Kopertina provokuese për Obamën: I pari president gay

14 Maj 2012, 11:35Lifestyle TEMA
Kopertina provokuese për Obamën: I pari president gay

Revista e njohur “Newsweek” ka publikuar sot kopertinën e edicionit të radhës, ku shfaqet presidenti amerikan, me një aureolë ngjyrë ylberi, ndërkohë që poshtë lexohet “Presidenti i parë gay”.

Revista e lajmeve po përdor deklaratat e Obamës për të etiketuar presidentin e martuar dhe me dy fëmijë.

Kjo duket një mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe për të shtuar shitjet.

Aq më tepër që rivalja e tyre, revista Time, kishte së fundmi një kopertinë po ashtu shumë të debatueshme, ku dukej një nënë që ushqente me gji fëmijën e saj 3 vjeç.

Revista vlerëson se deklarimi i presidentit Obama pro martesave homoseksuale ka qenë i kalkuluar. Deklarata e tij ka gjetur kritika, por edhe lavdërime.

 

3 komente në “Kopertina provokuese për Obamën: I pari president gay”

  1. S B L says:

    Un kam avancue ma shum! Kam per te liberalizue martesat gay e ma gjan!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ne-pritje-me-padurim-per-pjesmarrjen-e.html

  2. Saligay says:

    Un kam avancue ma shum! Kam per te liberalizue martesat gay e ma gjan!Kam per te ba nji manifestim te shkelqyr me 17 maj!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ne-pritje-me-padurim-per-pjesmarrjen-e.html

  3. Artur Duka says:

    “I PARI PRESIDENT CIFUT”

    e quajten simbolikisht gazetat izraelite Obamen kur ai u zgjodh president.
    Te tjerat i kuptoni vete….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje