Në Itali prej disa kohësh është hapur një debat mbi praninë e mundshme të homoseksualëve mes futbollistëve. Debati është hapur pas deklaratës së trajnerit të kombëtares italiane, Çezare Prandeli, që ka thënë se futbollistët gay duhet të dalin hapur.
Por, nuk mendon kështu ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi, sipas të cilit, Prandeli ka thënë një budallallëk. Ai është shprehur se nuk ka futbollistë homoseksualë.
“Prandeli do të bënte mirë të heshte, pasi kjo nuk ka lidhje me futbollin. Gay-t në futboll nuk ekzistojnë. Nëse do të kasha zbuluar një futbollist gay kur isha drejtues, do e kasha shitur menjëherë”, ka thënë Moxhi.
Edhe sulmuesi Antonio Di Natale, u shpreh pak ditë më parë, se kjo temë nuk duhet hapur, pasi do të ishte e sikletshme që futbollistët të ndajnë dhomat e zhveshjes apo dushet, me një gay.
Ne pergjithesi nuk mund te kete gay ne fushen e sportit,sidomos ne ato ku kerkohet force e rezistence, se dihet gayt jane me hormone femerore dhe te pa afte te mbajne ngarkesa te renda fizike,
Domethënë që ata që paske shitur deri tani paskan qënë të tillë?