Është bërë shkak procesi gjyqësor i një shtetaseje të larguar nga puna në Bashkinë e Pogradecit, e cila duhet të parapaguante 3 përqindëshin e vlerës së padisë së saj, sipas tarifave te vendosura prej dy vjetesh, që gjyqtari i kësaj dosjeje t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar tarifat e larta gjyqësore, me anë të të cilave krijohet akses i pabarabartë në gjykatë.
Gruaja e papune dhe pa asnje te ardhur, duhet te depozitonte nje shume parash per te hapur gjyqin kunder bashkise. Gjyqtari Klodian Rado ka pezulluar gjykimin e kesaj çeshtjeje dhe i eshte drejtuar Gjykates Kushtetuese, te ciles i kerkon te shfuqizoje si antikushtetues ligjin numer 9975, date 28 korrik 2008, per “Taksat Kombetare”.
“Une i jam drejtuar Gjykates Kushtetuese per shfuqizimin e Ligjit per Taksat, sepse bie ndesh me Kushtetuten; bie ndesh me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, nenin 6 qe ben fjale per akseksin ne Gjykate; sepse bie ndesh me parimet e vendosura nga Bashkimi Europian dhe Gjykata Europiane e Drejtesise, perseri per aksesin ne Gjykate; sepse bie ndesh edhe me rekomandimet e Bashkimit Europian. Rekomandimi i EURALIUS-it ishte i tille, qe ne Shqiperi do te ishte e rrezikshme nese maksimalisht do te dyfishoheshin keto taksa. Gjithashtu bie ndesh edhe me progres raportin qe ka konsideruar kete rritje te ekzagjeruar, duke kercenuar ne interesat e qytetareve shqiptare”, tha Rado.
Gjyqtari Rado shprehet se sipas ligjeve ne fuqi eshte e pamundur, qe taksat dhe tarifat te shumefishohen, sipas udhezimeve mes ministrave, ne nje kohe qe Kushtetuta parashikon ndryshe.
“Eshte prekur gjithashtu edhe nje parim tjeter i percaktuar, neni 525 i Kushtetutes, qe percakton qe tarifat dhe taksat ne kete vend vendosen me ligj dhe jo me udhezime apo akte te pushtetit ekzekutiv, qe automatikisht ne rastin konkret, pikerisht u gjenda perballe nje akti ligjor, qe kishte percaktuar keto lloj pagesash qe duken qarte qe jane ekstravagante”, tha Rado.
Ne vitin 2009, sipas nje udhezimi mes ministrit te Drejtesise dhe ministrit te Financave u katerfishuan tarifat per sherbimet ne administraten gjyqesore, Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorine, Noteri dhe Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme. Ne kete menyre vertetimet shkuan 400 leke, legalizimet e akteve te noterise 800 leke, vendimet e pushimit apo mos fillimit te çeshtjes penale nga prokuroria 800 leke, vertetimet e faktit 800 leke, padite per zgjidhje martese 9 mije leke, ndersa për padite e shkaktimit te demit mbi 100 mije leke, duhet qe pala te parapaguaje 3 per qindëshin e shumës që ka ngritur padine.
EURALIUS kundër tarifave
Dy vjet me pare misioni i asistences se BE ne Shqiperi per Reforimin e Sistemit te Drejtesise i kundershtoi fort tarifat e katerfishuara per sherbimet qe ofron administrata gjyqesore me argumentin e mosmarrjes parasysh te kushteve social-ekonomike te shtetasve shqiptare.
Sipas ketij studimi, qe Top Channel disponon, misioni EURALIUS iu drejtua me rekomandimeve institucioneve shqiptare, por ky rekomandim nuk u mor parasysh: “Kjo çështje është e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me situatën ekonomike, veçanërisht me pagën minimale mujore dhe pagën mesatare mujore. Në lidhje me problemin e mundësimit të drejtësisë, duhet të merret parasysh që në rastin e veçantë të Shqipërisë një sistem eficient i ndihmës ligjore, një sistem për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve (ADR) dhe një sistem eficient ndërmjetësimi nuk ekzistojnë akoma. Po kështu, në Shqipëri nuk ekziston sigurimi i pjesëmarrjes në gjykim, që do të mund të lehtësonte barrën financiare të shkuarjes në gjykatë. Kështu barrierat e mundësimit të drejtësisë, që ngrihen nëpërmjet ngritjes së tarifave gjyqësore nuk zvogëlohen nëpërmjet formave të tjera të zgjidhjes së konflikteve që do të mundësonin që shkuarja në gjykate nuk do të ishte e vetmja mënyrë për të marrë drejtësi ose që do të lironte paditësin nga barra e tarifave gjyqësore nëpërmjet sigurimit. Kjo do të thotë që shuma e tarifave gjyqësore të vendosura është tepër sensitive dhe po ashtu faktori më i rëndësishëm në lidhje me mundësimin e drejtësisë. Kështu që çdo rritje duhet të trajtohet me kujdes”.
Misioni EURALIUS ju referohet tarifave gjyqesore te vendeve te tjera, ku ne Gjermani sipas raportit, tarifa per nje vlere padie mbi 500 mije euro eshte 2956 euro dhe perben vetem 0,5 perqind te vleres, jo 3 perqind siç eshte ne Shqiperi. Ndres ane britani per padi per me shume se 300 mije paund tarifa eshte jo me shume se 0,51 perqind. EURALIUS vazhdon si me poshte: Për më tepër, në përgjithësi duhet të jepet një tarifë e reduktuar taksative gjyqësore për mosmarrëveshjet administrative (përveç padive në lidhje me lejet e ndërtimit tej një vlere të caktuar), pasi qytetarët të cilët u nënshtrohen vendimeve dhe urdhrave të autoriteteve shtetërore nuk duhet të pengohen nga një tarifë e lartë gjyqësore nga pretendimi i të drejtave të tyre të ligjshme nga institucionet shtetërore dhe për depozitimin e padive kundër organeve administrative. E njëjta vlen për paditë për shkaktim dëmi dhe kompensim kundër shtetit bazuar mbi përgjegjësinë shtetërore, për shkak se në këto çështje shteti nuk do të marrë me një dorë atë që do të japë me tjetrën./TCH
Duhet pershendetur ky gjyqtar per inisiativen. Sepse e ka bere edhe ne nje rast tjeter nje veprim te ngjashem megjithse gjykata ne ate rast nuk e shfuqizoi 100% ligjin.
Duhet te kishim sa me shume gjyqtare si Plloci e Rado;
dhe jo Sashenka, Gjin Gjoner, Tom Ndreca, Fartmira Hajdari, Arben Broci, e te tjere kriminele!
Po pse po ankoheni per 3% e gjykatave? Kjo seshte asgje. Pse, si thoni ju,ti marri pronari i vertete pronat kollaj fare. Pronat nuk merren pa bere nja 30a 40 gjygje saqe temos e kerkosh ma.
1-Duhen vite ti gjemosh gjykatave te korruptuara me keq se kryeministri.
2-Duhet durimi i madh kur ndigjon poshtersirat e gjykatesve.
3-Gjykatesi te ben vlersimin e prones dhe te thote: Po deshe te fitosh gjygjin duhet te paguajsh x lek,dikush e len ne heshtje se ska te paguaj.
4-Sekseret marrin te dhanat nga gjykatat dhe ja percjellin tregtarit me te
madh qe njeh Shqipria,zotit Shkelzen Berisha.Ai pastaj ja shet mikut te babes se tije, vrasesit te muslimanve te Sterbrenices dhe kosovarve
zoti Fazlliç.
Nje veprim qeduhet pershendetur.Ja nje gjyqtar kurajoz dhe me vizion per te drejten dhe jo si shumica e tyre qe i zbatojne ligjet sipas qejfit dhe nuk e vrasin mendjen per njerezit.
Ku e ka mundesine nje i pushuar nga puna padrejtesisht, i cili per te gjetur te drejten dhe te marre demion e shkaktuar nga pushteti politik, apo administratore fanatike, te paguaje 3% e vleres qe do te perfitoje nga pushimi i padrejte. ne se nuk derdh 3% ceshtja nuk hapet e keshtu i papuni detyrohet te marre borxh qe ti derdhe ne gjykate.
Ku eshte drejtesia dhe ku jane keta deputete juriste te opozites qe nuk e vrasin mendjen fare per gjera konkrete qe demtojne interesat e njerezve, apo merren me demek me politike te madhe.
pershendes vendimin e gjyqtarit Klodian Rado. Por duhet ta dini se iniciativa e tij, behet edhe per shkak se ai perpiqet per te Miren dhe te ndaloje te Keqen, te vendose sa me mundet Drejtesi dhe te beje sa te mundet nje Miresi, dhe a e dini se pse? Sepse vecse eshte gjyqtar, eshte dhe nje Musliman praktikat shume i mire.
Zoti ta shperblefte vella Klodi.
tani te vjedh tjetri dhe se hedh dot ne gjyq se mire leket qe ti merr hajduti por duhen dhe leke te ti marrin kta per kallzimin,lem o zot te rroj ne kete vend ku cudirat skane te sosur,jemi ber si liza ne boten e cudirave
BRAVO GJYGJTARIT I LUMTE UNE QE TE HAP NJE GJYGJ DUA 130.000LEK PA NOTERIZIME PA AVOKAT MENDONI NJE MESUES NJE INFERMIER NJE TE PAPUN TUR PER QEVERIN E HAJDUTAVE MBASE DO AI LARTE NE TETOR TE THYEJ QAFEN EDHE NJEHER BRAVO GJYGJTARIT.