Një britanike që ishte me pushime në Afrikën e Jugut përdori trurin për të shpëtuar nga sulmi i gepardëve. Ajo bëri sikur ishte e vdekur që të shpëtonte nga kafshët.
Violet D’Mello u përplas përtokë nga felinët e fuqishëm pasi kishte hyrë në një park të jetës së egër, ku turistët ftohen për tu bërë miq me kafshët.
Kafshët e fuqishme e shtrinë përtokë dhe e kafshuan në kokë, stomak dhe këmbë.
Një roje i parkut arriti që të largonte kafshët me shumë vështirësi, por ato u afruan sërish. Atëherë vizitorët që ishin aty u bashkuan për të shpëtuar gruan.
Ndërkohë i shoqi ishte jashtë rrethimit dhe… bëri këto foto.
Mjekët thanë se gruaja për pak mund të kishte humbur një sy.
Burri ka thene me vete “Do zoti e hane qe te shpetoj”.
he pra, sa me cuditi kjo fjalia e fundit: i shoqi jashte bente foto. Ndoshta e shoqja ka qene e siguruar, dhe ka ferkuar duart i shoqi, po merrte ndonje pare te mire. Bote e felliqur
hahahaha sa kam qesh se ate mendova dhe une kur lexova fjaline e fundit per burrin “fotograf”. Sdo me kishte dale shpirti pa e shty burrin aty brenda para se te ikja qe aty!!
Bravu i shoqi ! Tamam burre zakoni lol
Ky e beri si nje barsolete ku nje te pasuri i kishin rmebyer gruan hajdutet dhe e marin ne tel e i thone :-Gruan e kemi rmebyer ne ,po e do gruan prape duhet te na dergosh 10 milion dolare
I pasuri u pergjigj :Po ju jap 10 milion dollare, por me kusht , ta mbani aty …