Goranët në Shqipëri e Kosovë bëhen bullgarë edhe pse Kushtetuta nuk i njeh si pakicë

17 Prill 2012, 10:26Sociale TEMA

Nga Linda Karadaku, SETimes

Bullgaria po intensifikon përpjekjet për të ofruar shtetësi, bursa shkolle e përfitime të tjera për komunitetin e varfër goran në Kosovë e Shqipëri, por kritikët thonë se vendi po keqpërdor statusin e tij si vend anëtar i BE-së për të përparuar politikat asimiluese për një kohë të gjatë ndaj etnive të tjera.

Goranët, shumica e të cilëve janë muslimanë e identifikohen si maqedonas, jetojnë në 18 fshatra të rajonit të Gorës, si dhe në rajonet e Zhupës e Prespës në zonën kufitare Shqipëri-Maqedoni-Kosovë.

“Ata [përfaqësuesit bullgarë] zakonisht vijnë çdo disa muaj. Pritet të mbërrijnë në Gorë në fillim të majit,” tha Avnija Rahte, president i Shoqatës së Maqedonas-Goranëve.

Rahte shpjegoi se bullgarët, të shoqëruar nga një avokat, përpiqen të bindin goranët për përfitimet e shtetësisë bullgare, duke përfshirë punësimin e mundshëm në vendet e BE-së, si dhe shkollimin falas në Sofje e Plovdiv.

E gjithë që goranët duhet të bëjnë është të nënshkruajnë dokumentet që ta deklarojnë veten që kanë origjinë bullgare e janë bullgarë, tha ai.

Kushtetuta bullgare ofron alternativën që individët të marrin shtetësinë bullgare nëpërmjet një “procedure të lehtësuar”, e caktuar në ligjin mbi shtetësinë të vendit.

Agjencia për Bullgarët Jashtë Vendit, që organizon vizita, ka paraqitur një dokument strategjik 2010 në faqen e saj në internet, që shpjegon se politikë ka për qëllim të bashkojë të gjithë bullgarët në rajon e të rrisë nivelin e lindjeve të vendit në rënie.

Mbi 16,000 maqedonas morën shtetësinë bullgare vitin e kaluar, bashkë me 2,000 ukrainas e 1,000 serbë por vetëm gjashtë shtetas të Kosovës, sipas të dhënave të Agjencisë.

“Gati 1,500 banorë të Gorës, Zhupës e Prespës kanë marrë shtetësinë bullgare,” tha për SETimes Gëzim Kurti, kreu i shoqatës Bullgarët në Shqipëri.

Studiuesja bullgare Antuaneta Primatarova sugjeroi në një artikull më parë këtë vit se Kryeministri Bojko Borisov është i gatshëm t’i japë frymë të re thënies së Bismarkut se bullgarët janë “prusianët e Ballkanit.”

“[Fraza nuk] nënkupton se Borisovi po pretendon një rol të posaçëm për Bullgarinë në Ballkan,” tha Primatarova për SETimes, por është një shaka lidhur me pozitën bullgare brenda BE-së.

Por jo gjithkush është dakord. Bullgaria po përfiton së qeni një anëtare e BE-së për të vazhduar politikën e saj të shekullit të 19-të të asimilimit kundër maqedonasve e të tjerëve, sipas Todor Petrov, president i Kongresit Botëror Maqedonas.

Petrovi shpjegoi se goranët kanë qenë tradicionalisht shënjestra, duke u shndërruar në serbë, bullgarë e grekë, po të jenë të krishterë e në shqiptarë, turq ose boshnjakë, po të jenë muslimanë.

“Këtë radhë Bullgaria po përdor ‘politikën e pasaportave’ përveç përfitimeve materiale të vërtetuara nga koha të drejtuara ndaj disa prej njerëzve më të varfër të Ballkanit,” tha Petrovi për SETimes.

Ekspertët kosovarë thanë se një komunitet bullgar nuk ekzistonte deri së fundmi, kur disa goranë nisën të pranojnë shtetësinë bullgare.

“Nuk ka pakicë bullgare në Kosovë,” tha për SETimes Adrian Zeqiri, drejtor i OJQ-së kryesore të Kosovës, ECMI Kosova, që trajton çështjet e pakicave.

As kushtetuta e Kosovës, as ligji i saj mbi komunitetet, as Shqipëria nuk e njeh një pakicë bullgare.

Megjithatë, politika bullgare ka ringjallur debatin rreth origjinës e identitetit të goranëve.

“[Ata kanë] një identitet krize për shkak të rrethanave historike e politike,” tha për SETimes Fitim Spahiu i Qendrës për Kërkimin e Studimet Shoqërore në Dragash në rajonin e Gorës në Kosovë.

Disa goranë e kundërshtojnë fuqishëm karakterizimin.

“Gora është e populluar vetëm me maqedonas që jetojnë kryesisht në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni. Në Gorë e Zhupë ka 30,000 maqedonas,” tha për SETimes Ismail Bojda, një nga udhëheqësit e Partisë Demokratike të Maqedonasve, me seli qëndrore në Gorë.

Përfaqësuesit goranë dërguan një kërkesë zyrtare nëntorin e kaluar tek qeveria e Kosovës që të përmenden në kushtetutë si një pakicë maqedonase; thanë se presin një përgjigje pozitive.

Maqedonia dha 15,000 shtetësi për anëtarë të komunitetit goran të Kosovës, si dhe 6,000 për goranë të tjerë që tani jetojnë në Maqedoni.

Përveç kësaj, dy maqedonas nga Gora do të jenë tani në këshillin konsultativ për pakicat, që po formohet tani në Prishtinë. Malazezët, romët, egjiptianët, vllahët e kroatët do të marrin gjithashtu pjesë në punën e këshillit.

14 komente në “Goranët në Shqipëri e Kosovë bëhen bullgarë edhe pse Kushtetuta nuk i njeh si pakicë”

  1. Labi Vlore says:

    Nuk ka me deshire askush te mbetet Shqiptar.Fatkeqsisht pashaporta jone ofron pak mundesi.e shume prej nesh behen te huaj nga hallet dhe problemet.Une jam kunder ketyre njerezve qe ndryshojne prejardhjen per hater te nje pashaporte me te mire,por as nuk i paragjykoj dot.Me pashaportat Greke,Bullgare e Rumune,apo thjesht me dokumenta minoritari nga keto shtete mund te jesh qytetar i BE-se,te punosh,jetosh e studjosh ne vendet e BE-se pa pritur sa te vdesi Saliu.Me pashaporten tone,me e shumta qe mund te besh,eshte te udhetosh si turist deri ne 3 muaj.Per te punuar dhe jetuar ku te duash mjafton mos te jesh Shqiptar,dhe shume pengesa hiqen,e shume dyer hapen.Mjere vatani,mjere ne.

    1. Ramy says:

      ndaj te njejtin mendim

    2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Bukur e ke then o Lab-Vlora.
      Keshtu ka ndodh me ne shqiptaret gjithmon, ja kemi bere vete gropen vetvetes.Eshte e dhimbshme por e vertet per cfar shkruan miku im.Pershendetje.

  2. mali says:

    E kane thene rilindasit shqipetare. Zhvillimi i nje kombi vjen nga kultura nga librat. Keta mjerane qe behen bullgare e kane me kollaj te votojne sali-serbin dhe te mos hyjne ne Europe(direktivat e serbise per saliun) se te te nxene dhe te kuptojne se nga na vjen e keqja dhe si te shpetojme prej saj.
    Kam mere vesh se dhe ca kineze qe jetojne ne shqiperi do regjistrohen si bullgare.

    1. O mali, Saliu ti vjedh votat me dhune se nuk shume votues.

  3. Knepper says:

    Evropa i ka fajet dhe ne vete qe sjemi ne gjendje te shkollohemi si duhet se vetem me shkollim ja dalim asilimimit per shembull ne kosove eshte fuqia blerese me forta sne ballkane si Ch ne evrope pore ne jemi te pashkolluare si kombe keteu eshte problemi Kosovaret shkollohen ekonomin dhe jurista profesione qe kane nevoje vetem vendet e püerparuara dhe te pasura ja pra ne Ch ka rra interesi per te shkolluar ekonomin se ne baze te krizes kane humbur bankjeret besimin dhe ne vende se kosovaret te studijojne matematiken apo fizike ingjinjere biologjin dhe ta dine mire anglishten gjejne ne perendim dhe fitojne pare te majme kete kame nje komshi kineze ka studiu biologjine dhe punone ne nje firme per elemente mjekesore si hulumtuese pra nje kombinim si ingjnere do me thene preje natyres me zbulluare gjerat per mjekesi dhe tashe eshte hypur nalte dhe eshte ber menagjere…Ne kosovaret jemi gomare….diploma pa vlere prodhojme

    Kerkush sna ka faje se jemi te mbrapambetur dhe pa vizione kemi qejfe te rrime vetem nene hije dhe te pime ne kohen e fundite dhe rakine rrnofshin gomaret ne ballkane e sllavet po perfitojne ne qdo sekonde….
    Ndersa une jame gjysme gomari se e kame kuptuare vone se jame lindur si gomare pore preje se e kame kuptuare dale ngadale po shenderrohem ne jo gomare…

  4. katunari says:

    Eshte edhe vellai Namik Dokles, goran,ne Bullgari,dhe ben si bullgar e kaluar bullgarit.Edhe keto goranet e tjere keshtu do bejne,do perfitojne nga nenshtetesia,dhe keshtu po na sajohet edhe nje pakice bullgare ne Kosove dhe Shqiperi,kushedi do na dale ndonje dite pakica japoneze.

    1. Nitty says:

      Kur nuk jeni te zote te mbani pakicat per te shtuat popullesine ne shqiperi ,,, ata do ikin,,, cfare do bejne ne shqiperi…..
      Gjithkush shkon atje ku eshte me mire

  5. Iliri says:

    Faji eshte plotesisht i qeveresi shqiptare. E shikoni se cfare ben qeveria bullgare, edhe ata qe nuk i ka te vetet i ben te vetet, ndersa qeveria shqiptare ndihmon qe te tjetersohesh, sic veproi kryeministri ne Turqi duke na bere turq. Kjo eshte nje politike e mbrapshte qe sa vjen dhe gryen kombin shqiptar. Ne jemi i vetmi komb qe nje krahine i ven nofka percmimi nje krahine tjeter. Pra te keen e kemi midis nesh, dhe te huajt perfitojne nga kjo dobesi e jona dhe na percajne. Shqiptare behuni me patriote!

  6. elit says:

    nuk jam njohes etnish, por me duket qe sejcili, pa interes, te mund te ndihet mire ne etnine e tij. Shembull(i keq) jane kosovaret nen jugosllavi, apo camet ne greqi etj. Ajo qe ben pershtypje, eshte me teper fakti; c’ben shteti yne per miliona shqiptare ne turqi??? Per mijra e mijra cam ne greqi???? Perse keta “leckamane ne pushtet e shesin B…. per aq pak e nuk kerkojne te drejtat,apo ndihmojne shqiptaret ne ato shtete….? une do te beja kete pyetje, perpara se te pyesja per “ndihmat” qe i jep bullgari goraneve

  7. Stefan says:

    Dikur kam qene oficer ne zonen e Gollobordes dhe kur i pyesja fshataret se cfare gjuhen flisni ata me pergjigjeshin: “Bullgarisht”. Ishte koha kur “Maqedonia” nuk kish access per te perpunuar njerezit.
    Po fundja, crendesi ka per shqiptaret ne se jane “neomaqedone” apo bullgare?

  8. Voica says:

    Te gjitha historite e te gjitha pakicave keto 20 vjet ketu tek ne (perfshi dhe romet tani se fundi) te shtyjne te mendosh e te arrish ne konkluzionin e trishte se ketu ne Shqiperi eshte 100here me mire te jesh pakice. (vetetimthi me erdhen ne mend vetem dy raste me greket- Guma ne Himare dhe problemi i varezave ne Boboshtice ku s’ka perendi te arrestoje Dishon vetem se eshte grek). TE NDIHESH MINORITET NE VENDIN TEND-KJO ESHTE CUDIA!
    Persa u takon goraneve, per mua, ka nje llogjike historike te cilen shqiptaret mund ta perdorin ne favor te tyre(po kush ta beje thuaj. Ne jemi shtet pa piken e objektivave strategjike ne politiken e jashtme me fqinjet).Me pak fjale: Bullgaret s’eshte hera e pare qe thone qe pakicat maqed. ne Shqiperi jane bullgare sepse dhe sllavet e Maqedonase jane bullgare. Nisur dhe nga historia a ka sllave maqedonas???-eshte absurde. Greku ndaj si njeh. Ne shqiptaret ne kete rast fleme gjume, lejojme “maqedonasit” te na shajne me liber shpie neper stadiume,te na rrahin, vrasin sepse marrin ushqimin e duhur nga qeveria e tyre, akademia e tyre e shkencave etj. Eshte nje makineri e tere qe punon. Shqiptaret atje,sikur nje nate te bukur te shohe seicili te njejten enderr…,se me vullnet te lire eshte e pamundur te bien ne nje mendje,Maqedonia shkerrmoqet brenda dites qe do te gdhihet(pas nates qe kane pare ate endrren d.m.th) Keshtu,sikur shteti àmë shqiptar te inkurajonte, qofte dhe me doza te lehta, deklarimin e ketyre pakicave sllave si bullgare – te shikoje keta “nacionalistet” maqedonas si do ishin mes 3 zjarresh dhe pastaj le te bllokonin,p.sh., ne doganat e tyre librat shqipare qe do shkonin per nje ekspozite libri ne Maqedoni.(apo mos ja fut kot une?! Keta kane lene ne mes punen e detit me grekun…s’po ja ngecin qe s’po ja ngecin dot ne dere ato 350km2 det.)

  9. qytetari says:

    Me ne fund, po gjejne rrenjet e tyre; me kujtohet i vogel, jetoja ne nje qytet verior te prosakrijuar te Shqiperise, Laç, ku ishin mbledhur nga te gjithe anet e Shqiperise; kishte edhe ‘bullgare’, kjo eshte e kuptueshme se termi ‘maqedonas’ ishte krejt i huaj per ta, ata mbase akoma nuk kishin degjuar qe Tito sapo e kishte sajuar kete Republike Jugosllave, pra i kishte pagezuar me nje emer te ri ‘maqedonas’.
    Luanim me njeri-tjetrin, femije, e ata nuk e kishin problem kur ne i therrisnim bullgare, ishin njerz te respekuar dhe te feve te ndryshme, si vete shqiptaret.

  10. Goran Gorani says:

    Per t’ju pergjigjur atyre personave qe kane lene komente sipas qejfit te tyre kjo nuk eshte e vertet qe Goranet jane Shqiptare por nga frika e vrasje e dhunes dhe e diskriminimit te tyre qe nga kohet e hershme,Goranet ne veri te Shqiperise jane Maqedonas sipas zakoneve apo edhe kremtimeve te festave te ndryshme qe edhe ne Maqedoni festohen keto festa.Turp t’ju vije atyre qe duan ta mohojne nje te drejt atij qe i takon,e sidomos atij nga Novosella e Kukesit (Azem Parllakut) qe Emri i Fshatit te tij eshte emer Maqedonas (qe do te thote Fshat i Ri ose me mire ti themi fshati i Kukli Begum nga Opoja).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje