Juventus nuk ka ndër mend të largojë asnjë nga yjet e saj, për më tepër në repartin e mesfushës ku është një ekipet më të kompletuara në Itali. Bardhezinjtë kanë hedhur poshtë çdo interesim të klubeve të tjera për yjet e tyre dhe kanë refuzuar edhe oferta mjaft të rëndësishme.
Klubi i parë i interesuar për të marrë dy yje të kampionëve të Italisë ishte Bajern Mynih, që ka bërë edhe ofertë konkrete: 30 milionë euro për Klaudio Markizion dhe 10 milionë euro për Andrea Pirlon.
Përgjigja ka qenë e menjëhershme me një “jo” të prerë që nuk ka lënë vend për negociata të mëtejshme. Markizio cilësohet si kapiteni i të ardhmes i ekipit bardhezi dhe mundësitë e përmirësimit për të janë aq të mëdha sa Juventusi mendon t’i besojë atij plotësisht të ardhmen e skuadrës duke e kthyer në flamurin e ri pas largimit të Del Pieros. Ndërsa Pirlo cilësohet i pashitshëm ndonëse është 33 vjeç dhe vjeç dhe sezonin e kaluar iu bashkua kësaj skuadre me parametër zero.
Për këtë të fundit ka patur interesim edhe nga PSZH që ka bërë ofertën fillestare prej 10 milionë erosh, por Juventus ka refuzuar duke bërë të qartë se as që mendon të heqë dorë nga mesfushori që mahniti gjithë botën me lojën e tij gjatë Euro 2012.