Rënia e Shtetit

21 Prill 2012, 21:12Blog TEMA

Nga Sokol Kondi

Pak ditë më parë, gjatë një vizite të tijën në Bruksel, Kryeministri i Shqipërisë lëshoi një deklaratë, e cila për çudi nuk u trajtua nga opozitarë e analistë të mprehtë anti-qeveritarë. I gjendur përballë insistimit profesional të korrespondentes së Top Channel-it në Belgjikë lidhur me pandëshkueshmërinë e korrupsionit elitar, Kryeministri dha një evidencë të tijën për ta rrëzuar poshtë këtë prezumim. Ai theksoi se ndryshe nga viti 2005, kur ai erdhi në pushtet dhe gjeti nëpër burgjet e Shqipërisë 1300 të dënuar, sot numri i të burgosurve ka shkuar në plot 5 mijë. I mësuar që të trajtojë çdo gjë si arritje qeveritare, nga fenomeni i evoluimit teknologjik në shkallë botërore i  internetit, e deri te ullinjtë e arroret që janë ende vetëm në letër, Kryeministri e cilësoi si një progres kthimin e shtetit shqiptar në një shtet penal, në një shtet në të cilin nuk parandalohet, por dënohet.

Në fakt, rritja e të dënuarve është tregues vetëm i trendit të krimit në rritje. Ajo dëshmon për një rritje të pasigurisë së jetesës nëpër rrugët e qyteteve e fshatrave tona. E megjithatë Kryeministri i lavdëroi së tepërmi Gjykatat, të cilat, sipas tij, kanë patur pavarësi të plotë të godasin korrupsionin, ndaj edhe ka ardhur në rritje numri i të burgosurve. Por më tepër se pavarësi e gjykatave, kjo rritje e të dënuarve për të cilët kryeministri flet, vetëm sa e legjitimon më tepër hipotezën se që prej vitit 2005, korrupsioni dhe krimi janë kthyer në një fenomen shoqëror gjithëpërfshirës. Jo se më parë nuk ekzistonin, përkundrazi, por kriza ekonomike globale dhe papunësia në rritje, bashkangjitur me shembullin frymëzues që buron nga elita e korruptuar se mund të zhvatësh e vrasësh e të mbetesh me nder, ka bërë që burgjet të mbipopullohen e Kryeministri të rrahë gjoksin për këtë. Sa për pavarësinë e drejtësisë, kohët e fundit në shumë çështje, si në rastin e arrestimit të mikut të një ministri të përfolur, apo të gardistëve të qeverisë, ajo ka treguar se është zemërgjerë, ndërsa për kriminelët anonimë dhe ordinerë është shtrënguese dhe e rreptë, çka shfaq qartë se sistemi i drejtësisë është selektiv dhe se parimi që shkruhet me të madhe nëpër sallat e gjykatave se “të gjithë janë të barabartë përpara ligjit” përveçse është vetëm një utopi, do të ishte mirë të rikonceptohej e të shkruhej në këtë formë: “të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, përveç politikanëve” sa për të qenë koherentë me vendimet që jepen në ato salla.

Një tjetër shashkë e Kryeministrit e padëgjuar nga veshët tashmë të shurdhuar të opinionit publik prej shashkave të shumta me një ndotje të lartë akustike ishte ajo e kapur nga kamerat e fshehta opozitare, ku ai ulëriste se ishte gati të përsëriste një 21 janar të dytë. Jo se deputetët opozitarë dhe publiku nuk e dëgjoi këtë, por aq i rrahur dhe i pafuqishëm ndihet opinioni përballë idesë se 21 janari ishte plotësisht vepër e Kryeministrit dhe se përballë këtij realiteti nuk mund të bëhet asgjë, sa që, në të vetmin rast kur Kryeministri e pranoi publikisht se është përgjegjës apo se ka dijeni për krimet e 21 janarit, reagimet në rrugë ligjore ishin inekzistente. Kryeministri në deklaratat e tij publike ka qenë gjithnjë mohues lidhur me krimet e 21 janarit. Ai gjithnjë ka ndjekur linjën e komplotit, pra të idesë se element dashakeqë brenda protestuesve i kanë vrarë këta të fundit për të krijuar destabilitet politik në vend. Ai ka përjashtuar gjithnjë Gardën nga përgjegjësia e krimeve dhe i ka dalë në mbrojtje ekstreme këtij institucioni. Në një shtet normal ligjor, në rast se Kryeministri do të deklaronte se do të përsëriste një ngjarje të dytë kriminale, si ajo ku kanë humbur jetën 4 qytetarë të pafajshëm dhe të pambrojtur, të vrarë nga vetë dora e shtetit, minimumi që mund të bëhej do të ishte që shefi i ekzekutivit të thërritej nga organet kompetente për t’i kërkuar sqarime ose dëshmi lidhur me këtë. Prokuroria e Përgjithshme duhet të vihej menjëherë në lëvizje dhe t’i kërkonte Parlamentit që Kryeministri të linte mandatin për t’u hetuar lidhur me deklaratën se ai do të përsëritë një 21 janar të dytë, nga e cila nënkuptohet se ai ka organizuar ose ka dijeni për 21 janarin e parë. Edhe vetë familjarët e viktimave mund t’u drejtohen Gjykatës për deklaratën e Kryeministrit dhe të kërkojnë që ai të gjykohet. Opozita në ktë rast duhet të bënte opozitën, pra detyrën e saj, gjë e cila nuk ndodhi. Jo se kam iluzionin se një nismë e tillë do të sillte ndryshime epokale. Por edhe një dorëzim dhe një plogështi e tillë nga ana e subjekteve të pavarura publike është me të vërtetë rrëqethëse dhe është shembulli më i mirë se shteti ka rënë nën thundrën e Kryeministrit.

*respublica.al

12 komente në “Rënia e Shtetit”

  1. Xhelil Cibaku says:

    Z.Kondi,

    Nje analize dhe nje teme per debat ne Parlament nga Opozita.

    Shpresoj qe mendimi juaj per denoncim nga Opozita te deklerates se kryeministrit se do te perseris 21 janarin te behet realitet???

    Ju konkludoni me te drejte se edhe shoqeria civile, subjekte te pavarura dhe individe mund te denoncojne kete qendrim ogurzi te kryeministrit; por ne Shqiperi akoma nuk jane ne nivelin e tyre si opozita, shoqeria civile (te me falin) etj.

  2. Edor says:

    Gjeni diçiturën,

    …vertet Halt Berisha!

  3. xhoni says:

    Cfare shteti kerkoni ne Shqiperi kur sundon nje KLIKE FASHISTE!!!Shikoni si nderon krye-misri shqiptar:HAIL HITLER!!
    Thoni,ju,qe “PSE NUK REAGOJNE PROKURORIA APO OPOZITA KUNDER KRIMEVE TE BERISHES”????Sali Berisha mban ne kryeministri STEMEN ME SHQIPONJEN SERBE E JO ATE SHQIPTARE!!!Si nuk ndihet njeri per kete KAR-SHILLEK ANTI KOMBETAR???Edhe ne lap-topet e ministra apo ne foltoren e konferencave te shtypit,po ajo SHQIPONJE SERBE ESHTE VENDOSUR!!!A KA KAR-SHILLEK ME TE MADH SE KAQ???Keshtu tha edhe per Damir Fazllicin:E KAM MIK!!!PO DESHET UA SJELL KETU NE KUVEND!!!!AGJENTI SERB VEPRON HAPUR DHE ASNJERI NUK NDIHET!!!KEMI MBARUAR SI SHTET E SI KOMB!!!COHU ENVER HOXHA NGA VARRI SE TI PASKE QENE PER SHQIPTARET!!!

  4. F.Ceka says:

    Shteti ka rene por perseri drejton si spjegohet ????????????????????????

  5. Eduard kondi says:

    Ah te ngrente nje mortje re sali….

  6. Tomorri says:

    Populli shqiptar me kete foto ne dore i madh dhe i voget te dynden tek dera e prekurorise ne qofte se ka prekurori dhe te kerkoje me kembngulje qe prekurori i pergjithshem o te marre ne pyetje kete Hitler te ri ose flaken ti vene kesaj prekurorije me gjithe ata qe jane brenda se kjo nuk durohet . Ne vitin 2012 nje kryeminister vendi te marre pozat e Hitlerin ne kohen e luftes kjo eshte e pa kaperxishme more vellezer moj motra mor popull qe me vjen shume keq qe je shushatur kaq shume nga nje kreminel i lindur qe po varros nje komb te gjithe pa ju dridhur qerpiku. Ku eshte opozita , çfar ben Edi Rama more por çfar bejne nitelegjenca e atij vendi,more ku jane shqiptaret e vertete apo me sa shohim ne po rrahim uje ne hava se nuk na degjon kushe. Eh çna ka gjete ne more mos gjete ane e kend njeri ne bote.
    Poshte kremineli me gjithe zagaret e tije deri ne tre breza.

    1. Rani says:

      Dje nje shok i imi foli ne telefon me ca te aferm te tij ne Shqiperi dhe ju kishte thene “po fryjne erera te keqija atje eh, ere lufte prape me duket me keto poshtersinat qe i kane nxjerre kafshes (per Saliun)” dhe pergjigja qe i dhane ata ishte “jo o burre s’ka gjo ketej pse ça ke pa ti”.
      Me tha shoku “ça bohet atje o vlla, atje me duket vetem rrijne duke pi kafe idiotet dhe su bejne pershtypje informacionet dhe provat qe dalin çdo dite dhe qe tregojne se ça behet me ate vend dhe ata prape vazhdojne duke pi kafe”
      E kupton tani pse Sali Berisha ka dite te bardha ne ate vend, sepse ai vend eshte i banuar nga dele qe nuk e kane ne kulture kerkimin llogari ndaj pushtetit dhe kenaqen me buke e turshi ne darke.
      Keshtu qe une e ti e te tjere mund te flasim sa te duam ketu po “populli liridashes shqiptar” vazhdon te fleje gjume dhe se çan bythen per ça flasim ne, se atyre ju pelqen qe te shkelen me kembe, eshte e drejte edhe kjo “te pelqesh te shkelesh me kembe”.

      1. fule says:

        S’ke nevoje te pyesesh ne telefon o Ran se ta konfirmoj une sa here te duash qe keshtu eshte.

  7. kristo says:

    Shteti eshte me i forte se kurre, dmth nuk ka rene,por ka rene populli aq keq sa nuk ngrihet dot me.Do zoti bejne dicka emigrantet qe jo pak po kthehen ne shqiperi per shkak te krizes se ketu jetojne pushtetaret ndersa te tjeret jane te kenaqur me te jetuarit me liste ,mjafton nje thes mjell dhe vota ok.zgjohuni o te mjere.

  8. Albo says:

    Shtetin ta ngrejne nje here pastaj per te rene do kete kohe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje