Scott Thompson, që ishte nën presion për të dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv të kompanisë Yahoo, është i sëmurë me kancer. Thompson ishte nën presion për të dhënë dorëheqje pasi në CV-në e tij kishte përfshirë një diplomë që nuk e kishte marrë në të vërtetë.
Wall Street Journal shkruan se Thompson u kishte treguar bordit drejtues të kompanisë për gjendjen e tij shëndetësore përpara se të largohej. Mësohet se ai ka kancer në tiroide.
Gazeta shkruan po ashtu se vendimi për të dhënë dorëheqjen është influencuar edhe nga diagnoza.
54 vjeçari Thomson në Silicon Valley me gruan, dy djemtë dhe një vajzë. Ai u punësua në janar si shef i Yahoo. Por u zbulua se ai nuk kishte një diplomë në shkenca kompjuterike, pavarësisht se e kishte të shënuar në CV një gjë të tillë.
nuk ka degjuar ky per universitetin e akredituar ne mbare boten, “Kristal”? ti dergojme nje nr. telefoni te tyre se ndoshta e ndihmojne ata!!
Po pse more koqe e ke humbur per nje diplome te “Kristalte”, me numer amze e me te gjitha letrat e tjera ne rregull; bile mund ta kishe marre pa ardhur fare ne Shqiperi. Ta dergonte Kristali diplomen si me “Western Uninon” njelloj sic dergohen leket per popullin e thjeshte qe nuk ka nje numer llogarie ne valute.