Pas viteve të tëra kuqezi, Xhenaro Gatuzo ka befasuar, duke i dhënë lamtumirën Milanit. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme, pas një takimi me administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galiani.
Milani kërkonte që ta mbantë ende Gatuzon, por ky i fundit ka vendosur të largohet, duke thënë se dëshiron të rikthehet pas një viti, për të bërë pjesë në stafin teknik.
“Tashmë tek Milani nuk ka më vend për mua, kështu që po largohem për t’u hapur rrugën të tjerëve. Shpresoj të rikthehem vitin tjetër”, ka thënë Gatuzo.
Në të njëjtën ditë, edhe Pipo Inzagi, me anë të një letre në faqen zyrtare të Milanit, ka bërë të ditur largimin nga kuqezinjtë, duke falenderuar klubin dhe tifozët.
Lamtumira e papritur e Gatuzos e çon në katër numrin e futbollistëve që i kanë dhënë lamtumirën kuqezinjve këtë vit, duke përfshirë Nestën, Inzagin dhe me shumë mundësi Sedorfin, që nuk është shprehur ende.
Me këto largime, duke përfshirë edhe atë të Pirlos një vit më parë, merr fund një epokë e artë për Milanin, pasi këta lojtarë ishin baza e sukseseve të shumta të kuqezinjve, sidomos në europë.
E po shyqyr qe iket vete,keni filluar qe te beheni te bezdiszhem,lojtare te medhenj por zgjatja e kontrates pertej mundesive ju zhvlefteson syte e tifozeve( si puna e Maldinit).Duhet te largoheni me perpara dhe me me dinjitet nga futbolli,qe fansat tiu mbajne mend per vitet e bukura tuaja.Po ky Galiani donte ti mbante edhe 1 vit?!,Pse?.Sepse nuk do te shpenzoje lek per blerje.Une mendoj qe Berluskoni(pas 16 viteve dhe duke fituar pothuajse gjithcka me Milanin),duhet ta shese,sepse mendoj nuk ka me motiv per ta mbajtur.
Futja [email protected]@@@@@@@ e vertete se Ibrahimoc eshte antipatik, por ai ka sjelle 2 shqiptare ne Itali njeri tek Palermo tjetri tek Verona me duket, dhe ka deklaruar qe ne Suedi ka shume kosovare te talentuar qe mund te luajne ne serine A
Dy legjenda tek Milani…te medhenj jane te dy..Gatuzo nje milanist i lindur, po keshtu dhe Pippo, do te na mungoje shume kjo dyshe, po keshtu Sedorf dhe Nesta…futbolliste te kalibrit boteror..NEsta nje futbollist perfekt, i sjellshem..Gatuzo mendoj qe mund te luante edhe 1 ose 2 vjet me milanin ne nivele te mira…
Latif,,,!!!,qe ishin legjenda dakort,edhe 1 vit tjeter Gatuzos??.Te 4 duhet te kishin ikur te pakten 1 vit para.Milani per memdimin tim ka vetem 4-5 lojtare qe e meritojne te luajne me ate fanelle:Ibra,T.Silva,Boateng,Norcerino,(Pato &Robinjo me???),te tjeret duhet te gjejne ekipet te tjera ku ju takon.
Gattuso dhe Inzaghi bashke me Nesten dhe Clarence Seedorf,largohen nje pjese e historise se lavdishme tek Milani,dy Champions League,dy Superkupa Europiane,1 kupe Interkontinentale,dy kampionate,1 kupe Italie,dy Superkupa Italie,do te na mungojne shume,keta futbolliste qe kane bere jo vetem historine e Milanit por edhe te futbollit boteror.
dakord, dakord por Gatuzo ka shpirt gare, grinte, ka inat…i duhet nje lojtar i till milanit..Ai pordhaci Casano, s’ma mbush mendjen..