Ndoqa dje debatin në seancën dëgjimore me Adrian Vishën, në Komisionin e Ligjeve dhe prisja që palët të kishin siklet për atë që bënin.
Prisja së pari që Partia Demokratike të vlerësonte faktin që Visha është një avokat i besueshëm dhe i zoti, pasi ka mbrojtur ministrin Fatmir Mediu në një çështje korruptive me pasojë vdekje të 26 personave, shkaktuar nga lobimi i djalit të kryeministrit të tyre. Nuk ja njohën këtë meritë, pasi siç dihet Mediu dhe pas tij Shkëlzeni, kanë shpëtuar jo prej avokatëve, por prej tutorëve të drejtësisë, që janë në zyrën e Sali Berishës.
Prisja nga ana tjetër që socialistët, kur Visha tha që besoj tek pafajësia e Fatmir Mediut, të tërhiqnin mbështetjen e tyre për të. Nuk e bën as ata, me sa duket të frymëzuar nga ideja se kjo nuk do t’ua humbiste votën e Mediut dhe Metës në votimin e fshehtë në parlament, duke bërë llogaritë me gishta poshtë tavolinës.
Hipokrite është pikë së pari, që avokatin real të një çështje që prek të birin e kryeministrit, ta quajë të pabesueshëm grupi parlamentar i kryeministrit. I vazhduar më tej arsyetimi me linjën e hipokrizisë së tyre, i bie që meqë Visha është i pabesueshëm si avokat dhe meqë i ka shpëtuar klientët e vet, atëherë i bie që klientët e tij janë të fajshëm dhe Mediu e pas tij dhe Shkëlzeni ti dorëzohen drejtësisë.
Hipokrit dhe turpërues është qëndrimi i opozitës, e cila beson më shumë tek marifetet se sa tek parimet në luftën politike. E përfshirë në një betejë të pakuptimtë për një test të shumicës në Kuvend, ajo shpreson të marrë votat e dy aleatëve të qeverisë, të cilët janë më së shumti të përfolur për korrupsion, LSI dhe Mediut. E gjithë kjo nuk sjell asnjë shqetësim për Berishën, pasi ai vet ka përballë dy kandidatura, njërin shok shkolle me të birin, tjetrin avokat të të birit, kështu që në të dy rastet është i fituar. Biles në rastin e Vishës është edhe më i fituar, pasi mund ta marrë lajmin kur të jetë në Bruksel dhe do t’i thotë Jozef Daul-it se i ka aq mirë punët me opozitën, saqë sapo i ka dhënë dhe një anëtar të KLD-së në parlament.
Duke qenë një test për marifetet dhe jo për parime politike, ai është test për “puç” ndaj vlerave opozitare dhe jo një test për puç ndaj shumicës së Berishës. Biles ky test ka për të zhdukur dhe votën e shumicës së fshehtë brenda opozitës që do votojë kundër Vishës dhe votën e fshehtë që mund të ketë porositur Berisha pro Vishës, pasi askush nuk do të ketë shansin të provojë se mbrojti parimet. Nëse opozita heq dorë nga lufta parimore si opozitë dhe nëse mendon se Berishën do ta përmbys me llogari dhe aleanca fluide, rruga më e thjeshtë është që Edi Rama të ulet me Ilir Metën dhe Fatmir Mediun dhe të rrëzojnë Berishën. Natyrisht, unë dhe mijëra të tjerë nuk do të ndjenim asnjë lloj gëzimi nga shkëmbimi i pushtetit, por të paktën ëndrra e njerëzve që ëndërrojnë karrige në opozitë, do realizohej më shpejt dhe pa sakrifica, ashtu siç janë mësuar.
Po ashtu, shumë gjëra nuk kishin për të lëvizur. Njerëzit e LSI-së, Mediut apo çamëve, do të ishin sërish në poste me përqindje dhe objektiv plaçkitjen e çdo gjëje që u del përpara. Koncesionet apo privatizimet e dyshimta nuk do të anuloheshin, pasi në shumicë janë pazare dypalëshe. Kajolli nëse ja del të arratiset nga shtëpia, nuk do kapet kurrë, se do ta kemi pjesë të pushtetit. Zamiri do vazhdojë të hyjë me Bently nga oborri i pasëm i kryeministrit çdo natë, siç bën rregullisht tani dhe do diskutojë si mund të rrëmbehet ndonjë copë më shumë nga ky vend i superlodhur nga plaçkitjet. Gjykatat dot ishin po ato, me ndryshimin që avokatët sekserë do bëheshin gjykatës dhe gjykatësit sekserë do bëheshin avokatë. Shkëlzenin, Mediu-n, Ndre-në Metë-n dhe çdokënd tjetër nuk do ti rigjykonim pasi do ishin pjesë e marrëveshjes, ndërsa Damianin, Fatmirin, Halimin, Strazimirin dhe gjithkënd nga Komisioni i Ligjeve do ti shikonim prapë duke folur për reforma në drejtësi. Por, mbi të gjitha Berishën nuk do ta nxirrnim dot në pension, pasi njësoj si pas vitit 1997, do ta ridëgjonim si opozitar që do ti akuzonte të gjithë si pjesëtarë të një puçi të Mafies shqiptare dhe asaj ndërkombëtare kundër tij. Dhe, nuk është se nuk do të ribesohej.
ka vajtur keq kjo pune o mero,,,,ske nga ta rrotullosh…
Kur bëhet një pazar,shitësi dhe blerësi vendosin kushtet sipas kërkesës së tyre.Nga momenti që malli ndëron dorë ose pronësi,secili prej palëve është i xhveshur nga detyrimet që ka ndaj tjetrit.Në rastin tonë,paraja ndëroi pronarin dhe të dy burrat nuk kanë më detyrim për njëri tjetrin.Visha ska pse ndjehet i fyer sepse shitësi i mallit nuk i dha garanci për një send që në fakt nuk është për garanci.Në këtë rast,malli nuk kishte garanci përdorimi sepse kemi të bëjmë vetëm me MORAL,dhe këtë MORAL nuk e kishte Visha, pasi Mediu si vrasës që ishte nuk kishte si ta kishte atë.
Mero ka te drejte ne kete artikull qe thote Parimet morale duhen ruajtur
–porse historia na meson se per te hequr qafe nje te keqe te madhe
edhe parimet morale mund te anashkalohen , por jo te shkelen
Dhe ne historine e demokracise moderne kemi rastin e Luftes se Dyte boterore ku USA beri Aleance me STALININ per te rezuar nje te keqe me te madhe , Nazizmin
Dhe natyrisht ne kete rast USA leshoi nga parimet e saj morale , porse sa mbaroi lufta parimet morale fituan perseri vendin e tyre
Ne rastin tone , per te rezuar Berishen edhe nje aleance me Meten mund te behet , por kjo nuk do te thote qe Qeveria e re qe do vije
nuk do lejoje te kaloje ne siten e kontrollit ligjor cdo Koncension,
dhe cdo politikan i cili eshte perfolur
Nqs me kete aleance me Meten Edi Rama vjen ne pushtet ai nuk ka asnje
te drejte ti nderhyje Prokurorise ne punen e saj
__Prokuroria duhet te filloje investigimet e saj , jo vetem per keto vjedhjet e Bashes
tek ruga e Kombit , apo te Familjes se Sales , por edhe te vjedhjes skandaloze te Nanos ne AMC, apo te korupsionit q e kane bere minsitrat te kutjedo partie qofshin
__Prokuroria eshte e pavarur dhe duhet te beje detyren e saj si e pavarur
–Ajo nuk ka nevoje te mare direktiva nga Qeveria se c’duhet te beje
Ne duam qe me heqjen e Sales nga pushteti cdo institucion shteteror
te fitoje pavarsine e tij te ligjeshme te cilen nuk ka te drejte askush nga kryetaret e shtetit ti nderhyje
Sepse Saliu ju ka hequr autoritetin ligjor institucioneve dhe ne ket
menyre i ka rrezuar personalitetin shtetit , e ka bere shtetin qesharak ,
ku per cdo gje duhet te marresh lejen e Sali lopcarit
Ndaj mendoj se nuk eshte e gabuar nje alence me Meten, por kjo nuk do te thote se Meta dhe pioneret e tij paskan garanci qendrimi ne pushtet
Aspak.
–Prokuroria, kontrolli i shtetit kur shikojn shkelje ta coje per ndjekje penale
Pastaj ka edhe dicka me rrezimin e Sales , nuk e merr aq kollaj veten me Sala , jo
Por ama jo te besh aleanca te tilla ku ve ne loje parimet e tua morale
per gjera te vogla ,si ne rastin e ketij palacos Visha te cilin e Ina Rama
e akuzonte se ai kishte mungese te etikes zyrtare –Kjo eshte mangesi skandaloze
Me mire te jesh i koruptuar se me mungese etike zyrtare –Ai qenka halabk fare
Mendo tani , kur te akuzon nje femer per etike , do te thote se je njeri Langaraq fare
Ky nuk paska etike as me femrat, se Ina vertet eshte shefe e prokurorise ,
por ne radhe te pare ajo eshte femer –Dhe ne kete rast etika ndaj Ines duhet te jete dyfish
–Se hajde mo kur eshte mashkull shefi, por kur eshte femer dhe ti e ke etiken skandaloze ..!!!!????
Nuk i vjen turp atij Vishes?
Visha absolutisht nuk duhet aprovuar , porse sic thashe ne lidhje me aleancen me Meten , ajo edhe mund te behet ….Eshte e vetmja menyre qe te hiqet Sala nga pushteti
Ndryshe Sala nuk hiqet , dhe Edi keto zgjedhje i ka finale per veten e tij
__Aleancat Edi ti beje me te gjithe ,edhe me Meten , ne menyre qe te iki Berisha sepse njerezit vuajne , varferia dhe krimi po ju mbyt jeten,
dhe ne emer te tyre duhen bere aleancat me kedo ne menyre qe te ndryshoje gjendja …. se po behemi si Diktature …
–_____Ndaj duhen anashkaluar parimet morale per te miren e shumices
se popullit i cili vuan perdite, vritet perdite , vidhet perdite , dhe vetvritet perdite ……
pastaj
kur te vije Edi ne pushtet , puna e meson vete …… dhe le t’i vere pikat mi i-
Rilindjet jane te veshtira, ato kerkojne sakrifica te medha , dhe ne kete rast sakrifica morale eshte me e madhja …
Raimond, do te isha dakord me ty per keto aleanca, po te ishte se nuk do te kisha asnje lidhje me keta njerezit e LSI dhe te Fatos Nanos. Me siguri matematike te gjithe te rikthyerit ne PS jane ‘mina’ (ata qe kane lidhje shume te hershme me te kryesisht). Nje pjese e mire e tyre jane ne administraten e ketij pushteti dhe jane pa hiperbole me agresive se vete militantet e PD kundrejt mbeshtetesve te Edi Rames. Kam njerin syresh direkt shef (mjere Shqiperia per keta monstra) e harxhon gjith diten duke me vene sterkembesha..ndonjehere me duket se (larg qofte ) me do te vdekur… Mendon se po te Beje Iliri e Fatosi aleance me Ramen edhe zagaret e tyre do punojne per te fituar PS?
Le ta zeme se do fitojne bashke (nje horrorr) mendon se Prokuroria do vije nga Britania e Madhe apo SHBA?
Po shtoj diçka “te vogel”: Nje heroine e librit “Kurban” me ka thirrur ne zyren e saj me 3 korrik 2008, ne ate kohe pretendohej se i ishte “nderprere” karriera,por punonte shume prane Kryetarit te PS e sigurisht me siguroi se kete e bente me “rekomandimin” e tij….Te them te drejten humba ekuilibrin tek e degjoja sepse menjehere vura re se kishte trondotje mentale- jemi dora jone me tha, se jemi nga Jugu…- po sigurisht qe mori nje pergjigje ndryshe nga çe priste…..Desha te te tregoj se shqiptaret jane te semure per pushtet. Te behen armiq per vdekje edhe kur i leviz nje karrige me tutje, e jo me kur shpresat i kane mbi 50% te humbura per ti ‘zaptuar’ perseri ato karroge. Dhe nuk ka nevoje te ta them une se ajo karrikja u eshte atyre aq e mbel jo se duan ‘Nje rilindje’ per Shqiperine….
Leone , absolutisht ke te drejte ti per ate heroinen e Kurbanit
Jane pikerisht ata lloj tipa se ajo Heroina , shkaku qe PS-ja nuk votohet me shumice dermuese dhe qe Sala ka akoma shume elektorat si ne Veri edhe ne Jug –Biles ne Jug Saliu ka me shume elektorat, pavaresisht se eshte konsumuar nga qenia ne pushtet
Porse s’kemi ci bejme , njerezit e asaj Heroines se Kurbanit kane mberthyer per gryke PS-ne ,
dhe PS-ja eshte forca me emadhe e opozites per te levizur Salen,
ndaj do i durojme
ca kohe Heroinat sa te iki Sala , pastaj koha do nxjerre ndonje tjeter force politke …
Por te pakten te behet ndryshimi i qeverisjes se u beme si ne diktature …
Problemi i Aleances eshte ketu –Njerezit e Metes duhet t e jene ne Aleance
pasi Meta ka nje elektorat prej 100,000 vetash sic doli nga votimi i fundit .
Pra ai eshte nje faktor ne votime
dhe nga ana tjeter ata duke perdorur edhe leket edhe pushtetin do terheqin akoma me shume elektorat
Ndersa njerezit e Nanos, nuk kane asnje lloj elektorati dhe aq me keq akoma ata kane nje emer shume negativ ne popull
Keshtu qe Edi edhe po ti ndiqte fare nga Partia njerezit e Nanos do fitonte me shume , porse tani nuk eshte koha , sepse krtijohet percarje ne elektorat
Por do te thoshja edhe dicka principale .–Qe njerezit duhet ti marresh
ashtu sic jane , se nuk mund ti ndreqesh dot
Dhe zotesia eshte qe te punosh me ata qe jane , dhe te besh shumicen e elktoratit
Besoj se nqs Edi krijon nje Aleance me te gjithe , t e majte e te djsathte .
Ku te futen edhe Topi, edhe Kreshniku , edhe Meta , edhe gjithe partite e vogla pa perjashtim……dhe ta quaje Aleanc e Rilindjes Komebtare ,
atehere Sala ngelet i vetmuar –Nderkaq qe Mehdiu me Nacon nuk kane elektorat –
-Ndersa per Partine Came duhet te punje qe ta afroje edhe ate parti
Gjithe qellimi i Aleances eshte qe te ngelet Sala i vemtuar
Po ngeli Sala i vetmuar , ai do e kete teper te veshtire te vjedhe votat
neper komisione dhe nuk do grumbulloje dot aq vota sa i duhen per fituar zgjedhjet …..
Ndryshe Sala nuk hiqet , dhe Edi keto zgjedhje i ka finale per veten e tij ?!?!
Qerrata je…I beke dhe llogarine se c’fare duhet te beje…
Rilindjet jane te veshtira, ato kerkojne sakrifica te medha , dhe ne kete rast sakrifica morale eshte me e madhja …
Morale ?? Ke moral ?? Te bashkohesh me nje person me bllok ne dore me pamje e me ze duke folur per nje korrupsion galopant…Te bashkohesh me kete person qe pasi foli ne emer te Socialistave ne 2009-en dhe i dhane voten u kthye dhe beri pakt pikerisht me ata qe nuk duhet te bente dhe i la te gjithe me gisht ne goje…
A e analizon veten tende si tingellon kur flet keto brockulla..?!?!
Ore a e kupton qe kjo parti ka marre fund ?!?! Nuk voton njeri per kete person pervec rrethit te tij dhe atyre qe i ka futur ne administrate o njeri..
Sa ishte dulla gjalle, sala bente shurren nga fryka, tani bo pordhe se u msu me tosin e maries. Vrasje ne 2 prill ne shkoder, vrasje ne 97′ vrasje ne 98′ vrasje ne 2011, puc puc puc te te gjitha llojeve.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html
Me veprimet e veta kohet e fundit,opozita po ia u venit shpresen shume shqiptareve se nje dite me ardhjen e tyre ne pushtet do te vihej drejtesi per te qetesuar sadopak shpirtrat e perdhunuar te ketyre te fundit,nga kjo palokraci keto 22 vite.E ke thene shume sakte Mero,se nqs opozita do te permbyse Berishen me zvarraniket e tij,me keto lojra e ka shume gabim.Me duket se edhe keta duke pare se sa “kollaj” eshte pasuruar Sali Talebani,e harrojne vendin e tyre dhe premtimet e bera,por duan te marrin pushtetin per te bere te njejten gje.Mesa duket vlerat dhe nderi jane diçka qe nuk ekziston ne Shqiperi,ose ekziston fare pak.Nuk e di,por siç e kemi nisur do te thyejme hundet ne humnere.
Bravo Mero! Sikur dhe nje ze i vetem ne shkretetire kunder kesaj te keqeje, tregon se ajo nuk i ka molepsur te gjithe!
ke shum te drejte,ketu nuk ka as parime as gje ky eshte nje mit shtet qe ka gjasa te mos behet kurre,nuk ehte çudi qe ne zgjedhjet e ardheshme te na kerkoje opozita te votojme koalicionoin PS-LSI,PR…
Si ne shumicen derrmuese te shkrimeve te tij, analiza e Mero trimit eshte e sakte ne moral dhe ne logjike. Por kjo megjithate nuk do te thote se shkohet drejt nje qerreje opozitare me rrota leshi LSI-PR.
Po qe se do ishte keshtu, ne shqiptaret ose do ulnim qafen pefundimisht nen zgjedhe poshteruese, ose vetem lufta civile do e pastronte kete vend nga halete dhe produktet e tyre.
Sidoqofte Rama dhe mbeshtetesit e tij duhet te kene me shume besim tek morali dhe tek vetja, me pak tutje dhe tkurrje para klaneve qe mezi presin thjesht rradhen e pushtet-korrupsionit.
Sic thuhet dhe ne editorial, pika kulmore e parodise ne komision ishte deklarata e Vishes qe Mediu ishte i pafajshem dhe kete e mendonte jo vetem si avokat i tij. Ajo ishte gafe profesionale nga Visha, por mbi te gjitha ishte nje turp per opoziten qe mbeshtet kete mbrojtes te krimit te Mediut.
Pra ndryshe nga cfare thonin shume socialiste qe Visha e kishte mbrojtur Mediun vetem si profesionist, tani u vertetua qe Visha e konsideronte Mediun te pafajshem si jurist profesionist, edhe pa qene avokat i tij. Pra po te kishte qene Visha gjykates dhe Mediu i pandehur, Visha prape do i kishte dhene pafajsine Mediut me shume bindje !
Dhe kete personazh sharlatan e te perlyer ne kete ceshtje kaq thelle sa flet si alibeaj e halimi, PS ia ofron vendit si kandidat per KLD?!
Kjo parodi s’eshte aspak cudi per ata qe kane kohe qe e denoncojne kursin e ri te Rames. Por eshte nje kembane per ata qe e mbeshteten kursin e ri, dhe cdo dite ballafaqohen me deshtimin e rradhes te kursit te ri qe vetem po i jep oksigjen saliut.
Shkrim i shkelqyer!
Berisha i ka ne arrest Kryeministrie Meten dhe Mediun.Ata as per vetveten nuk votojne dot.Jane te kapur mat dhe te mbrojtur me kusht nga Berisha.Ne çdo moment ai eshte ne gjendje te rihape gjyqe per ta, dhe ti arrestoi.Shqip e kane bythen e shitur,nuk kane ku levizin.
Me behet qejfi qe me ne fund ju i nderuari Mero po bie ne nje mendje me shumicen e komentuesve te temes qe krahas tradhetarit berishe duhet
larguar me ceremoni dhe kupola e PS.
ME keq s’ka ku te shkoj
respekt
http://www.freealbania.blogspot.com
Ah Shqiptaret deri kur
http://www.freealbania.blogspot.com
Ne keto 20 vjet fatkeqesia e te gjithe shqiptareve ka nje emer,Sali Berisha.Ne shtate vitet e fundit dhe rrezik edhe per disa vite ne vazhdim fatkeqesia e shqiptareve qytetare quhet Edi Rama.
Mero nuk te shkon fare, po fare pesimizmi. Kam shprese shume shprese se parimet opozitare nuk do tronditen edhe aq me nje rast te vetem, besoj se do te mbetet i veçuar. Ndonjehere mund te devijohet pak nga boshti po kjo nuk duhet te na trembe se pas kesaj do te ndryshoje gjithe kursi opozitar
Ciao
M,
“Kam shprese shume shprese se parimet opozitare nuk do tronditen edhe aq me nje rast te vetem,”
me këtë “rast të vetëm” mos mos kupton vetëm 8 orët e fundit,apo ka ndonjë kufizim tjetër kohor?
“Fatkeqesisht” ke te drejte z.Mero,nderkohe qe une e ca te tjere kemi pasur te drejte shume perpara ne analizat ndaj lidershipit te PS qe tani konvergojne me te tuat.
dakort me analizen tende ne pergjithsi , po me duket se camet i zure ne goj kot…………..
Une jame Europian, njerez.
Te dy kandidatet per kshillin e larte te drejtesise jane te pa ditur.
Mr Kreshnik u tregua i ndershem dhe Europian. Mos harroni se ndoshta shume profesionist, nuk kane pranuar te shkojne ne nje pune, te zgjedhur nga keta parlamentar me moral te dyshimte.
Keta te fundit jane katandisur aq keq, sa, as kryetar i bashkise se Fushe Krujes refuzoi te behesh deputet!!! Ndersa keta dy dritshkurter nuk kupetojne realitetin!!! Eshte koha per rikapitalizim, njerez. Injeksioni deshtoi.
Ne Europe, te fitosh nje vend ne administrate publike, duhet te jesh i ndershem, njerez. Fatkeqesisht te dy kandidatet jane zgjedhur nga dy parti te deshtuara.
Dakort Mero,por ti kte here mos e ribeso
Ky koment nuk eshte botu sot nga Tema. Njftim i Bledi Manes ne Facebook
Ardiani i Dhorit të Zeqinesë
Nga Bledi Mane
1./Zgjohu socialist!
Ardian Visha një nga mijëra juristët e prodhuar në Shqipërinë postkomuniste të këtyre 22 viteve, me një mikrofon para gojës belbëzonte sot para deputetëve të komisionit parlamentar të ligjeve duke i bërë aq shumë reklamë karrierës së tij sa edhe vetë Berisha do jetë pezmatuar pse nuk e përfshiu në listën e kopistëve të famshëm të 2005-s.
Ardiani një jurist i ri pavarësisht se tregon i plakur e më i lodhur se mesatarja e lodhjes profesionale ishte karikuar rëndshëm për tu mbushur mendjen parlamentarëve të së djathtës që ta votojnë si kandidaturën më të mirë në vendin vakant të nënkryetarit të KLD-së që la Kreshnik Spahiu.
Filloi të furçonte dhe pomponte skaketën plot egoizëm aspak të kamufluar me arestime shoferësh dhe përfundoi me atakime personale ndaj titullares së institucionit të akuzës Ina Rama.
***
Ardian Visha u soll në prokurorinë e përgjithshme falë njohjeve personale të miqve të tij me ish kryeprokurorin Dhori Sollaku dhe u largua prej andej sapo u zëvendësua eprori i tij.
Po ta vëreni me kudes sjelljen,veshjen,xhestikulacionet,reagimet,oratorinë e juristit Visha gjithçka e ka një imitim të Sollakut, njeriut që e katapultoi në krye të organit të akuzës si drejtor të mardhënieve me jashtë dhe ende e ka krahun e djathtë të tij. Madje edhe sukseset apo disfatat që i radhiste duke i nxjerë nga goja i ka krejtësisht të lidhura me Sollakun. Shoferi i Dhorit, sukseset e prokurorisë së Dhorit,zëvendësja e Dhorit e paaftë të përballet me Vishën e Dhorit…
Futja e Ardian Vishës prej opozitës në vallen e KLD-së duket e habitshme dhe paksa dualiste.
Një nga klanet e rrezikshme të drejtësisë së para 2007-s duket se u ringjall sërish këto ditë fillimprilli. Dhori Sollaku dhe të tijtë mbahen mend për paktet e pështira me politikën dhe krimin. Pragmatizmi i tij me Ilir Metën dhe Berishën nënshtroi madje edhe Fatos Nanon e kësisoj shërbesat e ndërsjellta mes palëve e kthyen Shqipërinë asaj kohe në vendin me kriminalitetin më të frikshëm të kontinentit. Shumë kush ka harruar se filozofia e duarve të pastra të Berishës që e solli më 2005-n në pushtet ishte as më shumë e as më pak produkt i neglizhencës dhe pasivitetit të qëllimshëm të institucionit të akuzës.
Amullia, batërdia dhe profitet kaukaziane të bëra me drejtësinë e tanishme e kanë detyruar klanin e Dhori Sollakut që në mënyrë imperative të kërkojë rikthimin në sistem. Duke i qendruar larg marrjes sërish të postit të kryeprokurorit, Dhori Sollaku po ndërzen nëpërmjet të tijve marrjen e llokmës së nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e thënë shkoqur kontrollet, shkarkimet dhe emërimet e gjykatësve në dy shkallët e para të gjyqësorit, e thënë akoma më shkoqur pushtet dhe para e pakontrolluar.
Nuk më çudit aspak pse Ardian Visha përdoret kaq hapur e kaq shpesh. Nuk më çudit aspak pse ky avokat mbron Fatmir Mediun në maskaradën e përgjakur të Gërdecit. Nuk më çudit aspak pse sulmon Ina Ramën në kulmin e popullaritetit dhe profesionalizmit të saj. (Unë e di shumë mirë se Ina Rama e qërroi prokuror në Gjirokastër me porosi të Berishës këtë ushtarin e Sollakut para se ti binin flokët). Nuk më çudit as oratoria e tij si të ishte një nga pordhacët dembelë të lagjes. Nuk më çudit as njohja dhe borxhet e vjetra që ka Ardian Visha me gjyqtarë e prokurorë të tjerë të cilat i shet si fitore të avokatisë puritane. As disfata në seancë plenare që do të pësojë kandidatura e Ardian Vishës nuk më çudit. Jam i qetë, aspak i shqetësuar. Mua më shqetëson ish këshilltari i Berishës xhuxhi Dhori Sollaku që i është varur nëpër këmbë Partisë Socialiste këto kohë dhe këto lojërat bajate me vishat thjesht sa tororisin dhe vonojnë sfilatën e bukur që vetë socilaistët e kanë nisur në pasarelën e duhur.
Dhori Sollaku nuk mund të shitet tashmë si një rubin rozë i pastruar nga balta. Pavarësisht shërbesave që i ka bërë Berishës president madje edhe gjatë të nëmurit vit të 1997-s, Dhori mentori i Vishës dhe burri i Zeqinesë mbahet mend si armiku i fjalës së lirë, armik i medias dhe maskaradat ndaj kolegëve tanë gazetarë me protagonist Sollakët duhet ta skuqin opozitën. Opozitën e cila pretendon që të nesërmen time dhe tonën ta pikturojë si Tirana e 2003 jo si Tirana e 2012..
Kam besuar e besoj te beteja per nje Rilindje te Shqiperise, shoh te zoti Rama njeriun qe ka ditur te ndryshoje rrjedhen e keqe te gjerave me pune e me vullnet te patundur, por mbas ndryshimit te Kushtetutes me nxitim, ky kandidat per KLD pa patur shumicen e duke shpresuar ne pazaret eshte gabimi i dyte i Opozites. Ajo qe mbetet sot eshte qe te qortohen e po qe nevoja te largohen keshilltaret juridik te PS pavarsisht rezultatit ne Kuvend ku dihet si gjithmone fitojne kartonat e Kryeministrit.
Beteja per nje Rilindje te vendit eshte se pari beteja per te Drejten.
o gati adash,
çfarë lidhje ka ky shkrim i manes me shkrimin e meros????
për vishën kanë shkruajtur disa gjat këtyre ditëve,por ky shkrim që ka bërë mero nuk ka pothuajse asnjë lidhje me vishën!visha është thjesht një shëmbulluc i vockël që tregon kalbjen e madhe të kryesisë së opozitës dhe falimentimin total të PSsë!
shkrimi i manes është thjesht një shkrim tipik i tij!gallato-kritik do ta quaja unë stilin e tij!bledi mane është thjeshtë bledi mane!kurse mero është MERO BAZE,kur i do bytha!
Te lumte pena Bledi. Nuk mund te kete analize me te sakte.
I dashur Mero, shkrimin duhet ta kishe titulluar: Funerali i shpreses…
me Vishen i vune vulen!
Bravo Mero.
Ardian Visha nuk kishte asnje mundesi te merrte vota nga maxhorancen me kete polarizim te politikes Ne Shqiperi! Nese opozita mendonte se mund te kalonte kandidaturen e tij atehere ka probleme me perceptimin e realitetit!
Ndoshta propozimi i tij i solli perseri Shqiptareve hijet e Gerdecit dhe kalbjes se sistemit gjyqesor ne Shqiperi?
REspect!
Kembanat duhet te bien per veshet e Edi Rames nga i ka kthyer syte gjithe vendi.
Vota ime tashme Kunder PS. Me mire me AK se sa me kto kodosh qe me kte qe ben dolen hapur qe kan deshire vetem the marin pushtetin per te rrujt shtetin…
Une uroj dhe besoj se do te kete nje risi realiste pas zgjedhjeve te ardhshme,te pandodhur me pare ne keto vite postkomunizmi,ne pamje te pare negative por me perfundim shume pozitiv.Dy ndermarrjet mafioze,te ashtuquajtura partite e medha,duke zbritur ne 25-30% secila dhe duke mos gjetur dot bishta per te bere shumicen,bejne aleance per qeverine me njera-tjetren.Behen bashke mafiozi shpellar dhe mafiozi qytetar, psikopati i Vucidolit dhe psikopati i bulevardit,agjenti i Serbise dhe ai i Greqise,bashke ata qe perlane cdo gje pasi zbriten nga malet me ata matufet dhe syleshet e grabitur qe ashtu si votojne sikur u thone mire na e bete.Keshtu jane reale,lakuriq,per here te pare te ndershem ne syte e njerezise. Jane te ngjashem madje ne shume gjera jane njesoj,eshte e natyrshme biles e nevojshme te jene bashke,per ta permbyllur njehere e mire tranzicionin nga regjimi komunist ne regjimin mafioz.Vetem keshtu ndahen vlerat nga antivlerat dhe i hapet rruga shoqerise civile per te bere revolucionin e transformimit te regjimit mafioz ne nje qeverisje te drejte dhe demokratike.
-Hipokrit dhe turpërues është qëndrimi i opozitës, e cila beson më shumë tek marifetet se sa tek parimet në luftën politike-Bravo Mero kjo eshte pasqyra e kesaj opozita qe na vrau shpresen dhe po e mban kalbesiren ne pushtet.Ptuuu
Shkrim me informacion te sakte dhe analize te persosur.Te falenderoj Mero Baze, me gjithe shpirt.
Eh o Mero, te kuptoj qe je ne nje pozicion te veshtire pasi seshte e lehte te perballesh me shtetin dhe ne te njejten kohe te thuash edhe te verteten per “opoziten”. Puna eshte o Mero se te dyja keto forca ne nje te ardheme te afert do te bashkohen per tu ber nje ashtu siç kane qen edhe ne kohen e partise se punes. Shpresojme qe amerikanet te fillojne te ekuilibrojne kete klase politike neokomuniste e fashiste. Une mendoj qe ata e kane filluar procesin nepermjet partise se re AKZ dhe asaj qe Topit po se shpejti do dali.
Valter i SHISH, qe ben doktoratura ne Gjermani e mastera ne France, dukesh si buadalla me ata dhembet e tu te crregullt e te palare kurre, keto na thua per dite i ke mesuar permendesh.
ps: te fala Cacit, Baçit (Bashkim Rames), Luanit (Hajdarages) etj…etj..Anila Shqypit(shoqes se ILir Gjonit), Ardian Myslymaj(mikut te Fatos Nanos atje ne Orikumin e bukur)…..eh sa liste e gjate horrash e rikthyer ne PS???
Perseri shume zhurme po behet per kete problemin e caktimit te nje juristi ne KLD.U hap loja me igli totozanin qe ne fakt me ato qe eshte katandisur te merret ai si me arixhinjte,pederat dhe tani me hymnim
e grave eshte kthyer ne nje lolo argetues sipas skenareve te berishes.Plus qe talli me kete “leshim te jashtzakonshem” opoziten por dhe nderkombetaret i dhane berishes nje bravo te forte.
Ndonese propozimi A Vishes nga PS eshte nje harakiri per Edin Ramen prapeseprape nuk eshte kjo e keqja me e madhe per kete vend.Dhe zhurmat e tjera qe po behen per seserin,kajollin dhe me vone do behen per presidentin jane thjesht probleme anesore per te mbuluar kryesoret qe jane te frikeshme ose te neveriteshme:
1-Eshte bere nje marreveshje midis arvizuse dhe rames qe ky i fundit
te behet k/minister ne 2013 kurse berisha te dale me buqeta me lule ne pension duke “i garantuar”qe rama te beje lufte “te tmerrshme” vetem neper gazeta.
2-Edi Rama te mos merret me me gerdecin,vjedhjet e votimeve dhe masakren e 21 janarit por i lejohet te vendosi kurora dhe te sillet
si “kaloresi i fytyres se vrerosur”.
3-I ndalohet rames dhe rucit (2R) te organizoje cdo lloj proteste
deri ne nje urdher te dyte nga HOSHIMINI i rruges elbasanit.
4- Te beje si i “xhindosur” vetem ne twinter kur kupton qe financat
shqiptare kene falimentuar deri sa po shiten per nje cope buke
albetroli,hidrocentralet deri dhe pyjet.
Prfundimisht: nuk eshte me problem i edit apo saliut por eshte i dipllomacise nderkombetare qe ka deshtur totalisht ne instalimin e demokracise ne shqiperi.Mbyllja e syve para nje kolapsi te sigurte
te shoqerise shqiptare tregon se te huajt me dashje apo pa dashje
po i bejne krimin me te madh kombit shqiptar duke toleruar berishen
dhe duke shantazhuar opoziten te eci ne rruge te gabuar .
Takimi i Arvizuse dje me Edi Ramen koke per koke shkakton jo vetem neveri por dhe nje reagim qytetar qe ky ambasador duhet te largohet nje ore e me pare nga shqiperia per sjellje te pa pranueshme per nje dipllomat per nje kohe te gjate.SDHQIPTARET JANE TE GATSHEM TE PUSHTOHEN NGA AMERIKA POR JO TE POSHTROHEN NGA NJE AMBASADOR ME ATDHE
TE PACAKTUAR DHE ME VIZIONE TE DYSHIMTA.
dhelpër
“Mbyllja e syve para nje kolapsi te sigurte
te shoqerise shqiptare tregon se te huajt me dashje apo pa dashje
po i bejne krimin me te madh kombit shqiptar”
unë për vete do ta kisha ndërruar “Mbyllja e syve”me pregatitja e kolapsit!kjo nuk është sy mbyllje ky është një kolaps i organizuar me qëllime të largëta!
“Takimi i Arvizuse dje me Edi Ramen koke per koke”nuk është gjë tjetër veçse tradhëtia e radhës e edi ramës!deri tashti i kam quajtur si tradhëti të tija kundër opozitës!por jo ato janë kundër shqipërisë dhe kombit shqiptar!
“SDHQIPTARET JANE TE GATSHEM TE PUSHTOHEN NGA AMERIKA”këtue e ke plotësisht gabim!arvizu është amerika!mos kuto si ti dhe kushdo tjetër se ai bën në kokë të vet!mos jini aq naivë!të ishte para nja 200 vjetësh mund ta pranonim pjesërisht,sot jemi në kohën kur çdo gjë shikohet drejt për drejt!duhen disa sekonda për të marrë vesh diçka!
politika e ARVIZUS ËSHTË POLITIKA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!
të katër pikat që ti ke shtruar janë më se të qëndrueshme!
edvin rama do të jetë DIKTATORI I NËNSHTRUAR,I RADHËS NË SHQIPËRI!por jo në 2013ën!
ramën për mua vetëm një gjë mund ta nxjerrë nga llumi i ndyrë ku është futur!të premtojë TRE gjëra!
-që me rrëzimin e berishës dhe fitoren e partisë së tij!AI NUK DO TË KANDIDOHET ASNJËHERË SI K/MINISTËR!
-që me rrëzimin e berishës dhe fitoren e partisë së tij!DO TË KALOJNË PARA DREJTËSISË FAJTORËT E GËRDECIT,URDHËRUESIT DHE VRASËSIT E 21 JANARIT!PASTRIMI DHE RIFORMIMI I DREJTËSISË!
-heqja dorë nga klientelizmi!pastrimi dhe pranimi i/në administratës/ën shtetrore në bazë të zotësisë dhe jo në bazë të klientelizmit!
pa këto premtime ai do të jetë diktatori i radhës në shqipëri!
ashtu si është diktatori i partisë së tij sot!
Beteja e humbur e opozites.
Nuk mundet dhe nuk duhet qe opozita te beje lufte me mullinjte e eres.Kjo eshte nje beteje qe opozita do ta fitoje me mjete imorale.Dhe nqs opozita do ta “fitoje” kete vend ne KLD kjo fitore si e Pirros nuk do ti sherbeje aspak asaj.
Fitorja e Vishes do ta demtonte opoziten
Se pari do ta demtonte per menyren si u fitua.
Se dyti emerimi i Vishes ne nje KLD ku duket qartesisht se shumicen e kontrollon qeveria nuk do te ndryshonte asnje balance.
Se treti pervec perfitimeve personale te zotit Visha asgje te re nuk do te kete.
Ne rast humbje perseri opozita do te dale e humbur ,kurse kandidati humbes do ta shiste kandidimin e tij si nje suport te forte ,si nje promovim te nje juristi te shquar i cili ne aspektin profesional mund te mburret vetem me numrin e femrave me te cilat ka shkuar.
Ky vend duhet te ndryshoje , ky mentalitet duhet te zhduket.
RINGJALLJA E KETIJ VENDI DUHET TE FILLOJE NGA DREJTESIA.
më mirë një humbje e moralshme,se një fitore e pamoralshme!
edi rama nuk po bën gjë tjetër vetëm po tregon o imoralitetin politik,o paaftësinë e tij të pafund!
Megjithese nuk e njoh pothuajse aspak kete avokat nje gje duhet te thuhet drejt dhe jo te shtyre nga morali sepse ngaqe eshte avokat dhe kuptohet qarte se avokati njerezit qe kane kryer krime mbrojne se per ate pune paguhet por nuk eshte e thene se nuk mund te jete i afte per ate pune dhe se nuk e njeh ligjshmerine.
Nuk duhet abuzuar me ate se ngaqe kishte ne mbrojtje nje nga tragjedite me te medha pas komunizmit sic ishte ngjarja ne Gerdec dhe ku fajtoret dolen te palagur nga kjo drame nuk eshte se i shpetoj aftesia e tij por Berisha me gjykaten qe u ben njesh per kete qellim.
Nganjehere ne i ngaterrojme keq punet dhe nuk e vendosim gishtin aty ku duhet.
Ne kete rast edhe vete Meroja nuk e di se per cfare arsyejet eshte vene ne kete pozicion.
A nuk duhet kuptuar se opozita nuk ka rruge tjeter pos asaj qe te manovroje dhe mos tja leshoje te gjitha ne dore Saliut se ndryshe ai vend ka marre fund.Une nuk mund te di me siguri se cfare planit kane gatuar por nje gje eshte e sigurte se opozita pikerisht aty ku eshte thembra e Akilit pra tek drejtesia po perpiqet te kene njeriun e tyre se perndryshe Berisha ka gati tjetrin qe ta plotesoj ate vend vakant.Mua kjo me duket se me ne fund opozita nuk di vetem te shpalose fajet e kundershtarit por po perpiqet te manovroje me forma dhe rruge qe te ndihmojne ne ardhjen ne pushtet.
Mjaft me moral se opozita ka mbi dy vjet qe po perpiqet te mos baltoset e prej kujt prej ketij populli qe balten pelqen dhe thote bravo.Aman mos u beni idealista dhe te besoni vetem tek nje rruge.Jo politika ka marifetet e veta dhe kundershtarin po qe se eshte e mundur luftoje me armet e tij se perndryshe nuk je politikan.
Qe te rrezohet ajo keshtjelle banditesh duhen dy alternativa.
E para dhe qe do ishte ideale ngritja ne revolte popullore dhe rrezimi i kesaj qeverie.Kuptohet se ne kete menyre nuk kemi pse te shpresojme sepse ai popull vec fle gjume dhe ben sehir pavaresisht deshires geshtenjen don ta nxjerre me doren e dikujt tjeter.
E dyta arti i te berit politike ku duhet medoemos gjetja e rrugeve per te ardhur ne pushtet sepse jam i qarte se me nje qeveri te opozites nuk do jene punet ashtu sic mendojne disa pesimista por perkundrazi do te vendoset nje shoshe qe do nxjjerre gerdhajat jashte lojes dhe do hidhen atje ku hidhen mbeturinat.
luis
ky do të jetë komenti i fundit që unë do të bëj me ty!më vjen keq por je aq i çorroditur sa më vjen keq të të kundërvihem shpesh!
ky është i vetmi artikull i meros,pas një kohe shumë shumë të gjatë,që ka kuptim!kurse ti nuk paske kuptuar ASGJË!!!!!!
je aq kontradiktor me veten sa në të njëjtin shkrim e kundërshon vetveten disa herë!të paktën prit shkrimin tjetër kër të kundërshtuar vetveten!
thënjet e tua
-“A nuk duhet kuptuar se opozita nuk ka rruge TJETËR …..”
dhe
-“E para dhe qe do ishte ideale ngritja ne revolte popullore dhe rrezimi i kesaj qeverie.”
janë komplet në kunëdershtim me njëra tjetrën,POR po të lexosh alternativën e dytë të vjen dyshimi se vetkundërshtimi tënd nuk është aq i thejshtë,AQ NAIV!ka një qëllim të dytë,të PATHËNË!
Fantastik Mero!e megjithate ata(sala me ramen e dreqi e i biri)jane bashke.Po nuk iken nga skena politike ose nga faqja e dheut,politikanet e EMRUAR te 90-es shqipria nuk ka shanse per tu bere!!ata per çdo gje jane bashke:per te qendruar larg europes,per vishen,per te vjedhur etj.vetem fitimet i kane te ndara..
Si ka mundesi qe shumica e blogistave kan vetem sharje e vrer, a thua se po i zgjidhin keshtu llallet personale e ato te vendit…le pastaj ndoj mashtrim si shkrimi qe pretendohet se nuk i esht botuar Bledi Manes e qe lidh karieren e Vishes me Sollakun, kur Visha ka filluar pune ne Prokurori te Pergjithshme ne 98, esht bere drejtor ne 2000, ndersa Sollaku esht emeruar ne 2002. Per ata qe njohin prokurorine eshte fakt qe Visha beri lufte ndaj nndaj shkarkimit pa procedure te Rakipit ne 2002 e po ashtu ndaj shkarkimit me procedure antiligjore te Sollakut ne 2007. Sigurisht qe prokuroria marionet e PD-se Ina Rama e puna e pare kur erdhi ne zyre degdisi me porosi te Berishes prokurorin Visha, e me pas duke bere disidenten mediatike i shkateroi te gjitha proceset e medha penale ku demtohet mazhorance si Rruga Kukes Morin, Gerdeci e tani 21 janarin…Por blogistat qe vjellin vrer skane si ti dine keto gjera!!
Po Zoti Mero,shkrimet tuaja jane bindese,ti je i vetem,e ske cte besh,por komunisti i vicidolit,diktatori na njefe mire,se ne jemi popull frikacak,e te pa zot,prandaj dhe luan teatra me ne,se po te ishim ndryshe,me krimet qe ka bere nga 1991 e deri me sote,te pakten do te ishte,i burgosur per jete,a rrealishte ai ka hake kokrren e plumbit.
Analize korrekte. Nuk e di se kur e majta shqiptare do te kuptoje se burimi i humbjeve te saj ka vetem nje emer: Edi Rama, i cili per hir te se vertetes e ka mbushur PS me halabake, biznesmene, kriminele te cilet as qe duan tia dine per principet socialiste dhe mbeshtetesit e PS po ashtu.
Nuk besoj se ka tallje me te madhe qe Edi Rama dhe te tijet po i bejne elektoratit socialist duke zgjedhur Vishen! Ky eshte kulmi! Keta jane funderrina dhe shkuar funderrinave! Une nuk gjej dot fjale per te shprehur indinjaten time karshi ketyre njerezve! Por tani e them me plot gojen : JU URREJ ME SHUME SE BERISHEN!
Po cfare strategjia perdori Visha mor aman. Ceshtja e Mediut u pushua per shkak imuniteti dhe Visha si ordiner qe eshte thote se ka perdorur strategji. Mos u merrni me me kete funderrine se ia rrisni vlerat.
motra nuk e merr vesh që mero nuk ka shkruajtur për VISHËN?
apo di vetëm të lexosh?
Ne Shqiperi nuk mund te flitet per pozite dhe opozite.Ne Shqiperi kemi te bejme me nje rrumpallizem si pasoje te perplasjeve te bandave kriminele ne politike,luftes se tyre per pushtet.
O Bledi Mane,
Bukur i thua ato per opozitne. Ku i gjen keta njerez qe gerdecin e harojne. Keta njerez o Bled i gjen nje zorre e keqe qe mban ere bajge dhe ti e di kush eshte, Fatmir Xhafa. Ai projekton dhe i bie e i mbledh reth tij dhe ps-se. Ky Xhafa i poshtersive c’nuk ben por cudi qe po i besohet atij. Mjer Ps per xhafat qe ka.
kelcyrjoti
Turp per Ramen qe bie ne keto lloj pazaresh. Ne raste te caktuara, atehere kur duhet karakter, del si burre pa koqe.
Rama, me keto levizje idiote, nuk ben as me shume e as me pak, per te te etiketuar si nje hipokrit te vogel.
Keto levizje te vogla tregojne njeriun, sa i madh apo i vogel eshte.
Hajt shnet Rama, bashkohu me tufen e pizevengeve.
Bravo Mero me artikullin e sotem more pozicionin qe te takon realisht si gazetar i koheve moderne duke luftuar me te dyja presat e shpates se opozita ka rene ne gjume dhe duke pritur se cdo beje medja. Mero shkunde opoziten se ka rene ne gjume letargjik se nuk ka bere keto kohe as dhe nje proteste per problemet qe e shqetesojne kete shoqeri e kete popull. Bjeri sa te mundesh qe te hyje ne ruge te mare qe pune te shkojne mire ne te mire te vendit e popullit tone .Urime