Duket se mosmarrëveshjet e kompanisë së shpërndarjes së energjisë, CEZ, me qeverinë shqiptare po shkojnë drejt sheshimit. Siç raporton Top Channel, është rënë dakord që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të ulë çmimin me të cilin i shet energji CEZ-it. Në këtë mënyrë qeveria do subvencionojë sërish KESH-in dhe paratë do dalin nga xhepat e taksapaguesve. Me fjalë të tjera, nuk e kemi në faturë rritjen e çmimit, por e kemi në çdo shërbim tjetër të shtetit.
Po si qëndron problemi?
Në fillim të këtij viti, ERE vendosi të rrisë çmimin me të cilin KESH i shet energji CEZ-it. Natyrisht nuk rrisnin dot çmimet direkt për qytetarët se kjo do kishte një kosto të madhe politike për Sali Berishën dhe qeverinë e tij. Edhe kështu, qeveria po shpenzon tmerrësisht shumë për blerje energji për shkak të situatës së vështirë energjetike. Por të lësh Shqipërinë pa drita ka kosto elektorale.
Dhe çmimi rritet në shpinë të CEZ, me një vlerë prej 91 përqind. Kompania çeke ankohet në vendin e saj, kryeministri i Çekisë mbërrin në Shqipëri për gjoja studim të mundësive për investime këtu (vaj medet) dhe i kërkon Berishës një marrëveshje.
Tanimë TCH bën me dije se çmimi me të cilën i shet energjinë KESH CEZ-it zbret nga 2.83 në 2.02 lekë. Humbjet për kompaninë shtetërore KESH shkojnë në 33 milion euro në vit, humbje që do kompensohen sërish nga arka e shtetit, d.m.th nga vetë ne.
Nuk mjafton fakti që po paguajmë importet e shtrenjta për sekserët serbë të Berishës, nuk mjafton as fakti që superfuqia energjetike nuk duket asgjëkundi pasi kaluan shtatë vite dhe nuk shohim asnjë projekt energjetik në sfond, nuk mjafton as fakti që kemi një TEC në Vlorë si gërmadhë, edhe pse është i ri fringo, por tani do paguajmë sërish.
normal perderisa nuk kemi kurajon per te thene te verteten: Sali Berisha ben cdo gje per njerezit e tij, ne kete rast maloket, familja e zgjeruar. te cilet s’kane paguar ndonjehere dhe s’kane ndermend te paguajne. situata e sotme eshte ajo e nje pragu lufte civile, me problemin e vogel qe pala e qytetareve ka per prijes nje humbes te lindur, nje frikacak. qe asnjehere s’ka kuptuar rolin e tij ne kete mesele.
Sa pèer TEC-in germadhe, mos u beni merak. Priteni kur ta kthejne ne SKRAP.
Gazeta Tema, ju shkruani:
“Tanimë TCH bën me dije se çmimi me të cilën i shet energjinë KESH CEZ-it zbret nga 2.83 në 2.02 lekë.”
————————————
Po mire keto ça jane dardha, pjeshka, a e dini se ka njesi matese energjia elektrike!?
Si ka mundesi qe gazetaret e sotem kane nje kulture te pergjitheshme kaq mediokre!!
Rilexoni ato qe shkruani perpara se sa ti botoni on line pasi behen artikujt me te vertete qesharake.
Beni mire qe kritikoni qeverine, po te kritikosh te tjeret duhet ta fillosh nga vetja ne rradhe te pare.
Te paketn ty nuk te paskan censuruar se kur ju beja une verejtje me censuronin. Ehu duhet te mesohesh tani or burre se shumica e gazetaberesve jane “çuna dhe goca qe lyjne floket me xhel dhe nuk e kane mendjen te puna”, desh harrova, pijne edhe kafe te Tajvani.
titulli eshte gabim: ata qe paguaje jane ata qe paguajne gjithmone dhe jo ne. Sa ka nga ata qe ua ka lene baca sali dritat pa leke
Me elektrikun ne Shqiperi ndodh nje banditizem i vertete i krijuar dhe i ligjeruar nga Sali Berisha qe eshte rrjepja dhe zhvatja e qytetareve me nje cmim abuziv kriminal per te paguar vjedhjen masive te energjise ne zonat e militanteve te qeverise.Me kete banditizem shteteror eshte pajtuar plotesisht edhe Edi Rama,i cili nuk ka bere as levizjen me te vogel per te dale ne mbrojtje te qytetareve te zhvatur te cilet kane qene shumica votues te tij.Rama ishte i vetmi qe i kishte te gjitha mjetet ne dore duke filluar nga hetimi parlamentar ku do te merreshin faktet per te vazhduar me mosbindje civile per ta detyruar qeverine te ndryshoje politike.Nuk e ben kete sepse e para eshte i kapur dhe dhjeraman,e dyta mendon me cinizem qe vuajtjet dhe shkaterrimi ekonomik i votuesve te tij i shton votat.Vecse ketij populli harram i qofte nese ja fal kete sjellje kur te vije dita e gjykimit.
Ata qe e kane paguar dhe po e paguajne nuk jane te gjithe shqiptaret,jane vetem gjysma e tyre apo pjesa qytetare.Me cmimin qe u ka vendosur ne fature Enti i Saliut,e ka llogaritur qe qytetaret te paguajne dyfish,ate qe harxhojne vete dhe ate qe vjedhin malokeria e periferive.Qytetari nje muaj ta vonoje pagesen dhe ja presin korentin tek boksi i pallatit kurse malokeve nuk ja presin asnjehere edhe pse kane vite pa paguar.CEZ-i nuk eshte as polici,as gjykate e as permbarim dhe kur sheh se shteti eshte ne anen e bashkemalokeve hajdute e nuk ben detyren per ti dhene fund vjedhjes,si ngelet gje tjeter pervecse ta nxjerre fitimin e vet ne kurriz te qytetareve te rregullt(me rritje cmimi),apo te pasurise kombetare(duke ulur cmimin e blerjes nga KESH).Une kam informacion nga te njohur ne CEZ-in e Tiranes dhe gjendja aty eshte llahtare,faturohet vetem 42% e asaj qe harxhohet per shkat te faturimeve qesharake ne periferite e qytetit si ne Kamez,Bathore,Paskuqan etj.Maloket e periferive nuk paguajne as edhe faturat qesharake me 60,100 apo 200 kw,kur ne fakt kane harxhuar shumefishin e asaj qe u kane faturuar,deri ne 1000-1800 kw.Qe te mund te zgjidhej drejt kjo baterdi duhet nje politike e re me ulje cmimi qe te ishte i pagueshem nga te gjithe.Sot 75% e energjise elektrike qe konsumohet ne nje vit prodhohet ne hidrocentrale me kosto vetem 6-8 lek(te vjetra)/kw dhe u shitet me cmimin abuziv 77-135 lek/kw qytetareve te rregullt.A ka nje qeveri tjeter ne Europe apo ne Bote qe te abuzoje me qytetaret ne kete fare feje?!
Në këtë moment kemi ne shqiptarët një qeveri kopile. Në të gjitha viset tona nga Ballkani dhe nga të gjithë përfaqësuesit e kombit tonë punojnë këta kundër nesh. Këta kriminelë dhe tradhtar të kombit tonë paguhen sot nga armiqtë tanë për të shkatërruar kombin tonë dhe për të vërtetuar se “fqinjët” tanë vrasës janë më të mirë se ne.
KOHET E FUNDIT, CEZ KA FILLUAR TE SHPERNDAJE PUNONJES NE DYERT E QYTETAREVE, KRYESISHT PENSIONISTE (RASTI I NDODHUR), TE CILET MEGJITHE VESHTIRESITE FINANCIARE, MUNDOHEN TE PAGUAJNE RREGULLISHT ENERGJINE. NE RASTIN E NDODHUR NE DATEN 21 PRILL 2012,ME QYTETARIN EP, PUNONJESIT I PARAQESIN NJE LISTE TE 4 VITEVE TE PAPAGUARA TE ENERGJISE, PENSIONISTIT. AI ME NDJESI HABIJE, PERZIER ME RREVOLTE, JU THOTE” -MENDOVA SE KENI ARDHUR TE ME FALENDERONI PER RREGULLSINE E PAGESAVE”, DHE I MESUAR ME ABSURDITETE TE KETIJ VENDI, JU TREGON LIBREZAT ME TE GJITHA SHENIMET E PAGESAVE. I THONE SE DUHET TE PARAQITET NE KETE, E ATE ZYRE PER TE HEQUR DEBINE E REZULTUAR.
DUKE U MUNDUAR TE GJESH NE KETE ABSURDITET, NDONJE ARSYE ABSURDE, ARRIN NE KONKLUZIONIN SE CEZ, I NEVOJITET TE KRIJOJE DEBITE FALSE. POR PSE?