Themeluesi i Facebook heq dorë nga nënshtetësia amerikane

14 Maj 2012, 19:01Lifestyle TEMA

Bashkëthemeluesi i Facebook, Eduardo Saverin, deklaroi se heq dorë nga nënshtetësia amerikane. Lajmërimi i tij u bë pak përpara se kompania të lancohet në bursë.

Saverin, 30 vjeç, i lindur në Brazil, do të shmangë rreth 600 milion dollarë taksa kur të marrë pjesën e tij të aksioneve ditën e premte.

Sipas BBC, një zëdhënës ka deklaruar se zoti Saverin “e gjen më praktike të bëhet nënshtetas i Singaporit, për shkak se planifikon të jetojë aty për një kohë të pacaktuar”.

Saverin u arratis në vitin 1993 në Majemi, kur babai i tij e zbuloi emrin e të birit në një listë të grupeve kriminale që kishin ndërmend të bënin rrëmbime për gjoba.

Saverin ka 4 përqind të aksioneve në Facebook ose rreth 4 miliard dollarë.

Ai ka qenë personi që ka ndihmuar financiarisht Mark Zuckerberg në fillimet e Facebook.

2 komente në “Themeluesi i Facebook heq dorë nga nënshtetësia amerikane”

  1. Misiri says:

    shiko se c bene paraja
    disa se duan nenshtetesin
    disa e enderrojne per gjithe jeten
    http://www.freealbania.blogspot.com

  2. aleksandri i madh says:

    600 milione usd me shume me pasaporte te Singaporit. E per cfare i duhet pasaporta amerikane me 4.6 bilione usd ne banke?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje