Barça, akord me Garet Beil. 40 milionë euro për blerjen e tij

11 Maj 2012, 10:40Sport TEMA

Një futbollist i krahut të majtë është prioritet i Barcelonës për sezonin 2012-13 dhe emri që është përmendur më shumë në muajt e fundit është ai i Garet Beil, me të cilin me sa duket katalanasit kanë gjetur një akord paraprak.

Futbollisti i Totenhem ka qenë nën vëzhgimin e Çelsit dhe Mançester Sitit por thirrja e katalanasve ka qenë shumë më e fortë. Sipas programit “Futboleros” të “MARCA TV”, Barcelona ka arritur një akord me Beil për blerjen e tij që do të kushtojë 40 milionë euro.

Futbollistit i është vënë para një kontratë 5 vjeçare me një rrogë bazë prej 5 milion eurosh në sezon. Dëshira e lojtarit për t’u transferuar do të jetë përcaktuese në marrëveshje dhe kjo është arsyeja pse katalanasit janë të sigurt se ai do të arrijë të bindë klubin anglez ta lërë të ikë.

Shuma e 40 milionë eurove për një mbrojtës krahu të majtë, tashmë të transformuar në një mesfushor, do të ishte një rekord për futbollin evropian dhe kjo do ta shtynte Totenhem të pranonte këtë ofertë që i krijon mundësinë të bëjë investime të rëndësishme për sezonin e ardhshëm.

3 komente në “Barça, akord me Garet Beil. 40 milionë euro për blerjen e tij”

  1. england says:

    Me gjithe respektin qe kam per djaloshin 22 vjecar nga Cardiffi Walesit
    dhe per cka ai ka treguar keto dy vitet e fundit,vajtja ne Barcelone nuk do ishte nje opsion i mire per Gareth Bale,mendoj se stili i lojes se tij nuk pershtatet me taktikat qe perdor Barca,ky futbollist kerkon te kete hapesira ne fushe,nuk mund te luaj ne zona te ngushta sic bejne Mesi-Ksavi-Iniesta(nuk po them se keta bejne keq,perkundrazi)
    Do ishte nje deshtim sic i ndodhi dhe Ibres,pamvarsisht qe rolet i kane te ndryshem,Reali mund te ishte ekipi ideal per Bale…

  2. Guxhua says:

    Vilianova ka nxjere ne shitje: Fabregas,Sancez,Alvesh,Pedro,Keita,Afelai. Ka blere Bale dhe kuptohet do beje dhe 3-4 blerje cilesore. Ky informacion eshte i vertete. Nga keta une mendoj se vetem Alves i duhej Barces te tjeret jane lojtare qe nuk bejne diferencen. Keta kane perfituar fale talentit te Messit,Iniestes dhe Xavit. Keshtu i bie te argetohemi edhe me shume me superklubin. Reali do ta kete edhe me keq bilancin dhe golaverazhin.

  3. argenti says:

    Pedro,Keita e Afelai mund te jene ne shitje po jo Fabregas,Sances e Alvesh…ke informacion te gabuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje