INTERVISTA/ “Qeverisja e 20 vjetëve, po aq kriminale sa ajo e Enver Hoxhës”

24 Korrik 2012, 12:03Politika TEMA

Shpëtim Nazarko, njëri ndër emrat e njohur të medias në dy dekadat e fundit, shprehet se 100 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria nuk është në gjendje të menaxhojë territorin e saj

 

Nga Skender Minxhozi

 

Zoti Nazarko, prej njëzet vjetësh jeni njeri i shtypit dhe i biznesit që lidhet me të. Si do ta përcaktonit rrugën që ka bërë media shqiptare në dy dekadat e fundit?

Po përgjigjem sikur pyetja të ish bërë ndaj një vëzhguesi të huaj që nuk di shqip dhe vjen për një inspektim të tipit përshkrues. Do të mjaftonte vetëm shikimi i titujve të panumërt të gazetave, të shtrira shumicën e rasteve në tavolina të vogla apo përtokë, për të kuptuar se shtypi këtu përfaqëson një shoqëri të paorganizuar. Nga tipi i reklamave përgjithësisht të karakterit tregtar dhe jo prodhues, shumica të kompanive celulare apo bankave, nxjerr përfundimin se në çfarë vendi jeton. Po të pyesësh edhe çmimet që i afrojnë publikut këto kompani që botojnë reklamat, tabloja bëhet më e qartë. Nëse të thonë që shtypi i shkruar shpërndahet vetëm në qytet, ashtu si njëzet vjet më parë, pra në qendrat qytetare dhe jo në fshat, komenti i raportuesit që nuk di shqip është i thjeshtë. Shtyp i një shoqërie nga ato të botës së tretë, që ka rrugë të pafundme për të bërë.

 

Ku ndryshon shtypi i viteve ’90 nga ai i sotmi? Sa ka ndikuar përhapja e mediave elektronike, në transformimin e peizazhit mediatik në Shqipëri? Si e konsideroni trajektoren qe ju apo Nikoll Lesi keni pasur në këto vite, nga botues shumë të njohur fillimisht, në persona që më pas janë gjendur në periferinë e botës së shtypit? A lidhet ky me ndonjë fenomen të caktuar, apo ka qenë thjesht një rastësi?

Nga pikëpamja e kostove, shtypi i sotëm, veçanërisht mediat elektronike, mund të shihen si një veprimtari e tipit industrial. Unë apo zoti Lesi që vinim nga provinca pas 90-tës dhe pa asnjë lloj prone tjetër, mund të quheshim në rastin më të mirë revolucionarë apo në më të keqin, aventurierë. Nuk ishte e vështirë të parashihej fati i kësaj iniciative. Gjithsesi i kam mbetur idesë që biznesi i afërt me shtypin të mbante gjallë këtë të fundit. Çka sot nuk është kështu…

Shtypi, veçanërisht ai elektronik, ka bërë përparime në lidhje me atë kohë, kur shumica e artikujve ishin propagandistikë dhe me teknikë primitive të shkruari. Megjithëse mungon investigimi, sot prioriteti lidhet me lajmin, çka është gjë e mirë..

Si konservator, megjithatë nuk e quaj normale që editoriali të shkruhet nga njëzetvjecarë apo njerëz pa autoritet. Në përfundim, mendoj se përparimi i sotëm në aspektin e përgjithshëm, është vetëm i karakterit evolucionar. Në atë specifik, periudha që ju pyesni ka ndihmuar vetëm të profilojë te publiku pak individë, që mbeten përfaqësues të interesave të tij. Mbetem i idesë se media elektronike në raste të veçanta ka evoluar shumë më tepër se shtypi i shkruar, tirazhi i përgjithshëm i të cilit, me gjithë numrin e shumtë të titujve, nuk e kalon kurrsesi atë që kishte Lesi apo unë…

 

Po politika si ka ndryshuar këto njëzet vjet? Cili do të ishin transformimet kryesore të jetës tonë politike, nëse mbijetesa e Berishës dhe disa figurave të tjera mund të lerë vend për të folur për transformim?

Berisha apo Nano, që udhëhoqën këtë tranzicion, mund të kritikohen me çdo mënyrë, por mendoj se duhen gjykuar thjesht. Si gjithë njerëzit, ata sollën në shoqëri eksperiencën jetësore të krijuar më parë. Përfaqësues tipikë të viteve 80-të, kur vendi ishte në izolim gjithëplanësh, ata janë produkt i plotë i asaj kohe. Plaku Dritëro e kishte parandjerë këtë situatë, e ma ka thënë që para ndryshimit të 90-ës, se kush do ta udhëhiqte Shqipërinë pas vdekjes së gjeneratës së pleqve dhe se çfarë elite do t’i ndiqte pas…

Megjithëse personazhet e mësipërm u dukën më të kulturuar se politbyroja e Hoxhës, unë nuk shoh t’i kenë tejkaluar paraardhësit e tyre në përmbajtje, bile shpesh edhe në formë. Edhe këta rreken të dyfishojnë të ardhurat nga ullinjtë, të heqin skorjet etj, etj. Avash-avash me pleqërinë mund t’i afrohen përfundimit të njohur mbi Shqipërinë si fanar ndriçues në brigjet e Adriatikut… Ai që ka qejf t’i shohë nga pikëpamja letrare ata, apo shoqërinë e ardhur nga vitet 80-90, mund të kujtojë librin gjenial të Salltikov Shcedrinit “Zotërinjtë Gollovljov”, një proces jetësor që përshkruan plakjen dhe vdekjen e këtu mund të shtojmë dhe kalbjen e plotë të Atdheut.

 

Si do ta përshkruanit situatën aktuale në Shqipëri?

Shqipëria e sotme eksporton as më pak as më shumë se ajo e Hoxhës, Bile më keq në sasi e cilësi. Këtë le ta kundërshtojë kush të dojë. Për herë të parë në histori, hiq një periudhë pak pas Pavarësisë, ajo nuk është në gjendje të administrojë territorin e saj. Vazhdoj të mbaj idenë se nëse periudha e pushtetit politik të Hoxhës ishte më kriminalja në historinë tonë, ajo e qeverisjes së këtyre njëzetë viteve është po aq e tillë. Duket një kombinacion sa qesharak e grandoman si ai i Hoxhës, aq dhe shkatërrues në efektet praktike. Shqipëria, shumë më e gjatë se e gjerë, siç shihet në hartë, do të duhet të bënte rrugët që lidhnin portet e saj (edhe për efekt kostoje) në këtë pjesë të shkurtër, apo siç janë quajtur nën emrin e Korridorit të Tetë. Pas njëzetë vjetësh ato nuk ekzistojnë ende, apo janë lënë përgjysëm andej këndej..

Nano e filloi nga fundi i trupit të saj zhvillimin e rrugëve, Berisha e vazhdoi nga sipër dhe Shqipërisë sot i dhemb barku. Edhe Hoxha që zhvillonte keq ekonominë, e kishte kuptuar që në Elbasan apo në qendrën gjeografike të vendit, duheshin vënë magazinat e shtetit, apo industria e tij. Kjo për kushtin e barazlargimit të pikave. Sot qeveria bën rrugë ku mundet dhe si mundet, i lë përgjysëm ato dhe vendi i ngjan jo një kantieri ndërtimi, por një varri të hapur dhe territori të paadministruar.

Shqipëria e viteve tridhjetë kishte blegtorinë më të madhe për numër banorësh në Europë, sipas instituteve italiane, sot natyrisht jo. Në një  pronësi të paqartë dhe ngastërzimi pafund, ajo nuk zhvillohet dot në prioritetet e saj natyrale, si një vend transit, blegtoral e bujqësor.

Gjithë kësaj fatkeqësie duhet t’i shtosh dhe brezin më të ri të Europës, i cili nuk stimulohet për të shkuar në shkolla profesionale që ndërtojnë atdheun, por profilohet i tëri për avokati, filozofi etj, etj.

 

Vitin e ardhshëm votohet për Kuvendin. Si po ecën procesi i përgatitjes së zgjedhjeve?

Nuk ka asnjë përparim, por vetëm hollim të maskarallëkut partiak. Shqipëria ishte dhe vazhdon edhe pas reformës zgjedhore, të jetë e vetmja ku partitë organizojnë zgjedhjet, bëjnë Komisionet zgjedhore dhe po ato i numërojnë votat. E shoh me çudi inspektorin e OSBE që bën të menduarin dhe nuk e sheh se ky është i vetmi vend në planet që zhvillon zgjedhje me teknikën analoge të Hoxhës.

 

Paralelisht me zgjedhjet, përballemi edhe me provimin e tretë europian për marrjen e statusit të vendit kandidat. Mendoni se do të jemi një vend kandidat në tetor?

Do preferoja t’u thosha fshatarëve se çfarë favori do të kishin po të kishin statusin. Thonë që vetëm bujqësia mund të kishte një ndihmë rreth 200 milionë euro në vit. Pra, do t’u tregoja efektet praktike dhe jo propagandistike. Mbase mund të na bëjnë favor si me NATO-n, por nuk e di. Dhëntë Zoti na fusin në Kooperativën e tyre, pasi ndoshta do të rregullonim sjelljen tonë në praktikë.

Si e gjykoni produktin e shtatëvjeçarit të kryeministrit Berisha në timonin e qeverisë? Sa nga smalti i vitit 2005 ka mbetur akoma në imazhin e tij publik?

Gati një vit pas mandatit të parë, i thashë Berishës se vendi po shkonte prapë drejt piramidave të 97-tës dhe vazhdoj të mbaj këtë ide, e ja pse. Nga viti 90 e deri në 2003, ne i bëmë investimet tona me para të emigracionit, të shitjes së pronave, apo vjedhjes së pasurive publike. Pra, pa bankat e mëdha, të cilat u privatizuan rreth 2003 dhe filluan të japin kredi të tipit industrial pas këmbimit të qeverisë në fund të 2005-ës.

Kështu, në periudhën 2006-2008, kur Europa kishte krizë likuiditesh, ne kishim bollëk parash, marrë nga bankat. Nga gjysëm miliardi deri atëherë, kredia shkoi pesë miliardë dollarë. Shto këtu dhe nja tre të qeverisë dhe pastaj katër investuar nga të huajt, kupton burimin e mrekullisë së modelit ekonomik shqiptar që reklamohet aktualisht.

Kjo sasi kolosale parash shpuri në biznese të reja, por tmerrësisht inefiçiente, që mbushën fillimisht arkën e shtetit në formë taksash. Çmendurinë e shtyu më tej qeveria, që shpejtonte lejen e biznesit, duke harruar që këto para të hedhura nga individi janë sa të tijat dhe të shoqërisë. Në 2009 -2011 filloi të binte perdja e kësaj maskarade. Biznesi inefektiv u gjend në vështirësi, edhe me bankat, edhe me taksat. Për dy vjet, kreditë e këqija u rritën nga 3 deri në 21 përqind, pra shtatë herë.

Pastaj vështirësia u transmetua në mbledhjen e taksave. Qeveria u përgjigj me “mënyrat” e veta, që shpunë në mungesën e të ardhurave për shkak të uljes së konsumit. Pasoja: duhet shitur çdo gjë, ku të mundet dhe si të mundet, për të shtyrë ca muaj, megjithëse rrënimi është i paevitueshëm. Tani po na thonë që kjo gjendje është efekti i krizës në Europë, por mendoj se është thjesht pasojë e një çmendurie kolektive, ku qeveria ka pjesën e luanit.

Ndërsa propaganda nuk rresht së foluri për modelin e ri ekonomik, këtë fatkeqësi e shton Taksa e sheshtë, që nuk është gjë tjetër veçse ashtu si dhe mënyra e bërjes së buxhetit; një kopje e shëmtuar e kohës së Adil Carcanit . Ku të tërë paguanin njëlloj dhe buxheti bëhesh po kështu. Vetëm një i mjerë nuk e kupton se veçoria e vetme e kësaj lloj takse parazitare, që kish vlerë fillimisht kur nuk mund të mblidheshin dot ndryshe të ardhurat, lejon investitorët e huaj të tipit jo prodhues, por tregtar, të nxjerrin në formën e fitimit, qindra milionë euro nga vendi çdo vit, duke e bastisur realisht atë. Kjo është për mua e vërteta elementare dhe vrasëse.

 

Si po afrohet opozita në zgjedhjet e ardhshme? Si e gjykoni kriticizmin ndaj Edi Ramës për mungesë vizioni dhe aftësie në krijimin e masës kritike për largimin e Berishës nga pushteti?

Për të kuptuar a justifikuar Ramën, duhet t’i kthehesh vitit 97, kur PS-ja, për kompleksin e të kaluarës, dhuroi për aleatët e vegjël shumë deputetë.

Sistemi i tanishëm zgjedhor këtë nuk e lejon, jo më për të djathtët që rrinë rrotull saj, por dhe për të majtët. Veç kësaj, partitë e vogla nuk mund të shpërblehen me kaq apo aq deputetë, por duhet të “peshohen”, pra të marrin aq sa u takon nga sistemi ku ata luajnë. “Peshimin” real të vegjlit e kanë frikë dhe krijojnë zhurmë. Nëse LSI, në 2009 do të kishte aq vota sa mori, por brenda koalicionit me PS-në, ajo do kish më shumë deputetë se sot. Po dhe ajo kishte frikë nga “peshimi”, i cili është i drejtë besoj dhe është meritë e Ramës që e kërkon. Ndryshe do të shpartallonte partinë e tij, duke u dhënë aleatëve bastione të sigurta. Ndërkaq partitë e vogla kanë të drejtë të ankohen për sistemin zgjedhor. Këtu të kërkonin shpëtimin real…

Shumë besojnë se Berisha krijoi dhe fitoi me“tren” aleatësh, që realisht përbëhen në shumicë nga parti inekzistente. Kundërpërgjigja analoge shkatërron së pari PS-në dhe akoma më shumë vendin. Këtë e provoi së pari vetë Berisha. “Treni” i tij u krijua matanë Tiranës apo qyteteve të mëdha, ku votohet dyzet-pesëdhjetë përqind, pra në zonat rurale, ku kjo përqindje vote shkon 90 a 95 përqind. Po çfarë fitoi realisht?! Shihni se çfarë qeverisje prodhoi dhe pastaj komentojmë. Aleancat kombëtare për të goditur të keqen krijojnë besim, por së pari duhet të mendojnë rregullin e të nesërmes dhe jo çastin. Berishën e hoqën në 97, si të keqen e madhe, por u erdhi prapë për shkak të aleancave inekzistente që prunë po qeveri inekzistente. Ky gabim nuk lejohet të bëhet më për rregullin e së nesërmes, e jo se duhet larguar ai, sado që aleancat  edhe kur janë ineficiente kanë efekte psikologjike.

Prandaj e kam përkrahur idenë e Ramës për “peshim”, sepse besoj që duhet së pari për vendin dhe jo për fituesit..

Unë mendoj që më 2013, problemet i ka e djathta dhe jo e majta. Nëse Berisha rri me Metën ky i fundit duhet t’i harrojë votat ultra të majta të 2009. Pra Berisha duhet t’i japë vota nga të tijat, të mbajë Metën, po jo partinë e tij. Akoma nëse Meta rri djathtas, PDIU mund të kërkojë koalicion majtas si parti e dytë, çka e favorizon sistemi zgjedhor, apo të shkojë në Qendër me partinë e Topit etj.

Duket një strategji e saktë e PS, e cila problemet i ka të një natyre tjetër. Duhet të punojë për Strategjinë Kombëtare, stafe kreative dhe të shkojë afër fshatit. Kjo është sfida reale e saj dhe e opozitës.

Dy forca të reja politike kanë marrë përsipër të thyejnë pesimizmin që rrethon çdo nismë të re që shfaqet në panoramën politike shqiptare. A do të ketë sukses Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu?

Besoj se Presidenti duhet të shkojë drejt një krijimit të një Poli Qendre ku dhe mund të ketë sukses. Më qartë akoma të përcaktojë plotësisht këtë qëndrim pasi të shohë rreshtimin e palëve majtas dhe djathtas. Besoj te inteligjenca apo dinakëria e tij politike. AK-së do t’i duhet shumë për t’u besuar. Ka gjetur kohën e duhur për të marshuar, por a krijon dot batalione të rregullta, apo do mbetet e formës partizane këtë nuk e di. Duhet të pozojë platforma e jo fjalime.

 

Me çfarë po merreni tani? Çfarë vendi zënë fizika, librat dhe shahu në kohën tuaj momentalisht?

Librat janë thelbi i jetës sime. Për shahun jam i lumtur se megjithëse nuk luaj më, shoh “live” turnetë më të mëdha të botës në ekran. Për fizikën, pas një pune mbi gjysmën e jetës, pres gjykimin mbi një ide timen muajin tjetër në Itali, nga një grup shkencor italian dhe rus.

 

Nëse do të duhet të bënit një parashikim për vitin e ardhshëm në tre fjali, cili do të qe ai? Si do e gjejë 2013-a Shqipërinë?

Të pafuqishme, të rrënuar ekonomikisht, por shpresoj  e besoj se do t’i thërresë shpirtit të të parëve, që e krijuan për të mos vdekur.

39 komente në “INTERVISTA/ “Qeverisja e 20 vjetëve, po aq kriminale sa ajo e Enver Hoxhës””

  1. ANAIS says:

    JE I MADH NAZARKO…te ndjek me shume kenaqesi neper inervistat apo analizat neper tv …. je nje ze brilant i te vertetes …. mjerisht , jane pak si JU ….. mjerisht , shumica e ”ANALISTEVE” ”masturbohen” me pushtetin …..

    1. Bujari, presidenti pa nam e pa nishan :-( :-( :-( :-( says:

      Bujari, presidenti pa nam e pa nishan ? ? ? ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/bujari-pa-nishan.html

    2. xixiu says:

      O Enver. Sot beri betimin Presidenti Bujar NISHANI. Prehu i qete se stafeta vazhdon. Kryeminiter ish Sekretari e Partise, Sali BERISHA. President ai qe mbajti bustin tend mbis supe tek shkolle e Bashkuar “Enver HOXHA” kur te tjeret te rrezonin. Kryetare e Parlamentit Jozefina TOPALLI, nje ish bashkepunetore e Sigurimit te Shtetit me pseudonimin “Dizinjatorja”.

  2. Çimi, shoku i Melamin says:

    Alooooooo Çimi jam… Shpetim
    Vetem se kjo qeverisja e Berishes ka nje te mire nga ajo e Hoxhes:
    Kete e shan, para, mbrapa, gruan, vajzen, djalin, nuk te thote gje, ndersa ai tjetri te tridhte koqet.
    Alooooooo Çimi jam… Shpetim mos thuaj qe nuk e ka kete te mire!!!

    1. zefi says:

      Nuk ka asnje te mire se ajo e Enverit!
      Ti thua se nuk thote gje kur e shan,por eshte ne fakt e kunderta:
      -Kundershtaret e vet politike,kjo qeveri i LE PA PUNE,I GJOBIT,I PADIT NE GJYQ,U VJEDH VOTAT,I SHAN ME LIBER SHTEPIJE,I RREH ME BADIGARDE,I VRET ME AKSIDENTE SPEKTAKOLARE,I VRET NE PROTESTA,NUK U JEP TE DREJTEN NEPER GJYQET E KOMANDUARA NGA QEVERIA ,NUK U JEP PENSIONIN,QE U TAKON,NUK U JEP PRONAT E TYRE,SHET DETIN PER VETE,CAKTON PRESIDENT ME VOTA TE VJEDHURA OSE TE TRAFIKUARA etj!!
      -Gjeje tani se ku ndryshon SOCIALIZMI I ENVER HOXHES,NHA FASHIZMI I SALI BERISHES!!!

      1. Shefqet Cela says:

        Shto edhe ca te tjera:
        – U heq ndihmat edhe sakateve me karroca apo qorrave. Sakatin e vet e ben president.
        – I pari i beri pronat shteterore, ky i perlan per vete, apo oborrin.
        – Nuk kemi degjuar te vritet njeri ne bulevard mbas çlirimit te vendit. Ky po, me gardistet e vet, pa din e iman.
        – I pari, ishte i pari. Ky eshte bastard i tije……

    2. ALTIN BEHLULI says:

      O CIMI AI TE VRISTE A TE TREDHTE,PO KY TE VRET NATEN DHE TE QAN DITEN,KU ISHE ASGJEKUNDI CFARE BERE HIC ASGJE….TUNG…..CIMIIIIIIIIIIIIIIIII

  3. Nazarko este nder te vetmit qe flet thjeshte dhe sakte. Shpresoj qe publiku ta kuptoje dhe te mendoje me shume nga fjalet e tij.

  4. Fitim Hoxhati says:

    Zoti Shpetim ka logjike , kulture dhe objektiovitet por ka difektin e madh se vetem di te te komentoje te tjeret se vete nuk ka bere e nuk ben gje te tijen. Kjo eshte menyra me luksoze te jetuarit nga intelektualet tane . Viktor Hoti

  5. eli-Tiv says:

    Kjo interviste na jep munesine te shprehim kosideraten tone per z.Nazarko..i sakte….i vertete…e patjeter analist i zoti..ju ndjekim dhe ju mbeshtesim…Pershendetje!!

  6. METO says:

    trim dhe i zgjuar zoti nazarko .

    BRAVO .

    TI ISHE PER PRESIDENT O ZOTERI JO ULOKET .

  7. kinezi says:

    s’te pame te shkruaje nje here kunder rames kur ishte ne bashki z. NAZARKO!keshtu qe me lind e drejta te te quaj dhe ty nje gazetar servil te pushtetit,te kam ndjekur ne emisjonet e TCH ne zgjedhjet lokale kur hidhje dhe baste live se do fitoj EDI RAMA e kur LULI u be i pari i qytetit nxie e steroje me jave te tera.ju jeni gazetar te kapur pas interesave personale e qe te gjith keni nga nje komandante panvarsisht se kujt krahu i perket.po te te mare SANDRI te tv klani e te te jap pushtet e para e kthen faqen pa pik problemi e bile e mbron me argumente te “forta”pushtetin e BERISHES.ket e kemi pare te rasti ANDEA STEFANI qe e ka mbyllur gojen e s’del me te shaj sa e mori ILIR META dhe e futi nen sqetull.gazetaret jane me kurva se politikanet

    1. nastradini says:

      O kinez i Mao Ce Dunit, po nuk e shikon se je i vetmi KODRAPEDAL, trim i Saliut ne lufte? Pse nuk e degjon nastradinin te shksosh shkruash tek gazetat e Sali Berishe-Komunistit apo te Fari Balli-Enveristit, qe te kesh me shume shoke e shoqe ideore, fansa fanatike me tru peshk ekzotik te nivelit tend intelektual? Sepse ne ketu ne TEMA mbrojme inteligjencen e shkrimeve dhe nuk mund te lejojme te biem ne shkrime apo replika ne nivle kaq ordinere. Degjoje kete here nastradinin dhe shko e meso pak kulture komunkimi qytetar para se te dalesh ne publik si ARI PYLLI.

      1. kinezi says:

        nastradin,po kaq nastradin sa e ke dhe emrin!shkruaj dhe andej nga me rekomandon dhe ti ,por s’gjej dot kaq shume budallenj e traper sa gjej ketu te TEMA.ketu i bie shum krapi e s’ka nevoj te lodhesh.me pelqen kur acaroheni e ofendoni sepse e kuptoj qe eshte gjuha e humbesit dhe e te pa sigurtit.PO EVRROPI C’THOT ISMAIL BEJ???

        1. nastradini says:

          “EVROPI” por edhe “UNCLE-SAMI” nga matane oqeanit mbeten duke i thene Saliut duke i perseritur postulatet e Zotit ne Qiell, sic shkruhet ne Kuran dhe Bibel:

          MOS VRA, MOS VIDH, MOS MASHTRO!

          MOS BEJ LIDHJE SEKSI ME GRUAN E TJETRIT!

          BEJ ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE DREJTA!

          por Saliu s’do t’ja dije dhe i ben te gjitha seprapthi, sepse Sali Komunisti nuk i njeh e Zotit, por te Bosit. Sepse ka mesuar vetem per Bosin Marks dhe Bosin Enver. Per kete e kishte fjalen pa te keq nastradini kur te tha, qe te mos behesh KONDRAPEDAL. Prandaj mos na ul PIACEN intelektuale ketu ne TEMA me qefuj dhe krape, se nuk te ka ofenduar njeri.

        2. Argita_B says:

          Kinezi,
          Nazarko ndofta nderron xhaketen nga fryn érable, problemi eshte se kjo nuk e pengon te shtelloje nje analize te qarte, koherente, pragmatike. Mund te sjellesh vetem nje pike ku nuk je dakort apo ku gabohet Nazarko, te tuerait jane thashetheme kafenesh.
          Eshte metode e vjeter, Enver Hoxha merej me biografine kur nuk kishte ku kapej ne vend tjeter.

      2. Shoku Mè (Me Ben Dem) says:

        CKE ME KINEZIN?
        KINEZ ESHTE, KINERERI THOTE.
        Selam!

  8. orli says:

    Nuk e lexova intervisten,por ti more nazarko shko njehere paguaj qerate e magazinave qe i ke marre me qera,andej nga ish-kombinati.

  9. Korcari says:

    NJE BURRE SHQIPTAR
    ********************
    Nazarko te lumte goja
    dole burre zamani
    nder dekadat e vatanit
    do te ngelet nami
    ke folur te verteten
    paster thjesht me modesti
    qenke shqiptar i ndrershem
    per liri demokraci
    nderove shqiptaret
    ngado qe te jene
    ashtu jane barbaret
    komuniste sic qene
    i vjedhin voten shqiptarit
    me keq se ti bejne varin
    nderove familje tuaj
    prindrit farefisnine
    burra si ju
    meritojne udheqesine
    ndryshe kombi s’behet
    me vampiret komuniste
    o kelyshet e tyre
    marksiste staliniste
    Nazarko dita nje mije
    tu befte sa te kesh jete
    shqiptaret do te nderojne
    ju duan ju respektojne.

    Korcari 24 korik 2012

    1. labi says:

      o korcar kur beni edhe ju poezi mos ngelte njeri tjeter. Ti besh poezi nazarkos si nje burri shteti qe u keput per shqiperine eshte me keq se te pastrosh lepitkat.

  10. aqif-qifi says:

    Bravo zoti nazarko!

  11. agimi says:

    Nazarko mos ardhte dita qe te fitoje rama,se ti do te ngelesh po BISHTI I QENIT…………..te shkon shume kjo.Sot me kollaj behesh kanalist(analist)

  12. e verteta says:

    Thjesht i sakte dhe i drejte. Te pergezoj zoti Nazarko, por idealet e tua nuk po realizohen, me menyren se kush i numuron votat tona. Po nuk u rregullua votimi dhe numurimi i votave keshtu do shkoje.

  13. e ardhmja says:

    Zoti Nazarko je i vetmi analist me kembe ne toke.Analizat e tua, gjuha popullore vlejne sa 1000 fjalime te Rames e 1 milion te Sales.Mos e caj torrovilen nga cthone bythlepiresit e qeveritareve,pasi keta karagjoze po i mbajti ps-ja ne pune se kane probleme te shjane berishen dhe vete nenen e baben e tyre

  14. Fred says:

    Imagjino sa groteske duken sot pes 20 vitesh gjyqi per korrupsion i Nexhmies me filxhanet e kafes 900, me zgjyren e sotme te korrupsionit me miliona euro

  15. england says:

    Sa mire qe keta “kinezet shqiptare” jane te pakte ne numer!
    pervec kesaj jane dhe hileqare(kjo vjen nga binjakezimi qe kane me idhullin e tyre Sali)me cfare syzesh e pe,qe bashkine e Tiranes i fitoi Lul-hollandezi,se shqiptaret e pane live 10 vota per Edi Ramen
    pa llogaritur kampet e instaluara me refugjate kosovare,por dhe te ardhur nga jashte me avione falas,hiqi syzet o kinez dhe shife realitetin me syte e tu,dhe ke per te pare se ke qene ne enderr…

  16. SH.KOLONJA says:

    VLERESIM ‘MBI’ MESATAREN- EDHE PSE NUK JEP ASNJE ZGJIDHJE APO ALTERNATIVE PER TE ARDHMEN.Vime vetem rrotull se keqes si mize pa koke qe nuk shkeputemi dot nga orbita per te dale ne hapesire.

  17. qako bothri says:

    Eshte fatkeqesi por e vertete. Ajo qe kane thene fqinjet tane prej kohesh. Shqiptaret nuk kane aftesi shtetformuese. Besoj te ja besh te qarte vellait tend (k)analist. Nuk me kujtohet emri i tij qe beson se fajin ja kane te huajt. E meqe jeni nga Erseka patrioti juaj Konica ka thene qe armiqte me te medhenj te vete shqiptareve jane vet shqiptaret.

  18. Adriatik says:

    Kam shume respekt per analizat e Nazarkos, shpesh her briliante, por te krahesosh dhe ti vesh shenje e barazimit regjimit te Enver Hoxhes me regjimint anti kombetar dhe antipopullor te kopukeve serbe me ne krye Sali Berishen, vertet Shqiperia ka nje nje problem jashtokesor!!

  19. edi says:

    Po kjo nuk eshte ndonje gje e re kete e dime me kohe

  20. brace says:

    ik o Nazrko A nuk ishe ti qe me kembngulje te madhe mbrojte petroliferen.Periferik,e fshatar njekohesisht(keshtu thua ti)por shume i qyteteruar.Nuk i ve pikat mbi i,por e ben lemsh analizen,sepse ne gjithe kete katrahure politike,mediatike ishit edhe ju katundaret tipit tend qe donit te nxirrnit ne shesh se sa te zgjuar ishit e Enver Hoxha u kish prere krahet.
    Je komplet gabim kur ben krahasimin me nje periudhe qe funksiononte ndryshe,prodhonte mijra here me shume se sot, dhe ne kushte te tjera gjeopolitike
    lerini ato pallavrat,me gogolin komunist.Te gjithe ju pleqte e sojit tend e te Driteroit qe ne darke pi raki me socialstet e ne mengjes shkon tek LULI per ti prere lafshen e …per ta bere synet se ka interesat e dhenderit.duhet te kishte dale ne pension me kohe.Ushqehesh e di ne Shqiperine tone te telendisur nga keto mencurite tuaja duke thene idiotizma por e fundit nuk thuhet nga une por nga ata qe dine te masin e me vone dine edhe te presin ….

  21. mali says:

    Mos e pirdhni kinezin se nuk eshte ndonje qe ja vlen. Nje rroge te saliserbi merr i shkreti.

  22. Shpresa says:

    Letër e Hapur drejtuar:
    – Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
    – Ambasadorit amerikan Arvizu në Tiranë.
    – Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

    Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
    «Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»

    Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
    Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
    «Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
    Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
    Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.

    Rastësi?
    Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
    «Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
    E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:

    Dari Meli
    3609 BROADWAY, Apt. 4L,
    NEW YORK, N.Y. 10031
    U. S. A.
    Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12

    Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

    Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
    Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
    Tiranë.

    Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
    Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.

    Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

    Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

    Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.

    Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?

    Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.

    Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?

    Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.

    Zoti Ambasador Arvizu

    Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.

    Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni

    Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.

    Agim Hamiti
    E Merkure, 04/05/2011
    P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.

  23. kel ukaj says:

    Nje analize shume e thelle nga Z. Nazarko. Une dua te prek vetem nje pike pasi duhet te nisemi per pune. Dua te shpjegoj thjeshte se sa kriminal eshte sistemi i “al xhamarise” dmth Sali Bishes krahasuar me sistemin komunist.
    Cdo e mire materiale, shoqerore etj ka nje kosto. Per te gezuar nje kg sheqer duhet te shpenzoj nje ore pune, per te gezuar nje te mire o sherbim te nje natyre tjeter sherben x, y etj ore pune.
    Sistemet ekonomike te eksperimentuara nga shoqeria njerzore kane pasur nje kosto te caktuar ne momentin qe kostoja e mbajtjes se nje sistemi ekonomik ka qene i paperballueshem njerzit jane ngritur ne lufte dhe kane ndryshuar formen e marredhenieve ekonomike, kane ndryshuar menyren e prodhimit si dhe te pervetesimit si dhe te rishperndarjes. Se krahasojme sistemin ekonomik politik e shoqeror te komunizmit ku “Enveri” emeronte “pashallaret e kuq” me “al xhamarine” e Saliut ku Saliu emeron “kapitalistet” me rezulton se Saliu eshte me rendiment me intensiv se Enveri. Jap disa kosto qe populli shqiptar ka paguar ne keto 20 vjet.
    1. “lufta e ftohte” ishte me social-imperializmin pra ishte me jashte, Sali Berisha e solli “luften e ftohte” ne mes shqiptaresh duke i perçare si asnjehere ne historine e tij.
    2.Shpopullimin e shqiperise, duke detyruar te lene vendin mbi njemilion e gjysme shqiptare, nuk di asnje shembull ne bote ne keto 100 vjet.
    3. Mijera te vdekur e te humbur rrugeve te botes
    4. Sakrifica te papershkrueme si te emigranteve ashtu edhte te shqiptareve per te mbijetuar.
    5.Ngjarjet e 1997 ku vdiqen 4000-5000 te rinj shqiptare.
    6.Vdekje pafund per motivet nga me te ndryeshme duke filluar nga 42 te vdekur ne Fushe-Arrez qe u dogjen ne magazine per te marre miell, aksidentet pafund te makinave (sepse shiten patentat) duke marre perdite jete njerzish deri edhe vrasjet e Gerdecit.
    7.Mijera te vrare per gjakmarrje dhe konseguencat ekonomike e sociale per shkak te mungeses se shtetit dhe mosfunksionimit te ligjit.
    8.Mijera tragjedi familiare e vetevrasje per shkak te jetes se veshtire e papunesise.
    9.Nje sistem ekonomik inefiçent e parendiment e me kosto shume te larte ka bere qe duhen dhjetera vjet qe te arrihet prodhimi i 1990 kalkulimet jane se shqiptaret arrijne te prodhojne ne 2030 sa kane prodhuar ne 1990.
    10.Korrupsioni shume i larte.
    11. Vrasja e njerzeve per shkak te bindjeve politike, pushimet nga puna, persekutimet per me te ndryeshmet arsye, kjo e kurorezuar me vrasjet e 21 janarit.
    12.Vetem nje perbindesh e familja e tij eshte e lumtur ne shqiperi, Familja e Sali al Asad Gedafit.
    13.Ja vlen kjo kosto per nje familje, arsyea eshte per me Jo
    Shenim: “al xhamaria” eshte libri i vetem shkruajt nga Muamar Gedafi qe ne shqip eshte “populli”.

  24. shpati says:

    Ky Agim Hamiti eshte nje prej PACIENTEVE TE SPITALEVE PSIKIATRIKE,qe i mburren njeri tjetrit me nofkat:”JAM MBRET”,”JAM PERANDOR”,”JAM GJENERAL”,”JAM PRESIDENT” etj!!!

  25. Ca.Usa says:

    Nazarko dhe Minxhozi,
    sikur shum ia ulet pazarin diktatures “demokratike” te proletarjatit, duke e krahasuar me demokracine”dekadente”te tipit perendimor.Njeri pyet e tjetri pergjigju,njeri pyet si ia don qejfi atij qe intervistohet dhe tjetri pergjigju sic ia don deshira intervistuesit,s’ka me ne rregull qe e keni punen…Vetem nje gje,vec shum e shum te tjerave,iu ka dale nga mendja te kujoni:e benit dot nje bashkbisedim te tille ne kohen e Enverit?
    Agim Hamidi,
    shumica e atyre qe thoni jane interesante,por gaboni kur thoni se kombi shqiptar po shkon drejte shperberjes…Pasi e verta eshte se gjate kesaj periudhe post-komuniste kombi shqiptare ka arritur suksese te paimagjinuara me pare,sic eshte pamvarsija e Kosoves,te drejtat e shqiptareve ne maqedoni,Mal te zi e tj.Pa permendur ketu antarsimin ne NATO,qe eshte garanci e perkryer per integritetin e saj…Teprime sikur bien ne sy edhe kur flisni per nje federate ballkanike,qe eshte gjeja me pak degjuar dhe e besueshme qe mund te ndodhe…

  26. Ceni nga Fushekruja says:

    LaÇko je NJESH !
    I vleresoj mendimet e tua jane aq te thjeshta dhe popullore dhe kuptimplote.
    Te vleresoj je nje analist qe di te shashe te majtet po ashtu dhe te djathtet ne idete dhe qendrimet e tyre politike pa patur kurrefare interesi personal.
    Edhe pse te njoh mire nga afer kam patur gjithmone respekt dhe per mendimet e tua brilante,
    e jo si te disa analisteve te tjere qe te me falesh,se jane koleget tuaj(leccaculo).
    Komplimenti LaÇko dhe ishalla ta aporvojne studimin shkencor tend ne fushen e fizikes, pas një pune mbi gjysmën e jetës.
    Urime!

  27. Aleks says:

    Po si ka mundesi te jete katandisur ky vend qe te degjoje dokrrat e ketij matrapazi ? Pasi shkelqeu me profesionin e vete prej fizikani realist-socialist, pasi gjeti gabimet ne formulen e Einstein-it te gjore te cilit iu drodhen eshtrat ne varr, u fut ne bisnese ne te cilat deshtoi, ndonese i bindur ne formulat e tij gjeniale fiziko-matematike, provoi te behej “botues” dhe perfundoi ne hajn te te drejtave te autoreve, kurse tash me se fundi rezultoi i NEVOJshem per do media, kur duhet share dikush (dikush qe s’ta var teneqen) dhe duhet lavderuar dikush (dikush qe te paguan). Mendoj shpesh per bashkatdhetaret e mi: si ka mundesi t’a vene veshin ketij martapazi, ketij dallaveraxhiu ?! Perjashtoj ketu Mero Bazen – te parin – i cili e di sa vlere ka (d.m.th. nuk ka) ky sharlatan ordiner. Anyway – “nejse” perseriste dendur Fishta – kush te doje le ta degjoje, madje le t’i shkoje mbrapa mendve qe shet ky figure, ta provoje ku e nxjerrin dokrrat e “Nazarkos se Madh” gazetar !

  28. Vangjeli says:

    Me sa lexeuam te letra e hapur e Agim Hamitit .Amerika e paska mbajtur kumunizmin dhe banden kriminale në pushtet per 45 vjet në shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje