Edhe Lulëzim Destani ka takuar Klintonin. Në një vend me Metën ka bërë fotografinë

20 Maj 2012, 20:57Politika TEMA
Edhe Lulëzim Destani ka takuar Klintonin. Në një vend me

Bill Klintonin e ka takuar edhe Lulëzim Destani. Në takimin e dytë vjetor të Qendrës për Dialog dhe Bashkëpunim Global, që u mbajt në Vjenë prej 16-18 Maj, Bill Klintoni ka pozuar fotografi me shumë pjesëmarrës në takim. Mes tyre dhe shqiptarët që merrnin pjesë aty. Vet Klinton ka folur për  çështje të ndjeshme siç është dialogu serioz ndërmjet politikanëve, pastaj konsiderata ndaj vlerave etike dhe virtyteve si: ndershmëria, besueshmëria, përgjegjshmëria, transparenca dhe besimi i ndërsjellë te biznesi dhe politika.

Lulezim Destani, Bill Klinton

Biznesmeni shqiptar nga Maqedonia Lulëzim Destani, ta takuar Klintonin dhe Wesli Klarkun, ish gjeneralin që bombardoi Jugosllavinë për të çliruar Kosovën. Kanë diskutuar të dy se si krahas bizneseve tjera të kompanive të tij, ata operojnë edhe në dhënien e shërbimeve të integruara logjistike forcave të NATO-s dhe armatës Amerikane, dhe jo vetëm në fushat e krizës, por edhe në vende të zhvilluara si për shembull në Gjermani.

Dhe duket që nuk qenkan takuar kot. Kanë fol së paku për një plan biznesi. Ilir Meta ka dash vetëm fotografinë. Ajo I bën punë në Tiranë.

 

 

20 komente në “Edhe Lulëzim Destani ka takuar Klintonin. Në një vend me Metën ka bërë fotografinë”

  1. Shqiptari says:

    Nuk e kuptoj fare mllefin dhe urrejtjen qe keni ju! Thente Zoti e keni vetem frystrim seksual. Beni seks se jeni rende..

    1. xha Jaho says:

      o shqiptar,

      ta them une mllefin. Eshte mllefi i nje populli te vuajtur kunder hajduteve te tipit Meta. per sa kohe keta nuk do te kalben ne burg, vetem mllef dhe urrejtje do te kete per ta.

    2. galile says:

      E ke degjuar shprehjen ” c’do te mbjellesh do te korresh”? Tani pyte veten: kush e mbolli faren e urrejtjes.

    3. i terti i verteti says:

      Ti mor dajle duket se i renke vetem me dore!

  2. nastradini says:

    Edhe Ilir Meta per biznes ka folur. I ka propozuar YLLIT seksual Klinten nje kontineigjnt nga kurvat e tij e biznesit, qe i mban pronto per sherbime shumllojshe ne Shqypni dhe ne dhe te huaj. Si per t’i kujtuar zotit Klinten kohet e bukura te kaluara me sekretaren e tij Luinski, qe ja kishte mare ne goje kur ai dha urdherin per te sulmuar Irakun. Me mijera viktima nga te dy palet. Ne fakt qe te jete e plote kjo foto duhet te ishte edhe sigurimsi dhe sekseri i kurvave te Ilir Metes, Spartak Braho.

    1. Demo says:

      Me keto qe ke shkruar me siper nuk e nderon emrin e te Fameshit
      Nostradamus. Klintoni sot eshte nje nga njerzit me te nderuar te globit. Ne vitin 2001 , mbasi iku nga pushteti krijoj” William J Clinton me misionin qe te improve global health, climate change education, help for people in world. Eshte nje mision i jashtezako nshem i ndertuar ne baze te ndihmave qe japin njerzit nga e gjithe bota e sidomos nga njerzit me te pasur te Amerikes dhe te botes si Bufet,Bill Gates etj..Gjithashtu Klintoni me Luften e Ajrit dhe pa cuar asnje ushtar ne Serbi dhe me ndihmen e Natos e shkateroj maqinen luftarake te Milloshevicit, megjithse ai kishte ndihmen e pa kursyer te Rusise, te Greqise dhe te Saliut te Shqiperise dhe cliroj Kosoven.
      Viti 2003 kur u sulmua Iraku eshte nje trillim i juaji. Natyrisht Klinton i respekton njerzit qe marin pjese ne tubimet e tij qe sherbejne dhe per te mbledhur dollare per ndihme. Nje fotografi me Clinton normalisht kushton me mijra dollare. Nuk e kuptoj si ka shkuar ky Ilir Meta ne ate Tubim. Te vjen Lemeri kur shikon nje njeri te tille kokelop afer Klintonit. Ilir Meta i vjedh leket popullit te tij
      te varfer dhe ja jep fondacionit te Klintonit per popujt e tjere,me
      divizen: Internacionalizmi proletar ne plan te pare.Faktikisht eshte nje Hajdut i rendomt dhe i neveritshem.

  3. Tritan Berisha says:

    Ha ha ha! Ja dogja foton ne dore o mero! Hallall!

  4. lexuesi... says:

    Ai nuk eshte Lulzim Destani, por Lazim Destani, bosi i Ekologut!

  5. Mllefi says:

    Me Shqiptarin – Në aspektin e etikës profesionale, keni të drejtë, për atë që thoni: urrejtja dhe mllefi i Temës për disa tipa. Por kështu si u ba puna… Shumë karagjozë politikanë po na shkojnë të marrin dorë në NY, si motit që ca zejtarë a bahçevanë shkonin në Mekë, dhe ktheheshin haxhi. Haxhi po na kthehen edhe këta politikanë me një foto të bërë në një rrëzë muri, a rastësisht në një shtrëngim masiv duarsh.(Një shtrëngim të tillë e solli edhe Ramiz Alia nga Amerika në vitin 1989. Dhe me këto foto duan t’i hedhin hi syve popullit e t’i thonë se sa të sajdisur janë, medemek, nga politikanët amerikanë. “Tema” gjen përqasje dhe kërkon të zhvlerësojë falsitetin e fotove të politikajve tanë. Në këtë prizëm nuk e mendoj fare etikën dhe (jo)profesionalizmin e Temës, sepse së paku shfryn Ajo dhe ngushëllohemi edhe ne të përvuajturit e politikajve tanë (që nuk janë tanët). Mirëkuptim.

  6. Lis Sharri says:

    Më pëlqen shumë kur shikoj shqiptarët të takohen me figura botërore si Bill Klinton. Tani biznesmenët bëjnë punën e tyre ndërsa politikanët e diplomatët shpresoj që edhe ata i bëjnë punët e tyre. Dhe kështu së bashku t’ia dalim matanë.
    Me sa di unë, emri i biznesmenit nga Maqedonia është Lazim Destani dhe jo Lulzim siç është shënuar në tekst.

  7. lec li says:

    ORE TEMA I JAPIN NDONJE LEK BILLIT NUK NA PLASE SHUME ME KE DALIN KETA POLITIKANET BOLL.

  8. ben says:

    Politikanet shqiptare dihet qe jane mashtruesa dhe te pacipe,dhe fotot me personalitetet boterore i duan si license qe te vazhdojne te vjedhin.Ne Shqiperi paskan akoma vlere foto te tilla?E cuditshme sa mbrapa jemi si popull.

  9. d.ademi says:

    njelloj si maloku qe ju ka vene obames per foto,me ate foto ai vjedh zgjedhjet prap dhe nuk i thote gje njeri

  10. Pavaresia says:

    I.Metes nuk i ben fajde te takoje dhe ZOTIN. Ai e ka marre vulen e turpit e te krimit. Te thuash te verteten dhe te demaskosh te keqen, nuk eshte mellef, o ,,shqipetar”!

  11. imi says:

    Lazim Destani nuk esht tjeter, pervec se nje kriminel! Ai ka zhgenjyer mijera qytetare, si te Maqedonise ashtu te Kosoves, me rastin e transportit te te hollave para Luftes, i cili u mbeti borxh shume njerezve – ka raste qe edhe kane psuar me shendet duke pasur infarkt zemre, nga mospermbushja e premtimeve te ketij, qe e preferoni, vetem se Klinton ia ka shtrire doren. Klinton i shtrin doren secilit njeri qe e ka prane: keshtu e ka PR e politikaneve te shquar. Pastaj ai ka punesuar edhe serb nga Bosnja ne firmen e djalit te tij Ecolog. Asokohe, Destani me familjen e tij u “zhduk” per me teper se dy vite, duke mos u kthyer te hollat te cilat ua kishte marre bashkokomaseve dhe tani, e coni ne qiell kete person moralisht te diskutueshem.

  12. geno says:

    Si shpjegohet qe Ilir Meta, Sali Berisha edi ram dhe gjithe politikanet e tjere shqiptare kane turp te tregojne fotogrfaite qe kane dale me baballaret dhe nenat e tyre dhe publikojn e fioto qe dalin me kollvaret e huaj?!!!!!

  13. I-liri says:

    Po i njeh Billy sa shkuan e takuan dhe dolen fotografi me te.Ai shkoi tek stenda dhe te gjithe prisnin ne rresht per te dale nje foto.Kaq…

  14. Dritan says:

    Imi me vjen keq se poe permend Lazim Destanin,
    per te keq, Jo nuk jan te verteta se ka tradhtue dike, mund ne ato kohra te ket pas ndonji veshtirsi nga rethanat e asaj kohe, por jo me qellim te keq, Un jam nga Kosova dhe e dij sa ndihmen va ka dhan shqiptarve ne pergjithsi, vecanrisht Kosoves, dhe se sa i ka ndihmue udhtaret. Por goja nuk ka koc,ishalla ju largohet Zhelozija ndaj shqiptarve te suksesshem. sod me mija Familje ushqehen me punen e ty.
    Dritani nga Peja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje