Tifozët e Juventusit janë gati të “pushtojnë” Triesten, ku nesër në mbrëmje luhet Kaljari-Juventus, ndeshje që mund të sjellë titullin kampion për bardhezinjtë, në varësi të rezultatit të derbit mes Interit dhe Milanit.
Sipas sportmediaset, më shumë se 30 mijë tifozë bardhezinj do të mësyjnë Triesten. Stadiumi, që mban 28 mijë persona, nuk ka asnjë vend të lirë, ndërkohë që tifozët e tjerë, në rast se Milani nuk fiton me Interin dhe Juventusi fiton me Kaljarin, janë gati të nisin festën në Trieste, ku dhe do të luhet ndeshja.
Përveç tifozëve italianë,Triestedo të mësyhet edhe nga grupe tifozësh nga vende të tjera, si Kroacia, Sllovenia, Zvicra dhe Belgjika.
Tashmë festa është gati. Ajo që mbetet, është fitorja e ekipit në fushë, ndërsa shpresohet që minimumi Interi të mbajë një barazim ndaj Milanit. Në të kundër, juventinët shpresojnë që ta festojnë titullin ndeshjen e fundit ndaj Atalantës, që do të luhet në Torino.
nuk do men kjo pune,,ARUSHA u kthy ne identitet.Le te qajne morrat tashi
urime
http://www.freealbania.blogspot.com
EKIPI ME I MADH NE BOTE PER FURNIZIMIN E KOMBETARES ITALIANE ME 26 LOJTARE PER 4 HERE QE FITOI ITALIA SI KAMPIONE BOTE ,REKORD QE DO TE REZISTOJE TE PAKTEN I PA THYER EDHE PER 20 VJET TE TJERA !!!