Moxhi: Yllin e tretë t’ia ngulim në ballë Moratit!

10 Maj 2012, 10:40Sport TEMA

“Ylli i tretë? Po të ishte për mua, do t’ia vendosja në kokë Moratit. Do ia gozhdoja në ballë”. Këto janë fjalët e  Luçiano Moxhit, ish-drejtor i përgjithshëm i Juventus në një intervistë për “Radio 24”.

Më pas, ai ka folur edhe kundër prezantuesit Fiorelo, një tifoz i njohur i Inter, i cili i ka bërë thirrje publike Andrea Anjelit të mos vazhdojë me iniciativën e tij për 30 titujt. “Fiorelos, që është një ultras interist simpatik, i kthehet përgjigje më vetëm një gjë: të rilexojë atë që ka thënë Palaci (Prokurori i FIGC), i cili praktikisht ka dhënë një vendim mbi Interin, fajtor për parregullsi sportive”.

“Inter ishte ajo që tha se Faketi ishte një shenjt, pastaj në procesin mbi përgjimet, e shkarkoi duke thënë se ka bërë gjithçka vetëm, vetëm që të mos paguante. Ky është Interi i Moratit, që me kompaninë “Telecom” ka marrë në qafë shumë njerëz”.

Moxhi më pas ka pranuar se flet shumë shpesh me Andrea Anjelin. “Sigurisht që flas me të, kemi komunikuar edhe pas fitores ë titullit. Sigurisht që duhet të vendosë yllin tretë. Pastaj ai detyrën e drejtuesit e ka mësar nga unë dhe Xhiraudo, kemi qenë mësuesit e tij”, përfundoi ish-drejtuesi i Juves.

6 komente në “Moxhi: Yllin e tretë t’ia ngulim në ballë Moratit!”

  1. fule says:

    Gjithmon respekte per Moxhin. Juventus me lojtare te tille qe ky grumbulloi s’ka per tu ndertuar ndonjehere. Ajo skuader ishte si tank, mund te konkurronte pa problem me Barcelonen Realin dhe Bayernin e sotem.

    1. aldo says:

      Juve e atyre viteve:2003-2005
      Buffon
      Zambrotta Thuram Cannavaro Birindelli
      (Pessoto)
      Emerson Viera Camoranesi

      Nedved

      Ibrahimovic Del Piero
      (Trezeguet)
      ————————————————————————
      Milani i atyre viteve:2003-2005

      Dida

      Cafu Nesta Jaap Stam Maldini
      (Kaladze) (Serginho)

      Gattuso Pirlo Seedorf

      Kaka
      (Rui Costa)

      Shevcenko Inzaghi
      (Jon Dahl Tommason)
      ———————————————————————–
      Siç e sheh edhe ne ate kohe kishte ekip,qe konkurronte pa problem me Juven,edhe pse Juvja merrte kampionatet,dhe e dime mire se si i merrte,Milani i atyre viteve dilte çdo dy vjet ne finale te Champions League,dhe tregonte forcen ne Europe,ku nuk arbitrojne,arbitra italiane.

      1. gallata says:

        Beje tamam ,rreshto dhe Interin e asaj kohe e gjerat jane te qarta vete per ata qe marin vesh nga futbolli.

      2. beni i vogel says:

        e vertete or tejna! Juve asht si Berisha! na jena te forte vete,por se vjedhim nga pak,per te miren e popullit e bajme or tej!
        a te kujtohet penalltia ne favor te juves kunder parmes,kur kovacevic,sulmuesi i juves,i merren kembet dhe bie pertoke,dhe mbrojtesit kundershtare me te afert ishin te pakten 5 metra larg,por albitri i jep penalltine dhe Juve fiton kampionatin?!! gjana te vogla or tejna,per mos me fol per skedat sviceriane! po ndoshta dhe ketu dora e Moratit duhet te jete!!!!
        sivjet Juve e fitoi me merite kampionatin,pa asnje humbje dhe i meriton komplimentat,por po te doni,pse nuk na nxirrni lojtaret qe ka juve,inter,milan,udinese,etj,sivjet?mendoni qe gjithcka ka shkuar ne baze te vleres se lojtareve?! natyrisht qe jo,Milani ishte me i forte sivjet,por titullin po e fiton Juve,dhe kaq mjafton.Mos u merrni me tifozllek te semure,por shihni realitetin.Te isha me Juven,do te flisja per te sotmen,por jo per mafjen Moggi. Eshte njesoj sikur ndonje tifoz i Shkumbinit,te krenohet me Dashnor Sulen!

  2. test says:

    Moxhi bla bla bla…dhe sa vite duhet te qendrosh jashte fushe…
    po ke dhe nja 5 vite…beji ato te shkretat pastaj hajde folim…
    po te ishe i pafajshem nuk te denonte njeri …
    sipas teje qenka krim te pergjosh kriminelin e futbollit…
    te pakten ne Itali ka drejtesi tamam dhe sa krahu e ke ngrene Moxhi me shoke…

  3. Asgaard says:

    Po na ben te qeshim o fule. Edhe Barca ka lojtare qe as krahasohen me njeri por si Interi, si Reali e mundon me lojtare qe nuk mund te krahasohen me ata. Argumenti se Juventusi do fitonte gjithsesi vec tregon arrogancen dhe kujtesen e shkurter te disave qe luteshin mos perfundonin ne C, po si ka ardhur kjo bote, asgje nuk na ben cudi ne jete reale e politike, jo me ne teatrin qe dikur quhej futboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje