qe fajtoret kryesore ishin amerikanet dhe europjanet qe mbyllen syte para hibridit te tyre me stampen cia-udb duke shkaterruar shtetin shqiptar brenda 24 oresh.
Me vone pas 97’pasi te majtet erdhen ne pushtet jo per merite te tyre
por nga marrezite e berishes bene krimin e rradhes qe nuk e futen ne burg berishen pasi kishte konsumuar akte te rende tradhetie dhe sjellje
tipike fashiste.Po aq fajtore eshte PS dhe ne ngjarjet e shtatorit 98’ku berisha beri dhe e realizoi grushtin kanibalesk e shtetit dhe keto impotente te majte u treguan perseri frikacake kozmike qe nuk i vune prangat Berishes dhe pse nuk kishte nevoje per “ekspertizat” poshtruese te FBI.Duke krahasuar 14 shtatorin 1998 me 21 janarin 2011
duket qarte qe BERISHA ESHTE ALEAT ME AMERIKEN DHE SADO KOALICJON
ME LILIPUTE TE BEJE EDVIN RAMA nuk mund t’i beje hije amerikes.Dhe nqs duket nje fare ftohje e amerikes me berishen kjo eshte momentale ose
amerika zyrtare i “ka vene vizen” shqiptareve dhe mendon se ndoshta
berisha ju vjen “hakut” shqiptareve dhe e meritojne si ndeshkim.
Nga ngjarja e gerdecit deri ne ditet e sotme kane ndodhur aq shume tragjedi ,tradheti kombetare,vrasje ,poshtrime ,megavjedhje sa eshte absurde te mendosh se ne shqiperi egziston shteti.Eshte fat i madh
qe mbi nje miljon shqiptare fisnike punojne ne vendet perendimore
dhe per 2o vjet kane derguar aq biliona “kesh” dhe investime sa jo vetem po zhvillohet ai vend por i jep “luksin” partiakeve kriminele te dy kraheve qe me idotizmin e tyre te kene kohe te bolleshme per te shqyer njeri tjetrin dhe per te na diskretitur perfundimisht Shqiperine.
Eshte tragjike te shkojme ne kete 100 vjetor te pamvaresise pa shtet dhe pa integritet moral duke patur nje kryeminister totalisht
te rrjedhur nga trute,nje opozite te rrahur ,te vrare e te poshtruar si qente e rrugeve ,tre ambasadore qe vijne verdalle si morra ne analet e pornopolitikes PD-PS-LSI.
Mendoj se problemi i efekteshmerise se aleancave eshte kur ne nje vend
ka shtet dhe shoqeri demokratike.Ne rastin e shqiperise kur kemi vetem nje junte maloko-fashiste qe drejtohet nga nje njeri egomaniak me rrezikshmeri te larte antikombetare i perkrahur nga aleatet tane te medhenj qofte dhe me heshtjen e tyre nuk mund te vazhdohet me jo vetem te flasesh per zgjedhjet por as per aleanca me lilipute ose lili meta.
Nqs amerika dhe europa demokratike do jene 1 % te sinqerte me veten e tyre (jo me shqiperine qe e kane braktisur) rruget jane shume te thjeshta per te nxjerre kete vend nga kolapsi:
1.doreheqje pa kushte e berishes “right now”
2.krijimi i nje qeverie teknike
3.zgjedhje te parakoheshme ne shtator 2012
Ne mbyllje te ketij komenti modest i urojme stafit te gazetes tema dhe
drejtuesit te saj virtuoz dhe te paperseritshem mero baze nje fund jave shplodhese.
Cudi se si keto pika kyce qe ke shkruar jane shtruar me kembengulje nga gjinushi(aleat I ps) prej kohesh!ti mbeshtet idene e benit dhe edit per panevojshmeri aleancash por llogjika e thjesht te ka detyruar padashje te mbeshtesesh strategjine e aleateve dhe Jo ate te edi rames,I cili qartazi nuk ka ndermarre asnje hap per realizimin e ketyre pikave!then shkurt,je po aq kontradiktor sa dhe vet edi,I cili thot se do te heqi saliun,por cdo hap qe ben po verteton vec te kunderten,ashtu sikurse dilemma per aleatet e cila nuk ben gje tjeter vecse siguron rrenjosjen e metejshme te saliut
per komentuesin titi
Te siguroj qe ose nuk e ke lexuar komentin tim ne menyre korrekte
ose nuk ke bagazhin e duhur te kuptosh cfare idesh dhe opsionesh kam parashtruar.
Per mua qofte gjinushi,ben blushi,edi rama jane pjese e fajit sepse bejne pjese ne ate rreth intelektualesh qe me veprimet e mos veprimet e tyre kane ndihmuar nje monster si sali berisha ta
shpartalloje shtetit dhe dinjitetin e shqiptareve.
Ideja kryesore e komentit tim eshte se nuk duhet te futet ne keto votime PS me kete qeveri fashiste dhe tradhetare si rjedhim nuk duhet humbur koha me “llogaritje shifrash” aleatesh.
Ideja e dyte eshte qe pamvaresisht se amerika dhe europa duket
e “zemeruar” me saliun ajo eshte 100% me karaduzin e tropojes
jo se e pelqen ate por se ai eshte “hundeleshi” qe i ben zap
shqipatret dhe ja “bon rrup sup” si xhaferr deva ne 1944…
Pra i nderuar amerika eshte me saliun per hir te stabilitetit fallco ne dem te dinjitetit te shqiptareve.
Mendimi im eshte eshte se ne votimet 2009 dhe 2011 PS i fitoi
bindshem por ishin aleatet e medhenj perendimore te saliut
qe mbyllen syte ne menyre te turpeshme si ne votimet e 1996.
Te pretendosh te hysh perseri ne votime me Arvizu-volfarth-sequi
neper kembe qe jane pothuaj “ministra te berishes eshte cmenduri.
te pretendosh te hysh ne votime me nje makineri qeveritare teper te sofistikuar qe me pervojen e saj kriminale mund te fitoje
cdo lloj zgjedhje ne shqiperi me aleate ose pa aleate..me votim me dore apo elektronik.
Prandaj pa kerkimin e doreheqjes se berishes,formimin e qeverise teknike per te kaluar ne votime te parakoheshme nuk eshte e nevojeshme te diskutohet tani per aleate…
Z. Mero,po ja kujton sot,se do humbin ne Shtator 2012,apo Qershor 2013.
Une e kam theksuar shume heret,qe me keto lloj strukturash,edhe kete here PS e ka te humbur davane.Keq me vjen per ata mijera socialiste qe akoma nuk kane hapur syte nga kjo udheheqje,qe i ka trasformuar me keq se pakica e mbetur e Saliut(se shumica e demokrateve po i kethejne kurizin ketij fashisti,e tradhetari te Atdheut)dhe nuk shohin fundin ku po shkojne.Kjo mendjemadhesi,humbi zgjedhjet ne 2009,kjo kryelartesi i dha goditjen ne 2011,e po kjo mendjelehtesi do e rezoje PS edhe me pas,ne zgjedhjet e radhes.Vetem faktet qe po pregatiten,me OSBE,e me ndonje tjeter,prapaskena e grabitjes se votave,dhe levizjet e reja qe po thuhen nga PS,largimi i aleateve,ato pak mijera njerez,po krijojne kushtet e nje humbje qe ju Z.Mero po ja kujtoni PS.
Lexoje Z.Edi Rama,Mero Bazen,degjo njerezit i duan te miren PS,Ju socialiste,mos u beni fanatike si falangat e Saliut,po shekoni,lexoni dhe mendoni se ç’far ju thone njerezit e mençur e trima si Mero Baze,Mustafa Nano,Andrea Stefani,etj.Mjaf me pallavrat e udheheqesave tuaj qe ju kane çuar ne humbje e do tju çojne perseri e perseri ne humbje.
Pasd propozimit qe avokati i Gerdecit te behet anetar i KLD, Rama do te harroje dekleratat e tij “te moralshme” per drejtesi per viktimat e gerdecit, 21 janarit, etij dhe do te kerkoje te hyje ne kualicion parazgjedhor me PD.
Sa per Blushin, ai eshte i interesuae sa dhe berisha qe te humbe PS dhe te fitoje PD.
Tung Fatmir, plotesisht dakord me analizen tende,
te uroj nje fundjave te mire!
Lexojeni mire njerez! Me t’mira!
po mero ke te drejte ps jeton ne romane dhe editoriale por mos te harojn praktikat e me parshme qe e cuan ne opozit edhe fatos nano ne 97 qe e kishte votat te sigurta prap ju deshen edhe votat e partive sepse e dinte qe i vetem nuk mund te vinte ne pushtet kur njeriu gabon njeher te zgjuarit mesojn kurse budallenjt duhet ta provojn qe ta besojn.
z mero eshte era e pare qe lexoj nje shkrim realist tendin se te gjithe shkrimet e tjera per mendimin tim jan pallvra por ti je nje njeri qe je shum afer edi rames dhe kete duhet ta pranosh dhe ti thuash ati zoterie qe mendon se mund te fitoj zgjedhjet mua me ben pershtypje dicka te gjith ju qe pretendoni se jeni ne opozit sepse une nuk e besoj kete por nejse pse shpreheni te te gjith kundra lsi ne fund te fundit cfar beri lsi lesi beri koalicjon me pd dhe beri mire sepse nje parti ka si prioritet gjithmon te vi ne pushtete dhe ky nuk duhet te quhet mekat por nj zotesi per mendimin tim pasaj ka dfhe dicka lsi beri kolacjon me votata e saj dhe jo me votata e edi rams sepse ne 2009 nuk ishte ne kualicjon me ps por ishte vetem keshtru qe nuk ja mori votata ps pr i ka votat e saj dhe une kam bindjen se nese ps nuk ben nje kualicjon me lsi nuk ka per ti fituar zgjedhjet dhe kjo gje normalisht nuk eshte gje e mire qe sali berisha te jet serish kryeminister por nuk duhet faturuar lsi ky mekat por edi rames
Me duket se e gjithe analiza e zotit Baze,pa dashur,con uje ne legjitimimin e kesaj “shumice” qe na qenka e votuar nga shqiptaret, te hallakatur ne dashuricka partickash.Pra ben ne njefare menyre si pergjegjes te pare shqiptaret,qe jane sot e 22 vjet vetem viktima skemash(te quajtura kode zgjedhore) qe vetem rrafinojne dhe poshterojne e tjetersojne vullnetin real te tyre.Po te ishte ndryshe,nuk do te ishte pas cdo zgjedhjeje emergjenca e hartimit te nje kodi te ri,e nuk do te na terhiqte zvarre nje klase e vetequajtur politike qe nuk pranon rezultatin e votimeve.Te kalcifikur ne ide,kalaqafe shqiptareve e duke zhvatur nga mengjesi ne darke parate e tyre,kjo klase politike eshte produkt i vetes se saj e i kurverimit mes vedi.Vota e shqiptareve ka sherbyer vetem si alibi e demoleshit te dy dekadave.Tash qe po i del era e po merr dynjane,garda majtas-djathtas po i japin nje dore ndihme njeri tjetrit per ndertimin e alibise se modes se koalicioneve te shqyera kembe e koke.Kontributore te ndertimit te kesaj alibie jane te gjithe qe e dine mire se nuk kane asnje vlere personale e bsueshmeri publike, e qe programojne ta shtyjne ,ne xhepin e parase publike, edhe nja dy dekada te tjera.Keta,une i quaj ithtare te statukuose se rrenimit te Atdheut.Jane me dyzina atje ku vilet paraja e shqiptarev;pra ne politike e ne media dhe bizneset e tyre klienteliste .Kete (as me pak e as me shume) po ben blushi e blushet e tjere.
Perkrahja e nderkombetareve,eshte nje alibi e ndertuar “bukur” ne republiken e ambasadoreve per te xhveshur shqiptaret ne besimin dhe ushtrimin e vullnetit te tyre sovran.A nuk mjafton pushtimi i Bashkise se Tiranes si shembulli me rrenqethes i kesaj???Nje shtet i tere luftoi me te gjitha menyrat te mundete vullnetin e qytetarit tiranas e kur edhe keshtu nuk ja doli e rrembeu ne menyre transparente.
Kam shume besim ne saktesine e ne drejtesine e zgjedhjes se qytetareve shqiptare po aq sa nuk besoj ne leximin e vullnetit te tyre.Dua te besoj se me Edi Ramen po nis nje ere e re ne respektimin e garantimin e sovranitetit te shqiptareve.Vetem ne kete udhe mund te ecet e te shkermoqen vetiu partickat-shushunja te gjakut e mundit te shqiptareve.
SHUME E SAKTE:
“Për këdo që e kupton sesi funksionon komisioni parlamentar për reformën zgjedhore, është e qartë se PS-ja ka praktikisht “çelsin e kashtës” në të. Në qoftë se PS-ja vë veton për korrektimin e sistemit zgjedhor sipas midesë së partive të vogla, PD-ja mund të vërë veton për mosndryshimin e tij dhe, automatikisht, do të mbetet në fuqi kodi aktual zgjedhor. E vetmja parti që ka “çelsin e qilarit” (dhe jo “të kashtës”) në komisionin parlamentar për reformën zgjedhore është LSI-ja, e cila është partia që, po të dojë, mund ta kërcënojë realisht Berishën me rrëzimin e qeverisë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, LSI-ja mund të kishte marrë dyfishin e mandateve, në qoftë se sistemi rajonal do të ishte korrektuar proporcionalisht në rang kombëtar.
Me pak fjalë, mund të thuhet se, në qoftë se LSI-ja do të vendosë të futet në skenën e teatrit politik të ndryshimit të sistemit zgjedhor, teatri do të jetë real. Përndryshe, me debatet mes aktorëve të vegjël opozitarë dhe PS-së, ai është thjesht një teatër absurd, i cili kënaq vetëm Berishën dhe berishianët…”
E.Zaloshnja
… ato jo vetëm që nuk duhen trembur e fyer, por duhen ndjellë si në një shtëpi ku muzika e dasmës ka filluar pa ardhur nusja. Klima e armiqësisë e fyerjes dhe ndonjëherë e frikës se mos PS fiton nëse mblidhen të gjithë në oborrin e saj, është realisht një frymë tinëzare, që ushqen humbje …
Z. Mero, je i Madh. Duhet fryme opozitare optimiste dhe e bashkuar ne koalicion.
Por, nuk dime cfare u eshte thene Spahiut, Rames, Metes dhe me pas Beritshes ne SHBA.
O Mero pres nga ty si gazetar dhe si qytetar une kam respek,bejeni opozite pa dorashka tregojni keti populli troc se te dyja ps dhe pd jane njesoj,pra jane vazhdues se ruges te vjedhim qe te behemi kapitalist.ky eshte meta ,berisha rama ruli ruci ,etj etj e pra me fal z.Mane te lutem bej detyren qe ke marre persipe,se nje dite do te nderohesh.
Me vjen keq por kesaj rradhe nuk jam dakort me shkrimin tuaj zoti Baze.
Nuk do ta quaj Indroktinim kete shkrim,por do ti thosha MUNGESE FAKTESH.
Populli yne thote 2 llafe ndajne deren o brenda o Jashte,pra 2 Llafe,e gjithe GLASA politike shqiptare eshte nje monedhe me 3 faqe,se njera eshte Pingul,dhe jane 3 vellezer binjake te nje familje,3 binjake qe tallen me kete popull te KONSUMUAR,dhe askush deri me sot nuk ka arritur ti cjerre masken kesaj TRIO-je,KAQ !
Degjoje fort o Edi Rama se kembanat bien per ty.