Partia Socialiste organizoi një tryezë për shëndetësinë në Vlorë, ku i pranishëm ishte kryetari Edi Rama, që deklaroi se PS do themelojë shërbimin kombëtar shëndetësor.
“Ne do të themelojmë shërbimin kombëtar shëndetësor, një strukturë e re që do të bëj të mundur transformimin e sistemit shëndetësor. Sot kemi një shërbim shëndetësor të degraduar që ka cenuar rëndë dinjitetin e atyre që punojnë në këtë shërbim, dinjitetin profesional njerëz dhe dinjitetin shoqëror të vendit. Duke e transformuar tërësisht sistemin shëndetësor, njerëzit do të shërbehen denjësisht.”
“Qëllimi ynë është që në fund të kësaj rruge dhe përpara zgjedhjeve të ardhshme ne të kemi një plan shumë të detajuar për të gjitha fushat që mbulon program qeverisës. Dhe të jemi në gjendje tu themi njerëzve ekzaktësisht se cili është plani ynë, ku do të ndërhyjmë, si do të ndërhyjmë dhe në sa kohë ne presim rezultatet e para nga ndërhyrja jonë në çdo sektor”.
Kjo tryezë në Vlorë u shtrua në formën e një bashkëbisedimi me pyetje e përgjigje lidhur me atë se çka është parashikuar në draft programin e PS dhe çfarë duhet përmirësuar më tej.
“Jam i bindur që katër vjet të një mandati qeverisës janë të pamjaftueshëm për të transformuar rrënjësisht nga pikëpamja e funksionimit në çdo pjesë të vetën shërbimit shëndetësor shqiptar. Por jam i bindur njëkohësisht që katër vjet janë plotësisht të mjaftueshëm për të parë frytet e para të këtij transformimi. Është e sigurt që kështu nuk vazhdohet më. Është e sigurt që ky sistem shëndetësor që kemi sot sjell vetëm degradim dhe demoralizim të vazhdueshëm, rrënim të mëtejshëm. Ashtu sikundër jam i bindur që politika që kemi zgjedhur, e cila është një politikë radikale në raport me situatën e sotme, është një terapi shumë e fortë, por pa dyshim e suksesshme për të ndërhyrë dhe për ta operuar gjithë sistemin duke bërë të mundur që ai të ngrihet në këmbë dhe të jetë në gjendje tu shërbej denjësisht qytetarëve”.
Rama tha se ndryshimi është shumë i dukshëm mes asaj çka ofron qeverisja aktuale ku çdo shërbim shëndetësor jepet sipas mundësisë për të paguar, dhe asaj që ofrojnë socialistët me Rilindjen Shqiptare që është “secili sipas mundësive dhe shteti në shërbim të të gjithëve”.
Une kisha keto gjera :
– Jam i majte, por kam shume rezerva ne lidhje me euforine e Rames.
– Kam 20 vjet ne Zvicer dhe di qe, cdo vit behen ne publik diskutime te medha ne lidhje me faktin se :
a.- Mjekesia ka hecuar shuem parpara dhe eshte bere shume e shtrenjte jo vetem per ilacet por edhe per paisjet mjekesore.
b.- Eshte fakt se jeta mesatare e njerezve, per fat te mire, po rritet gje qe, nga ana tjeter do te thote se, do rriten shume edhe shpenzimet per mjekesi.
c.- Nga sa me siper del se, jane rritur shume edhe shpenzimet mjekesore.
– Ju e dini se, edhe Amerika ka akoma probleme te medha ne lidhje me krijimin e nje sistemi shendetesor te drejte. Ne fakt Obama beri perpjekje te medha per vendosjen e nje sistemi shendetesor te drejte ne Amerike, por ai pati probleme per financimin e ketij sistemi dhe nga republikanet u detyrua qe te mos zbatoje 100% projektin e tija.
– Di qe, ne vendet e Europes krijimi i nje sistemi mjekesor me njerezor eshte nje nga arritjet madheshtore te shoqerise perendimore demokratike. Problem eshte se, kjo gje i ben indirekt mallrat qe prodhohen ne Europe me pak konkuruese dhe industria financjare po ben presjon te madh qe, nen pretekstin e shpenzimeve te medha, te krijoje nje mjekesi me dy klasa.Ne fakt ne Zvicer ti mund te besh sigurim mjekesor privat ( paguan me shume) , gjysem privat dhe te pergjithshem ku paguan me pak. Une per shembull e kam te pergjithshem dhe ne se semurem me futin ne nje salle me me shume se dy paciente, ndersa ai qe ben sigurimin privat futet ne nje dhome pa asnjeri tjeter. Problem eshte financimi i nje sistemi mjekesor dhe kjo nuk eshte e lehte.
– Me pelqeu fakti qe, Rama tha se, kjo gje do me shume kohe se kater vjet.Une di qe ne Zvicer financimi i sistemit shendetesor ka shume probleme dhe diskutime te perviteshme. Pra nuk eshte aq thjeshte dhe do ti lutesha Rames qe, te kete kujdes ne premtimet qe ben. Kjo sidomos per faktin se, ne cfare gjendje i kemi spitalet tona. Shifni ju lutem nje dhome te nje spitali aktual shqiptar :
http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/05/spital.jpg
Ju lutem te me kuproni drejt, une i uroj Rames dhe popullit tone qe te realizohen premtimet e Rames sa me pare dhe sa me mire.
plaku, koment per tu patur respekt.
Edhe une kisha ndermend te shkruaja dicka per Rilindjen ne shendetesi te Rames, por terhiqem ne momentin e fundit.
Shendetsia eshte nje problem ne tere boten. Nuk besoj qe Rama do te bej ndonje gje te madhe.
Sic e thua ti mjekesia ka ecur teper perpara, ndersa ne Shqiperi ka mbetur si ne mesjete. Mjeket dale nga nje fakultet ku studiohet me librat e Enver Hoxhes, aparaturat qe nuk dine ti perdorin dhe plot mangesi ne interpretimet e pamjeve sonografike ndoshta dhe te EKG-ve etj.
Por ketu problemi qendron tek reformimi i sistemit.
Nje pyetje kam per Ramen: Ne bote ka tre sisteme, 1. ai amerikan (komplet privat), ai gjerman (me principe solidariteti, por edhe ky po amerikanizohet) dhe ai britanik (komplet shteteror).
Pyetja eshte: Cilin sistem do te perqafoje Rama?
Sistem te katert, sistem te Rilindjes nuk ka.
Pershendetje.
plaku, sot kemi finalen. Ke ndonje parashikim? Ti je celsian kete e di, por me duket se do te kalosh nate jo te mire, me keqardhje te madhe.
Kemi dhe Bamirin ne Allianz Arena!
Claus,
Faleminderit per fjalet e mira. Fatkeqesisht Bayerni yne humbi m.gj.se meritonte te fitonte. Bera fjale me djalin se, ai eshte me Celsin dhe nuk eshte shume objektiv. Une ne fakt kam qene dhe jam gjithmone per futbollin gjerman dhe sidomos Bayernin. Me pelque shume loja e Schweinsteiger m.gj.s humbi penaltine. Nuk arrita te kuptoj guximin e Robenit ne gjuajtjen e penaltise.M.gj.ate e uroj Celsin per fitoren.
Claus, te uroj nje te djele te bukur ty dhe familjes.
Është e vërtetë që premtimet për të rregulluar sistyemin shëndetësor janë një problem i madhë kudo në vendet e zhvilluara,aq më shumë në Shqipëri.Kjo që thotë Rama nuk duhet parë si utopi,por si një veprim që një ditë duhet bërë.U bënë mbi 20 vjet që premtohet dhe asgjë nuk është bërë.Më mirë një gurë nesër se sa asgjë një ditë më vonë.
V.O. Për Bayernin më erdhi vërtet keq,bëri një lojë të shkëlqyer dhe me shpirt.Sa për penalltitë,ajo dihet që duhet dhe pak fat.
Mos ngateroni problemet e shendetesise ne vendet e zhvilluara me mungesen totale te sherbimit.Ne asnje vend nuk behet fjale per mosfurnizim me barna dhe vjedhje te tyre.Tek ne nuk funksionojne menca,lavanteria,furnizimi me medikamente,shmangia e mjekve per ti gjetur me lek etj.Ne ke vend te botes ndodhin keto difekte çnjerzore?Mos ngateroni dollorin me k….
Vec sherbim shendetesor kombetar thua o zoti Rama por kjo nuk eshte asgje??!!!
Gjithmone flitet per reforma,por per mendimin tim e keqja me e madhe nuk eshte te lloji i reformes, se sa te personat qe e zbatojne apo e udheheqin ate.Ne vendin tone jane ministra,drejtuesit,bordet ,ata qe vjedhin leket e popullit dhe bejne qe te deshtojne reformat,e nuk mund te themi qe ky lloj sistemi shendetesor apo ky tjetri eshte me i mire apo me i keq.Nuk kemi arritur asnjehere ti shkojme deri ne fund nje reforme, sepse ata te mesipermit kane vrare mendjen qe ne fillim,se si te vjedhin sa me shume nga fondi qe u jepej per te kryer nje reforme.Kam punuar shume vite ne institucion shendetesor,dhe ju them qe te gjithe dretuesit qe kam pasur,te majte e te djathte,kane vjedhur me dy duart e me dy kembet,ne menyren me te paskrupullt e me te paturpshme qe mund te perfytyroni.Habia me e madhe per mua eshte se dhe ata qe kishin nje moshe relativisht te madhe,kishin po te njejten uri per te vjedhur si keta te sotmit qe jane te rinj.Prandaj mendoj qe Rama (po e mori pushtetin)te zgjedhe njerez me integritet per te udhehequr reformat,e jo militante sharlatane e provincial te pangopur.
Kurre nuk kam komentuar per ty : Edi Rama duke menduar se i perket nje shtrese te majte ku edhe interesat e mia bashkohen,por jo:Ti dhe partia e jote nuk eshte e majte,jeni parti e perfitimeve vetjake per interesa ekonomike te larta,perndryshe si eshte e mundur qe kurre nuk beni nje opozite te forte me fakte te qarta,por kundershtoni vetem formalisht.Jeni te destinuar te shkriheni,jeni te konsumuar dhe pa shije,me nje fjale :Pirdhuni.