Një politikan nga Zimbabve ka thënë se gratë duhet të lahen më pak dhe duhet të rruajnë kokën në mënyrë që të jenë më pak atraktive për meshkujt. Sipas tij, në këtë mënyrë do ndalohet përhapja e AIDS-it.
Senatori Morgan Femai tha në një konferencë se ai beson se sëmundja vrasëse është përhapur për shkak se meshkujt e kanë shumë të vështirë që t’u rezistojnë femrave tërheqëse dhe të veshura mirë.
Ai tha se ligjet tani e tutje duhet të detyrojnë femrat që të mos jenë kaq tërheqëse, në mënyrë që të burrat të shpëtojnë prej tyre.
Politikani e bëri të ditur planin e tij edhe në parlament.
Zimbabve po vuan nga një krizë e thellë për shkak të përhapjes së gjerë të sëmundjes. Dyshohet se rreth 14 përqind e popullsisë e kanë këtë sëmundje.
Vjet një politikan i partisë në pushtet pati deklaruar se shkencëtarët duhet të shpikin një ilaç për të ndaluar meshkujt e martuar që të bëjnë seks me prostitutat. Ai po ashtu tha se në burg duhet të dërgohen lodra seksi që të burgosurit të mos angazhohen në akte homoseksuale që përhapin më shumë sëmundjen.