Tensioni në Preshevë, presidenti: “Asnjë skenar nuk tremb shqiptarët”. PS: “Mbështesim faktorin shqiptar”

5 Maj 2012, 20:05Politika TEMA

Për ngjarjet e fundit në Preshevë ka reaguar edhe presidenti Bamir Topi. Në njoftimin e presidencës, thuhet se Topi “dënon me vendosmëri këto skenare ogurzinj të forcave ultranacionaliste serbe për të krijuar terror dhe frikë ndaj popullsisë shqiptare. Këto veprime të paramenduara që shkelin standardet demokratike dhe personalitetin e palëkundur të popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës, synojnë të destabilizojnë paqen dhe sigurinë e popujve të rajonit tonë.”

“Presidenti i Republikës thekson se, tashmë në Evropën demokratike asnjë skenar i forcave ultranacionaliste dhe shoviniste serbe dhe i kujtdo qoftë nuk mund të trembë shqiptarët, t’i terrorizojë ata dhe t’i largojë nga të drejtat e tyre legjitime për të jetuar të barabartë e në paqe në trojet e tyre amtare,” vijon njoftimi.

Pak më herët për këtë çështje kishte reaguar edhe Partia Socialiste.

“Partia Socialiste bën thirrje për uljen e tensioneve ndëretnike dhe paralajmëron për rrezikun që vjen nga rikthimi i retorikës e praktikave të pak viteve më parë, të cilat dëmtojnë rëndë harmoninë ndëretnike dhe pengojnë bashkëpunimin rajonal, si një element i rëndësishëm edhe për proceset integruese euro-atlantike të rajonit. Partia Socialiste shpreh mbështetjen e saj të plotë për faktorin politik shqiptar në përpjekjet e tij për përballimin me maturi e pjekuri të provokimeve dhe të tentativave për zbrazjen e Luginës së Preshevës nga shqiptarët,” thuhet në njoftimin e PS.

9 komente në “Tensioni në Preshevë, presidenti: “Asnjë skenar nuk tremb shqiptarët”. PS: “Mbështesim faktorin shqiptar””

  1. aqif pallaska says:

    O Bame skedina po dil vete ne shtyp e fol leri flete rrufete, thuaje hapur qe siberianet e kaukazit po e kruajne si shume kohet e fundit

    Nuk ka thene kot i madhi KADARE qe serbet duhet riedukuar si popull, por ujku nuk zbutet.

  2. raimondi says:

    Mire flet presidneti , por Shqiperia duhet te armatoset , se fjalet kane me teper efekt kur ke edhe nje fare suthrie te armatosur, jo te jesh me pushke druri sic jemi ne

  3. Bajram Doka says:

    Ngjarjet efundit ne Presheve nuk jane gje tjeter veçse maja e aisbergut te “Nacertanies ” Serbe.Skalioni i pare i Rusise , Serbia, kerkon me çdo kusht te trondise gjitha arritjet paqesore qe jane paguar me gjakun dhe trojet e Shqiptareve.
    Ka ardhur koha qe Europa ne veçanti dhe gjithe Perendimi, duhet te mos e perkedhele më “Rusine” e Ballkanit, Kancerin e Ballkanit-Serbine qe jeton vetem duke gjakosur, djegur dhe shkaterruar çdo gje qe s’eshte Serbe , çdo gje qe s’eshte ertodokse.
    Nje dite do te jete shume vone per te reaguar, kur kjo aleance ti kundervihet gjithe forcave progresive dhe te kercenoje dhe vete ekzistencen e vete Europes,prandaj Europa duhet te nderhyje tju jepen fund masakrave Serbo-Maqedone kunder Shqiptarevedhe etnive tjera qe duan te jetojne ne paqe, ne ate pjese te Europes.Europa nuk mund te jete e shendoshe kur ne trupin e saj zhvillohen pa u trazuar qelizat kanceroze Sllave-Maqedone dhe nuk eshte çudi qe trupi i shendoshe i saj te kerkoje nderhyrje te shpejte, qe do te rezultoje shume e vonuar per amputation, dhe dhimbja do te jete e padurueshme dhe e pakorrigjueshme. Mos e lejoni me qe gjaku dhe vuajtjet e Shqiptareve te kenaqin shovinizmin dhe reaksionin Sllav ne Ballkan. Pranimi i Serbise si kandidate per ne Europene bashkuar kur ajo shkel per dite te drejtat e njeriut ishte nje lapsus i pa falshem i politikes te papergjegjeshme te saj,ishte nje veprim , pasojat e te cilit Europa do ti paguaj me vone , e per keto gabime, me pas per te bere rregullimet e duhura therresin per ndihme forcat progresive dhe SH B A-ne .

  4. Treviso says:

    Populli Shqiptar e din mire se kush jane serbet se e kemi ne krye te qeverise. Kush i ka besuar serbeve qe ti besojne kryeministrit shqiptar.
    Ka shum vite qe po punon qe te arrije ne ate pike qe e ka ngarkuar serbia
    dhe ja arriti me ne fund dhe tani na del kundra dhunes.Kush i han kteto?Vetem ato injorante qe te vijne pas per interesa mafjose.

  5. nje Kosovar says:

    o socialiste a e shihni se Rama nuk po ju perfaqeson, e ka kap halli per Shqiptaret e Presheves kur juve po ju vret Berisha ne shtepi, ju vrau kater si minjte, askush su prek qe ju vrau, kauza u harrua, phu cfare perbuzje per ju socialistet

  6. CIU-CIU-CRRRRRRRR says:

    DFERISA SALIU I SHAN SEBET SI FALLANGA SERBE PRIMITIVE REAGIMI I SOCIALKOMUNISTAVE ESHTE AC I BUTE SA U MUNGON FJALA VELLEZERIT SERB CE NUK U THONE NDERSA RAME PSIKOPATI SI GJITHMON HESHTE

  7. besa says:

    nje skjarim per pallasken,presidenti topi dhe jo bamka,po te kesh respektper figuren epresidentiit,nuk mud te flase ne medjat se jane te zena me salukun se ky ka qef me e pa vehten ne tv per nate,por z.bamir e din shume mire detyren e vet respekte SHQIPERIA ESHTE ANETARE NE NATO.

  8. E Verteta says:

    E ore e, pirdhni pirdhni qe cfryheni, se ju ben mire. Pa u bere shtet Shqiperia keshtu kane per te vazhduar gjerat dhe po doni qe ta dini, Shqiperia nuk behet kurre me ba….stardet e Turqise, ku ben pjese edhe Topi por edhe keta qe kane arrestuar serbet.

  9. Alfons Hasko says:

    poshte partite politike ne shqiperi dhe maqedoni qe bejne ham-ham me njeri tjetrin dhe sala e nano qe e kane shitur te serbi dhe greku per interesa private shqiperine.Turp qe lusin boten dhe nuk bejne note proteste dhe te bejne c’te munden po i len banoret e zonave si ne kosove dhe ne maqedoni ti trembin fara e keqe.cohuni shqipetar dhe bashkohuni se politikanet tane jane tradhetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje