Robin Van Persi, pavarësisht zërave për largimin e tij nga Arsenali, duket se ka ndërmend që të rinovojë kontratën me ekipin e drejtuar nga Arsen Venger. Sipas mediave britanike, Van Persi mund të vendosë të largohet nga Londra, vetëm nëse i vjen një ofertë nga Real Madrid oseBarcelona.
Sipas Mirror, Van Persi do të përfitojë 5 milionë sterlina në vit nga kontrata e re në Arsenalin, ndërkohë që duket se ka refuzuar një ofertë të çmendur të Sitit. Klubi i pasur i sheikëve ishte gati që t’i jepte atij plot 16 milionë euro në sezon.
Van Persi ndërkohë kërkohej edhe nga Juventusi, por sulmuesi holandez nuk e ka me sy të mirë futbollin italian, për shkak të lojës mbrojtëse. Për këtë arsye, nëse ai do të largohet nga Arsenali, nuk do ta bëjë për asnjë ekip tjetër, përveçse për Realin ose Barcelonën. Megjithatë, në ditët në vijim pritet të zhihet se çfarë do të vendosë përfundimisht 29-vjeçari.
Bravo! Jo cdo gje blihet me para!