Dhoma e Tregtisë e pranon: Janë riaktivizuar fajdet. Interesat deri në 20 përqind

17 Maj 2012, 10:01Politika TEMA

Në kushtet kur bankat kanë shtrënguar kreditë, bizneset në vend kanë gjetur një zgjidhje të shpejtë, por të kushtueshme dhe me pasoja të rënda, raporton Shqip. Fajdet, fenomeni që rrezikoi një komb në vitin 1997, po rikthehen frikshëm 15 vjet më pas, kur ekonomia sipas kryeministrit po lulëzon madje tri herë më shumë se vendet e rajonit.

Firma të ndryshme dhe sipërmarrës me peshë janë përfshirë në këtë mënyrë huamarrje. Sipas Shqip, interesat arrijnë deri në 20 përqind. Ndërkohë edhe Dhoma e Tregtisë e Tiranës e pranon një fakt të tillë.

“Është e natyrshme kur shteti u ka borxhe, biznesi gjen një zgjidhje të mesme. I drejtohet dikujt për të marrë hua kundrejt interesit,” thotë Nikolin Jaka, drejtues i Dhomës së Tregtisë.

Nuk dihet ende sa është shuma pasi nuk raportohet, por Jaka thotë se i duhet dhënë fund këtij fenomeni para se të përhapet me të madhe.

Të parët për marrje borxh janë kompanitë e ndërtimit dhe më pas vijnë ato të hidrokarbureve. Qeveria u ka atyre një borxh deri në 12 miliard lekë. Për këtë arsye ato janë duke u zhytur në borxhe të rrezikshme.

Ndërkohë kreditë e këqija në vend kanë kapërcyer nivelin e 20 përqind, duke kapur shifrën rekord të 1 miliard dollarë.

 

2 komente në “Dhoma e Tregtisë e pranon: Janë riaktivizuar fajdet. Interesat deri në 20 përqind”

  1. ina says:

    borxhe te rrezikshme ah? a mos jane borxhet e rrezikshme huamarrje nen dore tek kokat e aktiviteteve kriminale (droge, prostitucion, trafikim etj)…

    Nuk eshte se ka ndonje gje te re ketu se zhvillimi kapitalist i ka patur gjithmone keto: vendos pasuri duke vrare e vjedhur dhe pastaj e pastron me huadhenie tek bizneset “e ndershme”. me pas qeveria, i fut nje amnisti dhe te gjithe jemi te lumtur. ata qe kane bere pare duke perdorur skemen e trashegojne pasurine nga nje brez ne tjetrin dhe pasardhesit e tyre do luftojne per ligjin e pronave si ligj i shenjte… sistem i ndyre qe duhet zhduk me rrenje e me dege…

  2. Shqiptari says:

    interesat deri ne 20% ???!!! Po aq i kane edhe bankat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje