Zoti kryeministër, shqiptarët nuk po vetëvriten nga çmimi i lartë i internetit!

3 Maj 2012, 20:58Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Në kulmin e mjerimit ekonomik të shqiptarëve, kryeministri Sali Berisha na dha lajmin, se “… në Shqipëri janë ulur çmimet e thirrje-mesazheve të telefonisë celulare dhe çmimet e internetit me 402%”.

Ky qëndrim i tij është absurd! Njerëzit po ulërijnë për 1 copë bukë e për 1 kokërr aspirinë, mbasi nuk e blejnë dot nga varfëria, ndërsa kryeministri del e flet për… gjepura! Pyes: Ky kryeministri ynë është i lajthitur që po na gropos përherë e më thellë në humnerë, apo është “kopil” që tall ditë e natë “menderen” me këtë popull?! Pse e shpreh këtë hamendësi? Sepse nuk është hera e parë, që Sali Berisha vepron kështu, madje me këtë “mendje” ka vepruar si në opozitë dhe në pushtet. Kujtojmë disa momente:

– Në mars të vitit 1997, kur Shqipëria digjej në flakë dhe shqiptarët vriteshin në luftë civile, Sali Berisha vet-zgjidhej president në parlament.

– Në 15 tetor 1998, vetëm 1 muaj pas puçit politiko-luftarak të 14 shtatorit, Sali Berisha festoi ditëlindjen me torta e “çingi” në ekranet e TV-ve.

– Në 22 mars 2008, në “të shtatat” e vrasjes së 26 personave prej krimit qeveritaro-familjar të Gërdecit, Sali Berisha organizoi koncert madhështor me administratën shtetërore në sheshin e Tiranës”! Po kështu veproi në 1-vjetorin, 2-vjetorin, 3-vjetorin dhe 4-vjetorin e këtij krimi shtetëror

– Në korrik 2010, kur FMN e Banka Botërore dhanë alarmin e tejkalimit të borxhit publik, të dyfishimit të deficitit buxhetor dhe uljes së ritmit të rritjes ekonomike me 2%, Sali Berisha njoftonte shqiptarët se… kishte thyer me 2 orë rekordin në not!

– Në 11 nëntor 2010, ditën kur në familjen Xheka në Sukth të Durrësit, u “poqën” të gjallë katër foshnja nga varfëria ekstreme, Sali Berisha doli në TV dhe bënte thirrje për ngjitje në male!

– Ditën që invalidët shqiptarë u futën në grevë urie prej mjerimit ekonomik e mashtrimeve të qeverisë, Sali Berisha transmetonte në TV-KLAN dhe TVSH “videoklipin” hargalisës me mbesat në malin e Dajtit.

– Ditën që në minierën e kromit në Bulqizë ndodhi shpërthimi që vrau 1 minator dhe dogji 8 të tjerë, Sali Berisha doli e fliste për dixhitalizimin e fshatit!

– Ditën e “1 MAJ”-it 2012, kur duhej të dilte e të kërkonte ndjesë ndaj 1 milionë shqiptarëve që i ka lënë rrugëve të papunë dhe i ka kthyer në skllevër, Sali Berisha doli në TV dhe fliste se çfarë kishte ngrënë e më cilët kishte qeshur në drekën (e paguar) të shoqërisë “VATRA”!

Siç shihet, nuk është hera e parë që Sali Berisha mban qëndrime të tilla tallëse, denigruese ndaj halleve të popullit, ndaj problemeve të vendit. Këtë “çmenduri”, apo “kopil”-llëk” (si ta quajmë?!), bëri Sali Berisha edhe 24 orë më parë. Kur gjithë shqiptarët e kishin mendjen tek “nota” që do jap FYLE për integrimin e bllokuar prej 20 vitesh si vendi i fundit i mbetur jashtë “portës” së BE, Sali Berisha doli në TV e na dha lajmin, se …ishin ulur tarifat e mesazheve telefonike dhe çmimet e internetit! Kur në fakt atë ditë, kryeministri Sali Berisha duhej të dilte publikisht, madje me “hundën ulur” e t’u shpjegonte shqiptarëve, 5 fakte alarmante e tronditëse për veprimtarinë e tij qeverisëse si kryeministër, të cilat kanë lidhje direkte me integrimin e Shqipërisë dhe krizën ekstreme të familjeve shqiptare:

 

1. Përse në këto 7 vjet pushtet si kryeministër, ka inskenuar dhe zbatuar politika qeveritare e legjislative, që kanë bllokuar marrjen e statusit si vend kandidat në BE?

2. Përse vetëm në muajt janar-mars 2012, treguesi i varfërisë së shqiptarëve është rritur me 16.9%?

3. Përse vetëm në muajt janar-mars 2012, në bashki e komuna janë regjistruar edhe 21 mijë familje të reja, që kërkojnë të futen në skemën e ndihmës ekonomike?

4. Përse në muajt janar-mars 2012, në zyrat e punës në të gjithë vendin janë regjistruar edhe 36 mijë persona të papunë?

5. Përse që prej muajit janar 2012, janë rritur me 22% çmimet në artikujt bazë jetikë të popullatës, në lëndët e para ndihmëse të bujqësisë, të karburanteve dhe çmimet në transport?!

 

Sikur t’i ketë punët këtij vendi “vaj” e sikur t’i ketë siguruar popullit “parajsën”, kryeministri Sali Berisha nuk doli të fliste për këto “trauma” të reja sociale-ekonomike. Pse? Sepse duhej të fliste për bamirësitë, trimëritë dhe atdhetarizimin e Ahmet Zogut. Sepse duhej të na tregonte, që “… gjatë qëndrimit në SHBA e kishte ndalur një amerikan dhe i kishte deklaruar, se do vinte të shijonte arritjet e turizmit shqiptar”. Sepse duhej të na njoftonte për të 40-ën herë në këto 7 vite se qeveria do të hapte 1700 pika interneti falas në fshatra. Sepse duhet të na lajmëronte, që çmimi i internetit është ulur me 70% e se do ulet më tepër. Përballë kësaj “praktike” shpërfillëse e denigruese të kryeministrit Berisha, qëndrojnë shqiptarët që vuajnë e tallen keqas prej tij edhe në momentin, kur në tavolinë nuk kanë një lugë supë për t’ia dhënë fëmijës apo plakut të sëmurë!

Zoti kryeministër, ti mirë bënë që nëmë punën e zëdhënësit të kompanive celulare e të internetit, duke na njoftuar se janë ulur tarifat e çmimet. Por shqiptarët sot, nuk e kanë të lidhur hallin e tyre me çmimet e internetit, por me bukën e gojës, me papunësinë, me padrejtësinë në gjykata, me korrupsionin në zyra e spitale, me konfliktet për pronat, me mungesën e lekëve për të blerë libra, veshje e ilaçe, naftë e plehra për të punuar tokat. Nuk kam dëgjuar deri sot, që ndonjë shqiptar të ketë vrarë veten për shkak të çmimeve të larta të internetit, por kam dëgjuar të vrasin veten për ato që u ka shkaktuar qeverisja jote dhe që ti, nuk i zë fare në gojë.

 

– Nuk kam dëgjuar që shqiptarët të vriten e të vet-vriten për shkak të çmimeve të larta të internetit, por për shkak të padrejtësive e korrupsionit në gjykata.

– Nuk kam dëgjuar që shqiptarët të vriten për shkak të çmimeve të larta të internetit por për shkak të pronave që ka ngatërruar politika jote.

– Nuk kam dëgjuar që në 345 shqiptarët e vet-vrarë, të ketë ndonjë viktimë që i ka dhënë fund jetës, për shkak të çmimeve të larta të internetit, por për shkak të papunësisë dhe varfërisë ekstreme.

– Nuk kam dëgjuar që në 1357 femrat dhunuara që janë me urdhër mbrojtje nga gjykata, të ketë raste dhune në familje për shkak të çmimeve të larta të internetit.

– Nuk kam dëgjuar që 2500 familje shqiptare në zonën veri-lindore, të jenë futur në hasmëri e të jenë ngujuar nëpër kulla për shkak të çmimeve të larta të internetit.

– Nuk kam dëgjuar, që ndonjë prej 13 mijë divorceve të ndodhur gjatë periudhës 2007-2011, të kenë si shkak çmimet e larta të internetit.

– Nuk doli në asnjë shkronjë të gjykimit, që 26 skllevërit e Gërdecit, të jenë viktimë e çmimeve të larta të internetit.

– Nuk ka asnjë provë, që 4 demonstruesit e vrarë në 21 janar 2011 përpara bulevardit të zyrës tënde, të jenë viktimë e çmimeve të larta të internetit.

– Nuk kam dëgjuar në asnjë rast, që shqiptarët të vuajnë nga çmimet e larta të internetit, por prej shërbimit shëndetësor me 100% korrupsion, me 90% mungesë medikamentesh e pajisjesh dhe me 85% mungesë shërbimi në zonat rurale.

– Nuk kam dëgjuar në asnjë rast, që shqiptarët të vuajnë nga çmimet e larta të internetit, por prej faktit që kanë vetëm 3.1 dollarë të ardhura për frymë në ditë.

– Nuk kam dëgjuar në asnjë rast, që shqiptarët të vuajnë nga çmimet e larta të internetit, por nga fakti se Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që ka vetëm 9% prodhim kombëtar, 22% eksporte dhe 91% importe.

– Nuk kam dëgjuar në asnjë rast, që shqiptarët të vuajnë nga çmimet e larta të internetit, por prej pensioneve e pagave me të cilat përballohet vetëm 7-10 ditë ushqim minimal.

– Nuk kam dëgjuar në asnjë rast, që shqiptarët të vuajnë nga çmimet e larta të internetit, po prej faktit që vazhdojnë të jenë i vetmi popull në Europë pa minimum jetik të ligjëruar e të aplikuar.

– Nuk kam dëgjuar në asnjë rast, që adoleshentë e të rinj shqiptarë të kryejnë çdo vit afro 12 mijë krime sociale si vrasje, grabitje, vjedhje, përdhunime, vetë-vrasje, pengmarrje, prostitucion i organizuar etj, për shkak të çmimeve të larta të internetit, por për shkak të papunësisë e varfërisë ekstreme.

 

Zoti kryeministër, ja “buka” që i jep qeveria çdo shqiptari të papunë:

Edhe pse kryeministri del e vet-deklaron me bujë, se jemi vendi me “rritjen më të madhe ekonomike dhe me mirëqenien më ta lartë në botë”, shqiptarët kanë si simbol varfërinë ekstreme. Qeveria ka “shifër rekord botëror”, por në varfërinë masive të popullatës. Konkretisht, përveç 180 mijë familjeve tejet të varfra që nuk i trajton, qeveria trajton mbi 120 mijë familje me pagesë të ndihmës ekonomike, kuota maksimale mujore e të cilës është sa 23% e pagës minimale mujore (20 mijë lekë). Sipas vendimit të qeverisë, një shqiptar i papunë (kur është familje më vete) trajtohet me 2200 lekë pagesë sociale në muaj, ose me 74 lekë të reja në ditë.

Zoti kryeministër nëse nuk e dini, po ju kujtojmë se me 74 lekët ndihmë ekonomike që qeveria i jep një kryefamiljari të papunë në ditë, ai “jeton” me këtë tabelë shpenzimesh ditore:

 

Me 5 lekë bukë

Me 5 lekë vaj

Me 5 lekë makarona

Me 5 lekë oriz

Me 5 lekë sheqer

Me 5 lekë kripë

Me 5 lekë fasule

Me 5 lekë perime

Me 5 lekë sapun

Me 5 lekë veshje

Me 5 lekë udhëtim

Me 5 lekë energji

Me 2 lekë mish

Me 1 lekë ujë

Me 1 lekë fruta

Me 1 lekë kafe

Me 1 lekë detergjent

Me 1 lekë taksa

Me 1 lekë ngrohje

Me 1 lekë mjekësi

Me 1 lekë telefon

Me 1 lekë karburant

Me 1 lekë fatkeqësi

Me 1 lekë gëzime

Me 1 lekë piknik

11 komente në “Zoti kryeministër, shqiptarët nuk po vetëvriten nga çmimi i lartë i internetit!”

  1. Bardhi says:

    Kur nuk e kena vra vehten në komunizëm, me 100 gr gjalpë në muaj, nuk e di pse duhet me e vrta vehten tani. Jam i mendimit se askush nuk e vret vehten nga mungesa e ushqimit. Do ta kishin vra vehten çifutët nëpër kampe.

    1. sorge says:

      Bardhi:
      -Ti nuk e vret veten nga ushqimi ,se ta sigurojne GRUAJA DHE VAJZA,QE KE PROSTITUTE!!!

  2. mergimtari says:

    I nderuar gazetar populli yne thote: I mbyturi te mbyt, ky eshte kryeministri kriminel dhe pa shpirt me gjithe banden e tij vandale e anti-njerezore ,zullumet e kesaj mostre te ashtuquajtur politikan Berisha kete bulmet ka dhene e do japi deri sa te mbylle syte njehere e pergjithmone, ajo dite mos qofte e larget .Paris

  3. Agimi, says:

    I nderuar Perparim Halimi,

    Ju lexova me vemendje dhe pyetjes tende kryesore :

    “Ky kryeministri ynë është i lajthitur që po na gropos përherë e më thellë në humnerë, apo është “kopil” që tall ditë e natë “menderen” me këtë popull?!”

    Une i pergjigjem qe, : Ai ,Kryemistri yne zoti Sali Berisha qe po na gropos perhere e me thelle ne humnere, nuk eshte “kopil” por Ai eshte qelbi i qelbit shqiptar dhe psikollog i mjaftueshem (bravo i qofte )qe te kuptoje se ne shqiptaret jemi popull “kopil”..dhe fene po na i lun..bravo i qofte.

  4. Pavaresia says:

    Sh. Bardhi! Ja, keshtu te don PARTIA, ushtar besnik te sajin dhe te komandantit! Sepse, Ti, edhe me sy te mbyllur, e gjene armikun!Bravo!

  5. valter says:

    Fiks fare Perparim, mjere shqiptaret

  6. artan says:

    hajde dallavere hajde

  7. genti says:

    artikull domethenes

  8. Nensi says:

    E fraft zoti qeverin Berisha e la popullin pa bukë pa shpresë.Kemi qënë më të qetë kohën e babai tuj Enverit.

  9. timo says:

    Përse mos tallet Saliu kur vetë populli e pranon talljen e tij?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje