Përse të gjithë çuditen me Fenomenin Kajolli?

10 Prill 2012, 21:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Biznesmeni Fatmir Kajolli, i lidhur ngushtë me politikën dhe thuajse i deleguar i zotit Mediu në biznes, është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane. Ai ka dy vendime të shqiptuara që bëjnë afërsisht 40 vite burg, ndërkohë që ka humbur çështjen dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Lajmi i cili ka kapur në befasi medien shqiptare, të cilës i është trashur lëkura nga fenomeni i pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në Shqipëri, po shoqërohet me një sërë hamendjesh dhe paranojash për momentin e arrestimit, arsyen e arrestimit dhe ndikimin që do ketë arrestimi në politikën shqiptare.

 

Aq larg ka shkuar mungesa e besimit tek drejtësia në këtë vend, sa askush nuk mendon më që arrestimet bëhen për të vendosur drejtësi, por për të bërë politikë. Dikush mendon se është presion ndaj Fatmir Mediut, i cili i ka postuar opozitës avokatin e tij në çështjen e Gërdecit për KLD-në dhe mund të “turpërojë” mazhorancën në Kuvend, duke ia rrëzuar Berishës kandidatin e tij. Të tjerë mendojnë se Kajolli e kishte tepëruar me karshillëkun ndaj PD-së në zgjedhjet e fundit lokale, duke mos u bindur për të dhënë votën për Qarkun e Fierit në favor të PD-së. Të tjerë flasin për histori të prishura biznesi mes tij dhe një grupi afër familjes në pushtet në bregdetin e Semanit. Por, ajo që është më logjike në këtë histori, është se pas arrestimit nuk ka asnjë prapavijë. Drejtësia italiane, e cila është pjesë e një sistemi që nuk bën politikë me drejtësinë, thjeshtë ka mbërritur në Shqipëri dhe ka arrestuar Kajollin dhe disa të kërkuar të tjerë në Vlorë, Fier dhe Durrës.

 

Arsyetimi se arrestimi është presion mbi Fatmir Mediun është i pabazuar. Është e vertetë që Mediu po mërmërit për të rritur pazarin e tij tek Berisha para zgjedhjeve, pasi është i rrezikuar të ngelet jashtë parlamentit dhe të hyjë brenda hekurave të burgut, por nuk është e vërtetë se Berisha ka fuqinë e duhur për t’i treguar Mediut burgun. Po të ishte e vërtetë kjo, do të ishim para një zhvillimi të rëndësishëm , pasi do të hapej Kutia e Pandorës dhe i humburi Fatmir Mediu, atë që e thotë tavolinave për përfshirjen e të birit të Berishës në Gërdec, ka për ta thënë publikisht në sallën e gjyqit që nuk po bëhet ende. Dhe ky do të ishte një fund më i hidhur për Sali Berishën, sesa për Fatmir Mediun. Nga ana tjetër, arrestimi nuk është as ndonjë vëmendje e posaçme e policisë shqiptare dhe as ndonjë fryt i marrëveshjes së ekstradimit që paskemi nënshkruar në këtë vjeshtë që shkoi. Mes Shqipërisë dhe Italisë kanë ekzistuar marrëveshje për dënimin respektiv të personave të dënuar. Dua të kujtoj se prej vitit 2005 ka pasur shumë raste të personave të dënuar në Itali që janë ndaluar në Shqipëri dhe janë shoqëruar për në vendin fqinj. Shumë prej tyre kanë dalë dhe të pafajshëm, për shkak të dënimeve në mungesë dhe pa prova. Mes tyre ka pasur ish komisionerë të ministrit Olldashi, nga Shijaku, për të cilët ai mori kosto politike, pasi i prangosi kur ishte vet ministër i Brendshëm, ka pasur shëtitje në gjykatat greke dhe italiane të Gëzim Salillarit, i cili ishte ndaluar nga polica jonë pas deklaratave të Berishës se është i dënuar në Itali dhe kur shkoi aty ishte i pafajshëm , apo dhe raste të tjera të ngjashme. Pra, rasti Kajolli nuk është fryt i ndonjë marrëveshje speciale , por një arrestim rutinë i drejtësisë italiane në Shqipëri. Ministri Nishani, i cili informohet i fundit për punët e ministrisë së tij, është hutuar aq shumë nga mungesa e informimit që ka, sa ka dashur të shpikë një arsye që nuk qëndron.

 

Arrestimi i Kajollit po ashtu nuk përbën asnjë hap inkurajuese për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, pasi ai nuk është hetuar, nuk është dënuar dhe nuk po arrestohet për bizneset e lidhura me politikën në Shqipëri. Në dijeninë tonë ai është pjesëtar në disa biznese të mëdha në Shqipëri, përfshi dhe kompani prestigjioze rrugësh që marrin miliona nga shteti shqiptar, është thuajse vëlla jobiologjik me Fatmir Mediun, dhe ka plot biznese që i ka bërë për shkak të lidhjeve me politikën, qoftë PD-në apo qoftë drejtuesit lokal të PS-së. Për asgjë nga këto nuk është hetuar, sa të pastra apo të pista i ka.

 

“Vëllai i tij i madh”,  Fatmir Mediu i ka shpëtuar gjykimit për një tragjedi të shkaktuar nga korrupsioni, një tjetër figurë simbol i korrupsionit, Ilir Meta është deklaruar i pafajshëm për një provë që e panë  dhe dëgjuan gjithë shqiptarët, Komandanti i Gardës është i lirë dhe pse është provuar përtej dyshimeve se ka vrarë së paku një qytetar, ndërsa në Vlorë janë arrestuar dhe janë në burg 7 persona, pasi dyshohen se kanë dhënë vërtetime lagjesh prej 2  mijë lekësh për qytetar, që kërkojnë të pajisen me patentë. Kultura  e pandëshkueshmërisë së njerëzve të lidhur me politikën këtu është aq e fortë, sa rasti Kajolli, vetëm sa e forcon këtë kujtesë dhe na bën të mendojmë të gjithë për prapaskenat që kanë prodhuar arrestimin e tij. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Po aq të hutuar sa ne, sot janë dhe Sali Berisha, dhe i biri i tij, dhe Fatmir Mediu, dhe Bujar Nishani, dhe Ilir Meta dhe gjithë gazetarët shqiptarë, që u duket lajm fakti që njëri pasi dënohet me burg dhe mund të arrestohet, edhe po qe se është mik dhe vëlla i Fatmir Mediut.

 

Fenomeni Kajolli si i burgosur për shkak të një krimi, është një ngjarje e rrallë për shqiptarët dhe ata, siç mund ta vërejmë të gjithë, nuk po pyesin çfarë ka bërë, por pse po e arrestojnë , ose çfarë fshihet pas arrestimit? Janë aq të bindur se po të kesh lidhje me politikën nuk arrestohesh, sa nuk duan t’ia dinë fare që ky person është dënuar me 40 vite burg në Itali dhe as duan t’ia dinë fare se drejtësia italiane është drejtësi e një vendi të Bashkimit Evropian dhe më dëshpëruese akoma, nuk duan t’ia dinë fare se çka bërë ky biznesmen me paratë e drogës, që sipas drejtësisë italiane ka fituar në Perëndim. Jo. Të gjithë duan të dinë kush e tradhtoi dhe pse po arrestohet.! Është një tmerr. Të gjithë në këtë vend kanë harruar se po vodhe, po trafikove, po vrave apo u more me drogë, dënohesh. Të gjithë mendojnë se çdo gjë shihet po të merresh me politikë. Dhe Kajolli e kish kuptuar këtë si të gjithë ne. Por, e kish ngatërruar Shqipërinë me Italinë.

42 komente në “Përse të gjithë çuditen me Fenomenin Kajolli?”

  1. korupsion says:

    me mire VONE SE SA KURE.SHTETI E KAP LEPURIN ME QERE.ju DESHEN PLOTE 10 VJETE.

    1. Xhema nga Tirana says:

      O Korrupsion ! Ky Kajolli nuk ka qënë i fshehur dhe nuk ishte; qerrja e Qeverrisë që e arrestoi. A m’kuptoveeeeeeee ?

      XHEMA !

    2. Vlora says:

      per cilin shtet e ke fjalen…..

      per ate qe i nxjer keta “lloj lepujsh” ne arest shtepiak qe tja u leri rrugen e lire ????????????????///

    3. reformer says:

      Ja perse Saliu dhe banda qe na qeveris nuk duan te hyjne ne Europe! Europe do te thote shtet ligjor, dhe shteti ligjor nuk pyet nese ti je budalla apo i zgjuar, i moralshem apo i pamoralshem. Nese provohet qe ti ke vjedhur ose vrare, te kap dhe te rras brenda. Pike!

      1. M says:

        Prandaj edhe Edi Rama po i voton ligjet me 3/5 ne parlament dhe doli perpara mazhorances duke i kerkuar Evropes te na bente vend kandidat…

    4. Edi Ramovici says:

      Po ca kajolli, bishi i kavallit! Qyre grushtin e shtetit, pa asnji te denum. Ju i bini fyllit per dava mielli!!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html

    5. Shtegtari says:

      Dialog nga filmi “Toke e pergjakur”:
      Beu: “Qeveria e ze lepurin me qerre”
      Fshatari myzeqar (i luajtur nga i madhi Pandi Raiddhi)
      “Lepurin po, po jo ujkun o Bej. Ai kushedi se nga bredh me kale…”
      E pershtatur ne situaten e sotme;
      Qeveria= Qeveria Berisha
      Beu = Milioneret e miliarderet e paskupullt qe mbajne ne kembe Berishen e banden e tij e qe mbrohen e perkrahen nga kjo bande.
      Sa per lezet per ta mbyllur;
      Kali i asaj kohe = Ferrari i sotem
      Vazhdoje e perfundoje vete o i nderuari “Korrupsion”….

    6. Epirioti.Fr says:

      Hahahahaha sa i Madh je Zt M.Baze, je i papar fare, edhe i ke rene pikes me kete Analize. Shqipot se kane Idene shume nga Europa e masin EU me njesine matse te Albanise por ja qe seshte keshtu. E ke thene Fiks Fare ne Itale dhe Gjetke ne EU po Vodhe, po Vrave, po Trafikove heret a vone e hongre, dhe te jesh i sigurte se su shpeton dot Do ta Hashshshshshs.

  2. PAK HAJDUT says:

    MAFIA eshte si VAJI i motorit,qe me te VERTE eshte i piste ,por shteti dhe ekonomia sbejne dote pa te.EMIGRANTET marin 2000 deri 3000 EURO MESATARJA vete i dyte,po qe nuk jane kaqe te pasur sa disa ne shqiperi, flas per rrogetaret.eshte krijuar edhe MENDIMI qe po te ra ne dore e nuk vjedh JE BUDALLA.

  3. kastrioti usa says:

    Une per vehte nuk cuditem fare me kete fenomenin e fundit me emrin “kajolli”.Biles dhe lajmin qe u dha fillimisht si nje “breaking news” me drita ndezur e lexova si nje lajm te zakonshem.Cfare do qe te ndodhe ne te dy rastet extreme dmth sikur te lirohet neser ose te denohet me burgim te perjetshem bashke me Mediun nuk perben ndonje habi.Sa na kane pare syte ne ngjarjen e gerdecit dhe 21 janarit dhe si degjeneroi drejtesia dhe shoqeria shqiptare kjo puna e kajollit do ngelet si puna e DOMENICK SHTRAUS qe u arrestua si kryebanditi i globit ne New York kur ne fakt vetem sa i kish “fut duart nga poshte” nje ezmereje qe shume kush nga ne nuk do ti hidhte qyrret.
    Arrestimi e Kajollit ashtu dhe Almir Rrapos tregon se grupet mafjoze jane infiltruar deri ne kupolat e administratave shteterore qofte ne Itali,Shqiperi dhe pse jo deri ne Amerike.Pritja e inter-mafjozit Ilir meta
    nga kreu i antimafjes amerikane tregon cudi te vertete kurse me kajollin
    nuk cuditet me njeri ne Shqiperi.

  4. korupsion says:

    O XHEM, SPO ME KUPTON TI MO BURRE,KA 10 VJETE, JU DESHEN 10 VJETE SHTETIT TA ARESTONTE ,KUR KY PASKA qene keshilltar bashkiak.c,beri shteti 10 vjete.

  5. landi says:

    Analize e sakte. Megjithate rasti Kajolli eshte ndryshe madje me i rende se pandeshkueshmeria qe tashme permendet rendom ne Shqiperi.
    Pandeshkueshmeria ka te beje me mosmarrjen e vendimeve te drejta nga organet e drejtesise.
    Kurse Kajolli vendimin e gjykates e kishte te vulosur dhe te padiskutueshem. Vendimi ishte marre madje shume vite me pare. Dhe ne vend qe i kerkuari te ishte ne arrati, doli qe ishte “figure” ne Bashki.
    Ketu pra s’kemi te bejme me nje rast ku s’vepruan organet e drejtesise, por ne kete rast ministria e rendit nuk lejoi ekzekutimin e arrestit ndaj te denuarit per vite me rradhe.
    Ky eshte rast flagrant qe kjo qeveri eshte mbrojtese e kontigjentit kriminal dhe bashkepunon me te. Prandaj jane qesharake sa dhe te turpshme reformat si ajo ne kodin penal qe opozita votoi me buje. Sepse maja e krimit sot eshte ne qeveri, e kjo kupole s’luftohet me reforma me kete qeveri, por me izolimin e kesaj qeverie.
    Reformat e perbashketa qe po ben opozita krijojne imazhin e nje qeverie qe ende ka mundesine te luftoje krimin e korrupsionin. Nderkohe qe kjo qeveri duhet izoluar si kupola e krimit dhe e korrupsionit ne vend. Kursi i ri eshte sherbimi me i madh qe i ka bere Rama saliut ne keto vite. Te pakten Rama duhet te ndaloje patjeter nje president te Saliut. Ndryshe te mbaje pergjegjesite e tija.

  6. malcori says:

    kush cuditet zoti mero,mbase njezetvjecaret,por ne baballaret e tyre jo ,te gjithe qeveritaret jane hajdute e me bisnese personale,si majtas e djathtas,te gjithe furnizohen nga krimi,pyetja mund te shtrohet cfare lloj njerezish jemi NE qe i kemi ne krye,

  7. Endri says:

    Keto jane standartet qe opozita e Edi Rames i ka lejuar Sali Berishes te vendose ne Shqiperi.Nuk duhet te ankohemi,se jemi ne qe kemi pranuar dhe lejuar ti vuajme keto lloj standartesh duke votuar dhe mbajtur ne krye te opozites Edi Ramen.

    1. zefi says:

      Qenke komplet GOMAR,ndaj kerkon te na besh edhe neve!!Haaa!!!Te gjithe fajin e paska opozita,qe ne kemi kaq KORRUPSION!!!Haaaaa!!!Jo GOMAR I ZAKONSHEM,POR GOMAR MALINATI I Beratit,qe eshte sa nje mushke!!!Po ai,qe ben KORRUPSION,CFARE I DEL SE KA????TA DEKOROJME!!!!Haaaaa!!!Ti meriton te VARESH PER GJUHE,O ZAGAR I BERISHES!!!Nuk merresh me Hajdutin,por me viktimen!!!Hyyyyy,PLEHRE E MALLKUAR!!!Ah,Enver ,ngrihu nga VARRI se ti paske qene ilac per keta HORRA!!!

  8. kujtim says:

    Nuk eshte vetem Kajolli mik ministrash.
    Ne shendetesi eshte edhe nje Kajoll tjeter.
    Edhe ai ka qene keshilltar bashkiak i nje partie te vogel.
    Dhe ai vjen dhe shkon nga Italia.

  9. Partia e Pirateve Shqipetareve says:

    Perfect frase sir Mero,
    Te gjithe duan te dine, kush e tradhetoi dhe pse po arrestohet!!! Tmerr njerez.
    Shoqeria civile duhet, duhet te alarmohet, te organizohet dhe te bertasi fort, shume fort:- “Ligji, ligji dhe vetem ligji eshte number one”.

    Eshte detyre, ne nje shoqeri demokratike, ate qe dine, duhet te edukojne ata qe nuk dine. Dhe edukimi po zhduket!!!
    Une dua te di, ky individ eshte arrestuar nga oficer Italian ne bashkpunim me oficer Shqipetar, pse?

    Ministri i brendshem te japi doreheqie te menjehershme. Nderkohe eshte momenti qe shoqeria civile Shqipetare te kete liderin e saj. Ne tani e dime emerin e tij, ai eshte sir Mero Baze.

  10. Dean says:

    Po kush tha se cuditemi me ”Fenomenin Kajolli”,o Mero???????
    E vetmja cudi ketu eshte se si e Arrestuan.Kush ishte ai Burre qe u tha se duhej ta arrestonin kete tip?????Kjo po qe eshte CUDI,pa pse ka bo tregti droge,apo pse ka qen i perzier me Politikan ky mafioz nuk perben me Cudi ne Skiperi.
    Fjalet ”Cudi” dhe ”Skandal” e kan humb krejt kuptimin e tyre te mirfillte ne Skiperi.

  11. Mallakastrioti says:

    ..te nderuar lexues…dhe komentues…kuptohet Pershendes edhe te “Zotin e shtepise” Mero Bazen…
    Tani une si “Pshatar” qe jame nuk po them ndonje gje te madhe..por do te keshilloja(Kuptohet Shoqerisht)..zotin Kajolli i Arrestuar nga Drejtesia Italjane…per ate apo kete gje , se c´ka bere nuk me intereson
    por doja ti thoja te Arrestuarit..qe per Mbrojtjen e tije te marre per Avokat , Avokatin e Ilir Metes…dhe te Monikes…pse jo mo ??Ai ka eksperjencen e duhur per c´eshtje te tilla te “Sajuara” nga Polizia Italjane..sepse me demek e kane “Inate”, dhe per kete e kane arrerstuar….
    Por per te cuditur eshte .keto Itajonet, si nuke kane pyetur edhe Fatmir Medihoxhen….nami i te cilit ka shkuar deri ne Kine dhe Indi..per Trafik Armesh….tani keto jane vetem “Llafe” rrugesh..sepse Drejtesia Shqipetare alla Sali Berishovici..do Prova…mo e..ee..prova..po si kujtoni ju ..hajde dhe te Arrestojme ne mese te dites..po Mileti c´fare do thote…qe te mos Zgjatem….vraponi te Avokati i ILIR Metovicit dhe ai do boj no i “Marifete” me keto Italjonet…
    Sa per Fatmir Mediun thone se ka shku ke Hoxha i Kavajs me u Lute..dhe ke Halle Kazija me i pa Filxhonin e kafes…..Uroj edhe per ty Fatmir Mediu..si dhe Ilir Meta..se bashku me Berishovicin..Sali…tju shohe me “Byzylyk” ne Duar….

  12. *_Realist_* says:

    Italia priti se mos e arrestonin,dhe erdhi e arrestoi vete pasi harxhoi nja 100.000 euro per operacionin,si amerika qe i dha vise atij Rrapos,qe shkoi si cjapi te kasapi me bekimin e shef Metes,mbas gjobes qe ky ka paguar kuptohet.
    Pra Shteti yne i kalbur qe sa vjen e ndryshket,ka fuqi te vrase e sakatoje femijet e vet,se per te tjerat “shteti” yne ka dale ne Akand.
    Se mos kujtoni ju qe ate te Bandes se lushnjes mos e kapi Sali trimi,ppppffff,Saliu pasi i dha Turqise 150.000 milion Euro Albtelecomin,ata i sollen koken e “sulltan” Bares ne Shqiperi,se te blesh 150.000 milione euro e ta shesesh per 1.000.000.000 euro mbs 5-6 vjetesh eshte goxha biznes apo jo,dhe aq me teper ligjor ???
    Pra,cdo gje eshte kthyer ne Biznes,ku secili paguan “taksen” e vet.
    U Pagua taksa e GERDECIT,tak,u rrotullua makina e deshmitarit kryesor Trabickes ne lendine,dhe me rradhe e me rradhe…….
    U Pagua taksa…………..tak deti,varrezat ne jug,……etj etj etj….
    F.Konica tha:moj shqiperi te kam dh….e qe ste mora vesh nje here !!!

  13. Nadia Shabani says:

    Cudia me e madhe tre dite zgjat.Lexova artikullin dhe theksova keto rreshta:”Të gjithë duan të dinë kush e tradhtoi dhe pse po arrestohet.! Është një tmerr. Të gjithë në këtë vend kanë harruar se po vodhe, po trafikove, po vrave apo u more me drogë, dënohesh. Të gjithë mendojnë se çdo gjë shihet po të merresh me politikë”.Mire thua o Mero ke te drejte kemi harruar te shikojme nje njeri qe ka lidhje me pushtetin dhe qeveritaret te arrestohen, nuk kemi besim me sepse jane dy lloj ligjesh: nje per ata djemte qe rrine ne burg ne Vlore per dymije leke dhe nje ligj tjeter per ata qe vjedhin me qindra milione si Lulzim Basha apo trafiku i armeve te Gerdecit nga i biri i kryeministrit.Keshtu qe ata njerezit e thjeshte do te denohen te zeste se nuk i perkrah njeri fukarenjte kurse peshqit e medhenj nuk i denon njeri. Kurse bisnesmeni ne fjale Kajolli mik i Fatmir Mediut i cili ka qene i denuar 10 vjet me pare cuditerisht eshte arrestuar sot. Kush e di se me ke e ka prishur muhabetin i ziu dhe e kane zbatuar vendimin tani mbas 10 vjetesh. Po he me thuaj o Mero nuk eshte per tu cuditur kjo? Cfar beri shteti shqiptar per 10 vjet qe nuk e arrestoj me pare kete njeri, cfar priten ata. Prandaj njerezit cuditen dhe thone uauuu e arrestuan edhe mikun e Mediut dhe fillon paranoja pastaj se ka humbur besimi te drejtesia ne Shqiperi.Me mire te dalin syri se nami thote populli dhe drejtesis shqiptare i ka dale nami dhe nuk beson njeri me ne te. Edhe megjithese ai eshte arrestuar edhe mund te lirohet, as nuk e kam hall fare denimin e tij se as nuk fitojm as nuk humbasim gje, hallin e kam tek denimi i krimineleve te 21 Janarit dhe gjyqi fallso i Ilir Metes apo i Lulit te Saliut.Hallin e kam pse nuk funksionon ligji ne Shqiperi kur kryeministri jep urdher te vritet populli dhe pastaj zhdukin filmimet sic bene mafia e rruges. Po he shtet eshte ky? Keshtu funksionon shteti duke fshehur provat qe te mos i marre prokuroria, dhe per ti shperblyer,vrasesve dhe zhdukesve te provave shteti i shperblen duke u dhene shtepi, prandaj njerezit cuditen nga arrestimi i tij o Mero, dhe thone si ka mundesi qe e arrestuan kete “shokun e Mediut” se jane mesuar qe ata qe jane te pasur dhe kane lidhje me pushtetin nuk i prek ligji.

  14. Nadia Shabani says:

    Mire qe nuk e publikuat komentin tim por une nuk mbajta as kopje qe ta postoja ne vend tjeter.

    1. dashamir says:

      per nadia shabanin
      komentet i ben te mira.behu pak me e zgjuar.leri kohe dhe stafit te temes te beje pak pushim.tani qe ta botuan me ca minuta vonese per korrektesi
      duhet te kerkoni nje “pardon” per xhentilence.take care yourself !

      1. Nadia Shabani says:

        Po ke te drejte Dashamir e pranoj gabimin, te me falin stafi i temes se e pashe sot qe e kishin publikuar komentin tim. Po me qe jam ketu doja te thosha edhe dy fjale te tjera rreth artikullit qe po diskutojme. Besoj se e kuptoni tani se perse njerezit cuditen me arrestimin e Kajollit se dje e arrestuan sot e cuan ne shtepi me “arrest” shtepie.Keshtu qe ky shtet i korruptuar nuk kishte si te ndryshonte vetem per Kajollin dhe te bente ndonje diference se ku do ti gjejne parate per te zhvatur ndonje vote te vjedhur, u duhet per ti financuar, nuk kan se si ta lene ne balte shokun e tyre, keshtu qe prandaj nuk beson njeri me tek drejtesia dhe vuajme te gjithe nga paranoja ne kete vend.

  15. Lef Raguza Toronto Canada says:

    Nuk kishte si te arrestohej me heret kur ky ka apeluar ne gjkaten e Strasburgut ne momentin qe humbi ceshtjen gjygjesore u kerkua arestimi i tij ne zabtim te vendimeve te gjykatave Italiane per deri sa qe nga shtatori i vitit te shkuar ka marreveshje per ekstradim te dyanshem ne mes dy paleve Shqiptaro-Italiane !
    Mero Baze si gjithnje spekullues e turbullues dhe ju disa komentues te perfshire nga alergjia dhe mllefi nuk lexoni e as degjoni ne realitet se c’far thuhet dhe ne cilat shina ecet deri te arresti simbas procedurave ligjore te B.E ne nje vend te se ciles eshte akazuar dhe shpallur fajtor i ndaluari Kajolli ,por qe deri ne instance te fundit kishte te drejt te apelonte e luftonte qe te dilte i pafajshme gje qe nuk mundi t’ja arrij me provat dhe mbrojtjen qe paraqiti e perfundimisht ne saje te bashkepunimit dypalesh e shumepalesh ne lufte me krimin e organizuar dhe eksponentet e tij u prangos !

    1. n gjoka. Saskatchewan, Canada, says:

      o inderruar qe leh nga carnadaja
      mos fol sikur je na nji profesor duktorr si puna e ketij daktorrit prej viqidoli po nuk te perqeu gazeta tema nderro kanal shko nga 55 apo zheminzhibao e rd.por ne rradhe te pare meso shqipen se ke probleme jo vetem me trurin e vogel por ne me analfabetin.shiqo sa bukur i bon gabimet qe e ki bastardu ket shqipen e shkrete ne dukesh sikur ke gjak turku si ai psikoja i juaj.
      .gjkaten
      .gjygjesore
      .akazuar
      .i pafajshme

  16. brazil says:

    E vertete ajo qe shkruan,shqiptaret habiten kur nje mik,vella i nje pushtetari,ose pushtetari vete,mund te dalin ne gjyq dhe mund te denohen.Dhe kane te drejte,sepse deri tani nuk eshte denuar as edhe nje nga kjo kategori e shoqerise.Te gjithe pushtetaret dhe miqte e tyre “bisnesmene” jane te perlyer, minimumi me akte te renda korruptive.Te gjithe ne i njohim keta bisnesmenet te lindur nga hici,injorante klasike si puna e Kajollit,qe fryen si gjela dhe te gjithe jane te perlyer,por kur s’ke shtet,sepse vete shteti eshte llum,keshtu cope cope do te vazhdojme.

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Analize shume e mire Mero…

    Do desha ti hidhje nje sy, c’fare ndodhi me ate burrin e Sherbimit Sekret, qe vdiq njehere dhe i dergoi SMS djalit te vet…Ndodhi nja 5-6 muaj te shkuara dhe asnje nga media nuk eshte ndjere..Asnjeri nuk foli per c’fare ishin rrethanat…

    Beji nje analize se si ka mundesi nje person qe nuk e dinte njeri se per ke punonte, u vra ne ate menyre…Kam nje ndjenje qe eshte kriminalitet i skrupullt i qeverise…

  18. Giovanni Falcone & Paolo Borsellino says:

    Eshte fatkeqesi qe jemi kaq afer me mafian me te rrezikeshme ne bote qe ne vitin 1993 gjunjezoi shtetin italian.Akoma mbetet mister “marreveshja” midis segmenteve te shtetit italian dhe perfaqsueve te mafias duke bere nje armepushim ne kembim te lirimit te shume mafiozeve
    Pra shteti italian kapitullon pa kushte para mafies.
    E njejta gje po ndodh dhe ne shqiperi vecse ketu eshte legalizur nje qeveri mafjoze nga admistrata amerikane dhe ajo e BE.Arrestimet e kolegeve dhe shokeve e armeve te f.mediut dhe i.metes dhe respektimi i ketyre te fundit nga dipllomacia amerikane tregon se keto arrestime jane vecse nje loje si ekspertizat e FBI per 21 janarin.
    “”””Una nuvola misteriosa avvolge da quasi vent’anni la mafia e la magistratura italiane: nel 1993, 334 provvedimenti di carcere duro (41 bis) per altrettanti mafiosi non vennero rinnovati dall’allora ministro della Giustizia Giovanni Conso.”””””

  19. luis says:

    Mero megjithese shkruan me nje force dhe kurajo per te pasur zili gjithashtu duke vene gishtin ne plage per cdo problem qe po ndodh ne ate vend,a mundesh te me japesh nje pergjigje te sinqerte,ne mos ti dikush nga redaksia e gaztes sate,sepse pavaresisht se jetoj jashte Shqiperise dhe pavaresisht se vizitat ne ate vend nuk i bej te shpeshta por te pakten njehere ne dy vjet po dhe qe pothuajse edhe me bisedat qe komunikoj me te afermit e mi dhe qe mendoj se marr nje informacion te hollesishem per cdo gje me duket se ai vend nuk eshte ne ndonje hall te madh perkundrazi jeta vazhdon pa problem mesa shihet perderisa nuk shoh as edhe me te voglin reagim nga ana e popullit.
    Habitem vertet sepse nuk jemi shume persona qe komentojme per hallet e atij vendi dhe mbase shumica prej nesh jetojme jashte vendit dhe mbase i ekzagjerojme gjerat.Me cfare thuhet,me cfare degjohet,dhe me cfare kam pare ne realitet, ne nje vend normal ata politikane dhe komplet administrata shteterore do ishin kthyer me patkoj nga dielli nga turmat e irrituara.
    Dua te bej dhe nje pyetje tjeter te lutem neqoftese nuk te besdise,ne cilin planet jeton ai popull kur thika u ka vajtur ne asht nga papunesia,padrejtesia,neperkembja,stresi dhe deshperimi dhe megjthese e dine se ku eshte burimi i te gjitha ketyre te keqijave nuk ndermarrin ndonje veprim per shpetuar vehten dhe shoqerine por sejcili prej tyre athua se jane ne gare se kush ben vetvrasje me spektakolare ngjiten ne katet me te larta te pallateve,ve litarin ne fyt,vret familjaret dhe pastaj edhe vehten e shume e shume te tjera kronika te zeza ne nje kohe qe administratoret shteteror as formularet perkates nuk ua pregatisin.
    Si perfundim kam mandimin qe eshte mire qe ta leme ate popull ne terezine e vet se keshtu i bejme nder atyre duke ua shkurtuar ditet qe te mos shohin dite me te mundimshme por ngaqe i kane dy duar,dy kembe dhe koken bosh le ti shkurtojne ditet e tyre duke u veflijuar se nuk eshte mire te shtohen shume se qeveritaret dhe femijet dhe niperit e tyre ku do hane pastaj.
    Shqiperia eshte vendi i eksperimenteve keshtu qe te huajt kane nje mundesi me shume per te krijuar gjera te cuditshme me kete popull dhe race qenefit.

  20. durrsaku says:

    kjo eshte ana tjerter e medalies se liberalizimit te vizavve . qe do te thot se europa te hap dyert po jo qe bijt e shqipes te shkojn te vrasis , te vjedhin , dhe krime si ato qe din te bejne vetem shqiptaret . per arritjen e liberalizimit te vizave eshte firmosur dhe ekstradimi i krimineleve shqiptar qe jan denuar ne shtetet respektive 8 vjet e siper , su mbet gje tjeter qe krimineleve te gjejn ndonje vrim miu dhe te struken aty gjith jeten , ose te bejne denimet ne vendet respektive , ITALI , FRANC , ANGLI , GREQI etj . zoti vonon po nuk harron .

  21. juliano says:

    Inati vetem qe ne kemi eshte qe te hapi syte Arvizu dhe ti thote ambasadorit italian qe me vjen keq po une nuk shoh mire nga syte se cfare behet ne shqiperi me kriminelet me pushtet

  22. alban says:

    Pergjigje e shpejte per Z. Luis!
    Z. Luis! Eshte e vertete se shqiptaret jane pa pune, se thika u ka shkuar ne palce, se padrejtesia eshte ne nivelet me te larta, se korrupsioni ka mberthyer cdo qelize te jetes se shqiptareve, se dhjetra shqiptare vrasin veten nga deshperimi, se jane te neperkembur nga qeveria e tyre, qe perbuzen, diskriminohen dhe urrehen po nga kjo qeveri, por megjithate jetojne te lumtur, madje duke i thurur edhe himne dhe lavde kryerministrit tone te nderuar dhe te menderosur. Ajo qe ka rendesi ketu ne Shqiperi, nuk eshte mjerimi i popullit, por si jeton Udheheqesi yne legjendar Sali Berisha. Nese ai jeton mire dhe eshte i lumtur (ai, bashke me Lirine, me bijen dhe birin e tij dhe me nipat e mbesat), cdo gje eshte ne rregull. Eja ketu ne Tirane, dhe do te shohesh se 90% e nxenesve te shkollave te mesme dhe ne vecanti studentet e universiteteve, i ke ne kafene, nga menghjesi deri ne oret e vona, pastaj lorgohen nga aty per te shkuar ne disko deri ne oret e para te mengjesit. Dhe prape, jane te lumtur. Te tjere, me mijera te diplomuar nga univeritetet tona (private apo publike), megjiothese te papoune, jane perseri te lumtur. Te tjeret, jane frikesuar qe nga vrasjet ne bulevard me 21 janar, 2011. Prandaj, mos kerko reagim nga shoqeria, apo nga populli. Persa kohe do te jete ne krye te Shqiperise ky njeri qe quhet Sali Berisha, ketu do te kemi korrupsion, vrasje, vjedhje, plackitje, dhe tradheti ndaj interesave te Shqiperise dhe te popullit shqiptar.

  23. Voica says:

    -Analize ne caqet e matematikes per nga llogjika.
    Te gjithe ketu, me perjashtime te vogla, po merren me Kajollin, Mediun etj. Ky artikull s’ka te beje as me policine,prokurorine,gjykatat e te tjera me rradhe, por eshte per ne o njerez! “…nuk po pyesin çfarë ka bërë, por pse po e arrestojnë , ose çfarë fshihet pas arrestimit?”- shkruan Meroja. Po te qe per ngjarjen, ndoshta Merua do ta zere qe nga ceshtja qe ka pasur dhe Mediu ne Itali, por qe eshte “mbyllur” qe prej ca vitesh-po aq vite sa ka dhe minister. Ndoshta do ta shkruaj nje shkrim tjeter per kete.

  24. tania says:

    O Zot shpetoje Shqiperine nga Sali Berisha ne kete 100 vjetor

  25. anonymous says:

    ne fakt me arestimin e kajollit nuk ju kane prere krahet vetem mediut po edhe nje tufe langojsh qe sillen verdalle si zagare dhe perfitojne nga “bujaria” e ketij biznesmeni babaxhan qe ben mire per te gjithe madje dhe ata perpiqen tia shperblejne me servilizma te te gjitha llojeve..vajza e kajollit pronare e shume bisneseve ne shqiperi eshte punesuar ne ministrine e shendetsise nga motra e gimes se red bullit..(nje grua qe i ngjan nje thesi pa gryke qe nuk ngopet me leka) dhe nje here ne 2 jave bejne turne ne viene dukes sajdisur grate e politikaneve te ndryshem..jo se i duhet paga e ministrise po i duhet pozicioni per te patur mundesi te ofrojne keto sherbime qe te fitojne imunitet dhe diplloma e saj eshte e mare ne nje fshat te humbur te maqedonise ..fakultet ku kane gjetur strehe te gjithe mediokrit e administrate..eshte vertet per te ardhur keq

    1. petrit says:

      Si quhet vajza e Kajollit qe punon ne Ministrine e Shendetesise ?

  26. besim says:

    vetem me pak arrest shtepie, te kish mbaruar lehonine brenda 7 penxhereve te pakten. ka rene ne ustallare te mire

  27. luis says:

    Faleminderit Alban per pergjigjen e sakte.Jetojme kohen e cudirave pavaresisht se thone se cudia me e madhe zgjat vetem tre dite tek ne cudite ndjekin njera tjetren cdo tre dite.
    Kalofsh nje dite te gezuar.

  28. kastrioti usa says:

    Pa kaluar 24 ore nga “show i arrestimit” te kajollit ai u lirua nga burgu ne arrest shtepie.Sidoqofte shqiperise nuk i vjen ndonje e keqe nga KETO LLOJ KAJOLLESH sepse nuk i ka borxh kujt ne shqiperi as ka vjedhur,as ka vrare as ka mashtruar.E keqja me e madhe e ketij vendi sic thote pak si me dorashka dhe miku me i sinqerte i shqiptareve ne kohet moderne JOHN WITHERS eshte tek kupola.
    RREZIKU I SHQIPTARVE VJEN:
    1-NGA KAJOLLI BERISHE QE VRAU NE 21 JANAR
    2-NGA KAJOLLI RAMA QE TRADHETOI 21 JANARIN
    3-NGA KAJOLLI ARVIZU QE PERKRAH HAPUR KETO VRASES
    Dhe ky rasti me kete farse te ketij shqiptari qe u arrestua sikur te ishte bin ladeni eshte nje mjegullnaje per te mbuluar krimet e ndodhura deri tani.Berisha e ka gati shashken e rradhes.Pasi talli bythen me ekspertizen
    e FBI po tregon performance brilante jo vetem me shqiptaret por dhe me dipllomacine perendimore te cilet nxorren shejtanin nga shishja dhe nuk e fusin me brenda .Keshtu eshte kur sherbimet inteligjente “punesojne”
    njeriun e gabuar ne kohe te gabuar dhe me miq te gabuar sic jane serbet.

  29. Media says:

    Shqiperia ne prag te zgjedhjeve te para koheshme.

    SHQIPERIA NE PRAG TE ZGJEDHJEVE TE PARA KOHESHME.

  30. nuri says:

    Kjo po qe eshte analize. Ke dale mbi gjithe palet, edhe mbi PS-ne qe me Vishe tregoi fytyren e saj te vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje