Andrea Pirlo ka qenë protagonist i një interviste interesante të lëshuar për “Gazzetta Dello Sport”. Organizatori ka qenë protagonist absolut i fitores së titullit kampion nga skuadra e Juventus, ndërsa për herë të parë ka treguar arsyet reale të largimit të tij nga Milani.
“Kur u ulëm të flitnim për rinovimin, më propozuan një kontratë njëvjeçare, ndërsa unë kërkoja një kontratë për tre vjet meqë isha më i ri se futbollistët e tjerë të cilëve u përfundonte kontrata. Por arsyeja e vërtetë e largimit tim ishte një tjetër: Alegri dëshironte të vendoste para mbrojtjes Van Bomel ose Ambrosinin dhe unë do të detyrohesha të ndryshoja rol. Atëherë u thashë “jo faleminderit” dhe zgjodha Juventusin që më ofronte motivime të rëndësishme”.
“Dua ta përsëris që nuk ka qenë një zgjedhje ekonomike. Milani vendosi që nuk i shërbeja më. E kuptova menjëherë gjatë asaj mbledhje. Alegri preferonte lojtarë të tjerë në rolin tim. A janë penduar që nuk më mbajtën? Nuk e di. Por gjatë sezonit shumë ish-shokë të skuadrës më kanë thënë që e ndjenin mungesën time. Unë për vete jam i lumtur, pas kam fituar”.
Më pas Pirlo ka folur edhe për Antonio Konte, duke e cilësuar atë një trajner të madh, edhe më të mirë se Ançeloti dhe Lipi, dy trajnerë me të cilët ka fituar gjithçka në karrierën e tij.
“Ai është një trajner i shkëlqyer, mua më kanë drejtuar shumë trajnerë, por asnjë kaq i kujdesshëm në punë dhe i aftë për të shpjeguar gjërat. Nga ana taktike dhe didaktike është edhe më i mirë se Ançeloti dhe Lipi, të cilët kanë shumë cilësi. Përgatit në mënyrë të shkëlqyer ndeshjet, studiojmë kundërshtarët 3-4 herë në javë dhe kur zbresim në fushë, vështirë se ka ndonjë gjë që na çudit prej tyre. Konte është një talent i pankinës”, tregoi mesfushori i Juventusit.
Ore po cfare behet.Te gjithe keta, me Pirlo e Seedorf e te tjere qe ju ka ardhur ngordhja, ja hedhin fajin nje xhentelmeni si Alegri.Legena ka gjitheandej ne bote..
drejtori teknik i Milanit….skandal komplet…
bleu Ibra, Muntari, Van Bommel, dhe ca funderrina te tjera…
nderkohe hoqi Seedorf, Pirlo , Gattuso :)…
kaq dhe mendo se ca kane bere…
dhe Maldinin e fershellyen ne ndeshjen e lamtumires…ja Shoqeria e Milanit…
nga nje Interist…
Nje Interist smund te flasi ndryshe per Milanin emadh…..