Terri jashtë Anglisë për Euro 2012?

11 Maj 2012, 13:04Sport TEMA

Kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, ka treguar se nuk ka folur ende me trajnerin e ri të përfaqësueses angleze, Roi Hodgson rreth përfshirjes së tij në skuadrën për Euro 2012.

Hodgson deklaroi në konferencën e tij të parë për shtyp se trajneri i Anglisë do të fliste si me Terrin, ashtu edhe me Rio Ferdinand para se të zgjidhte përfundimisht 23 emrat që do të merrte me vete në turneun që zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni.

Më sa është mësuar nga mediat, Hodgson deri tani ka folur gjatë 48 orëve të fundit me Xho Hart, Uejn Runin dhe Stiven Xherard, ndërsa duket se ky i fundit do të jetë kapiteni i përfaqësueses gjatë aktivitetit ndërkombëtar.

“Nuk kam marrë ende një telefonatë prej trajnerit po tani po përqendrohem te Çelsi. Shpresoj të marr telefonatën dhe të jem pjesë e skuadrës, por kjo vlen për shumë prej nesh këtu në ekip. Unë do të jem gati sa herë që kombëtarja të ketë nevojë”, deklaroi Terri.

Pavarësisht akuzave kundër tij për abuzim racor ndaj Entoni Ferdinand, ajo që shqetëson më shumë është forma e Territ, i cili në ndeshjen e fundit kundër Liverpulit bëri gafa të njëpasnjëshme në fitoren 4-1 të ekipit kundërshtar.

Ndaj zgjedhja e Hodgson për ta lënë jashtë mund të ketë motive sportive, përveç atyre të ditura disiplinore që shkaktuan edhe largimin e Fabio Kapelos. /lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje