Gati ilaçi që do ju pengojë të deheni me alkool

14 Maj 2012, 12:37Lifestyle TEMA

Doktorët janë duke testuar një ilaç që do e pengojë alkoolin që të dehë njerëzit.

Kërkuesit besojnë se ilaçi Iomazenil, i marrë përpara pijes, mund të ulë efektet negative të alkoolit në tru.

Testimet në një simulator do të përcaktojnë nëse ilaçi i bën pijanecët më të sigurt në timon.

Rezultatet e një studimi pilot kanë zbuluar se ata që marrin Iomazenil përpara pijes, frenojnë më shpejt dhe nuk futen në korsitë e gabuara.

Por kërkuesit e Universitetit të Jelit në SHBA nuk duan të krijojnë një ilaç që thjesht do u mundësojë njerëzve të pinë sa më shumë. Ata thonë se qëllimi është të shpëtojnë jetë njerëzish. Ndërkohë ilaçi do reduktojë edhe dëmin në mëlçi dhe organe të tjera.

2 komente në “Gati ilaçi që do ju pengojë të deheni me alkool”

  1. Maja says:

    Atehere mund te bahet president Fatos Nano se tani eshte non stop tape :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/fatos-nano-president.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje