Kryetari i grupit nismëtar të partisë Fryma e Re Demokratike, Gazmend Oketa, në një intervistë për Shqip ka përsëritur se vota e tij do të shkojë për një president konsensual, sepse kështu e do interesi i vendit. Oketa e quan një dështim të madh faktin që kërkohet një president jashtë radhëve të politikës.
“Dështimi më i madh i politikës besoj se është fakti që detyrohet të gjejë zgjidhje për presidentin e ardhshëm jashtë radhëve të saj, duke pranuar kështu paaftësinë për t’i mundësuar një politikani me integritet të ngjitet në atë pozicion dhe të jetë president i të gjithë shqiptarëve dhe president i vetë klasës politike shqiptare. Ky është dështim i modelit të vjetruar të politikës sonë, e ndërtuar mbi sistemin e baltosjes së cilitdo në politikë, dështim i cili fatkeqësisht kalohet në heshtje nga vetë klasa politike,” tha Oketa.
Por drejtuesi i FRD është i mendimit se kjo krizë dhe ky tension politik synon të mbulojë problemet e vërteta, krizën ekonomike dhe kriminalitetin në rritje.
“Fatkeqësisht një proces që duhej të ishte krejt normal nuk është i tillë dhe për më tepër shërben si ‘mbulesë’ për çështje të tjera të rëndësishme për qytetarët. Pakkush po merret me krizën ekonomike, e cila po shfaqet hapur dhe po rrezikon jetesën e përditshme të qytetarëve, pakkush po merret me kriminalitetin, i cili po mbush çdo ditë kronikat e zeza të lajmeve. Pas zgjedhjes së presidentit, me apo pa konsensus, do të fillojë debati për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare e sërish pakkush do të merret me ekonominë apo kriminalitetin”.
bravo ,bravo ,bravo OKETA. problemi me i MADHE eshte kriza ekonomike qe ka sjelle BERISHA dhe qeverisja e tij.ky REGJIM jo vetem po na varferon ekonomikisht, por po na varferon edhe SHPIRTERISHT.DHE ESHTE KY demi me i madh qe po i behet ketij KOMBI.
z. oketa do te ishte nje kandidat shum i mire per postin e presidentit.
Oketa e ka drejt,Saliu e ka metode mos zgjidhjen e problemeve per te mbuluar realitetin qe ka reth tij.
OKETA JE SHUME I SAKTE,QENDRIMI JUAJ KORREKT ,FRYMA E RE QE PO SILLNI NA JEP SHPRESA PER NJE POLITIKEBERJE ME NJER5ZORE.O BURRA SA ME PARE NA I HIQNI NGA EKRANI KETO FYTYRA TE RRESHKURA 20 VJEQARE QE E RRENUAN KETE VENDE QE ESHTE ME I BUKURI NE BOTE.
Me ne fund po flitet per politike ashtu sic duhet ne Shqiperi.